Masat anti COVID/ Nga nesër Italia ‘mbyll’ kufirin me Shqipërinë, nuk ka më asnjë vizitë turistike !

Në një vendim të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë atje është mësuar se Italia ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë për udhëtime jo esenciale. Pra, nga dita e nesërme askush nuk mund të udhëtojë më për turizëm apo për arsye që nuk janë të domosdoshme.Shqipëria nuk është më në listën D të Italisë dhe kemi kaluar në listën E, duke e bërë më të vështirë udhëtimin mes dy vendeve. Ky vendim do të jetë dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor.

Njoftimi i plotë:


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se qeveria italiane ka forcuar masat kufizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19.
Si rrjedhojë, duke filluar nga data 26 tetor- 15 dhjetor, shtetasit nga:

  • Shqipëria
  • Maqedonia e Veriut
  • Serbia
  • Mali i Zi
  • Bosnje Hercegovina
  • Libani
  • Azerbaxhani
  • Moldavia
  • Brunei Armenia
    mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si:
    -motive pune,
    -motive shëndeti,
    -motive studimi,
    -motive urgjence,
    -persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
    -familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
    -personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,
    -sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.
    Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 120 orë do t’i nënshtrohen edhe një vetë izolimiditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik. Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:
    a) prezantimi i “Passenger Locator Form” në format dixhital ose në kopje fizike
    https://app.euplf.eu/
    b) prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit;
    c) qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”;
    d) i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit.
    Këto masa janë të vlefshme deri më datë 15 dhjetor 2021 Arsyet për të udhëtuar janë vetëm për punë, çështje shëndetësore, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës. Në këtë vendim të Italisë janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtimin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: