Ish-gruaja dhe Kadastra i grabisin shtëpinë/ Shpërthen këngëtari korçar Endri Prifti (Video)

Endri Prifti, këngëtari i njohur korçar ka denoncuar në emisionin investigativ “Stop” grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes, me ndihmën e institucioneve.

Endri Prifti: Padrejtësisë, unë do ia gjej drejtësinë deri në fund dhe prandaj iu drejtova tek emisioni juaj që godet padrejtësitë. Kisha një martesë, në 2007-ën, u martova për herë të dytë dhe blemë një shtëpi të cilën e vendosa në emër të gruas dhe pas 1 viti- 2 vitesh bëmë divorcin. Në gjyqin e divorcit të zgjidhjes së martesës, ne ramë dakord që ish-bashkëshortja të merrte të gjitha orenditë e shtëpisë dhe unë do të vazhdoja të paguaja kredinë për 12 vjet që kishin mbetur, a 11 sa ishin… Nga 500-600 euro çdo muaj, të cilën unë e vazhdova dhe e kreva për 11 vjet. Vitin e fundit me një manipulim, ish-bashkëshortja pagoi kesh diferencën që kishte mbetur.

Gazetari: Sa?

Endri Prifiti: Rreth 13 mijë-14 mijë euro.

Gazetari: Që ju kishit paguar pjesën më të madhe… Sa?

Endri Prifti: 75 mijë euro. Çdo muaj, me emrin tim, me firmën time të gjitha këto.

Gazetari: Shtëpia kur është blerë ka qenë në emrin e bashkëshortes tuaj dhe kush kanë qenë garantues të kësaj kredie?

Endri Prifti: Në emër të bashkëshortes dhe të prindërve të saj.

Gazetari: Ndërkohë që ju keni qenë të martuar kur është marrë kjo shtëpi me kredi?

Endri Prifti: Po, kemi qenë të martuar. Kur vija të paguaja në bankë se ka paguar dhe im vëlla, Stefi shumë për 2 vjet këste. Mbi 11 mijë euro ka paguar Stefi, i thoshim asaj drejtoreshës së bankës: Moj, se këto para mos na ikin në ndonjë vend tjetër. “Nuk ka shanse që t’i marrë njeri tjetër kur ti firmos vetë dhe derdh vetë”. Për të drejtën nuk kam turp fare që të gjithë që shikoni këtu, unë dua që të shpallet e vërteta, nuk më vjen fare rëndë sepse ndryshe do të thonë se ky është budalla po të mos thuash të vërtetën.

Në Gjykatën e Korçës, “Stop” ka mësuar se çifti Endri Prifti dhe Anjeza Kolevica u ndanë në vitin 2010, ndërsa në vitin 2017 ish-bashkëshortët ishin në proces gjyqësor për përpjesëtimin e pasurisë. Në vitin 2019, gjyqtari Besnik Shehu nxori një vendim që apartamenti i çiftit që ishte në proces përpjesëtimi duhet të bllokohej në Kadastrën e Korçës dhe të mos tjetërsohej derisa të përfundonte procesi. Vendimi i gjyqtarit Besnik Shehut nuk u zbatua nga Kadastra e Korçës me pretendimin se nuk i kishte mbërritur shkresa, në një kohë që gjykata konfirmon të kundërtën. Lind pyetja se ku ka shkuar ky vendim dhe pse kjo pronë u tjetërsua nga ish-bashkëshortja e Endri Priftit.

Për pasojë apartamenti, që ishte në emër të ish-gruas, u shit prej saj 2 herë brenda 1 muaji.

Endri Prifti: E shitën padrejtësisht, unë dhe e kisha bllokuar shtëpinë. E shitën dy herë brenda një muaji vetëm për të manipuluar çështjen.

Gazetari: Si e shitën kur ka qenë e bllokuar në hipotekë kjo shtëpi?

Endri Prifti: Për 1 muaj mund të shitet, mund ta blej unë një shtëpi dhe ta shes dhe për 1 muaj nuk ka asnjë përfitim dhe kuptohet se pse është bërë, vetëm për të manipuluar…

Gazetari: Ti a ke dijeni se kujt i është shitur kjo shtëpi, ndoshta i njeh personat e tjerë?

