Humbje/ Laçi mund në Korçë Skënderbeun …

Laçi ka provuar shijen e fitores pas 8 ndeshjesh. Triumfi 0-1 ndaj Skënderbeut në Korçë erdhi pikërisht në momentin e duhur, 3 pikë të arta për djemtë e Mirel Josës këtë të dielë. Rasti i parë serioz i takoi kurbinasve, që “flirtuan” me golin që në minutën e tetë. Në minutën e 12, Laçi festoi pas golit të Agan Mjaki, i asistuar nga Ronald Sobouale.

Pas gjysmë ore lojë, korçarët fituan penallti, kontakti Rashica-Silva u konsiderua 11-metërsh nga arbitri Doda. Gjithsesi, pas një rishikimi me VAR, gjyqtari ndryshoi vendimin.

Në minutën e 50, Rashica provoi nga larg, asnjë rezultat. Të besuarit e Ivan Gvozdenoviç rritën presionin për golin e barazimit, rastet sa vinin e po shtoheshin. Prapavija e Laçit u duk në një natë të mirë, duke mos lënë shumë hapësira. 7 minutat shtesë nuk prodhuan gol, me rezultatin 0-1 që mbeti i pandryshuar. Skënderbeu bie në vendin e pestë, Laçi ngjitet në vendin e gjashtë.

Një javë para mbylljes së fazës së dytë ka një ngjeshje në renditjen e përgjithshme, që e bën të paparashikueshme ecurinë e kampionatit në gjysmën e dytë të sezonit.

SKËNDERBEU-LAÇI 0-1
12′ Mjaki

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Frashëri, Dumfur, Merlim, Shaqe, Liço, Franklin, Rashica.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

LAÇI: Dajsinani, Dajko, Silva, Kurti, Lima, Mjaki, Kryeziu, Qato, Myrta, Ujka, Sobouejll.
Trajner: Mirel Josa