Fluks në Rinas, shtohet lëvizja në prag të festave(Video)

Aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas është porta kryesore që mirëpret udhëtarët, shqiptarë e të huaj. Në dhjetor fluksi i pasagjerëve shtohet edhe më shumë. Familjarë të shumtë presin të afërmit që vijnë nga jashtë të festojnë në vendin e tyre. Disa nga udhëtarët, që mbërrijnë në aeroporte, kryesisht emigrant që jetojnë jashtë, vijnë për disa ditë për të parë të afërmit, apo për të plotësuar dokumente që i duhen.

Disa të tjerë kanë qenë tek fëmijët e kthehen në atdhe.

Të tjerë udhëtarë udhëtojnë në kthim në vendet ku jetojnë, pasi kanë vizituar të afërmit disa ditë në Shqipëri.