Lejet e qëndrimit 3 vjeçare, lajm i mirë për shqiptarët në Itali…

Italia ka aktivizuar së fundmi dekretin për fluksin migrator, për të dytën herë radhazi brenda një viti, por të mbartur prej çështjes së pandemisë së COVID-19. Me këtë dekret në fuqi, të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Itali prej periudhës së COVID mund të aplikojnë për leje qëndrimi, me komoditetin se ajo nuk do të jetë më e vlefshme për 6 muaj apo 1 vit, por për 3 vjet.

Avokati shqiptar që operon në Firenze, Orient Hoxha në një lidhje në Skype me “Ditarin” e A2CNN dha detaje për ecurinë e këtij procesi, duke thënë se kërkesat për leje qëndrimi kanë qenë jashtëzakonisht të larta.

Ai po ashtu u shpreh se me marrëveshjen që Tirana ka lidhur me Romën për pritjen e azilkërkuesve në Lezhë, emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali dhe aplikojnë për leje qëndrimi mund të jenë më të favorizuar për t’a përfituar atë.

Po janë bërë kërkesat e para për dekretin e fluksit në fillim të muajit dhe ka pasur shumë kërkesa krahasim me sa vende. Vetëm për pastruese ka pasur rreth 100 mijë kërkesa por do të pranohen vetëm 10 mijë, vetëm 10%. Gjithsesi në shkurt do të ketë një valë të dytë kërkesash dhe kush nuk ka hyrë mund të aplikojë sërish. Në përgjithësi personat e atyre shteteve që kanë marrëveshje me Italianë janë më të privilegjuar kur aplikojnë. Në këtë rast, Shqipëria me këtë marrëveshje që ka me Italianë mund të ndihet më e privilegjuar se të tjerët.

Futbollisti i NFL-së amerikane ‘fiksohet’ me Dua Lipën: “Eja në stadium se kam prenotuar suitën…

Lajmi i ndarjes së Dua Lipës nga i dashuri Romain Gavras ishte kryefjala e mediave rozë gjatë ditëve të fundit. Këngëtarja me origjinë shqiptare postoi në rrjetet sociale numrin e telefonit, teksa qindra-mijëra mesazhe nga djem e ngacmonin tashmë si një vajzë “single”. Por një prej tyre është edhe futbollisti i NFL-së amerikane Patrick Queen.

Ai duket se është fiskuar keq me Dua Lipën, pasi i ka bërë edhe ftesë publike në rrjetin social “X”.

Duke kopjuar shembullin e kolegut të tij Travis Kelce i cili pati një romancë muajt e fundit me këngëtaren Taylor Swift, Queen ndoshta mendon se mund të ketë edhe ai një fat të ngjashëm.

“Tashmë kam prenotuar një suitë dhe fanellë për ty në një lojë të Ravens”, shkruan Partick Queen në një postim, teksa ka bërë edhe “tag” Dua Lipën. E ndërsa në postimin ku Dua postoi numrin, Queens e ka shpërndarë duke shkruar se kërkon numrin e saj të vërtetë.

https://x.com/dualipa/status/1732468748504711428?s=46

https://x.com/patrickqueen_/status/1731419493727965658?s=46

Itali/ Përplasen dy trena të linjës Bologna-Rimini, të paktën 17 të plagosur…

Dy trena, një ndërqytetës dhe një rajonal, janë përplasur përgjatë linjës hekurudhore Bolonjë-Rimini, në zonën Faenza të Ravenas në Itali, mbrëmjen e sotme (10 dhjetor). Sipas mediave italiane, deri më tani raportohet për të paktën 17 të plagosur, ndërkohë që kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të nxjerrë pasagjerët.

Po ashtu, mësohet se janë anuluar lëvizjet hekurudhore midis Castelbolognese dhe Forlì, ndërsa shkaku për përplasjen e dy trenave ende nuk dihet.

Xhemi e imiton në Portokalli/ Valbona Selimllari e pakënaqur: “Më duket më shumë si tallje se humor, jam njeri me parime…

Anëtarja e jurisë së “Dancing With the Stars”, Valbona Selimllari duket se nuk e ka pritur aspak mirë imitimin e bërë nga aktorja Xhemi Shehu, në Portokalli. E ftuar në “Fun Club”, Valbona është shprehur se nuk i pëlqen aspak ta imitojnë, ndërsa e ka konsideruar imitimin e saj nga Xhemi, si tallje.

