Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 20-vjeçari shqiptar në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima është 20-vjeçari i quajtur Kaizer Alizoti, i cili po udhëtonte me motor kur u përplas me një furgon në një kthesë të fortë. Përplasja ishte aq e fortë sa e rrëzoi atë në tokë dhe ai humbi jetën direkt. Ambulanca dhe forcat e zjarrfikësve kanë shkuar menjëherë në vendngjarje por lëndimet e marra gjatë përplasjes dhe më pas rënia në tokë ishin shumë të rënda. Aksidenti i rëndë mësohet se ka ndodhur midis Borgonovës dhe Pianellos. Karabinierët e Borgonovës po merren me hetimin e shkaqeve të aksidentit ndërkohë drejtuesi i furgonit, një maroken, po hetohet për vrasje në rrugë .