‘Investoni në turizëm, sukses i sigurt’/ Korçari më i pasur në Shqipëri zbulon sekretet: “Pse mbaj vetëm 2000 lekë në xhep…

Investoni në turizëm dhe nuk do të zhgënjeheni, është këshilla e biznesmenit Saimir Mane, për këdo që do të merret me biznes në vendin tonë. Në një intervistë në “Më lër të flas”, Mane u shpreh se investimet me të ardhme të sigurt, janë ato në fushën e turizmit dhe këtu nuk përfshihen vetëm hotelet dhe bar-restorantet. Në Shqipëri, investimi më i mirë, më i sigurt, më afatgjatë dhe të ardhme të sigurt është turizmi.

Çdo gjë që ka të bëjë me turizmin, ia vlen të investosh.

Unë besoj që kjo do të jetë e ardhmja e Shqipërisë në vitet e ardhshme, nga shërbimet më të vogla, te hoteleria, restorantet e baret. Sekrete më të mëdha nuk mund të tregoj, sepse ato kushtojnë”.

Ka shumë gjëra të lidhura me turizmin, që jam i sigurt që do të duhet të rregullohen dhe të ecin më shpejt dhe mendoj që do të jetë një mundësi, që kushdo mund ta gjejë veten, theksoi biznesmeni. Në tjetër këshillë, ai e dha për moderatorët Romeo dhe Donald Veshaj, të cilëve u sugjeroi të mos i mbajnë paratë bashkë.

“Mos i mbani për shumë gjatë. Më mirë t’i keni secili më vete. Kjo është një këshillë e vlefshme. Unë mendoj që ju duhet t’i ndani lekët”.

I pyetur se sa është pasuria e tij, biznesmeni pranoi se është një nga njerëzit më të pasur në vend.

“Është pasuria e kompanisë që humbet dhe fiton vazhdimisht në biznese. Është edhe pasuria ime personale, mos prisni t’jua them tani këtu, por është e madhe”.

Por, sa para cash mban ai me vete?

“Tani për momentin nuk kam asnjë lekë në xhep. Nuk mbaj shumë para me vete. Zakonisht mbaj 1500-2000 lekë, jo më shumë se kaq. paguaj me kartë ose në fund të muajit, pasi në 4-5 restorante shkoj gjithmonë”.

Emigracioni dhe ndryshimi i stilit të jetesës ,ulin konsumin e bukës…

Konsumi i bukës në vendin tonë është në trend rënie dhe kjo evidentohet edhe në rënien e ndjeshme të importeve të drithërave. Bëhet e ditur se për 8 mujorin e parë të vititi 2023, importet e drithërave në sasi ishin rreth 16% më të ulëta se e njëjta periudhë e 2021, sipas të dhënave të INSTAT.

Ndërkohë që operatorët e argumentojnë këtë rënie duke përmendur 2 faktorë kryesorë. Së pari ndryshimi i stilit të jetesës drejt një regjimi më të shëndetshëm që ka ulur konsumin e brumërave dhe që ka qenë gradual.

Së dyti, ndikim ka pasur edhe migracioni i viteve të fundit, sidomos i të rinjve që janë dhe konsumatorët më të mëdhenj të brumërave.

Edhe largimi i turistëve ndikon në rënien e kërkesës për produktet e brumit, kjo pasi krahasohen shifrat me muajt e verës.

Juliana Nura rrëfen mes lotësh përjetimet e luftës në Kosovë: “Nuk e dinim nëse babi ishte gjallë…

Ish-banorja e ‘Big Brother Vip Kosova’, Juliana Nura rrëfyer përjetimet e luftës në Kosovë, ku thotë se ka qenë 8 vjeç dhe shumë familjarë të saj janë masakruar. Nura tregon në emisionin “S’e Luan Topi” se ajo jetonte në Finlandë në kohën e luftës, ndërsa babai i saj ishte kthyer në Kosovë dhe shpesh merrnin mesazhe të gabuara në lidhje me fatin e tij.

Nuk e dinim nëse babi ishte gjallë”, tha ajo, ndërsa fëmijërinë e lidh me traumat e luftës, për të cilat thotë se bëhet më e madhe ndërsa vitet kalojnë.

Unë isha vetëm tetë vjeçe kur lufta e Kosovës filloi dhe ajo na demoralizoi shumë si familje sepse unë rrjedh nga një qytezë si Drenica që njihet tashmë që ka ndryshuar historinë e Kosovës dhe troje të tjera. Familja ime ka dhënë shumë për këtë luftë. Babi im u kthye në Kosovë për të luftuar, ndërsa ne mbetëm në Finlandë. Në atë kohë rrija përpara televizorit për të parë çfarë po ndodh në Kosovë.

