‘Ishte e frikshme’/ Fifi tregon mbi ngjarjen kur i ra të fikët në BBVIP: “Më kanë vrarë shumë…

E ftuar sot në “S’e luan topi”, Fifi ka folur për herë të parë për momentin e vështirë që kaloi në Big Brother VIP 1. Ndërsa e kujtonte, Fifi nuk i mbajti lotët dhe theksoi se i vjen shumë keq që nuk e kanë kuptuar, por kanë vënë në dukje vetëm gjërat e këqija që kanë ndodhur. Teksa kujtonte momentin kur i ra të fikët dhe duke iu referuar fjalëve të Balinës, artistja tha:

Momenti më i vështirë ishte kur dikush më tha: ‘Të ka humbur vëmendja dhe po mundohesh të kapesh me njerëzit e tjerë se nuk ke vëmendje!’ Aty mendova se kam humbur familjen, se kam humbur shoqërinë, se njerëzit nuk më duan dhe më ka ikur karriera për lesh… Mendoja se njerëzit po më prisnin jashtë të më ekzekutonin”.

Duke treguar më tej për gjendjen e saj, Fifi tha se i vjen keq që njerëzit nuk e kanë besuar dhe madje janë tallur dhe kanë bërë parodi me faktin që asaj i ra të fikët.

Mbaj mend që kam thënë ‘dua të dal’ dhe nuk mbaj mend asgjë tjetër… Top Channel ka qenë në dijeni për këtë gjë timen. Unë sa herë acarohem dhe nuk mbaj më, më këputet filmi. Ia kam thënë psikologes që e kam këtë gjë, ‘ju lutem më ruani, mos të më shkaktohen nerva të forta se nuk e përballoj dot’. Që të mos më këputet filmi, unë filloj bërtas…”