Bordi merr vendimin : “Rritet nafta dhe benzina , ja sa do kushtojnë”(Çmimet)

Është rritur sërish çmimi i tregtimit me pakicë të naftës dhe benzinës në vend. Vendimi u mor këtë të premte nga Bordi i Transparencës. Bordi ka miratuar çmimin tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, 235 Lekë/litri për gazoilin; 211 Lekë/litri për benzinën; “Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 15.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTE

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 15 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

223 Lekë/litri për gazoilin;

199 Lekë/litri për benzinën;

103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:


235 Lekë/litri për gazoilin;

211 Lekë/litri për benzinën;

115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 15.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

E rëndë/ Punëtori rrëzohet nga pallati, ndërron jetë në vend…

Një punëtor 57 vjeçar ndërruar jetë në Kashar, Tiranë, pasi është rrëzuar nga lartësia e një objekti ku po punonte.

“Më datë 15.04.2022, në Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte, shtetasi F. N., rreth 57 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Plane për fundjavën/ Moti merr kthesën e papritur,ja çfarë pritet të ndodhë….

Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe diell duke filluar nga kjo fundjavë, sinoptikanët thonë se mbi vendin tonë do të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë perëndimore.Sherbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se për ditën e nesërme, moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mugojnë edhe intervalet e shkurtra me diell më tepër të pranishme përgjatë ultësirës perëndimore.

Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes në zonën e qendrës dhe veri, do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata lokale.

Për ditën e Diel moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në lindje të territorit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër. Gjithashtu në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër parashikohen reshje të dobta dëbore.

24-vjeçarja vdiq në aksident/ I fejuari prek me fjalët: “Më ke copëtuar gjithë zemrën”

Nje aksident tragjik i mori jetën 24-vjeçares nga Kavaja, Diana Galicaj në Itali. 24-vjeçarja, Dajana Galicaj, kishte vetëm pak kohë që kishte filluar punë në një nga dyqanet e Amazon në Itali. Kjo humbje ka shkaktuar shumë dhimbje tek i fejuari i vajzës së re. Ai ka bërë dedikime prekëse për vajzën që e konsideronte dashurinë më të madhe të jetës. Në një foto të publikuar në rrjet, teksa shfaqej krahë të resë,

Ai shkruan:

Nuk di nga t’ia filloj, si më ike kështu o drita e syve të mi, o koala ime e çmuar. Më ke copëtuar gjithë zemrën, pa ty s’kam jetë. Qofsh e Xhenetit sy bukura ime dhe do takohemi shumë shpejt do t’i fillojmë në botën tjetër ëndrrat që lamë përgjysmë. Do jesh gjithmonë në zemrën time, dashuria ime!”.

Më kujtohet kjo ditë që më the më le të flas pak vetëm me detin. Ç’a fole me detin o dashur, ç’a që të largojë nga kjo jetë, pse o shpirt më le kështu, pse. Më merr me vete o dashuria ime, dua të jem pranë teje”.

Hëna në sfond dhe ata të dy pranë njëri-tjetrit përqafuar. Kështu e kujton i fejuari Daianën dhe shkruan:
“Kështu si shihnim hënën dhe flisnim për çdo gjë shpirt, kështu do të shohim dhe detin nga lart dhe do flasim prapë bashkë jetë”.

Tragjike në Itali/ Furgoni fluturon në ajër motorin ,humb jetetën 20-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 20-vjeçari shqiptar në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima është 20-vjeçari i quajtur Kaizer Alizoti, i cili po udhëtonte me motor kur u përplas me një furgon në një kthesë të fortë. Përplasja ishte aq e fortë sa e rrëzoi atë në tokë dhe ai humbi jetën direkt. Ambulanca dhe forcat e zjarrfikësve kanë shkuar menjëherë në vendngjarje por lëndimet e marra gjatë përplasjes dhe më pas rënia në tokë ishin shumë të rënda. Aksidenti i rëndë mësohet se ka ndodhur midis Borgonovës dhe Pianellos. Karabinierët e Borgonovës po merren me hetimin e shkaqeve të aksidentit ndërkohë drejtuesi i furgonit, një maroken, po hetohet për vrasje në rrugë .

I bllokoi llogaritë biznesit pa e njoftuar/ Krimi Ekonomik” prangos përmbaruesin privat

Një 54 vjeçar me detyrë përmbarues privat në Tiranës, është arrestuar nga specialistët e “Krimit Ekonomik. Ky shtetas, kishte firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar më parë atë. “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Account”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

  • Fatos Alimadhi, 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. A., gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, duke shpërdoruar detyrën, ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia e Tiranës.

Lufta Rusi-Ukraine/ Fundoset luftanija Moskva, krenaria e marinës ruse…

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka lëshuar një deklaratë duke thënë se Anija luftanija e tyre Moskva, qe eshte anija kryesore e flotës ruse në Detin e Zi është fundosur. Është ende e paqartë nëse është goditur nga armët ukrainase. Anija besohet se ka pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe mendohet se ishte nisur për në Sevastopol të Krimesë, përpara se të fundosej, raporton skynews.