Kemi marrë shumë shpesh mesazhet e gabuara dhe demoralizoheshim shumë. Mamaja ime vjen nga Prekazi legjendar dhe kemi marrë lajme që u masakrua gjyshi, u masakruan pastaj familjarët e mamit dhe më pas familjarët e babait. Ndërkohë gjatë kësaj kohe babi im ishte në luftë dhe nuk e dinim a ishte gjallë apo jo.

Ankthi i një fëmije që priste për një telefonatë të hidhur, ajo është një traumë që me kalimin e viteve bëhet i madh. E ke si një ndjesi përbrenda që do të shpërthesh, por nuk mundesh. Kur mua më duhet të flas për fëmijërinë më kujton gjithmonë luftën e Kosovës, fatkeqësisht. Nuk është aspak e lehtë të flasësh për këtë gjë dhe kam vendosur të mos flas për këtë”, tha Juliana.

Gjatë rrëfimit ajo u prek dhe tha se është dhimbje që të kujton sa kemi vuajtur për këto tradita.

“S’e e di që kur flas do të qaj gjithmonë. Ajo është pjesë e familjeve të shqiptarëve të Kosovës dhe është një gjë që nuk kalon. Është një dhimbje që të kujton se sa shumë kemi vuajtur për këto tradita, për gjuhën e bukur shqiptare”, tha ajo.

E trishtë/ Preku zemrat e shqiptarëve me historinë e tij, ndërron jetë Fabioli…

Ai u bë i famshëm me daljen e tij në “Ka një mesazh për ty”. Fabjoli, në atë kohë 12 vjeç kishte ftuar babain në emision për t’i kërkuar falje për rebelzimin e tij. Fabjloi tregoi vetë se dilte për të lypur në Tiranë, pa dëshirën e prindërve. Prej disa javësh në rrjetet sociale të shumtë kanë qenë shqiptarët që kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fabjolit, në moshën 20-vjeçare.

Por sot ka qenë Genta Gjalpi e cila ka konfirmuar humbjen e Fabjolit. Thuhet se shkak për ndarjen nga jeta është bërë një problem që 20-vjeçarit ju shfaq në mushkëri.

“Sa më pikëlloi ky lajm, që Fabjoli ka ndërruar jetë. I vogli gjynah. Kënaqu në parajsë. Ishte lypës ne bllok, po falte shume dashuri🥹 Ishte shume i zgjuar dhe i dashur”, shkruan ajo.

Nga filmi “5 Herë Jo” tek planet për martesë/ Bora Zemani rrëfehet për vitin e saj të rëndësishëm…

Mbrëmja e “DWTS” dje na ka dhuruar mjaft emocione, falë rrëfimeve të ndjera të personazheve, por edhe nga tregime të sinqerta si ai i Bora Zemanit, e cila ka folur me detaje në lidhje me këtë vit, nga më të rëndësishmit në jetën e saj, për filmin “5 Herë Jo” dhe planet për martesë me Donaldin.

Moderatorja ndër të tjera për këtë vit tha:

Më duket sikur kryefjala e këtij viti ka qenë vetëm “nuk kam kohë”. Patjetër që projekti më i rëndësishëm për mua gjatë këtij viti ka qenë filmi “5 Herë Jo”, që ishte një eksperiencë shumë e bukur si aktore, por edhe një rol shumë i rëndësishëm si producente”.

Për Borën dhe Donaldin, kjo eksperiencë ka kaluar me jo pak sakrifica dhe vështirësi, pasi orët e xhirimeve zgjasnin shumë, madje ndonjëherë i duhej të zgjoheshin edhe në 3 të mëngjesit dhe duhej të xhironin për më shumë se 12 orë, megjithatë ka ndikuar mjaft pozitivisht në lidhjen e tyre:

Mendoj se ky projekt na ka rritur edhe më shumë të dyve bashkë dhe ky vit, aq më tepër, e ka konsoliduar më shumë marrëdhënien tonë”.

Sa i takon vështirësive para kamerave, ajo tha se ata duhet të puthen “me detyrim” në film dhe kjo ishte jo e lehtë sepse puthjet e tyre vinin shumë të ndjera, ndërkohë tha me shaka: “5 herë jo i them Donaldit në film, por në këto 5 vite që njihemi me njëri-tjetrin, ndoshta ka pasur edhe 500 jo. Jo vetëm nga unë, po e zbus pak. Shpresoj që nga ky film e mbrapa, të themi vetëm “po”.”

Nga ana tjetër, sa i takon planeve të shumëpërfolura për martesë tha:

Përflitet martesa për ne të dy, por unë nuk e shoh si një gjë kaq të rëndësishme, sepse nuk përbën ndonjë ndryshim shumë të madh në jetën time. Ne jetojmë bashkë, ne e shijojmë marrëdhënien tonë në të gjitha drejtimet, kështu që nuk do të ndryshonte diçka në raportin tonë”.