Sipas saj, aktorja e ka imituar dhe thënë gjëra që ajo nuk i thotë, ndërsa thotë se “më pëlqen të më imitosh lëvizjen, mimikën, zërin apo gjuhën e trupit”.

Nuk e kam ndjekur asnjëherë!

Mua nuk më pëlqejnë të më imitojnë, sepse mua nuk më pëlqen të më vësh një pamje që nuk e kam. Kjo është pjesë personaliteti. Mua më pëlqen të më imitosh lëvizjen, mimikën, zërin apo gjuhën e trupit, por të më vësh fjalë, për të më nxjerr si një… nuk dua ta diskutoj. Nuk më pëlqen fare.

E kuptoj gjithë sasinë e humorit, por më pyete si e përjetoj unë. Unë si natyrë nuk i përjetoj mirë, jam njeri që bëj shaka pak dhe i kontrolloj shumë shakatë për t’i mos fyer. Unë jam njeri me parime. Unë nuk e ngacmoj kurrë dikë, qoftë edhe me shaka. Mua nuk më pëlqen të tallem me dikë. Në pjesë të humorit më duket më shumë si tallje se sa një shaka për të bërë të tjerët për të qeshur”, u shpreh Valbona.

E rëndë në Selanik/ 3 qen sulmojnë për vdekje një grua…

Tronditje në Selanik, ku qentë janë hedhur nga oborri i një shtëpie dhe kanë përpirë të gjallë një 50-vjeçare. Sipas informacioneve të GRTimes, mesditën e së dielës (10/12) në zonën e Neohorouda, tre qen kanë shpëtuar nga mbikëqyrja e pronarit të tyre, janë hedhur në oborrin ngjitur dhe kanë sulmuar dhunshëm 50-vjeçaren.

Gruaja u plagos për vdekje. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca e EKAB-it, e cila nuk e ka marrë 50-vjeçaren, pasi ajo tashmë kishte ndërruar jetë.

Policia ka vijuar arrestimin e pronarit të qenve, i cili aktualisht po jep deklarim në AT. Oreokastro

ELAS ka marrë përsipër hetimet për vdekjen e tmerrshme të 50-vjeçares.

Atmosfera e Krishtlindjeve/ Saranda në listën e 20 destinacioneve të rekomanduara, lë pas Londrën, Pragën dhe qytete të tjera

Bazuar në mbi 600,000 votat e udhëtarëve nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane (EBD) ka zbuluar listën e saj të “tregjeve më të bukura të Krishtlindjeve për t’u vizituar 2023-2024”. Në një artikull të shkruar nga prestigjiozja Forbes, renditen 20 destinacione evropiane më të rekomanduara për turistët gjatë kësaj periudhe festive, ku mes të cilave është edhe Saranda,

e cila ka lënë pas qytete si Londra dhe Mançesteri në Angli, Praga, Dresden apo edhe Bryzh.

Më shumë se kurrë, udhëtarët duket se tërhiqen nga destinacionet e reja të Krishtlindjeve dhe kanë zgjedhur të festojnë në Hungari, në Bazilikat e Budapestit si të preferuarat e tyre, duke e bërë atë destinacionin më të vlerësuar të Krishtlindjeve në këtë renditje.

“20 tregjet e Krishtlindjeve të përzgjedhura nuk janë vetëm rrugica shtëpish, por janë ngjarje kulturore dhe artistike me koncerte, punëtori krijuese, dritat e Krishtlindjeve, fishekzjarre, shfaqje, shesh patinazhi në akull dhe janë të përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë duke ofruar ushqime dhe produkte artizanale vendase”, shpjegon EBD.

