I dënuar më parë për vjedhje/ Ky është 39-vjeçari që grabiti me armë pikën exchange në Astir….

Ky që shikoni në foto është 39-vjeçari i identifikuar si Artan (Marius) Tafani, i cili kreu grabitjen në pikën e Exchange në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas policisë, Tafani ka kryer grabitjen e parave duke kërcënuar me armë punonjëset e pikës dhe më pas, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Tafani, i cili rezulton i dënuar edhe më parë për grabitje, është shpallur në kërkim policor, ndërkohë që në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i tij i cili e ka ndihmuar të fshihet nga policia duke i vënë në dispozicion një garazh.

Gjatë kontrolleve në këtë ambient policia ka gjetur biçikletën që Tafani ka përdorur për t’u arratisur dhe veshjet që ai ka pasur gjatë grabitjes.