E papritur/ Ndryshon formula, ja si do të jetë Champions League javën e ardhshme…

Të mërkurën ishte hera e fundit që kishte ndeshje të fazës së grupeve, siç jemi mësuar deri më tani, në Champions League. Nga sezoni i ardhshëm, 2024-2025, do të ketë një format të ri të kompeticionit që nuk parashikon më ndarjen në 8 grupe me nga katër skuadra. Në 2021 është vendosur që Championsi i sezonit të ardhshëm të jetë me 36 skuadra dhe të gjithë ekipet do jenë në një grup të vetëm.

Secili ekip do bëjë 8 ndeshje dhe kush renditet nga vendi i parë deri në vendin e tetë kualifikohet direkt për në fazën e 1/8, ndërsa nga vendi i 9 deri në të 24 do bëjnë ‘play-off’ me sistem vajtje ardhje për të kompletuar fazën me 16 skuadra më të mira.

8 ndeshjet do jenë të ndara katër në shtëpi dhe katër në transfertë, ndërsa kundërshtarët do përzgjidhen në bazë të renditjes së skuadrave në vazo. Strukturë e ngjashme me Euroligën e basketbollit.

Ndryshe nga çfarë ndodhte deri më tani, çdo skuadër që merr pjesë në Champions League ka të garantuara tetë ndeshje. Pas fazës së parë, ku janë 8 ndeshjet në grupin e madh prej 36 ekipesh, skuadrat që renditen nga vendi i 25-36 do eliminohen dhe nuk shkojnë në asnjë prej kompeticioneve të tjera më të ulëta të UEFA-s.

Beleri, bela me duart tona…/Greqia e ka treguar se ka bllokuar Maqedoninë për 10 vite për emrin…

Nga Lutfi Dervishi

Lajm i madh sonte është vendimi i Këshillit Europian që në kushtet e agresionit rus ndaj Kievit, në kushtet krizës në Lindjen e Mesme mori vendimin për të hapur negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë! Gjeorgjia merr statusin e vendit kandidat. Bosnja- hap negociatat sapo të plotësojë disa kushte.

Momenti i artë gjeopolitik solli vendime të rëndësishme për të ardhmen e BE-së. Por ne këtë radhë morëm “fjalë të mira dhe gurë në trastë”.
Shqipëria, “Europa e Ballkanit” për shkak të vetos greke është bllokuar për të marrë datën për Mbledhjen Ndërqeveritare.
Nëse nuk do të ishte veto greke, sot do të ishte një lajm i mirë edhe për Shqipërinë.

Greqia po dëmton Shqipërinë duke e bërë mizën buall.

Nuk është gjest miqësor ndaj fqinjit bllokimit.
Por, duam apo nuk duam, Greqia e ka treguar se ka bllokuar Maqedoninë për 10 vite për emrin, duam apo nuk duam Greqia një çështje dypalëshe e ka shtruar në tavolinën e 27 vendeve anëtare. Para interesave të mëdha, vendet aspirante në BE dhe NATO kanë marrë vendime të vështira, – Maqedonia, përballë Athinës dhe Sofies, Suedia para kërkesave të Turqisë për anëtarësim në NATO.

Çfarë kërkohej nga Shqipëria në këtë moment?

Shqipëria ka qenë e paralajmëruar prej kohësh për çështjen Beleri. Minimumi që mund të bëhej është një Beleri të mos kthehej në bela. Kanë qenë, dhe jane të gjitha mundësitë, që vetë Drejtësia jonë tepër perfekte, pas 7 muajsh të kishte mbaruar hetimin dhe gjykimin për një çështje në flagrancë. Vetë kryeministri mund të kishte bërë mesazhe politike për një hetim të shpejtë, profesional dhe të pavarur.
Pastaj nuk shkon që ne angazhohemi të zgjidhim mosmarrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës, të angazhohemi të zgjidhim probemin e madh të Italisë me refugjatët, dhe për më tepër të sugjerojmë edhe formula për zgjidhjen e konfliktit 75 vjeçar mes Izraelit dhe Palestinës.