Lista e plotë:

Budapest, Hungari
Kraiova, Rumani
Metz, Francë
Poznań, Poloni
Montbeliard, Francë
Riga, Letoni
Govone & Asti, Itali
Birmingham, Angli

Madeira, Portugali
Valkenburg, Holandë
Bruksel, Belgjikë
Trier, Gjermani
Edinburg, Skoci
Vjenë, Austri
Sarandë, Shqipëri
Londër, Angli
Dresden, Gjermani
Pragë, Republika Çeke
Bruges, Belgjikë
Mançester, Angli

Sa i përket Sarandës, thuhet se kjo është hera e parë që Tregu i Krishtlindjeve i Sarandës në Shqipëri shfaqet në këtë renditje. Saranda është një qytet modern, i ri, dinamik dhe një destinacion perfekt gjatë gjithë vitit për pushime me diell apo me borë.

Tregu i Krishtlindjeve i Sarandës e shndërron shëtitoren e qytetit në një vend të çudirave dimërore nga data 6 dhjetor deri më 2 janar.

Me dekorime vezulluese, një pemë të bukur Krishtlindjesh, shesh patinazhi, karusel, kasolle druri dhe skena për muzikë dhe evente, ofron një atmosferë festive dhe të veçantë. Vizitorët mund të shijojnë kuzhinën lokale, artizanatet dhe produktet rajonale së bashku me një program të pasur koncertesh, shfaqjesh dhe një paradë, duke e bërë atë një destinacion magjepsës pushimi.

Rikthehen reshjet e borës në Dardhë e Voskopojë(Video)

Në lartësinë mbi 1100 metër janë rikthyer rreshjet e borës në Korçë. Me intensitet të lartë janë shënuar në fshatin turistik të Dardhës, ku momentalisht trashësia ka shkuar deri në 5 cm por kalimi me mjete bëhet lirshëm. Edhe në Voskopojë ka rreshje bore me intensitet mesatar, por nuk ka rruge të bllokuara, ndërsa kontraktorët në terren.

Reshje dëbore ka edhe në aksin rrugor Korçë – Kapshticë. 2 borëpastruese në terren për kriposjen e rrugëve, ndërsa aksi ndërkombëtar mbetet i hapur.

Vrasja në Fier/ Policia gjen makinën e autorëve në grazhdin e një 70-vjeçari…

Është gjetur dhe sekustruar makina e 2 vëllezërve Gashi, të cilët pak ditë më parë ekzekutuan Elton Javori në qytetin e Fierit. Policia ka proceduar një 70-vjeçar, pasi makina e autorëve ishte e fshehur në garazhin e banesës së tij. Është proceduar Rexhep Puka, burri i tezes së autorëve, të cilët ndodhen në arrati.

Njoftimi i plotë:

Fier/Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së 41-vjeçarit, më datë 07.12.2023. Procedohet penalisht 70-vjeçari që kishte fshehur në garazhin e banesës së tij, këtë automjet. Sekuestrohen 1 automjet tjetër, armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme, që do t’i shërbejnë hetimit.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe punës së pandërprerë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në datë 7 dhjetor, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, shërbimet e Policisë, me mbështetje të inteligjencës policore, bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit të përdorur nga autorët gjatë ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. P., 70 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në garazhin e mbyllur, u gjet dhe u sekuestrua automjeti tip “Benz”, i përdorur nga shtetasit A. G. dhe K. G., gjatë vrasjes së shtetasit E. J.

Na këqyrja e këtij automjeti u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gezhojë arme zjarri, ndërsa në banesë u gjend një fishek arme zjarri. Gjithashtu, po në këtë garazh u gjet dhe u sekuestrua edhe një automjet tjetër tip “Benz”, i blinduar, në bagazhin e të cilit u gjet edhe një targë automjeti tjetër.

Po gjatë kontrolleve të imtësishme në zonë, në një banesë, të cilin e kishte në ruajtje shtetasi R. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 celularë të fikur, 4 jelekë antiplumb si të Policisë, 1 armë gjahu teke, 1 armë shotgan, 2 krehra pistolete bosh dhe 1 sëpatë me bisht druri, të dyshuara se mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensivisht për kapjen e autorëve, shtetasve A. G. dhe K. G., dhe dokumentim e plotë të rrethanave ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në ngarkim të shtetasit R. P., për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Kërcet arma në Korçë/ Tironsit përfundojnë në trauma pas konfliktit me Korçarët ….

