Çudira nga Italia: “Fëmija nuk do marrë automatikisht mbiemrin e babait por…

Në Itali fëmijët do të marrin mbiemrin e të dy prindërve, sipas radhës së rënë dakord prej tyre, përveç nëse të dy vendosin, me marrëveshje të përbashkët, t’i atribuojnë vetëm njërin, të nënës ose të babait. Pas dekadash pritjeje, ky është një hap historik për gratë që më në fund t’u japin fëmijëve të tyre mbiemrin. Gjykata e konsideroi “diskriminues dhe dëmtues për identitetin e fëmijës rregullin që automatikisht pohon mbiemrin e babait”. Ky vendim i jep fund një sundimi të prapambetur dhe antihistorik, duke i vënë përfundimisht baballarët dhe nënat në të njëjtin plan, pa hierarki të detyrueshme.