Humbja e kësaj date kalendarike në rrugën drejt BE-së nuk është fatale sepse jemi mësuar që vonesat kryesisht i shkaktojmë vetë (kujto rastin e këshillit të qarkut të Fierit që u bë problem i madh për opozitën e kohës për të votuar 3 ligjet më 2012 që na kushtuan më shumë se 10 vjet)

Por këtë radhë me zgjedhjet e reja për Parlamentin Europian dhe kohën që do të marrë procesi i konstituimit të Parlamentit dhe formimit të Komisionit të ri, mund të humbasim plot dy vjet. Dhe ky nuk është lajm i mirë për “ushtrinë” prej 1000 personash që punoi me dedikim dhe entuziazëm gjatë procesit të skanimit. Nuk është lajm i mirë as për vendin.
Çështja Beleri do të zgjidhet, por është një çështje që për një plesht po “djegim” jorganin.
Dhe për këtë nuk na ndihmon dot Inteligjenca Artificiale. Duhet përdor Inteligjenca Natyrale.

Bes Kallaku në “Big Brother VIP 3”? Aktori: “Mund të fitoj…

Iftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktori i njohur Bes Kallaku. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e tij muzikore, bashkëpunimin e suksesshëm me Mandi Nishtullën dhe gjithashtu ka treguar edhe arsyen e shkëputjes së tij nga angazhimet në televizion.

Në çfarë pike janë emisionet dhe spektaklet e humorit sipas tij? Me çfarë syri i sheh?

Unë kam përshtypjen që nuk janë në pikën e tyre më të mirë. Spektaklet e humorit në Shqipëri janë marrë nga Italia. Po themi “Portokallia” është një simotër e “Zeling” edhe ato bënë një stop prej 5-6 vitesh sepse konsumi i çdo jave dhe dalja në skenë çdo javë është një konsum i jashtëzakonshëm. Duhet të shkruash dhe të jesh aktual. Kam përshtypjen që nuk janë në momentin e tyre më të mirë sidomos emisionet me shumë aktorë. Trend i momentit janë ‘Reality Show’ këto po funksionojnë.

Nëse do të merrte një ftesë për të qenë në “BB VIP 3” do pranonte?

Kurrë mos thuaj kurrë por unë nuk e shoh veten i mbyllur në shtëpi. Mund ta provoj por jam i bindur që do dal. Nuk i dihet edhe mund të fitoja sepse ne nuk e kuptojmë kurrë presionin që është aty brenda pa qenë aty brenda.

Duke marrë parasysh muzikën dhe aktrimin, humorin a ka pasur një ndërthurje të të dyjave në artin e Bes Kallakut?

Guri i parë i themelit në të gjithë karrierën time është “Portokallia”. Një rast i tillë ka qenë pikërisht kënga me Ylli Bakën “Baftjari” që e mora personazhin nga “Portokallia”. E solla personazh kënge.

A ndihet Besi i plotësuar deri tani me gjërat që ka arritur gjatë gjithë këtyre viteve?

Nga vijmë dhe ku jemi, tani jemi shumë të kënaqur.

Reperi Cllevio shtrohet në spital pas sulmit në zemër(Video)

Reperi dhe personazhi i njohur i Tiktok, Cllevio ka përfunduar në spital. Në rrjetet sociale po qarkullojnë video të reperit të shtrirë në spital, teksa flet për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai ndër tjera tha se pësoi një sulm në zemër në mes të Dubait.

@eida190

Nga se po vuan Clevioo 😒😒#clevio #klevio #alexvisha #fyp#sick#goviral #help#london#shqipet_ne_london #shqipetaretneperbot🇦🇱🌍 #heart#memeshqip

♬ original sound – Eida19.Ro

El Pais: “Mira Murati, një nga gratë më me ndikim në botë në vitin 2023…

Shumë pak gra kanë aq pushtet sa ajo ka në zyrat e kompanive të mëdha të teknologjisë, një hapësirë ku burrat janë me tepricë. Kështu shkruan prestigjiozja “El Pais”, në një artikull kushtuar shqiptares nga Vlora Mira Murati, e cila ka qenë një nga aktoret kryesore të tërmetit të quajtur OpenAI. Kjo e fundit një kompani, e cila një vit më parë nuk njihej nga askush, por sot po vendos ritmin në industrinë e inteligjencës artificiale (AI).

Shefja e teknologjisë së kompanisë, Murati ka mbikëqyrur ekipin që ka zhvilluar robotin e njohur bisedues ChatGPT, aplikacionin më të suksesshëm në histori dhe gjeneratorin e imazheve Dall-E.

Emri i saj ishte i pari që u konsiderua për të zëvendësuar CEO Sam Altman kur bordi i drejtorëve të kompanisë e rrëzoi atë tre javë më parë (ai u rivendos pesë ditë më vonë).

