Nga Gjergji Gjata:
Miq të mi, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike që sot përzgjodhët të më votoni në Primaret për kreun e Bashkisë, ju falenderoj nga zemra për suportin dhe mbështetjen, duke besuar se së bashku do të merrnim në duart tona qeverisjen lokale.
Gara jonë e ndershme dhe e mbështetur në parime ka veç merita që duhen vlerësuar prej çdokujt. Në kohën e pakët që patën në dispozicion bëmë më të mirën tonë mes shumë vështirësish.
Ju uroj për ditë më të mira dhe Zoti qoftë me ju kudo dhe kurdoherë!
Mbarësi dhe me shpresën që qyteti dhe vendi ynë do të jenë ndryshe!
Falenderimet e mia të përzemërta!