Këngëtarja Romina Aliaj e ftuar në “N’Kosovë Show”, foli për deklaratën e bërë pak kohë më pare, lidhur me faktin se nuk do këndonte kurrë serbisht e greqisht.Romina, e pyetur nga moderatori i emisionit vazhdon t’i qëndrojë kësaj deklarate duke shtuar se nuk do t’a bënte diçka të tillë as për 1 milionë euro.
“Masakra që serbët i kanë bërë kosovareve dhe grekët çameve, nuk e lejojnë atë ta bëj diçka të tillë”, u shpreh ajo.
Gjithashtu Romina i është kthyer edhe përplasjes live me moderatorin Arian Çani duke thënë se ai nuk guxon të bëjë emision në Tiranë duke mbrojtur grekët, madje ajo premton më tej se Çanin do t’a bëj të kërcejë valle çame.
“Emisionin si grek të shkojë e ta bëjë në Greqi jo në Shqipëri”– tha këngëtarja.
Dy kufoma, të copëtuara dhe të futura në 3 valixhe të ndryshme janë gjetur në Itali, midis Firences-Pisa-Livorno dhe burgut Solliçiano. Autoritetet italiane kanë dyshime të forta se mund të bëhet fjalë për trupat e një çifti shqiptarësh nga Vlora, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë në Castelfiorentino më 2 nëntor 2015, në rrethana të paqarta.Shpëtim dhe Teuta Pasho, shkonin çdo tre muaj në Vlorë, ktheheshin në Itali. Ata shkuan në 2015 për disa kontrolle mjekësore.
Më 1 nëntor, Teuta ka folur me motrën, por më 2 nëntor, ata s’u përgjigjën më në telefon. Thuhet se kanë pasur debate me të dashurën e djalit, por më pas spati më të dhëna për ta.Sipas asaj që shkruajnë sot mediat italianenjë tatuazh spirancë me emrin e një qyteti shqiptar mund të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së dy trupave të copëtuar dhe të gjetur në 3 valixhe. Në vitin 2015 një çift shqiptar u zhduk në Castelfiorentino
Karabinierët dhe prokuroria italiane po punojnë për të arritur në një identifikim të saktë të viktimave, ku tatuazhi i gjetur në parakrahun e burrit, është një nga elementët kryesorë në dispozicion.Kërkimet nga karabinierët dhe mjekësia ligjore vazhdojnë në zonën midis burgut Solliçiano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno, ku u gjetën tre valixhet. Ekzaminimi i ADN-së mund të sigurojë elemente të dobishëm për hetime.Ndërkohë, disa hipoteza janë duke u hedhur gjatë hetimeve. Dyshohet se mbetjet mund të hënë hedhur në kamp nga një makinë që kalonte në autostradë, ose vrasja e dyfishtë mund të jetë kryer në vend. Të gjitha hipotezat janë ende duke u shqyrtuar nga hetuesit.
Në studion e “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një çift nga një fshati Zëmblak i Korçës, ku kanë treguar vështirësitë që po kalojnë në jetë së bashku me 4 fëmijët. Esmerilda dhe Gentjani shpesh herë përballen me dhu nën e babait të shtëpisë, i cili është i alkoolizuar. Kur pi alkool ai humb mendjen dhe nuk e di se çfarë bën. Gjendja e tyre ekonomike është e vështirë dhe fëmijët e tyre nuk i kanë rritur ashtu siç duhet të rritet një fëmijë normal .
Mirela Milori: Po raporti me vjehrrën?
Gentjani: Mamaja nuk kishte nga t’ja mbante, po të mbante krahun tim do e godiste.
Esmerilda: Ai nuk pyeste se çfarë kishte përpara, nuse, djalë, edhe nënën e tij edhe bashkëshorten, të gjithë domethënë.
Mirela Milori: Si ishte raporti me kunatën ?
Esmerilda: Raporti me kunatën në fillim mirë, por më vonë pasi bëra fëmijën thoshte mos i blini fëmijës ushqime, jepini fasule, gjëra që janë të fshatit. Nuk donte që të rrisnim fëmijën me ushqime që si çdo nënë do të rrisë fëmijën e vetë. Unë e kam djalin 7 vjeç dhe më ka ngelur 15 kg.
Gentjani: Me sherbet e kemi rritur djalin e madh .
Esmerilda: Ata nuk kanë ekonomi për vete. Motrat më kanë ndihmuar, më kanë hapur derën sa herë më kanë nxjerrë jashtë, vetëm prej tyre jam kjo që jam sot.