Endri Prifti: Për herë të parë iu shit një shoqes më të ngushtë të ish kësaj, është bërë kot sa të shpëtonin, fiktive, sa të hiqnin shtëpinë qafe. Shoqes më të ngushtë të ish-it tim, këtë e vërteton kush të dojë dhe pastaj pas 1 muaji ia shitën dikujt tjetër, pra shpëtuan nga procesi gjyqësor me këtë.

Gazetari: Brenda 1 muaji u shit 2 herë shtëpia, u tjetërsua pronësia?

Endri Prifti: U shit 2 herë dhe ja dokumentat dhe që ta sqaroj. Unë në një seancë gjyqësore që ishte përballë dhe ish-bashkëshortja dhe ëma e saj dhe gjyqtari Arben Lera, ngaqë nuk doja që të vija më në gjyq, më kishte ardhur në majë të hundës të merresha me drejtësinë time dhe të shikoja avokatin e saj që vetëm gënjente, më iku truri dhe ju thashë: Dëgjoni, unë do të heq dorë nga ky gjyq, vetëm të ia fal, u konsultova dhe me djalin e madh, Simonin, i thashë: Babi të ia falim vëllait të vogël këtë shtëpinë se do të bëjmë shtëpia të tjera ne?! Mirë më tha dhe djali i madh. Dhe i thashë në gjyq, djali ishte 14-15 vjeç. Iu thashë: Dua ta shkruash  që shtëpinë të ia fal djalit, në emër të djalit dhe për 3 vjet, kur ai të bëhet 18 vjeç le të bëjë çfarë të dojë. Djalin e ka në kujdestari e ëma dhe iu thashë, po jua fal, nuk dua të merrem fare me këtë proces gjyqësor. Vetëm ta vë në emër të djalit. Për 3 vjet, për këtë keni dëshmitar gjyqtarin.

Gazetari: Dhe nuk pranuan?

Endri Prifti: Nuk pranuan, e lanë në gjyq kështu që do ta mendojmë dhe kur i morëm në telefon që ta firmosim në emër të djalit, nuk u përgjigjën më dhe nuk e ngritën më telefonin.

Gazetari: Ka pasur plan tjetër?

Endri Prifti: Ka pasur plan tjetër, të merrnin vetëm para dhe t’i shpenzonin për kot. Unë ia fala djalit publik i dashur dhe nuk pranuan. Tani, ta lë unë drejtësinë të më vjedhi gjithandej?! Janë dhe shumë lekë, por pse t’i prishin ata që nuk duhet t’i prishin?! Ndërkohë që duhej t’i kishte djali im, pasuria e tij. Tani të gjykojë publiku se kush ka të drejtë.

Avokati Arben Llangozi në rolin e ekspertit shpjegon se jemi përpara 2  veprave penale që rëndojnë mbi zyrtarët e Kadastrës së Korçës dhe ish-gruas së Endrit Priftit, Anjeza Kolevicës.

Arben Llangozi: Gjykata, me të drejtë pretendon që kemi të bëjmë me një pasuri që është krijuar në regjim artitsor dhe kjo pasuri duhet që të pjestohet, por ajo që është futur në ngërç aktualisht është se kjo pasuri nuk ekziston më në emrin e palës së paditur, por është tjetërsuar në emrat e personave të tjerë dhe ky tjetërsim nuk shkel vetëm kodin e procedurës civile, por kemi të bëjmë dhe me një seri shkeljesh të kodit penal . Në rastin konkret, kemi të bëjmë me shkeljen e kodit penal  të parashikuar nga neni 320 i kodit penal që ka të bëjë me pengimin e ekzekutimit të vendimit të gjykatës që rasti konkret është sigurim padie, por njëkohësisht kemi të bëjmë edhe me falsifikim të dokumentave të një kontrate të tjetërsimi shitje nga pala e paditur në rastin konkret, i ka kaluar një personi të tretë. Unë mendoj se kemi të bëjmë me vepra penale se pala duhet t’i drejtohet organit të akuzës sepse kemi të bëjmë me 2 vepra penale, neni  186 i kodit penal përcakton qartë se kur bëhen dokumenta fiktive, palët mbajnë përgjegjësi ligjore sipas kodit penal  dhe kemi dhe nenin 320 të kodit penal që ka të bëjë me ekzekutimet e vendimeve të gjykatave. Pra, personi i paditur, ka kryer vepër penale dhe duhet të mbajë përgjegjësi penale.

