Xhevdet Braushi, 62 vjeç, dhe djali i tij Albion Braushi, 30 vjeç, kanë përfunduar në spitalin e Vlorës. Babë e bir janë plagosur me thikë në lagjen “Çole”, dhe janë gjetur në trotuar nga kalimtarët. Menjëherë ata janë dërguar në spital, ku sipas raportimeve Xhevdet Branushi është jashtë rrezikut për jetën. Në gjendje më kritike ndodhet djali i tij Albioni, i cili ka marrë plagë më të rënda.
Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.