Mirela Milori: Si kanë kaluar këto vite me 4 fëmijë?
Esmerilda: Shumë vështirë.
Mirela Milori: Po fëmijët i duan, si është raporti me fëmijët?
Esmerilda: Kam patur djalin e dytë 7 muajsh, sa filloi të ecte zvarrë, ai kishte pirë dhe ishte tenxherja me qumësht, e shtyu djalin dhe e dogji të gjithë këmbën me qumësht.
Mirela Milori: Ai është i papërgjegjshëm kur pi mesa kuptova unë, jeni mbledhur ndonjëherë si familje dhe të thoni që ky vërtet është babai i shtëpisë, por këtij babai po i ikën mendja kur pi dhe ky njeri duhet izoluar?
Gentjani: Jemi mbledhur shumë herë, por i njëjti avaz është sa herë. Rri 2-3 ditë pa bërë sherr dhe pastaj nis avazin.
Esmerilda: Bashkëshorti punonte ndonjë ditë kur i dilte ndonjë gjë, merrte 10 mijë lekë, i thoshte mi jep mua dhe blinte raki, kur e kundërshtonte ky atëhere ziheshin. Kemi folur me mjekun, por as ai nuk e merrte përsipër sepse thoshte, ky do e pijë alkoolin dhe nesër pasnesër si dihet.
Mirela Milori: Ka pirë tërë jetën?
Gentjani: Tërë jetën. Ai e ka nisur alkoolin që kur ishte 12 vjeç,i vogël fare dhe nuk e lë dot më. /tvklan.al
Lëkundje të tjera tërmeti janë regjistruar këtë mbremje në vendin tonë.Faqja e njohur për lëkundjet sizmike, EMSC raporton se epiqendra e tërmetit ka qenë 9 km në verilindje të Elbasanit, dhe lëkundjet janë regjistruar në orën 22:32.
Tërmeti ishte me magnitudë 2.5 i shkallës Rihter me thellësi 3 km.
Detaje të reja bëhen me dije nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Prizren. Dy persona u gjetën të pajetë në banesën e tyre.Siç raportojnë mediat kosovare, lidhja e viktimave është babë e bijë, S.M. rreth 50 vjeç dhe një vajzë në të 20-at.Ngjarja ka ndodhur pak para orës 20:00, kohë kjo kur polici do të duhej të nisej për në punë. Në vendin e ngjarjes janë Prokuroria dhe Policia të cilët po merren me rastin në fjalë.
Prokuroria dhe Policia ende s’kanë dhënë versionin zyrtar se si ka ndodhur e gjithë kjo tragjedi, megjithatë dyshohet se babai ka vrarë vajzën e tij dhe më pas edhe veten.
Dy persona u arrestuan për plagosjen e një ish-boksieri 32-vjeçar shqiptar, në Peristeri, të Greqisë.Ngjarja e rende u regjistrua të martën pasdite në Rrugën Dodecanese në Peristeri kur një 32-vjeçar u sulmua me armë dhe një dorezë të hekurt nga dy persona të panjohur me kapuç.Konkretisht, dy të huajt, të cilët ishin në makinë kur panë ish-boksierin, zbritën dhe e sulmuan atë raporton protothema
Njëri e qëlloi në këmbë dhe tjetri e goditi me një grusht të hekurt.Ata më pas nxituan të largoheshin nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas ish-boksieri shkoi vetë në spital për të marrë ndihmen e parë mjekësore.Ende nuk bëhet me dije identiteti i shqiptarit të plagosur.
Për epidemiologët situata e Covid në vend është e qëndrueshme. Edhe pse janë raportuar shifra të larta ekspertët thonë se javën e fundit ka një ulje të pozitivitetit dhe atyre të shtruar në spitale.“Po të shikojmë 10 ditët e fundit kemi një ulje të pozitivitetit nga 35% në 31% dhe po ashtuu edhe të personave të shtruar në spital. Kjo është diçka shumë pozitive nëse do të vijohet me këto shifra edhe në ditët në vijim”, shprehet Ilir Alimehmeti.
Por a tregojnë këto shifra arritjen e pikut dhe dhe çfarë do të ndodhë me ashpërsimin e masave në të ardhmen,
Alimehmeti sjell shembullin e Italisë:
“Italia tregoi se në ato rajone ku u morën masa kurba e infektimeve filloi të bjerë, sigurisht nëse do të ketë lehtësim masash kurba edhe mund të rritet. Por gjithçka varet edhe nga temperaturat. Vera tregoi se ishte në favorin për ulje të numrit të infektimeve”. Lidhur me vaksinën anti-Covid, epidemiologu thotë se nisur edhe nga historiku i vaksinave, shanset që një person i vaksinuar të jetë infektues për të tjerët janë shumë të pakta.