Endri Prifti: Çfarë të them unë?! “Stop-i” do ta zgjidhë këtë punë dhe prandaj është “Stop”. /tvklan.al

Presidenti Meta në Kalabri: “Të dyfishojmë përpjekjet që trashëgimia kulturore arbëreshe të jetë pjesë e UNESCO-s

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës zyrtare disa ditore që po zhvillon në komunat e banuara nga arbëreshët në Kalabri u prit nga Ipeshkvi i Eparkisë së Ungrës, Hirësia e Tij Donato Oliverio në Katedralen e Civita. Meta u shpreh se, pati gjithashtu kënaqësinë e veçantë të merrte pjesë në meshën e shenjtë të Javës së Madhe të Pashkës.

“Mirënjohje të thellë për veprimtarinë e çmuar të Hirësi Oliverio në mbështetje të bashkësisë Arbëreshe në Itali, në veçanti për përpjekjet e Tij të pareshtura në ruajtjen dhe përcjelljen e riteve fetare dhe të traditave kishtare në gjuhën e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, theksoi Meta.

“Të dyfishojmë përpjekjet tona që trashëgimia kulturore Arbëreshe, “Moti i Madh”, të jetë pjesë e UNESCO-s, sepse është një pasuri unike jo vetëm për Shqipërinë dhe Italinë, por edhe për Europën dhe botën”, nënvizoi Meta./atsh

Presidenti i ri/ Shpërthen Berisha: “Farse e Ramës, per te kapur keshtu 96,8% te te gjitha pushteteve ne Shqiperi”

Për ish-kryeministrin Sali Berisha procesi që ka nisur mazhoranca për zgjedhjen e Presidentit është një farse vulgare dhe qesharake. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë se dënon ashpër këtë proces që sipas tij po synon të përdhosë institucionin e Kreut të Shtetit. Sali Berisha shprehet se Edi Rama nisi farsen e procesit te kapjes se institucionit te fundit atij të Presidentit te Republikës për te kapur kështu 96,8% të të gjitha pushteteve shkruan ndër të tjera Berisha.

Reagimi i plote i Sali Berishës

Farsa e zgjedhjes se presidentit!

Nje farse vulgare, qesharake, por dhe sipas rregullave te mafies per te kapur nga Edi Rama institucionin e fundit te narkoshtetit.

Te dashur miq, i damkosur si kreu i organizates kriminale te aferes se incineratoreve afere e cila ka jehone te fuqishme ne Bruksel dhe Washington, i demaskuar nga Kongresi i fundit te partise qe ishte nje copy-paste e tubimeve te Cosa Nostras, i tmerruar nga mundesia e aktit te tradhtise se larte te skapit te partise qe mund te marre per dobesi mbeshtetjen e tij dhe te PS dhe ne vend qe te skapi Berishen si ç’urdheroi publikisht t’ju kthehet atij dhe narkoministrave te tij, Edi Rama nisi farsen e procesit te kapjes se institucionit te fundit atij te Presidentit te Republikes per te kapur keshtu 96,8% te te gjitha pushteteve ne Shqiperi.

Ne kete proces shpifarak Edi Rama ka vendosur e aplikoj:

1- Emrat ne zarfe top sekret qe vetem ai i hapen!’

2- Shoqeria Civile e cila emrat duhet t’i dergoje me email, te mos guxoje t’i  shqiptoje ne publik emrat.

3- Negociata me opoziten e emeruar apo Basho-opoziten mbasi e ka te qarte se opozita e vertete nuk do merrte pjese kurre ne nje farse vulgare, qesharake dhe mafioze me te cilen Edi Rama do realizoje pushtetin absolut ne Shqiperi.

