Mesa duket moderatorja Korçare e paska “ndarë” datën e martesës….

Nevina Shtylla është në një lidhje prej disa vitesh, teksa ka preferuar gjithnjë që historinë e dashurisë ta mbajë sa më private, madje duke mos e zbuluar as vetë identitetin e partnerit, ndërsa padyshim që një nga pyetjet që i bëhet më shpesh, në intervista apo rrjetet sociale është për dasmën.Kështu, njerëzit duken se mezi presin ta shohin të veshur si nuse bukuroshen e ekranit dhe ndoshta,

tani, mund të kenë një përgjigje për pyetjen e “famshme” për martesën.

Në një episod që duket sikur në fakt ka kaluar pa u vënë re, në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, Edi Manushi e ka pyetur kolegen e tij se kur do të martohet.

Fillimisht Nevina ka nguruar të përgjigjet, ndërsa më pas, Manushi ka aluduar se moderatorja e ka ceremoninë e martesës para Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, që meqë ra fjala fillon më 14 qershor. Në këtë moment, ishte vetë Nevina që shtoi se e ka para kampionatit dhe “pas datëlindjes së saj”, ndërsa Manushi nuk e pati të mundur t’i bënte llogaritë në moment, edhe pse tashmë e kemi të qartë se kur mund të jetë dasma e modeles.

Duke ditur që Nevina e ka datëlindjen më 30 maj dhe “Euro 2024” nis më 14 qershor, e vetmja fundjavë e lirë është ajo e 8 dhe 9 qershorit, pra mund të jetë njëra nga këto data, sepse sic e dini, dasmat bëhen në fundjavë zakonisht.

Thënë kjo, e gjithë biseda, duke marrë parasysh edhe rubrikën dhe batutat që bëhen, mund të ketë qenë thjesht një shaka, kështuqë deri të shohim ndonjë ftesë, nuk po i themi Nevinës ende urime!