Ky rekord dhe pozicioni i saj si ekzekutive në OpenAI – një nga kompanitë më të rëndësishme të momentit – e ka vendosur atë në listën e Financial Times të grave më me ndikim të vitit.

Në listë përfshihet gjithashtu futbollistja spanjolle Jenni Hermoso, këngëtarja Beyoncé, aktorja Margot Robbie, CEO e General Motors Mary Barra dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula vor den Leyen.

Murati ishte një nga katër personat që themeluan OpenAI.

Përveç saj dhe Altman-it, grupi përfshin Ilya Sutskever, shkencëtarin kryesor, i cili ra nga froni për mbështetjen e shkarkimit të Altman-it, dhe Greg Brockman, president i kompanisë.

Murati i qëndroi besnike mikut të saj kur u pushua nga puna: pavarësisht se u zgjodh si CEO e përkohshme, ajo iu bashkua letrës së nënshkruar nga 95% e stafit të kompanisë që kërkonte rivendosjen e Altman si kreu i OpenAI, duke kërcënuar në të kundërt se do të pranonte ofertën e Microsoft për t’i punësuar të gjithë.

CEO me origjinë shqiptare ka një diplomë në Inxhinieri Mekanike nga Kolegji Dartmouth, universiteti amerikan ku lindi disiplina e AI.

Para se të vinte në OpenAI, ajo ishte një analiste në Goldman Sachs, një inxhiniere në kompaninë franceze të hapësirës ajrore “Zodiac Aerospace”, një menaxhere produkti në Tesla, ku mbikëqyrte Model X dhe zëvendëspresidente e produktit në Leap Motion, një kompani e realitetit virtual.

Në vitin 2018, ajo bëri hapin drejt OpenAI sepse njohuritë e saj e bënë të mendonte se AI e përgjithshme, lloji që arrin ose tejkalon aftësitë njerëzore, ishte afër të bëhej realitet. Ajo donte të ishte pjesë e zhvillimit të saj, tha Murati në një intervistë të publikuar nga Wired, dhe ndjeu se vendi më i mirë për të ishte OpenAI.

Përveç drejtimit të ekipit të zhvilluesve, Murati gjithashtu luajti një rol kyç në zhvillimin e ChatGPT: duke kontrolluar që chatbot të mos jetë i njëanshëm dhe të mashtrojë njerëzit, diçka që duket se zgjidhet më mirë në versionin e dytë të mjetit.

Murati është e vetmja grua e rangut të lartë në OpenAI, një kompani që, duke gjykuar nga ndryshimet e fundit në strukturën organizative, duket se nuk është adhuruese e feminizmit. Një nga këshilltarët e rinj është ish-sekretari i Thesarit Larry Summers, i cili në vitin 2005 tha se dallimet e lindura gjinore shpjegojnë pse ka më pak gra me karriera të suksesshme në STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë)./AP

Tragjike në Sarandë/ Mbytet 38-vjeçari, ja detajet e para…

Një 38-vjeçar është mbytur në Sarandë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”

“Rreth orës 16:00, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”, shtetasi A. M., 38 vjeç, banues në Sarandë. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, para disa orësh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po shkonte në Janinë /19-vjeçari Shqiptar pëson atak kardiak…

Tragjedi për një familje emigrantësh në Greqi pasi djali i tyre vetëm 19 vjeç humbi jetën në rrethana të mistershme teksa po futej në makinën e tij. Ngjarja ndodhi në zonën e Amfiloki në rajonin e Janinës. Djali 19 vjeçar nga Shqipëria, ishte në rrugën Ionia teksa udhëtonte drejt Janinës, kur ndodhi tragjedia e paqartë.

Raportet në vend sugjerojnë se i riu po futej në veturën e tij kur befas pësoi bllokim që dyshohet se iu shkaktua nga një atak kardiak

Djaloshi u gjet i vdekur në makinë

Trupi i pajetë i 19-vjeçarit u dërgua në Patra për autopsi për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes së tij. Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak, ndërsa për shkaqet e sakta priten analizat toksikologjike.

Trupi i pajetë i 19-vjeçarit do transportohet drejt Shqipërisë ku do të kryhet ceremonia mortore.

E rëndë/ Polici qëllon veten me armën e shërbimit në shtëpi…

Një efektiv i Policisë së Shtetit, ka qëlluar veten me armën e shërbimit në banesën e tij në Tiranë. Mesohet se efektivi 50 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Efektivi mësohet se ishte në vështirësi ekonomike për shkak të disa borxheve që kishte dhe kjo dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që e ka shtyrë të ndërmarrë aktin ekstrem.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Babë Rexha ku polici jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar.