Denoj me ashpersine me te madhe kete proces farse me te cilin Edi Rama pas grabitjes se mandateve ne zgjedhjet e 25 Prillit 2021 po perdhos institucionin e Presidentit te Republikes dhe me mandate kallpe po e uzurpon ate

Kriza dhe çmimet/ Ironizon Adriatik Lapaj: “Qeveria përhap panik se i intereson, mjegulla i shërben ujkut”

Aktivisti Adriatik Lapaj komentoi në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv rritjen e çmimeve dhe krizën energjetike. Lapaj theksoi se qeveria duke rritur panikun ndaj qytetarëve justifikon abuzimin me paratë e tyre.

Ai tha:

“Justifikojnë vendimmarrjen jashtë kontrollit, jashtë vëzhgimit dhe skanimit të procedurave normale. Paniku nuk i shërben tregut dhe të mirës publike. Paniku i shërben atyre që duan të kryejnë veprime përtej procedurave standarde për të bërë disa lekë. Paniku është mjegull që i shërben ujkut.”-tha Lapaj.

Prezantohet Prefekti i ri i Qarkut Korçë/ Nertil Jole: “Kjo detyrë është nder, privilegj, përgjegjësi e dyfishtë që kthehem në vendlindje”

Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko bëri sot prezantimin e prefekti i ri, të Qarkut Korçë Nertil Jole ,përpara stafit të institucionit të prefekturës, drejtuesve të pushtetit lokal etj. Kuko uroi prefektin e ri duke u shprehur besimin e plotë për realizimin me sukses te detyrës së tij të re. Ndersa Prefekti i ri i qarkut të Korçës ,Nertil Jole premtoi angazhim maksimal dhe përgjegjshmëri në ushtrimin e detyrës duke shprehur falënderim dhe njëkohësisht mirënjohje për besimin e dhënë.

Nertil Jole tha:

“Për mua pa diskutim kjo detyrë është nder, është privilegj, por është gjithashtu përgjegjësi e dyfishtë edhe për faktin që kthehem në vendlindje, në një zonë e komunitet ku kam lindur dhe jam rritur dhe kjo ma shton edhe më shumë përgjegjësinë. Dua të shpreh angazhimin tim maksimal për të qenë i përgjegjshëm edhe gjithmonë rigoroz në zbatim të ligjit dhe çdo gjë që derivon në këtë kuptim në marrëdhënie edhe me qytetarët dhe banorët e qarkut Korçë.

Me një bashkërendim dhe një përpjekje të përbashkët për të ndërtuar bashkëpunim dhe marrëdhënie të frytshme me të gjithë aktorët përfshirë institucionet shtetërore, degët territoriale, drejtuesit e tyre, njësitë e qeverisjes vendore, kryebashkiakët, organizmat e huaja, shoqërinë civile, çdo banor të qytetit, dhe me mbështetjen e stafit të institucionit të prefekturës së qarkut Korçë, jam besimplotë se do ta kem më të lehtë këtë rrugëtim të ri për të përmbushur objektivat që na presin. Ju falenderoj shumë të gjithëve me përzemërsi dhe na priftë e mbara!”, tha Jole.

Leku forcohet më tej ndaj Euros, pranë niveleve më të ulëta në 15 vjet

Leku po vazhdon forcimin në kursin e këmbimit me Euron edhe gjatë kësaj jave.Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 120.5 Lekë, në rënie me 0.4 pikë krahasuar me një ditë më parë.Tashmë, kursi i Euros ka rënë shumë afër niveleve më të ulëta të 15 viteve të fundit, që ishin shënuar në dhjetor 2021. Më datë 28 dhjetor 2021, Euro u këmbye me 120.36 Lekë, duke shënuar nivelin më të ulët që prej vitit 2007.

Prej muajsh, edhe ekonomia shqiptare po përballet me shtrenjtim të fortë të çmimeve të mallrave nga jashtë, që po përcillet në nivele të larta të inflacionit në importuar. Shtrenjtimi i importeve ka dhënë një ndikim të dukshëm në rritjen e deficitit të jashtëm. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan një rritje të deficitit të llogarisë korrente në tremujorin e fundit 2021 me 56% me bazë vjetore.