Reperi i njohur Noizy, ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi takimin me familjen e të ndjerit Klodian Rasha. Ai tha se shkoi për t’i ngushëlluar bashkë me të atin, duke iu shprehur hapur edhe mbështetjen për ndihmë financiare, gjë të cilën, familjarët e Rashës nuk e kishin pranuar.
“Më thanë faleminderit shumë për iniciativën, që erdhe deri këtu dhe i solle këto të ardhura, por ne do i çojmë direkt për bamirësi. Aty u ndjeva më mirë në fakt dhe kuptova që kishin edhe dy djem të tjerë. Ishin të zotët e vetes shkurt e shqip. Ishin njerëz fisnikë e me nderin e lartë dhe sinqerisht më vjen shumë keq që u ka ndodh ajo lloj fatkeqësie”, tha ndër të tjera reperi.
Regjisori Edmond Budina ka dalë sërish për të protestuar në sheshin Skënderbej, sëbashku me një pjesë të aktivistëve që ishin në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, për tre vite.Budina u shpreh se ndonëse duket se revolta është zhdukur paralajmëron se do të rikthehet edhe më fuqishëm.
Budina:Dikush e quan profesionale por nuk e kuptoj si mund të jetë profesionale një polici që dhunon. Të tërheqësh zvarrë 25 vjeçarët, ti fusësh në rajone kurse familja nuk ka asnjë dijeni, nuk mund të them që është një polici që i shërben popullit. Kjo është një polici kriminale siç kanë qenë skuadronet fashiste që i merrnin njerëzit dhe i fusin në rajone e i vrisnin. Shumëkush që më ankohet për pemën, iu them ‘si nuk ju erdhi keq kur u varrosën në Teatrin Kombëtar kostumet, rekuizitat që ishin pronë publike, ndërtesa, trualli dhe ku do ndërtohen kulla. Kjo është hipokrizi që shpërblehet dhe blihet nga pushteti. Këta njerëz po e masakrojnë këtë popull. Kjo revoltë mund të duket se është zhdukur, por është kthyer në shtëpi dhe do të shpërthejë edhe më fort.
Arkimed Lushaj, ose siç njihet nga të gjithë me emrin e artit Stresi ka qenë një ndër personat kryesorë gjatë protestave të bëra për Klodian Rasha, i riu që u vra nga efektivi i policisë më datën 8 dhjetor.Ditën e parë të protestës Stresi ishte në krye të protestuesve duke kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin. Pas organizimit të protestës ai u shpall në kërkim nga policia dhe menjëherë u detyrua të udhëtonte drejt Kosovës.
Një ditë më parë reperi njoftoi ndjekësit nëpërmjet rrjeteve sociale se policia po e kërkon për ta arrestuar dhe se nuk mund të jetë më i pranishëm në protestat të cilat vazhdojnë të vijojnë çdo ditë në orën 18:00.Mirëpo, së fundmi një postim i bërë nga miku i reperit, Fabio Dushku tregon se ai ka udhëtuar drejt Koresë së Veriut.
“Direkt nga Koreja e Veriut“- shkruan Fabio krah fotos të Stresit ku shihet se po komunikon me atë në kamera.
Duke bere nje provokim ….A është kjo një shaka e tyre apo jo ngelet për tu vërtetuar nga postimet e radhës të reperit….
Në një kohë kur Mbretëria e Basshkuar, SHBA dhe Kanadaja kanë filluar me vaksinimin, Agjencia Evropiane e Ilaçeve, EMA akoma nuk ka dhënë një konfirmim për përdorimin emergjent të saj. Megjithatë një burim pranë qeverisë gjermane ka theksuar se më 23 dhjetor EMA pritet të marrë një vendim pozitiv për vaksinën e Pfizer-IT dhe BionTech-ut.“
Po, EMA do të ketë përfunduar punë më 23 dhjetor”, tha burimi, duke iu referuar procedurave të vlerësimit të vaksinës nga agjencia.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha në një konferencë për shtyp se ai shpresonte në miratimin e një vaksine në BE para Krishtlindjes, duke hapur rrugën për vaksinimin para fundit të vitit. EMA tha në fillim të muajit se planifikonte të jepte një vlerësim për vaksinën e Pfizer-it dhe BionTech-ut më 29 dhjetor dhe për atë të Modernës në mes të janarit.Gjermania, e cila por përballet me një valë të dytë të infeksioneve , shumë më të ashpër se në Pranverë, rriti presionin mbi autoritetet e BE-së që të përshpejtohet miratimi i vaksinës. Sipas raporteve kanë kërkuar që EMA të afrojë datën e miratimit të vaksinës së Pfizer-it dhe Biontech-ut duke e zhvendosur atë nga 29 dhjetori, në 23 dhjetor.