Gjithsesi, do të ketë dasëm ose jo, ata e realizuan “kërcimin e dasmës” mbrëmjen e djeshme në skenën e “DWTS”.

E famshme në TikTok/ Nëna heq vajzën 12-vjeçare nga shkolla që t’i përkushtohet karrierës si influencere…

Kat Clark, e njohur si influencere me mbi 5 milionë ndjekës në TikTok, ka vendosur që të heqër vajzën e saj 12-vjeçare nga shkolla, që ajo të përqendrohet te karriera si influencuere në këtë platformë. Kat, që vitin e shkuar u votua si “Krijuesja e Vitit” nga përdoruesit e aplikacionit të famshëm, njihet edhe për podcast-in “Basically Besties”, që e bën me vajzën e saj Latisha, 21 vjec dhe me vetë Dejan, 12-vjec.

37-vjecarja flet në podcast edhe për marrëdhënien me vajzat dhe metodat e prindërimit dhe duket se vendimi është pikërisht pjesë e këtyre metodave strike të Kat, që e sheh vajzën më mirë të përkushtuar në karrierën e re.

Shkollimi tradicional funksionoi për Deja-n në shkollën fillore, se unë punoja në korporatë”- thotë Clark, ndërsa e arsyeton kështu tërheqjen e saj nga shkolla:

Duke qenë se tanimë kam një karrierë të re, duhet të udhëtoj shumë. Deja po fillon t’i shfrytëzojë mundësitë që ka, ndaj shkollimi nga ora 9 deri në 15, nga e hëna në të premte nuk po funksionon dhe kam kuptuar se duhet ta largoj nga shkolla. Mendojmë se kjo është më e mira për të, nuk duam t’i humbë këto mundësi. Tik-Tok funksionon për familjen tonë.”

Turistët spanjollë ‘pushtojnë’ Shkodrën: “Vend i mrekullueshëm, do të kthehemi sërish…

Atmosfera e festave që ka përfshirë Shkodrën që nga 1 Dhjetori ka tërhequr përreth vetes edhe turistë të huaj të cilët ndodhen në Shqipëri. Shqiptarë që kanë ardhur nga Austria, apo turistë spanjollë i gjen në sheshin festiv të ngritur para bashkisë.
Turistët tregojnë se kanë gjetur një atmosferë të ngrohtë në Shkodër, dhe premtojnë se do të kthehen sërish në Shqipëri gjatë sezonit të verës.

Është një vend i bukur me plot drita, një atmosferë mbresëlënëse.

Është hera e parë që vijmë këtu. duket një vend shumë i bukur. Jemi shumë të impresionuar nga kultura mesdhetare, nga festat dhe gjithçka tjetër këtu.

Ne jemi të gjithë nga Spanja. Është hera e parë që jemi në Shkodër, kemi ardhur sot në mëngjes dhe do qëndrojë për fundjavë. Kemi shumë dëshirë të vijmë sërish në verë këtu. E dashuroj këtë, realisht e dashuroj këtë atmosferë. Njerëzit janë të lumtur, këndojnë kërcejnë i ngjan shumë Spanjës, njerëzit janë shumë të zjarrtë”, thanë turistët.

‘Po diskriminohemi’/ 30 shqiptarë zhvillojnë grevë urie në burgun e Korfuzit…

30 shqiptarë i janë bashkuar një greve urie në burgun e Korfuzit në Greqi pasi pretendojnë se kushtet në të cilin vuajnë dënimet përkatëse janë nën standartin e duhur. Greva e urisë sot është në ditën e saj të katërt, ku të burgosurit ripërsërisin thirrjen ndaj autoriteteve greke për përmirësimin e infrastrukturës, si dhe lejimin e lirimit me kusht sipas ligjit.

Të burgosurit shqiptarë shprehen se stafi i burgut ka një sjellje rraciste ndaj tyre dhe thekson se greva e urisë nuk do të ndalojë deri në plotësimin e kërkesave.

Ndër të tjera, të burgosurit shqiptare i bëjnë apel edhe shtetit shqiptar që të interesohen pranë autoriteteve greke që kërkesat e tyre të plotësohen siç e parashikon ligjin.

“Po të marr nga burgu i Korfuzit, jemi këtu e një javë në grevë urie për ligjet që nuk na i zbatojnë dhe të drejtat e lirimit, e para. Lejen e plotësojmë dhe nuk na e japin.

Vonesat na i bëjnë në ekstrem, dënimet në maksimum padrejtësisht. Sidomos ne të huajve na sillen çnjerëzore fare. Grekëve lejen ua japin direkt. Ministri i Drejtësisë të bëjë lëvizje. Nuk i çojnë letrat tona”, deklarojnë ata.

