Beni ecën vetë” një ndër filmat më të mirë Shqiptarë për fëmijë / Ja cilët janë filmat që lanë gjurmë të mëdha në artin skenik

Kinematografia shqiptare numëron qindra filma të cilët lanë gjurmë të mëdha në artin skenik, filma këta që do të mbesin gjatë në kujtesën e historisë së atit shqiptar. Në vijim, ju sjellim disa nga filmat shqiptarë që konsiderohen të jenë më të mirët për fëmijë.

Beni ecën vetë” – Është historia e djalit të vogël, që nga Korça, shkon te xhaxhai i tij në fshat dhe aty mëson të bëhet një fëmijë i pavarur.


Nga kujdesi i tepruar i prindërve, Benin nuk e lejojnë të luajë jashtë mureve të shtëpisë. Xhaxha Thomai që vjen nga fshati e merr me vete dhe për herë të parë Beni gjendet pa kujdesin e prindërve. Beni për herë të parë jeton në familjen e xhaxhait dhe i duhet të mësojë shumë gjëra të reja. Për ta ndihmuar të kalojë frikën dhe të ambientohet e ftojnë të marrë pjesë sëbashku me fëmijët e tjerë në një piknik. Një natë Beni mbetet i vetëm në mes të pyllit por tashmë ai fillon të zbulojë një jetë shumë pranë natyrës, duke larguar frikën dhe mendimet negative të fëmijërisë.

Tomka dhe shokët e tij” – Është historia e djemve që luftojnë për të shpëtuar fushën e tyre të lojës nga armiqtë që kishin pushtuar dhe zaptuar vendin.

Shoku ynë Tili” – Është historia e nxënësit që nuk bindej të mësonte, por që me një klasë të bashkuar dhe një mësuese të përkushtuar arriti të bëhet edhe nxënës i mirë.

Mimoza Llastica” – Është historia e llasticës, që kishte konflikte me bashkëmoshataret, sepse ishte përkëdhelur më shumë se ç`duhet dhe në fund arrin të integrohet me shoqet e saj.


“Një vonesë e vogël” – Është e gjithë aventura e disa fëmijëve të vegjël që dalin në mëngjes nga shtëpia për të shkuar në shtëpinë e mësuese për 7 Mars dhe vetëm në darkë arrijnë ta gjejnë, pasi humbasin adresën.

Taulanti kërkon një motër” – Është drama e një djali të vogël, i cili kërkon dëshpërimisht të ketë një motër të vogël dhe në fund, dëshira e tij do të realizohet.