Të paktën për tregtinë e jashtme të mallrave, kjo tendencë ka vazhduar edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas INSTAT, deficiti tregtar për periudhën janar-mars u zgjerua me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Duke parë tendencat e deficitit të jashtëm, një pozitë kaq e fortë e lekut në kursin e këmbimit me euron në pamje të parë është e vështirë për t’u shpjeguar. Ky konstatim ndahet edhe nga agjentët e këmbimit valutor. Ata shprehen se, në përgjithësi, tregu po shfaq kërkesë të pakët për të blerë euro, çka është disi e papritur, sidomos për sektorët importues të ekonomisë, që në muajt e fundit janë përballur me nevojën për më shumë mjete valutore, për shkak të rritjes së çmimeve.

Megjithatë, ekspertët nuk përjashtojnë që në ecurinë e kursit të euros të ketë një komponent nënçmimi anormal, nga aktorë të mëdhenj, kryesisht banka të mëdha tregtare. Së shpejti, pritet që grupi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSHE) të realizojë blerjet e radhës në tregun valutor për nevojat e kontratave të importit të energjisë. Burimet bëjnë të ditur se blerjet mund të arrijnë një vlerë deri në 40 milionë Euro.

Për shkak të kësaj pritshmërie, një hipotezë mund të jetë që aktorët me fuqi të lartë të trregut po përpiqen ta zhvendosin kursin në rënie, në mënyrë që të fitojnë më shumë nga spread-et (marzhet) në momentin që kërkesa do të rritet për shkak të blerjeve të OSHE. Ky faktor pritet që të sjellë një korrektim në rritje të kursit të Euros me Lekun gjatë javëve në vazhdim.

Në fillim të marsit, kërkesa e lartë e OSHE shkaktoi një mbiçmim të fortë të Euros në kursin e këmbimit valutor, mbiçmim që arriti në pothuajse 5% në harkun e një jave. Por, pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë nëpërmjet shitjes së valutës, tregu u qetësua shpejt dhe në vazhdim kursi i Euros iu kthye gradualisht rënies, derisa këtë javë ka arritur pothuajse në nivelet e fundit të vitit 2021.

Burime nga sektori bankar, në fakt, konfirmojnë se 2-3 banka të mëdha në ditët e fundit kanë mbajtur pozicione në shitje të valutës, çka e shpjegon tendencën e zhvlerësimit të Euros.

Një faktor tjetër që në teori e mbështet forcimin e lekut është diferenca në normat bazë të interesit. Muajin e kaluar, Banka e Shqipërisë e rriti normën bazë të lekut në 1%, ndërsa për euron norma referuese e interesit e Bankës Qendrore Europiane qëndron ende në zero. Në tregjet e zhvilluara diferenca në normën bazë luan një rol të rëndësishëm në kursin e këmbimit mes monedhave.

Por, në tregun valutor shqiptar ekspertët mendojnë se ky faktor nuk luan një rol shumë të madh. Sipas tyre, deri tani nuk vërehet ndonjë tendencë e dukshme e zhvendosjes së kursimeve drejt Lekut, me qëllim sigurimin e kthimeve më të mëdha nga investimet financiare.

Ditën e mërkurë, Leku fitoi pikë edhe në kursin me shumicën e valutave të tjera të rëndësishme. Megjithatë, kursi i Lekut me këto valuta nuk lidhet shumë me zhvillimet në tregun e brendshëm, por reflekton kursin e valutave të tjera ndaj Euros, që ngelet monedha e huaj orientuese në ekonominë shqiptare, për shkak se dominon këmbimet tregtare të vendit, por gjithashtu ka edhe një përdorim të gjerë në transaksionet ekonomike dhe financiare të tregut të brendshëm./ Monitor

Rritet paga minimale në Greqi/ Mitsotakis: “Duke filluar nga 1 Maji do të jetë 713 euro”

