Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin M. M., banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi në këtë fshat, ky shtetas u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Materialet i kaluan Prokurorive të Rrethit Gjyqësor Korçë , për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Ndërtimi i paligjshëm” për shtetasin I. K., banues në fshatin Lin, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.