Detaje të reja bëhen me dije nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Prizren. Dy persona u gjetën të pajetë në banesën e tyre.Siç raportojnë mediat kosovare, lidhja e viktimave është babë e bijë, S.M. rreth 50 vjeç dhe një vajzë në të 20-at.Ngjarja ka ndodhur pak para orës 20:00, kohë kjo kur polici do të duhej të nisej për në punë. Në vendin e ngjarjes janë Prokuroria dhe Policia të cilët po merren me rastin në fjalë.
Prokuroria dhe Policia ende s’kanë dhënë versionin zyrtar se si ka ndodhur e gjithë kjo tragjedi, megjithatë dyshohet se babai ka vrarë vajzën e tij dhe më pas edhe veten.