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi një rritje të guximshme të pagës minimale në vend ku duke filluar nga 1 Maji paga bazë rritet në 713 euro, me një rritje prej 9.7%. Sipas Protothemës, Mitsotakis nënvizoi se kjo është një rritje prej 50 euro në muaj e cila prek 650,000 punëtorë marrin një pagë shtesë në vit. “Do të shmang deklaratat shqetësuese, në çdo vështirësi do të jem pranë jush”, u zotua kryeministri. Çështja shumë e rëndësishme për dhjetëra mijëra punonjës të rinj është diskutuar në takimin që Mitsotakis pati më herët sot në Pallatin Maximos me ministrin e Punës, Kostis Hatzidakis. Në këtë mbledhje u morën vendimet përfundimtare për masën e rritjes së pagës minimale pas vlerësimit të sugjerimeve të komisionit të ekspertëve.

Erion Veliaj fiton gjyqin me Gaz Bardhin…

Pas fitoreve në gjykatë për akuzat e shpifjes me Jorida Tabakun, Grida Dumën dhe kunatin e Lulzim Bashës, Erion isufin, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar një betejë tjetër ligjore edhe me vetë Gaz Bardhin . Gjykata e Tiranës ka pranuar një kërkesë të organit të akuzës, sipas së cilës kërkohej që të pushoheshin hetimet për kryebashkiakun Erion Veliaj. Kallëzimi është bërë nga Partia Demokratike dhe është firmosur nga sekretari Gazment Bardhi, me pretendimin se Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu kanë përdorur postin publik në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në kërkesën drejtuar gjykatës, Prokuroria shprehet se nuk ka asnjë provë që kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja Manastirliu të kenë përdorur postin publik dhe shpërdoruar detyrën, duke i cilësuar akuzat e Bardhit të pavërteta dhe të pabazuara në ligj dhe në prova.

”I forti i Greqisë”/ Ky është Alket Rizai që me arratitë nga burgu dhe bemat i tij i kanë dedikuar dhe këngë

Reperi Tus i ka dedikuar një këngë të plotë Alket Rizait, i burgosuri shqiptar më i famshëm në Greqi, i njohur për bëmat e tij me arratitë nga burgu, por jo vetëm.“Kam kënduar për Alket Rizain sepse Alket Rizai është hero këtu në Greqi. Është trim, ka bërë gjëra të çmendura brenda dhe jashtë burgut” do të shprehej Tus asokohe. Nuk dihet sesa sukses do të ketë reperi në Greqi me këtë projekt, por e sigurt është se kënga “ka ndezur” edhe në Shqipëri.

Kush është Alket Rizai

Alket Rizai ka lindur me 24 maj 1978 ne Ballsh. Në moshën 16 vjecare u largua per në Greqi për të punuar. Është bërë i njohur si shqiptari që është arratisur dy herë nga burgjet greke me helikopter. Ai ishte më i vogli i tre djemve dhe ka qenë një fëmijë i bindur. Kishte një pasion të veçantë, të cilin ndoshta mund ta shndërronte në profesion nëse e ardhmja e tij do të ishte ndryshe: elektronikën.

I zbërthente pajisjet elektronike dhe i montonte sërish që në moshën 10-vjeçare. Vitet e para të fëmijërisë Alketi i kaloi në fshatin Kalenjë, te dajat e tij. Gjashtë vjeç është kthyer në qytetin e lindjes për të nisur klasën e parë. Shkollën e mesme nuk e ka përfunduar, është larguar për në Greqi.

Alketi perveç gjuhes shqipe flet 5 gjuhë të huaja. Alket Rizai eshte arratisur 2 here me helikopter nga burgu i Koridalos.Tentoi arratisjen e trete duke marre peng 6 police te burgut te Malandrinos. Per momentin ndodhet ne burg.

Rrëfehet pas shumë vitesh Ardit Gjebrea dhe tregon se përse nuk po këndon më: “Unë krijova një lloj stereotipi dhe nuk dua ta humbas…”

Moderatori dhe kantautori i njohur, Ardit Gjebreai ishte ftuar në Forumet UET, foli për karrierën e tij dhe tregun e muzikës sot Para studentëve, Gjebrea foli për ëndrrat, studimet, jetën në Itali, lidhjen me muzikën , etj. Me këngët e tij të mesit të viteve ’90, ai ka mbetur në kujtesën e publikut dhe këngët e tij këndohen ende sot. Po pse Gjebrea i është kushtuar kaq fort menaxhimit të muzikës me festivalin “Kënga Magjike” dhe moderimit me emisionin “E diela Shqiptare” dhe nuk po këndon më si dikur? Në një përgjigje të sinqertë ai pranon se nuk e gjen veten tek tregu i tanishëm muzikor komercial.

