Me festat e dhjetorit, vijnë dhe rritjet e çmimeve. Gjeli i detit, produkti që nuk mungon në asnjë tryezë, do të kushtojnë në shtrenjtë se viti i kaluar. Në Peqin, qytetin i cili njihet për mbarshtrimin dhe cilësinë e gjelit të detit, ky produkt tregtohet me 1200 deri në 1500 lek për kg. Shumë ushqim, shumë punë duan, kemi 8 muaj që i ushqejmë e i mbajmë me ilaçe e te gjitha. Ka edhe shumë shpenzime ky,” – u shpreh një zonjë.
Fermerët thonë se çmimi nuk e justifikon mundin dhe harxhimin e tyre vjetor.
Për fat, disa nga klientët e një viti më parë, vazhdojnë të qëndrojnë besnik të fermerëve, duke u dhënë aty sigurinë se gjeli i detit do të shitet.
“Kanë shumë punë, shumë zamet, domethënë duke filluar nga janari, deri tani imagjinoje sa yzmet do. Më kollaj rritet një fëmijë sesa të rritësh një gjel deti, aq vështirë është,” – u shpreh një zotëri.
“Çdo vit rrisim nga 50-60 kokë gjela deti, dhe i çelim vetë që zogj. Me vështirësi të mëdha, me sakrifica, pa punë nuk ka gjë. Jemi munduar t’i risim sa më mirë, unë nuk kam filluar akoma të shes, por porosi kam sepse ne i rrisim vetë, nuk i blejmë gjela pularie, i kemi tonat,” – tha një tjetër.