Vllaznia bën ‘pronë të saj’ Kupën e Shqipërisë, vjet mundën Skënderbeun, sot likujdojnë edhe Laçin(Foto)

Vllaznia ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe ka siguruar Europën. Shkodranët mposhtën Laçin 2-1 pas kohës shtesë pasi koha e rregullt kishte përfunduar 1-1. Ishte Laçi fillimisht që bën një kundërsulm perfekt dhe në fund të aksionit, është bomberi Guindo, i cili shënon me të majtën. Vllaznia nuk u shokua nga ky gold he arriti të reagojë shpejt. Në minutën e 18-të, Latifi dhuron spektakël nga krahu i majtë dhe kroson në mënyrë të shkëlqyer. Ardit Hoxhaj është i lirë në zonë dhe me një gjuajtje me kokë, shënon në portën e Laçit.

90 minutat e rregullta të takimit u mbyllën në barazim 1-1, ndërsa në shtësë, Mevlan Adili realizoi një supergol nga distancë e largët, për t’i dhënë fitoren shkodranëve, si dhe Kupën e 8-të të Shqipërisë.

Fituesi i Kupës së Shqipërisë kalon direkt në turin e dytë të Conference League, duke lënë jashtë Europës klubin e Kukësit… pa qenë e nevojshme të luajnë të parin si Laçi dhe Partizani. Kjo nënkupton të ardhura shtesë nga Europa dhe më shumë shanse për të lënë gjurmë në Conference League.

Vllaznia-Laçi 2-1
Hoxhaj 18′, Adili 94 / Guindo 5′