Gazetari nga Kosova, Arton Turkaj ka ndërruar jetë në moshë në re. Ai ishte një emër i njohur në rrjetet sociale dhe në btën e gazetarisë.
Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e Turkaj.
Gazetari nga Kosova, Arton Turkaj ka ndërruar jetë në moshë në re. Ai ishte një emër i njohur në rrjetet sociale dhe në btën e gazetarisë.
Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e Turkaj.
Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit janë nderuar sot mësuesit e vitit, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të vyer në përgatitjen e brezave të rinj. Janë vlerësuar me çmime 10 mësues dhe dy ekipe nga shkollat e mesme dhe 9-vjeçare në të gjithë vendin. Çmimi “Ekipi më i mirë 2023” për shkollat 9-vjeçare iu dha shkollës 9 vjeçare “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”, Korçë.
Çmimi “Ekipi më i mirë 2023” për shkollat e mesme iu dha gjimnazi “28 Nëntori” në Shkodër.
Me poshtë lista emërore e stafit pedagogjik i shkollës 9-vjeçare “Mësonjtoria e Parë Shqipe”:
1. Mirjeta Ropi Biologji-Kimi, Drejtore
2. Xhilda Gjon Bocari, Nëndrejtore
3. Viktoria Fani Arsimi fillor
4. Mirela Bimbli Arsimi fillor
5. Zhulieta Vila Matematikë
6. Xhensila Duro Arsimi fillor Muzikë
7. Daniela Pepivani Arsimi fillor
8. Laura Furxhi Gjuhë Angleze Nëndrejtore
9. Daniela Koti Biologji-Kimi
10. Mirela Qafzezi Arsimi fillor
11. Krela Malësia Gjuhë Angleze
12. Manjola Gjata Gjeografi
13. Anxhela Bicolli Arsimi fillor
14. Avriola Dishnica Arsimi fillor
15. Bruno Topi Edukim Fizik
16. Merita Cuke Gjuhë Shqipe
17. Miranda Petriti Gjuhë Shqipe
18. Kristina Nasi Gjuhë Angleze
19. Mimoza Tabaku Arsimi fillor
20. Edmira Xhengo Arsimi fillor
21. Edlira Mitre Arsimi fillor
22. Brikena Bejko Histori
23. Ervini Rota Edukim Fizik
24. Evgjeni Vinjahu Matematikë
25. Nestila Spiro Qytetari
26. Manjola Dulo Gjuhë Frënge
27. Eva Demika Gjuhë Shqipe
28. Valbona Matka Arsimi fillor
29. Denisa Muharem Arsimi fillor
30. Entila Vinçani Fizikë
31. Ilirjana Nase Psikologe
32. Albana Kodra Gjuhë Frënge
33. Ledio Pambuku Edukim Fizik
34. Enkelejda Koti Arsimi fillor
35. Abela Dhimitri TIK
36. Zamira Malo Mësuese ndihmëse
37. Kejtiana Uci Mësuese ndihmëse
Mirmëngjes korçarët e mij. Morava sot bosh; Parku Rinia bosh!
Gjithë kjo bukuri bosh; pas një mbremje të renduar me ushqime e pije?! Edhe uji po ndenjti në vend, prishet.
Rinia e coca colës së dëmshme,
po i haron traditat?!
Aktori i njohur turk, Taner Olmez ka publikuar disa foto nga Tirana në rrjetin social Instagram. Jo vetëm kaq, por ai ka përshëndetur edhe në shqip. “Mirëmbrëma miq, mirëmbrëma Tirana. Faleminderit Nik Xhelilaj”, shkruan Taner Olmez.
Tirana është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Evropa, por edhe më gjerë.
Një aksident i rëndë është shënuar në Itali pasditen e kësaj të mërkure. Një autobus me nxënës është përplasur me ambulancën brenda një tuneli. Mediat italiane bëjnë me dije se të gjithë nxënësit që ndodheshin në autobus kanë arritur të shpëtojnë dhe të dalin jashtë pa lëndime. Ndërsa 4 persona që ndodheshin në ambulancë kanë ndërruar jetë
(shoferi, mjeku shqiptar, infermierja dhe pacienti) .
Midis tyre Shqiptari Sokol Hoxha 40-vjeç me profesion mjek është një prej katër viktimave të aksidentit tragjik.
Mërgim Mavraj po shijon pushimet në trojet shqiptare. 37-vjeçari ka zgjedhur gjuetinë në malet e mbuluar nga dëbora si mënyrën për të kaluar pushimet e tij. Ish-mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ka postuar ditën e sotme një foto në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku shihet me një pushkë në krahë dhe me flamurin shqiptar në duart e tij.
Nuk ka munguar edhe një mesazh patriotik nga ish-kapiteni i ekipit tonë kombëtar.
“Shpirti i maleve prehet në kodrat e atdheut tonë dhe era bart zërin e të parëve tanë. Al Hamdulilah”, ka shkruar Mërgim Mavraj në “story”-n e tij.

Vallja devollite shpallet “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore”. Lajmin e bëri të ditur, ministrja e Kulturës, Elva Margariti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se pas shqyrtimit të propozimit të Shoqatës atdhetare kulturore “Devolli” dhe Bashkisë së Devollit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale vendosi që
kjo valle burrash të hyjë listën e kryevlerave kombëtare.
“Vallja devollite shpallet “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”!
Pas shqyrtimit të propozimit të Shoqatës atdhetare kulturore “Devolli” dhe Bashkisë së Devollit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale vendosi që kjo valle burrash që interpretohet në zonën e Devollit dhe Korçës, që ngre peshë zemrat e shqiptarëve sa herë që kulmon nëpër festa e gëzime, të hyjë listën e kryevlerave kombëtare!”, ka shkruar Margariti krahas disa fotove, ku shfaqen disa burra duke kërcyer vallen devollite.