Ish- konkurenti i “Hell’s Kitchen” nuk ndihet aspak i penduar me veprimin e tij, pasi ofendoi dhe goditi “shefin e djallit”, të premten e kaluar në emision.Eusebio rrëfeu se pas këtij momenti ka marrë shumë vlerësime për veprimin e tij dhe madje disa oferta pune.
Eusebio :E meritoi, ishte mbushur kupa, nuk mbante më”.Megjithatë duket se inati i Eusebios është më i thellë pasi ai përmendi periudhën kur punonte në restorantin e Renato Mekollit. Ai tregon se shefi e ka përzënë dhe marrëdhënia e tyre në punë nuk ka qenë aspak e mirë .
Greqia rikthehet përsëri në nivelin e ditëve tragjike të javëve të kaluara pasi ka regjistruar në 24 orët e fundit 98 viktima nga Covid-19 dhe në total prej fillimit të pandemisë 3785. Numri i rasteve është dyfishuar nga shifrat e fundjavës duke shkuar në 1250 dhe në total mbi 126370 . Ndërkohë mbetet ende në nivele alarmante numri i të intubuarve që tashmë janë më shumë se 550 pacientë. Pandemia dhe përballimi i saj ka zënë vend edhe në diskutimin e projektbuxhetit të vitit 2021 në parlamentin grek.
Aleksis Tsipras :Keni dështur z. Mitsotakis dhe keni humbur kontrollin .Keni dështuar në peërballimin e pandemisë. Keni dështuar të mbështesni ekonominë, të punësuarit, biznesin e mesëm, gjithë shoqërinë. Keni dështuar të menaxhoni çështjet tona kombëtare. Ju madje keni dështuar të menaxhoni siç duhet financat publike në një kohë ankthi për të gjithë qytetarët. Dhe jo vetëm që dështuat. Por keni humbur plotësisht kontrollin, në një kohë kritike për vendin.”- ka akuzuar kryeministrin grek kreu i partisë më të madhe opozitare Aleksis Tsipras.
Qarku Korçë shënon 42 raste të reja me Covid -19 ,gjate 24 oreve te fundit,ku 21 raste jane në Korçë,13 të prekur në Pogradec, 5 raste ne Devoll dhe 3 ne Kolonje .Ne 24 oret e fundit jane shëruar 551 qytetare,ndersa e kanë humbur jetën 12 qytetarë,thuhet në njoftimin e MSH .
Njoftimi i Plote :
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të kufizojnë kontaktet me të tjerët, të qëndrojnë në shtëpi duke shmangur lëvizjet e panevojshme me qëllim parandalimin e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe vizitat tek të afërmit tuaj për të frenuar përhapjen e SARS-COV2.Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:Janë kryer 2711 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 809 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
276 raste në Tiranë, 88 raste në Shkodër, 37 raste në Elbasan, 30 raste në Krujë, 28 raste në Sarandë, 27 raste në Fier dhe Berat, 24 raste në Mirditë, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kavajë dhe Korçë, 20 raste në Kuçovë, 18 raste në Durrës dhe Vlorë, 14 raste në Has, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Mat, 10 raste në Kurbin dhe Dibër, 9 raste në Kukës, 8 raste në Malësi e Madhe dhe Gjirokastër, 6 raste në Tepelenë dhe Përmet, 5 raste në Devoll, 4 raste në Pukë, Tropojë, Mallakastër dhe Skrapar, 3 raste në Kolonjë dhe Gramsh, 2 raste në Peqin dhe Delvinë, 1 rast ne Librazhd dhe Bulqizë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë.Numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Saranda dhe 1 qytetar nga Kukësi, të moshave 63-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (15 Dhjetor 2020) Raste të reja ditore 809 Të shëruar ne 24 orë 551 Të shtruar në spitale 426 Humbje jete në 24 orë 12 Testime ditore 2711
Testime totale 226.495 Raste pozitive 50.000 Raste të shëruara 25.876 Raste Aktive 23.096 Humbje jete 1028
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: