‘Kënga u mendua me Luizin’- Anxhela Peristeri zbulon përse nuk u realizua bashkëpunimi me fituesin e “BBVIP”

E ftuar në emisionin “Pardon My French” mbrëmjen e sotme, me Jonida Alickollin dhe Elona Duron, ka qenë artistja Korçare Anxhela Peristeri, e cila ndër të tjera sigurisht ka folur edhe për bashkëpunimin më të fundit, këngën e nxjerrë së bashku me Vedat Demin, “1960”. Në lidhje me këtë projekt, si u krijua, pse pikërisht ky vit dhe si lindi “bashkimi forcave” me Vedatin,

Anxhela rrëfeu:

Faktikisht, ka qenë një ide e imja. Edhe klipin, edhe titulli i këngës. E ktheva në këtë vit, sespe dashuritë në ato vite kanë qenë pak më të vërteta dhe kjo këngë ishte një këngë e vërtetë dashurie. Kështu që doja që edhe njerëzit ta përjetonin tamam me emocion. Duke shkuar në vitet ’60, përveç përjetimit të ndjenjave, mua më pëlqen pamja që kanë pasur atëherë njerëzit. Do doja shumë të jetoja në vitet ’60. Edhe doja që të jetoja një histori dashurie në vitet ’60.

Kjo është një këngë që unë e kam dashur shumë dhe kam qenë shumë e kujdesshme se me kë do ta këndoja.

Ishte një periudhë shumë e gjatë përzgjedhjeje derisa erdhëm tek Vedati, sepse faktikisht ne na mungojnë këto këngëtarët romantikë, pasi jemi mbushur me komercialitet kohët e fundit. Kështu që menduam se Vedatit i shkonte më shumë këngës dhe pritshmëritë ishin këto që janë, sepse unë e di kur një këngë është e bukur dhe e di se kur do të godasin ose jo.”

Megjithatë duket se Vedati nuk ka qenë këngëtari i parë që është konsideruar për këtë projekt e në fakt, në plan ka qenë pikërisht Luizi, që ka refuzuar:

Ka qenë Luizi në plan (për këngën).

Ishte ky projekt që për aryse të ndryshme të karrierës së Luizit nuk u realizua. Kështu që u realizua më vonë me Vedatin. Unë mendoj që është një këngë shumë e bukur dhe të gjithë do ta mirëprisnin. Mendimi për Luizin nuk ishte asnjëherë për komercialitet, sepse Luizi është një këngëtar festivalesh dhe e ka vërtetuar këtë. Zëri i Luizit në këtë këngë do të rrinte shumë mirë dhe ne prandaj e menduam. Për asnjë arsye komerciale. Nga momenti që nuk u realizua, pastaj vendosëm një plan B që ishte Vedati.”

Këngëtarja po ashtu zbuloi se do të vijë me një tjetër bashkëpunim në muajin mars, me një emër mjaft të njohur në industri që Anxhela zgjodhi ta mbante sekret për momentin.