Më datë 14.12.2023, në rrugën “Babë Rexha”, shtetasi F. K., 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit”, njofton policia.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Skënderbeu bllokon lojtarët, strategji e re për merkaton e janarit…

Gjashtë fitore, katër barazime dhe gjashtë humbje. Këto janë bilancet e Skënderbeut në 16 javët e sezonit në Superligë. Korçarët ia kanë dalë që të sigurojnë 22 pikë për vendin e katërt dhe për momentin janë në “final four”. Në Korçë po punojnë me një strategji të re, çka do të thotë se asnjë element i vyer për klubin nuk do largohet në merkaton e janarit që është pranë.

Thënë kjo, as emra si Ermir Rashica nuk do mund të nënshkruajnë me ekipe të tjera, paçka ofertave në drejtim të tyre.

Drejtori Sportiv Ardi Gjançi po punon për afrime në ekip, me bardhekuqtë që pritet të përforcohen me emra cilësorë në të gjitha repartet. Nuk përjashtohet mundësia e huazimeve për lojtarët që nuk kanë shumë minuta në këtë gjysmë-sezon.

E rëndë/ Shqiptarët më të ‘varfërit’ në BE, fuqia blerëse më e ulëta në rajon…

Shqipëria vijon të mbetet më e ulta në renditje sa i takon fuqisë blerëse dhe mirëqenjes së përgjithshme ekonomike në Europë. Të dhënat dëshmohen nga raporti i fundit i Eurostat, i cili tregon se vendi jonë vijon të jetë i fundit si për të ardhurat për frymë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse. Pavarsishtë se ekonomia po rritet me ritme më të shpejta në rajon, sërish familjet shqiptare janë më të varfërat.

Të ardhurat për frymë në raport me PBB ishin sa 34% e mesatares se BE-së.

Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 50% të mesatares europiane, e ndjekur nga Serbia me 44%, Maqedonia e Veriut me 42% dhe Bosnjë-Hercegovina me 35%.

Edhe treguesi tjetër i mirëqenjes individuale, ai i kosumit për frymë, i cili mat mirëqenjen materiale, ose ndryshe të ardhurat sipas fuqisë blerëse, e rendisin Shqipërinë në fund të listës, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën, me një përqindje prej 41%.

Rekordin e mban Mali i Zi me 63%, Serbia me 53%, Maqedonia e Veriut me 50%.

Fuqia blerëse e qytetarëve

Mesatarja e BE 100%

Mali i Zi 50%

Serbi 44%

Maqedonia e Veriut 42%

Bosnje-Hercegovina 35%

Shqipëri 34%

Euro vijon forcimin , ja me sa këmbehet…

Monedha europiane ka vijuar edhe këtë të enjte ringritjen e saj duke fituar pozitë me 0.75 pikë në raport me një ditë më parë. Sipas përditësimit të Bankës së Shqipërisë, 1 Euro këmbehet me 103.01 Lekë. Ndërkohë, në ritme të ngjashme ka vijuar edhe Paundi britanik e Franga zvicerane.

I vetmi që ka shfaqur dobësim me 0.41 pikë është Dollari amerikan, i cili këmbehet me 94.5 Lekë.

‘Kënga u mendua me Luizin’- Anxhela Peristeri zbulon përse nuk u realizua bashkëpunimi me fituesin e “BBVIP”

E ftuar në emisionin “Pardon My French” mbrëmjen e sotme, me Jonida Alickollin dhe Elona Duron, ka qenë artistja Korçare Anxhela Peristeri, e cila ndër të tjera sigurisht ka folur edhe për bashkëpunimin më të fundit, këngën e nxjerrë së bashku me Vedat Demin, “1960”. Në lidhje me këtë projekt, si u krijua, pse pikërisht ky vit dhe si lindi “bashkimi forcave” me Vedatin,

Anxhela rrëfeu:

Faktikisht, ka qenë një ide e imja. Edhe klipin, edhe titulli i këngës. E ktheva në këtë vit, sespe dashuritë në ato vite kanë qenë pak më të vërteta dhe kjo këngë ishte një këngë e vërtetë dashurie. Kështu që doja që edhe njerëzit ta përjetonin tamam me emocion. Duke shkuar në vitet ’60, përveç përjetimit të ndjenjave, mua më pëlqen pamja që kanë pasur atëherë njerëzit. Do doja shumë të jetoja në vitet ’60. Edhe doja që të jetoja një histori dashurie në vitet ’60.

