Zgjedhjet vendore/ Keto janë emrat e lakuar nga PD për të kandiduar në Korçë…

6 dhjetori është data e fundit e votimit për primaret në Partinë Demokratike, për të përcaktuar kush do të jenë kandidatët për kryetarë bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Në Bashkinë Korçë burime për Vizion Plus thanë se deri tani janë propozuar katër emra, dy prej të cilëve vijnë nga bota akademike e Universitetit të Korçës. Bëhet fjalë për ish-deputetet Ledina Alolli dhe Eleina Qirici, figura këto të njohura jo vetëm për elektoratin blu por më shumë se kaq. Nga ana tjetër lakohen fort edhe emrat e Irvin Bode dhe mjeku Gjergji Gjata. Deri në zyrtarizimin e emrave që do ti nënshtrohen më vonë procesit të votimit priten edhe emra të tjerë.

Gjë e cila pranohet edhe nga dega e PD të Korçës. Që nga viti 2007, bashkia e Korçës drejtohet nga socialistët fillimisht për një mandate e gjysëm me Niko Peleshin dhe prej vitit 2013 në krye të bashkisë është Sotiraq Filo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: