Ledina Alolli fiton primaret, Do kandidojë në 14 maj për bashkinë e Korçës…

Ashtu edhe siç parashikohej, Ledina Alolli ka rezultuar fituesi i Primareve në Korçë. Dekania e Fakultetit Ekonomik Alolli fitoi 619 vota, kundrejt 426 votave të kandidatit Gjergji Gjata dhe 47 të avokates Entela Dvorani. Ndërkohë 16 vota kanë rezultuar të pavlefshme. Alolli do të jetë kandidatja e PD-së për zgjedhjet lokale të 14 majit, të vitit të ardhshëm dhe pritet të garojë kundër kandidatit socialist (që pritet të zyrtarizohet në vijim) për kreun e Bashkisë Korçë .

KORÇË :
Ledina Alolli – 619 vota
Gjergji Gjata – 426 vota
Entela Dvorani – 47 vota
Të pavlefshme – 16 vota
Fiton primaret kandidatja Ledina Alolli


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.