Kjo është një këngë që unë e kam dashur shumë dhe kam qenë shumë e kujdesshme se me kë do ta këndoja.

Ishte një periudhë shumë e gjatë përzgjedhjeje derisa erdhëm tek Vedati, sepse faktikisht ne na mungojnë këto këngëtarët romantikë, pasi jemi mbushur me komercialitet kohët e fundit. Kështu që menduam se Vedatit i shkonte më shumë këngës dhe pritshmëritë ishin këto që janë, sepse unë e di kur një këngë është e bukur dhe e di se kur do të godasin ose jo.”

Megjithatë duket se Vedati nuk ka qenë këngëtari i parë që është konsideruar për këtë projekt e në fakt, në plan ka qenë pikërisht Luizi, që ka refuzuar:

Ka qenë Luizi në plan (për këngën).

Ishte ky projekt që për aryse të ndryshme të karrierës së Luizit nuk u realizua. Kështu që u realizua më vonë me Vedatin. Unë mendoj që është një këngë shumë e bukur dhe të gjithë do ta mirëprisnin. Mendimi për Luizin nuk ishte asnjëherë për komercialitet, sepse Luizi është një këngëtar festivalesh dhe e ka vërtetuar këtë. Zëri i Luizit në këtë këngë do të rrinte shumë mirë dhe ne prandaj e menduam. Për asnjë arsye komerciale. Nga momenti që nuk u realizua, pastaj vendosëm një plan B që ishte Vedati.”

Këngëtarja po ashtu zbuloi se do të vijë me një tjetër bashkëpunim në muajin mars, me një emër mjaft të njohur në industri që Anxhela zgjodhi ta mbante sekret për momentin.

Një film me Besin ku të tregojnë historinë e tyre të dashurisë? Xhensila tregon gjithçka…

Premiera e filmit “5 herë jo” ka qenë kryefjalë e këtyre ditëve. Të pranishëm në event ishin një sërë emrash të njohur të showbiz-it të ciliët shijuan nga afër atmosferën. Mikrofonit të gazetarit të “Shqipëria live” nuk i ka shpëtuar as Xhensila Myrtezaj. E pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë që së bashku me partnerin e saj, Bes Kallakun të sjellin një film ku të tregojnë dashurinë e tyre, Xhensila u shpreh që jo, për një arsye specifike.

“Të them të vërtetën gjithmonë jam fokusur te gjërat që di të bëj më mirë mendoj se pjesa e aktrimit nuk më takon mua do kompleksohesha në skenat gjatë filmit”, u shpreh këngëtarja.

Pas një mungese, a do të ketë një rikthim të Xhensilës në muzikë? Duket se shumë shpejt.

“Tani në dhjetor vij me 2 projekte muzikore po mund të korrigjoj mungesën time”, ka zbuluar artistja.

E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë në lumin Lana…

Një trup i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Lana në Tiranë mëngjesin e kësaj të enjteje. Policia vën me dije se trupi u gjet në zonën e Brrylit në kryeqytet. Nga kqyrja paraprake nuk rezulton që në trup të ketë shenja dhuna. Policia po vijon punën për identifikimit e personit që ka humbur jetën si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2023, rreth orës 09:00, te Brryli, në lumin Lana, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë pa shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Në Athinë të vene gjobë…në Korçë bashkia ka bast*rduar pemet me vidha për dritat në Bulevard Republika…

Nga Eleni Kotonika :

Nje zonje ketu ne Athine kishte vene nje lajmerim per humbjen e qenit te saj shoqeruar me fotografine e qenushit ,sigurisht edhe nr e celularit te saj …dhe e kishte vene ( me karfica nga ato kapset qe bashkangjitim dy letra )…ne trungun e nje peme

Gjoba qe pagoi kjo zonje ishte 1.500 euro ….

Kurse ne Korçe lavderohen nga Kryetari i Bashkise ata qe kane bastarduar keto peme me vidha 10 cmm

Gezojuni me dritat Qyteti i turizmit , numuroni pemet e beni llogari sa metra dru mundet te dalin . Pas kater vjet me rastin e zgjedhjeve familjet e varfera do ndihmohen me dru zjarri e Bashkia do mbjelle te tjera qe te gjelberoje bulevardin Republika ta ndryshoje Qytetin…