Princ Leka dhe Elia Zaharia duket se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Prej kohësh lajmi ka qarkulluar në media dhe një gjë e tillë u konfirmua edhe në ditën e Krishtlindjes, ku Leka dhe Elia Zaharia publikuan foto vetëm me vajzën e tyre, ndryshe nga vitet e tjera. E mesa duket Leka jo vetëm është ndarë nga Elia Zaharia, por ka krijuar edhe një lidhje të re dashurie.
Ditët e fundit ai ka shtuar numrin e fotove të postuara, ndryshe nga zakonisht, dhe në to shihet vetëm me vajzën e tij.
Burime pranë “Living” thonë se pas aparatit qëndron e dashura e re e Lekës, të cilën ky i fundit e ka bërë tag edhe në postimet e tij. Bëhet fjalë për Blerta Celibashin, që punon si gazetare për marrëdhënien me median dhe që është e angazhuar duke i bërë foto gjithë kohës Lekës.
Kujtojmë që deri më tani as Elia Zaharia dhe as Leka nuk kanë bërë asnjë reagim, duke mos konfirmuar e as mohuar ndarjen e tyre. Por fakti që s’ka asnjë përgënjeshtrim, shihet si konfirmim i divorcit. Nuk dihet nëse Leka e ka tradhtuar Elian me fotografen e tij, çka mund të ketë shtyrë dhe ndarjen e tyre, apo Leka është lidhur me të më prapa.





Një 65 vjeçar është gjetur i pajetë në zonën e Kavalishencës në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve nga policia që ka këqyrur trupin paraprakisht nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup. Dyshohet se 65-vjeçari ,Minir Berberi të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale ndërkohë që do jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Sipas policisë 65-vjeçari jetonte vetëm dhe njihej si përdorues i alkoolit.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, tek vendi i quajtur “Kovalishenca”, në Pogradec, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi M. B., 65 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Arben Dervishi në një bisedë ka rikujtuar edhe nje here plagën e Shqiperise emigracionin…Ai thotë ja kjo është Amerika :”Ktu ne lamë dhëmbet duke punuar… edhe prapë vezhdojmë te punojmë derisa të na bjerë dhe dhëmbi i fundit dhe me dhëmbet tanë do bëhen pemet e Krishtlindjeve
S’janë vetëm timet ore…euuuu sa i kanë lënë dhëmbet këtu…
Ilir Daja është zgjedhur “Trajneri i Vitit” në Kosovë, pas titullit kampion të fituar sezonin e shkuar dhe suksesit të dytë radhazi duke u futur në grupet e Ligës së Konferencës. Ish-Tekniku i Skenderbeut bëri një punë që meriton të vendoset në vitrinë me skuadrën nga Suhareka, i cili gjithashtu iu afrua shumë pranë edhe
kualifikimit nga grupet.
Nevina Shtylla është në një lidhje prej disa vitesh, teksa ka preferuar gjithnjë që historinë e dashurisë ta mbajë sa më private, madje duke mos e zbuluar as vetë identitetin e partnerit, ndërsa padyshim që një nga pyetjet që i bëhet më shpesh, në intervista apo rrjetet sociale është për dasmën.Kështu, njerëzit duken se mezi presin ta shohin të veshur si nuse bukuroshen e ekranit dhe ndoshta,
tani, mund të kenë një përgjigje për pyetjen e “famshme” për martesën.
Në një episod që duket sikur në fakt ka kaluar pa u vënë re, në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, Edi Manushi e ka pyetur kolegen e tij se kur do të martohet.
Fillimisht Nevina ka nguruar të përgjigjet, ndërsa më pas, Manushi ka aluduar se moderatorja e ka ceremoninë e martesës para Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, që meqë ra fjala fillon më 14 qershor. Në këtë moment, ishte vetë Nevina që shtoi se e ka para kampionatit dhe “pas datëlindjes së saj”, ndërsa Manushi nuk e pati të mundur t’i bënte llogaritë në moment, edhe pse tashmë e kemi të qartë se kur mund të jetë dasma e modeles.
Duke ditur që Nevina e ka datëlindjen më 30 maj dhe “Euro 2024” nis më 14 qershor, e vetmja fundjavë e lirë është ajo e 8 dhe 9 qershorit, pra mund të jetë njëra nga këto data, sepse sic e dini, dasmat bëhen në fundjavë zakonisht.
Thënë kjo, e gjithë biseda, duke marrë parasysh edhe rubrikën dhe batutat që bëhen, mund të ketë qenë thjesht një shaka, kështuqë deri të shohim ndonjë ftesë, nuk po i themi Nevinës ende urime!
Një turmë njerëzish, me lot në sy, me lule të bardha në duar dhe me tekste të këngëve të tij në buzë, shkuan që nga orët e mëngjesit në Kishën e Shenjtë të Shën Sofisë në Selanik, për t’i dhënë lamtumirën Vassilis Karras. Humbja e tij zhyti në zi familjen e tij dhe gjithë Greqinë. Trupi i artistit mbërriti mëngjesin e së hënës në një dhomë në shtëpinë e funeralit përballë varrezave të Ngjalljes së Zotit në Thermi të Selanikut.
E martë (26/12) ai është vënë në pelegrinazh popullor…
Pak pas orës 16:30 muzikantë me buzuki dhe instrumente i dhanë lamtumirën e fundit këngëtarit të madh me “Nychta Xelogiastra” dhe “Nuk po shkoj askund” ndërsa njerëzit që ndodheshin në kishë e ndiqnin duke kënduar pjesët e tij….
Shikoni të gjithë pelegrinazhin popullor në video të publikuara nga Protothema: