Kërcet arma në Korçë/ Tironsit përfundojnë në trauma pas konfliktit me Korçarët ….

Një konflikt i çastit mëngjesin e sotëm në Korçë për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi pasi 2 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe goditjeve me mjete të forta. Policia ka identifikuar autorët dhe është vënë në kërkim të tyre. Mësohet se sherri ka nisur brenda një lokali më pas ka vijuar edhe jashtë, duke sjellë plagosjen me armë zjarri në këmbë të 33 vjeçarit Igli Hoti, ndërsa Artan Qershori ka mbetur i plagosur pasi u godit me mjete të forta.

Të dy janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë autorët, tre të rinj nga Korça janë në kërkim nga policia.

Paraprakisht mendohet se të gjithë personat e përfshirë në konflikt kanë qenë në gjendje të dehur. Fillimisht autorët dhe të lënduarit janë zënë në dalje të lokalit “pse s’më hap rrugën”. Më pas, ata janë takuar në vendin e quajtur “Trekëndëshi” dhe janë konfliktuar sërish…

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Korçë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, midis disa personave, të nisur më herët në ambientet e një lokali dhe më pas jashtë ambienteve të tij, ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi I. H., 33 vjeç dhe i dëmtuar me mjete të forta shtetasi A. Q., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Traumës Tiranë.
Shërbimet e Policisë, kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen.
Si rezultat i veprimeve të para hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.