Korçës i ikën turistët /Reagon Filo :” Janë shtuar ata që vizitojnë muzetë…

‘Parisi i vogël’ nuk po frekuentohet as nga turistët . Për ta është shumë pak ajo që u ofrohet ndërsa shifrat flasin vetë …por në antitezë me shifrat ka reaguar bashkiaku i Korçës Filo ndërsa thotë që janë rritur frekuentuesit e muzeve .

Turizmi në Korçë është një histori suksesi dhe model i shkëlqyer zhvillimi për ekonominë lokale. Vetëm në pak vite njësitë e akomodimit në Korçë janë më shumë sesa 100 fishuar dhe falë rritjes të numrit të vizitorëve nga viti në vit Korça po shton kapacitetin e saj pritës për të pērballuar kërkesën.

Të dhënat nga Muzeumet Kombëtare në Korçë tregojnë një rritje 20.3% për periudhën Janar-Nëntor 2023!

Korçës i ikin edhe turistët nga 300 mijë zbret në 83 mijë, Pogradeci arrin 440 mijë…

Burimi A2CNN

Ulet numri i turistëve në qytetin e Korçës, kështu rezulton nga shifrat për 10 mujorin e parë të këtij viti. Nëse në periudhën e një viti më parë numri ka qenë mbi 300 mijë këtë vit shifrat e paraqitura në takimin e organizuar nga prefektura ditën e sotme, kjo shifër ka qenë 83 mijë. Qytetet që kanë shënuar rritje këtë vit në numrin e vizitorëve dhe turistëve rezulton Pogradeci nga 250 mijë një mbi 440 mijë, Kolonja dhe Maliqi po ashtu kanë shënuar rritje.

Në total i gjithë Qarku i Korçës ka pasur 612 166 turistë në periudhën janar-tetor 2023.

‘Fluturon’ gjeli i detit/ Fermerët: “Kanë shumë shpenzime…

Me festat e dhjetorit, vijnë dhe rritjet e çmimeve. Gjeli i detit, produkti që nuk mungon në asnjë tryezë, do të kushtojnë në shtrenjtë se viti i kaluar. Në Peqin, qytetin i cili njihet për mbarshtrimin dhe cilësinë e gjelit të detit, ky produkt tregtohet me 1200 deri në 1500 lek për kg. Shumë ushqim, shumë punë duan, kemi 8 muaj që i ushqejmë e i mbajmë me ilaçe e te gjitha. Ka edhe shumë shpenzime ky,” – u shpreh një zonjë.

Fermerët thonë se çmimi nuk e justifikon mundin dhe harxhimin e tyre vjetor.

Për fat, disa nga klientët e një viti më parë, vazhdojnë të qëndrojnë besnik të fermerëve, duke u dhënë aty sigurinë se gjeli i detit do të shitet.

“Kanë shumë punë, shumë zamet, domethënë duke filluar nga janari, deri tani imagjinoje sa yzmet do. Më kollaj rritet një fëmijë sesa të rritësh një gjel deti, aq vështirë është,” – u shpreh një zotëri.

“Çdo vit rrisim nga 50-60 kokë gjela deti, dhe i çelim vetë që zogj. Me vështirësi të mëdha, me sakrifica, pa punë nuk ka gjë. Jemi munduar t’i risim sa më mirë, unë nuk kam filluar akoma të shes, por porosi kam sepse ne i rrisim vetë, nuk i blejmë gjela pularie, i kemi tonat,” – tha një tjetër.

Goditi me grushta 52-vjeçarin, kalon në ndjekje penale 25 vjeçari Korçar…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit K. D., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, në një dyqan, dyshohet se ka goditur me grushte një 52-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Revoltohen qytetarët me Raynair: “Pas 12 orësh pritje, na thanë se avioni kishte defekt…

Raynair ka anuluar fluturimin nga aeroporti i Rinas pasi la pasagjerët duke pritur për 12 orë në avion. Qytetarët, të cilët kanë telefonuar News24, janë shprehur se iu ishte thënë se avioni kishte defekt dhe kanë pritur prej mbrëmjes së të premtes. Por pas 12 orësh pritje, iu është thënë që fluturimi është anuluar.

Qytetarët shprehet se iu prishën planet dhe prenotimet që kishin bërë.

Pritëm 12 orë në avion, na thanë avioni ka defekt, duhet të prisni. Që mbrëmë pritëm në aeroport dhe në avion. Sot në mëngjes njoftuan se fluturimi anulohet. Komandanti në avion tha se do kompensohemi.

Agjencitë thonë se s’kanë njoftim për anulim. Na u prishën planet dhe prenotimet që kishim bërë”, kanë pohuar qytetarët.

Goditi me grushta 52-vjeçarin, kalon në ndjekje penale 25 vjeçari Korçar…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit K. D., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, në një dyqan, dyshohet se ka goditur me grushte një 52-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.