“Anija Moskva humbi stabilitetin e saj kur u tërhoq në port për shkak të dëmtimit të trupit të anijes që mori gjatë zjarrit nga shpërthimi i municioneve. Në kushte deti të stuhishme, anija u përmbyt”, njoftoi ministria. Moskva është 186 metra e gjatë me afro 500 anëtarë të ekuipazhit dhe është krenaria e marinës ruse në Detin e Zi.

E vlerësuar fillimisht në Marinën Sovjetike si Lavdia e viteve 1980, anija u riemërua Moskva në vitin 1995 dhe, pas një rinovimi, rihyri në shërbim në vitin 1998, sipas ueb-sajtit ushtarak Naval-Technology.com.

Moskva është e armatosur me një sërë raketash anti-anije dhe kundërajror, si dhe me silurët, topat detarë dhe sistemet e mbrojtjes kundër raketave. Moskva është anija e dytë e madhe detare ruse që u fundos gjatë luftës në Ukrainë.

Korça e Shqipërisë ,vëndi ku për herë të parë u hap fabrika e trikotazhit

Në fillim të shtatorit 1925, për herë të parë në Shqipëri, u hap në Korçë një Fabrikë Trikotazhi. Kjo sipërmarrje u realizua nga Ali Alizoti ardhur nga Greqia me familjen edhe ortaku i tij Nazima Ypi. Për blerjen e makinerive shkoi në Gjermani Nazima Ypi, i cili ishte specializuar në këtë vend në fushën e tekstileve të trikotuara. Makineritë e para te ardhura ishin manuale, ato u zëvendësuan më pas edhe me makineri elektrike. Kapitali për këtë investim u sigurua nga shitja e pronave të Ali Alizotit dhe Nazima Ypit të ndodhura në Veria dhe Kozhan (Kozan) të Greqisë.

Fillimisht ndërtesa ku fabrika filloi veprimtarinë ishte para shtëpisë së z, Memeda Shtylla dhe më vonë në ndërtesën e z. Sabri Qyteza. Në vijim sipërmarrja kaloi prapa hotel Palas, në dyqanet e Vasillaq Moskës (në bulevard), me pas në rr. Naim Frashëri Nr. 21 dhe më në fund në Tiranë në bllokun e dyqaneve (të cilat dotë bëheshin një kompleks dyqanesh shtetërore).

Vlen për tu përmendur se një nga drejtueset teknike te kësaj fabrike ishte Sofika Xoxe (e shoqja e Koci Xoxes), me profesionalizmin e saj ajo përgatiti mjaft punonjëse te reja si dhe vete vajzat e Ali Alizotit te cilat punonin se bashku me punëtoret.

Teknologet që nevojiteshin për funksionimin e fabrikës ishin zonjat e zonjushet e ardhura nga Greqia madam, Gjylatër zonja Dikrani, zonjushat Agavni, Siranush (bija e madam Gjylaterit, modeliste) etj. Zonjat në fjalë ishin me origjinë nga krahina e prodhimit të sixhadeve të Armenisë. Duhet theksuar se zonja Gjylater ngriti linjën e sixhadeve persiane në Shqipëri.

Kjo linjë nuk pati jetëgjatësi, u prodhuan dy sixhade të kontureve të mëdha. Kështu u përgatit një halli me përmasa 5 m x 3,5 m, dizenjo e së cilës përmbante: fushën e blertë anash me lule dhe në pjesën qendrore ishte Mbreti Zog mbi një kalë të bardhë (sipas një pikture të artistit Spiro Xega) e cila u vendos ne pallatin mbretëror.

Kjo sixhade, mjaft e goditur artistikisht dhe profesionalisht, u zhduk kur pallati mbretëror u grabit me hyrjen e Italisë Fashiste në Shqipëri. Ndërsa sixhadenë e dytë, Alizoti ia shiti Ambasadës Jugosllave në vitin 1948.


Rreth viteve 30, po në Korçë, Nazima Ypi krijoi edhe një fabrikë tjetër trikotazhi me Fadil Garon dhe Ismail Kapshticën, meqenëse linja e sixhadeve nuk e pati suksesin e pritur. Ndërkohë Madam Gjylatëri, u caktua mësuese në “Shkollën Qytetëse të Vajzave” në Korçë. Këtu ajo përgatiti dhjetra kuadro, të cilat punuan më pas si specialiste në punishten e sixhadeve të Korçës që drejtohej nga Garo Avakian, pinjoll nga familjet ermene te sjella për fabrikën e trikotazheve.

Fabrika kishte ngritur një dyqan shitje në Tiranë në kompleksin tregtar “Vllazën Juma” në Rr. 28 Nëntori (që u dogj gjatë luftës së Tiranës Nëntor 1944) dhe një tjetër dyqan luksoz në Vlorë që administrohej nga Ahmet Nurja. Në bazë të një dekreti të posaçëm, të nxjerrë në vitin 1947 nga presidenti i R.P. të Shqipërisë, pa asnjë shpërblim fabrika u shtetëzua. Ishte pikërisht kjo fabrikë që do të përgatiste plejadën e qindra punëtoreve të specializuara për të punuar në trikotazh dhe në saje të kësaj tradite kjo industri funksionoi deri vonë.