Një konflikt i çastit mëngjesin e sotëm në Korçë për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi pasi 2 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe goditjeve me mjete të forta. Policia ka identifikuar autorët dhe është vënë në kërkim të tyre. Mësohet se sherri ka nisur brenda një lokali më pas ka vijuar edhe jashtë, duke sjellë plagosjen me armë zjarri në këmbë të 33 vjeçarit Igli Hoti, ndërsa Artan Qershori ka mbetur i plagosur pasi u godit me mjete të forta.

Të dy janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë autorët, tre të rinj nga Korça janë në kërkim nga policia.

Paraprakisht mendohet se të gjithë personat e përfshirë në konflikt kanë qenë në gjendje të dehur. Fillimisht autorët dhe të lënduarit janë zënë në dalje të lokalit “pse s’më hap rrugën”. Më pas, ata janë takuar në vendin e quajtur “Trekëndëshi” dhe janë konfliktuar sërish…

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Korçë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, midis disa personave, të nisur më herët në ambientet e një lokali dhe më pas jashtë ambienteve të tij, ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi I. H., 33 vjeç dhe i dëmtuar me mjete të forta shtetasi A. Q., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Traumës Tiranë.
Shërbimet e Policisë, kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen.
Si rezultat i veprimeve të para hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Korçari më i pasur në Shqipëri zbulon dhuratën më të shtrenjtë që i ka bërë bashkëshortes…

Biznesmeni Samir Mane rrëfeu në “Më Lër Të Flas” disa detaje nga jeta personale, përfshirë këtu edhe menaxhimin e parave.Një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri u pyet nga moderatorët, Romeo Dhe Donald Veshaj, për dhuratën më të shtrenjtë që i ka blerë bashkëshortes së tij. Mane u shpreh se në përgjithësi nuk blen dhurata të shtrenjta, por dhurata më e shtrenjtë që i ka bërë gruas së tij është një makinë “Bentley”. Nga ana tjetër të njëjtën dhuratë i ka bërë edhe ajo.

Romeo Veshaj: Dhurata më shtrenjtë që i keni bërë bashkëshortes?

Samir Mane: Besoj do të ketë qenë ndonjë makinë. Zakonisht nuk bëj dhurata të shtrenjta, por besoj që do të ketë qenë makinë pak më e mirë.

Donald Veshaj: Çfarë makine?

Samir Mane: Tani ka një “Bentley”.

Donald Veshaj: Aman nga këto të voglat (qesh). Po ajo juve?

Samir Mane: “Bentley”, prap.

Ish-deputetja rrëfen eksperiencën e hidhur në Angli: “Më morën unazën e martesës…

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Rudina”, ka qenë ish-deputetja, Elona Gjebrea, e cila ka rrëfyer një eksperiencë të hidhur. Ajo tregon se gjatë një udhëtimi i ka humbur unaza e martesës dhe dhuratat që kishte planifikuar për familjarët. Gjebrea shprehet se dhe sot e kësaj dite nuk e di se si kanë arritur t’ia hapnin çantën dhe t’ia merrnin gjërat e saj me vlerë.

Elona Gjebrea: Në fakt kam një eksperiencë shumë të hidhur. Për disa vite kam ndenjur në Angli, bëja një doktoraturë dhe më duhej të shkoja 2 herë në vit në Itali, të takoja një supervizorin për pjesën e punës që po bëja kërkimore.

Dhe kam shkuar me këto linjat e lira, këto Ryanair, mbaj mend atëherë që… nuk e dinim domethënë që ishin si opsione. Ngaqë jetoja në një ambient studentorë dhe e ndaja me disa kinez, të cilët ishin shumë miqësor, të zhurmshëm. Nuk kishin ato, po themi, pjesën e privatësisë edhe futeshin ndonjëherë nëpër dhomat tona, thjesht në mënyrë miqësore.

Si përfundim, unë mora me vete disa unaza, që kisha dhe unazën e martesës, disa kujtime shumë të veçanta dhe aty… Nuk e di edhe sot e kësaj dite, nuk e di si më kanë humbur, por unë përfundova me 2-3 gjëra shumë të shtrenjta dhe që kisha edhe dhurata të familjes, të cilat i humba. Dhe kjo ka qenë një gjë që të cilën…

Rudina Magjistari: Mendon që t’i kanë marrë?

Elona Gjebrea: Jo, ato unë i humba se kur arrita gjatë kohës që po udhëtoja nga aeroporti, në autobus besoj, derisa arrita në vendin që duhet të shkoja, ato nuk ishin më në çantë. Nuk e di dhe sot e kësaj dite se si kanë arritur që të hapin çantën dhe t’i marrin.

44 vite më parë Nënë Tereza fitoi çmimin Nobel…

Sot bëhen 44 vite që nga dita kur Nënë Tereza mori çmimin Nobel për paqen. Më 10 dhjetor 1979, në Oslo të Norvegjisë, Gonxhe Bojaxhiu u shpall nobeliste, duke u bërë kështu shqiptarja e parë fituese e çmimit më prestigjioz në botë. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel në vitin 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte.

Ajo u shpreh: “Jam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Atë ditë e gjithë bota mësoi se Shën Tereza ishte shqiptare. Ka hasur në vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por pavarësisht kësaj ajo kurrë nuk e mohoi origjinën e saj shqiptare.

Baba për herë të parë/ Arbër Hajdari zbulon gjininë e bebit: “Zoti i dëgjoi lutjet e mia…

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera, do të bëhen prindër për herë të parë. I ftuar në “Më lër të flas”, Arbri dha lajmin e lumtur, duke thënë se ka pak muaj që ka nisur përgatitjet sepse do të bëhet prind dhe ka filluar t’i mendojë gjërat ndryshe.

Mirëpo, Romeo dhe Donaldi nuk u mjaftuan me kaq, por këmbëngulën edhe për të zbuluar gjininë e bebit.

Mendoj që Zoti i dëgjoi lutjet e mia. Unë doja të bëhesha baba i një vajze dhe do të bëhem me vajzë”, -tha Arbri.

Arbri dhe Vlera kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare me martesë tetorin e vitit të kaluar.

Spitali i Korçës s’ka ngrohje/ Reagon Arjani pasi e kritikuan sufllaqexhinjtë:“Një ditë do t’ju bjerë halli edhe juve…

Një çift të moshuarish të cilin e kanë djalin emigrant në Itali ,janë ndeshur me një situatë të papritur ne spitalin e Korçës ndërsa mungonte ngrohja. Nëpërmjet një video djali i tyre Arjani, shprehet i revoltuar me shërbimin që marin qytetarët edhe pse kanë 40-vjet pune në Shqipëri . Ai ka treguar me detaje dramat dhe vështirësit që perjetojnë familjet pasi fëmijët largohen në emigrim.

Prindërit e mi s’kanë 1 javë që janë larguar nga Italia …

për të gjykuar të tjerët jeni të parët në vënd të kapni problematikën që e keni edhe ju por e kapni për të gjykuar .Arjani shprehet i emocionuar për kujdesin dhe afrimitetin që tregon ndaj tyre sepse ata prej 25 vitesh jetojnë me ilaçet e Italisë ,me operecacione nëpër spitalet Italiane …dhe gjithçka që kanë nevojë …ndërsa përse ata janë në Shqipëri ka arsye të mjaftueshme ,pse ata nuk jetojnë në Itali siç e kanë këtë problem gjithë Shqiptarët …

ndërsa më tej thotë se ju patronazhistët për të gjykuar jeni të parët por një ditë do t’ju bjerë halli dhe juve atje …

https://youtube.com/shorts/FrGqpYWexiw?si=tgo53jcXXjVWLii6

Histori e dhimshme nga Korça: “Birr i nënës dërgo ngrohje se jemi në spitalin shtetëror…

Një çift të moshuarish të cilin e kanë djalin emigrant në Itali ,janë ndeshur me një situatë të papritur ne spitalin e Korçës ndërsa mungonte ngrohja. Nëpërmjet një video djali i tyre Arjani, shprehet i revoltuar me shërbimin që marin qytetarët edhe pse kanë 40-vjet pune në Shqipëri .

Ndërsa me të drejtë shtron pyetjen edhe sa kohë do vazhdoni kështu ?

Për me tëper ndiqni videon prekëse:

https://youtube.com/shorts/FrGqpYWexiw?si=JpaN6uMRMwKsAn-a