Danimarka në kërkim të mrekullisë, pret biletën për në gjysmëfinale

Danimarka është skuadra e tretë gjysmëfinaliste në “Euro 2020”. Skuadra nordike mori një fitore 2-1 në çerekfinalen kundër Republikës Çeke. Një ndeshje që e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 8-të me një gol të shënuar me kokë nga Delaney. Danezët luajtën më mirë në fraksionin e parë, teksa do të gjenin dhe golin e dytë. Pas një kundërsulmi të shpejtë Mahele shërben një pasim fantastik në zonë për Dolberg, i cili e ka të thjeshtë për ta shoqëruar topin në rrjetë.

Danimarka e këtij Europiani është një nga ato historitë emocionuese kur dhimbja shndërrohet në forcë dhe të shtyn të ecësh përpara. Ngjarja e Eriksen i bëri nordikët më të motivuar dhe efektet janë parë qartë në fushën e lojës. Danezët kanë marrë një tjetër fitore, këtë herë në shifrat 2-1 kundër Republikës Çeke.

Danimarka siguron kështu një biletë për në gjysmëfinale, duke kërkuar mrekullinë në këtë Euro 2020. Një përsëritje e vitit 1992 do të ishte mbyllja më e bukur për nordikët, të cilët po tregojnë se nuk duan të mbeten vetëm kalimtar në këtë turne, por dëshirojnë të lënë gjurmët e tyre.Danimarka pret fituesin e çiftit mes Anglisë ose Ukrainës në gjysmëfinale.