Greqi/Sulmohet me dorezë të hekurt dhe me armë zjarri ish-boksieri shqiptar

Dy persona u arrestuan për plagosjen e një ish-boksieri 32-vjeçar shqiptar, në Peristeri, të Greqisë.Ngjarja e rende u regjistrua të martën pasdite në Rrugën Dodecanese në Peristeri kur një 32-vjeçar u sulmua me armë dhe një dorezë të hekurt nga dy persona të panjohur me kapuç.Konkretisht, dy të huajt, të cilët ishin në makinë kur panë ish-boksierin, zbritën dhe e sulmuan atë raporton protothema

Njëri e qëlloi në këmbë dhe tjetri e goditi me një grusht të hekurt.Ata më pas nxituan të largoheshin nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas ish-boksieri shkoi vetë në spital për të marrë ndihmen e parë mjekësore.Ende nuk bëhet me dije identiteti i shqiptarit të plagosur.