‘Rrëmbehet’ nga ovacionet/Momenti kur Berisha rrëzohet teksa po ngjitej ne podium (Foto)

Ish-kryeministri Sali Berisha është përballur me të papriturën teksa po shkonte për të marrë fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD. Teksa ngjiste shkallët për në podium i rrëmbyer nga turma që shpërtheu në brohoritje, Berisha u pengua te shkallët duke u rrëzuar.Ai u ngrit përpara duke vazhduar rrugën dhe nisi të mbante fjalën para demokratëve.

Revoltohet Evi Kokalari: “Nuk e di kush e propozoj, po pse me Bleona Qeretin do e ringrejmë PD-në ne, mjafton të shohësh fotot e saj dhe…

Evi Kokalari është revoltuar pas propozimit të emrit të Bleona Qeretit, për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar. Kokalari, si Qereti, janë aktiviste dhe mbështetëse të Donald Trump. Gjatë fushatës së tij, ato u shfaqën duke pozuar krah Richard Grenell, ndërsa Bleona madje, ndryshe nga Kokalari, ka arratiur edhe ta takojë personalisht Donald Trump

Nuk e di kush e propozoj këtë në Këshill & pse, por vetëm galeria në këtë artikull mjafton të kuptosh që ky nuk është imazhi që duhet të ndërtojmë dhe do përdoret për ti ulur vlerat Kuvendit. Do doja të shikoja intelektual dhe shkrimtar e artist si Inva Mula dhe Visar Zhiti, etj në këshill. Ose merreni PD-në seriozisht ose mos na humbni kohën kot. Jam pa fjalë”, shkruan ajo.

U kapën me dru kontrabandë dhe mjet pa targa / Arrestohen 3 përsona nga Voskopi …

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasve Xh. J., 41 vjeç dhe R. J., 52 vjeç, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. J., 25 vjeç, të tre banues në fshatin Voskop, Korçë.

Shtetasit e mësipërm janë kapur nga shërbimet e policisë, në rrugën Voskop-Voskopojë, duke transportuar me dy mjete tip “Range Rover”, njëri prej të cilëve ishte pa targa dhe pa dokumentacion, një sasi dru zjarri pa lejen përkatëse. Dy shtetasit e arrestuar Xh. J. dhe R. J., gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit kanë goditur për shkak të detyrës, punonjësit e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Korçë për veprime të mëtejshme.

“Superligës i ikën tradita/ Diskutohet ndryshimi i formulës ,shpresë për Skënderbeun dhe Dinamon ?

Futbolli shqiptar po përgatitet për të disatin sezon rradhazi të humbasë skuadra me histori, që bien nga kategoria. Këtë herë fatin e zi do ta kenë Skënderbeu dhe, Dinamo dy klube që në shekullin e ri kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. Më herët e kanë pësuar Tirana dhe Partizanin pa harruar edhe Vllazninë me Flamurtarin. Mirëpo pas shumë diskutimesh dhe kritikash, Komisioni i Posaçëm për Reformimin e Rregulloreve në federatë, ka lëvizur gurët dhe ka kërkuar një propozim nga të gjithë klubet lidhur me sistemin e garës.

Më konkretisht implementimin e fazës ‘play-off’ dhe play-out’ apo edhe zgjerimin e skuadrave pjesmarrëse. Mirëpo deri më tani klubet kanë heshtur, duke lënë menjëanë këtë mundësi që rrallherë mund ta kenë pasur. Ligjërisht ndryshimet, nëse ndodhin, hyjnë në fuqi në sezonin 2023-2024, por këtë herë gjasat janë që të mbyllet një sy në favor të Dinamos dhe Skënderbeun.

Nëse propozohet zgjerimi i Superligës me 12 apo 14 skuadra atëherë si ‘nëndetësja’ ashtu edhe korçarët do qëndronin në elitë. E sigurtë është se tani për tani nuk ka asgjë të sigurtë sa i përket këtij aspekti për sezonin e ardhshëm./ Shqiptarja.com

Kuvendi merr vendimin: “22 maji data e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD”

Janë miratuar me shumicë votash në parim dhe nen për nen, ndryshimet statutore që lidhen me organet drejtuese të Partisë Demokratike. 22 Maj dita kur do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, procesi do të zhvillohet në të njëjtën kohë në të gjitha degët e PD-së. Sipas kryetarit të komisonit të punimeve të Kuvendit, Belind Këllicci, risi është përfshirja në kuota të dedikuara të diasporës e emigracionit në Këshillin Kombëtar të PD.

“Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe deri në përfundim të zgjedhjes së Kryesisë së PDSH, drejtimi ekzekutiv i partisë bëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit. 

Mandati i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, përfundon në momentin që zgjidhet Kryesia e PDSH”, thuhet ne ndryshimin e statutit.

Çmënduri në Korçë/ Polici i dehur i drejton pistoletën qytetarit …ai ia rëmben nga dora dhe e dorëzon në Polici…

Aldo Braholli efektiv i Policisë së Korçës, me detyrë trup shërbimi në Pikën e Kalimit Kufitar Goricë, është arrestuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore si i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë. Arrestimi i punonjësit të policisë u krye, pasi më datë 28.04.2022, në gjendje të dehur dhe jashtë detyrës funksionale, është përfshirë në konflikt për motive të dobëta me shtetasin B. D., të cilin ka tentuar ta qëllojë me armën e zjarrit pistoletë, të cilin e disponon si punonjës policie. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në momentin që punonjësi i policisë i ka drejtuar armën e shërbimit shtetasit B. D., ky i fundit ka mundur ta ndalojë duke i marrë armën nga dora, të cilën më pas e ka dorëzuar pranë shërbimeve të policisë.

Njoftimi i plotë i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore:

Korçë – Drejtoria Rajonale e AMP Korçë arrestoi në flagrancë më datë 29.04.2022 punonjësin e policisë, Inspektor A.B., me detyrë trup shërbimi në Pikën e Kalimit Kufitar Goricë, si i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë. Arrestimi i punonjësit të policisë u krye, pasi më datë 28.04.2022, në gjendje të dehur dhe jashtë detyrës funksionale, është përfshirë në konflikt për motive të dobëta me shtetasin B. D., të cilin ka tentuar ta qëllojë me armën e zjarrit pistoletë, të cilin e disponon si punonjës policie.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në momentin që punonjësi i policisë i ka drejtuar armën e shërbimit shtetasit B. D., ky i fundit ka mundur ta ndalojë duke i marrë armën nga dora, të cilën më pas e ka dorëzuar pranë shërbimeve të policisë. Ndaj punonjësit të policisë janë referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 dhe 22 të Kodit Penal. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90

Horoskopi 30 prill 2022/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Dashi

Sa më shpejt që të përpiqeni të ecni nesër, aq më pak do të arrini. Yjet ju nxisin të shijoni vendin ku ndodheni aktualisht dhe jo të përqendroheni në të ardhmen. Kaloni pak kohë nesër duke shijuar shpërblimin material të punës suaj të vështirë.

Demi

E doni vërtet një kohë të mirë, por kohët e fundit jeni ndier shumë i vetmuar. Ndihuni të lirë dhe shijoni momente të qeta. Kjo kërkesë për më shumë privatësi në jetën tuaj është një hap i shëndetshëm drejt të qënit më të përmbushur.

Binjakët

Një mik, në mënyrë graduale, por të sigurt po fiton fuqi në jetën tënde dhe ndoshta duhet të jesh i kënaqur me këtë fakt. Mësoni si ta trajtoni këtë person me respektin që ai ose ajo meriton. Mundohuni të jeni model dinjiteti në çdo kuptim të fjalës.

Gaforrja

Nesër mund ta gjeni veten mes disa niveleve ekstreme. Këto luhatje do të testojnë kufijtë e fleksibilitetit dhe durimin tuaj. Përpiquni të tregoni ekuilibër në çështjet e dashurisë.

Luani

Ju keni një ndjenjë të fortë të asaj që dëshironi, prandaj mos e humbni kohën. Nëse veproni duke bazuar te ndjenjat, do të arrini qëllimin tuaj më shpejt. Njerëzit e jetës suaj po ju qëndrojnë pranë, gati për t’ju mbushur me gëzim.

