Rrahu qytetarin pas sherrit me Deizi Arapin/ Përjashtohet nga policia, shefi i krimeve të Devollit

Shefi i krimeve në komisariatin e Devollit, Pashk Syziu është përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit, për shkak se akuzohet për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës, pasi është konstatuar në paligjshmëri administrative me detyrat funksionale të punonjësit të Policisë së Shtetit dhe ka kryer veprime arbitrare, në tejkalim të kompetencave ligjore, gjatë trajtimit të një çështjeje.

Mbrëmjen e 22 tetorit janë shoqëruar në komisariat shtetasja Deizi Arapi dhe shtetasi Marsel Buçi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit. Përjashtimi i shefit të krimeve në Devoll, Pashk Syziu vjen menjehere pas denoncimi të qytetarit se ishte dhunuar prej tij në ambientet e komisariatit.

Njoftimi: 

-Komisar Pashk Syziu, me detyrë Shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll, është përjashtuar menjëherë nga Policia e Shtetit, për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës, pasi është konstatuar në paligjshmëri administrative me detyrat funksionale të punonjësit të Policisë së Shtetit dhe ka kryer veprime arbitrare, në tejkalim të kompetencave ligjore, gjatë trajtimit të një çeshtjeje.