Në Korçë, Policia Bashkiake e drejtuar nga KryeBashkiaku Sotiraq Filo ka ndërmarrë një aksion në zonën e njohur si “tregu maqedonas”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset. Janë rreth 50 tregtarë që operojnë në këtë zonë dhe kanë ekspozuar mallrat, kryesisht veshje, në manekinet dhe stendat e vendosura jashtë ambienteve të dyqaneve.
Tregtarët shprehen se aksioni ka nisur pa njoftim paraprak, duke i vendosur përballë një situate të vështirë për të riorganizuar mallrat…
I bie ti mbyllim qepenat e te largohemi, Korça eshte bosh , 2 veta nuk te vine ,jane rruge dytesore ….na thane keni 200 mije gjobe…shprehen disa prej tyre te revoltuar…
Kujtojme qe mbi 500 biznese në Bashkinë e Korçës, qytet dhe fshatrat, rezultojnë të mbyllur në dy vitet e fundit. Edhe pse një nga qytetet më të preferuar nga vizitorët vendas dhe të huaj per Pashket dhe Krishtlindje bizneset duket se nuk kanë mundur të mbijetojnë.…