Virgjëresha

E meritoni të keni pak argëtim nesër dhe energjia e ndritshme, optimiste që është e gjitha rreth jush do t’ju ndihmojë të gjeni momente të bukura. Besimi juaj është i lartë dhe ju ndiheni shumë fleksibël dhe të adaptueshëm. Është një ditë e mrekullueshme për plane të improvizuara.

Peshorja

Ndryshimet reale po vijnë në marrëdhënien tuaj. Duket sikur dikush është më në fund i gatshëm të bëjë një hap tjetër në drejtimin e duhur. A jeni gati edhe ju për të ndërmarrë këtë hap? Bilanci është i rëndësishëm.

Akrepi

Dëgjoni zërin e ambicies nesër. Ka ardhur momenti që të vini në zbatim planet dhe projektet tuaja. Sa i përket aspektit emocional, duhet të tregoni më shumë kurajë për të shprehur ndjenjat.

Shigjetari

Përgatituni për një ditë të mbushur me surpriza. Nëse tregoni angazhimin e duhur, mund të keni rezultate shumë të mira në punë. Sa i përket dashurisë, gjërat nuk duken stabël.

Bricjapi

Parashikohet të jetë një ditë interesante sa i përket aspektit profesional. Mund të merrni propozime të reja, të cilat mund t’ua përmirësojnë situatën ekonomike. Sa i përket dashurisë, mund të takoni një person interesant.

Ujori

Edhe nëse zgjoheni plot energji, nesër nuk është një ditë për të arritur sukses. Përpiquni të kaloni më shumë momente në vetmi dhe të reflektoni mbi gjithçka ka ndodhur në jetën tuaj. Edhe sa u përket çështjeve të dashurisë, nuk do të arrini shumë sukses.

Peshqit

Nëse jeni gati për një aventurë të re në dashuri, gjasat janë që aspekti planetar të jetë favorizues. Aftësitë tuaja udhëheqëse nuk kanë qenë kurrë më të forta se nesër dhe do të jetë jashtëzakonisht e lehtë të realizoni planet tuaja.

Marinela për Albi Nakon : “Më thoshte dua ta bëj në krevat me ty që të bësh edhe ti yll si Klaudia Pepa”

Marinela Hysa, ish konkurentja e Love Story paska mbajtur brenda vetes sekrete shumë të mëdha. E ftuar në D-Night, ekskluzive si në asnjë intervistë tjetër, ajo zbuloi një detaj tepër të rëndësishëm në të kaluarën e saj…atë të ngacmimit seksual dhe bullizimit në media. Sipas Marinelës, në moshën 24 vjeçare tregoi se Albi Nako e ka ng acmuar se ksualisht për një kohë të gjatë, madje edhe kur ishte i martuar asokohe me Klaudia Pepa (një balerinë shumë e suksesshme edhe ndërkombëtarisht).

Dajana: Ndërkohë ke dalë në një Live Marinela dhe ke folur për Albi Nakon që të ka b ullizuar dhe të ka nga cmuar?

Marinela: Mendoj që ka ardhur “kar ma i’ts a bitch” pra ka ardhur momenti “k arma is back”. Ka ardhur një moment që unë duhet të them disa të vërteta për karrierën time sepse unë jam një artiste e lindur të themi dhe nuk t’i bëj qejfin vetes, por unë kam talent dhe në moshën 24 vjeç unë kam qenë në kulmin tim në Elbasan ku kam pasur një studio dance, kam pasur mbi 500 klientë aty në muaj dhe Albi Nako më propozoi që unë të bëhesha pjesë e “Dance With Me” dhe viti i parë ishte mirë…

Ok merrja pagën, pastaj pas një viti nuk po merrja as pagë më aty, as nuk po më fuste me kontratë, po më mashtronte me pak fjalë, me mashtrimet e Albi Nakos dhe ajo që dua të them për Albi Nakon që është shumë e vërtetë është se më ngacmonte seks uali sht pa fund dhe më bul lizo nte shumë dhe unë dua t’i them “Ja ku jam tani”

Dajana: Si të ngacmonte seksualisht?

Marinela: Më thoshte dua ta bëj me ty që ti të bëhesh Star si Klaudia Pepa. Dua të fejohesh me mua, pa u ndarë nga Klaudia Pepa akoma, e kishte akoma atë dhe unë ika pastaj!