“Unë shpeshherë jam më i sinqertë se ç’duhet dhe do ta ruaj sinqeritetin tim dhe sot, më ndodh që të keqkuptohem. Sot portalet e ndryshme mund të keqpkuptojnë atë që dua të them dhe nuk do të jem shumë i sinqertë në përgjigjen time.

Dua të jem pak diplomat sepse nuk dua të fyej askënd. Kështu që secili bën zgjedhjen e tij në jetë, por nëse unë do të vazhdoja të bëja muzikë dhe të këndoja, nuk do të jetoja më mirë se sa jetoj sot.

Kjo është përgjigja ime e sinqertë pa dhënë detaje.

Unë kam kënduar në pallate sporti, në stadiume, kam kënduar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Kam kënduar në vende ku muzika vetëm dëgjohej. Në të gjitha turnetë që kam bërë jashtë, aty ku ka shqiptarë në Gjermani, SHBA, Greqi, kam kënduar nëpër teatro. Sot rrallë këngëtarët këndojnë nëpër teatro.

Unë nuk dua të humbas atë habitatin tim. Unë krijova një lloj stereotipi dhe nuk dua ta humbas. Unë jam i lidhur me atë mentalitet të muzikës dhe nuk dua që të jetë ndryshe”, tha ai.

Rama: “Për shërbimet digjitale Shqipëria del e para në rajon, më 30 Prill i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, çdo gjë ONLINE

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se Shqipëria nga vendi i 33 është ngjitur në vendin e 17-të për shërbimet digjitale, duke u klasifikuar kështu e para në rajon. Rama bën me dije se duke filluar nga data 30 prill qytetarët nuk do të duhet të presin në sportele për shërbimet e marra. Sipas kryeministrit përmes digjitalizimit do i “vëmë shqelmin” korrupsionit dhe zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror.

“Nga e 33-ta Shqipëria ngjitet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon😍

Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror”, shkruan Rama.

Po kthehej nga Italia në vendlindje/ Vdes tragjikisht vajza shqiptare…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Studentja kosovare, Donika Nikollbibaj, ka humbur jetën në aksident gjatë rrugës për në Kosovë. E reja ishte duke u kthyer nga Italia për në vendlindjen e saj, kur pësoi aksidentin tragjik. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije daja i së ndjerës, i cili thotë se Donika sapo kishte përfunduar studimet në Univeristetin e Veronës në Itali, si dhe kishte nënshkruar kontratën e punës .

Ai shkruan:

“Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin! Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke ti ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër te thyer dhe me lot në sy! Ngushëllime motra Verë për vdekjen e vajzës! Ngushëllime Familjes Nikollbibaj! Shpirti i bardhë i Donikës pushoftë në paqe!”, ka shkruar ai.

Nuk do ta fitoj kurrë Eurovisionin/ Shpërthen Ronela Hajati: “Më mbushen sytë me lot kur njerëzit e mi përdorin këtë gjuhë urrejtjeje mbi një këngë”

Ronela Hajati ka deklaruar së fundmi se nuk do të fitojë në kompeticionin muzikor ‘Eurovision’.Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Ronela e cila do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Sekret” është shprehur gjithashtu se i vjen të qajë kur sheh se shqiptarët nuk e mbështesin dhe ofendojnë njëri-tjetrin.

Ajo shkruan:

“E di si është puna? Kam pas ca përgjigje për këta, por zoti i ka lënë si mbetje ekologjike edhe duke qenë gjallë. Dhe mbi të gjitha më vjen turp të shohin të tjerët që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë për njëri-tjetrin! Ne përfundimisht kemi shumë probleme të pazgjidhshme me veten tonë që arrijmë në këto grada!

Unë nuk do ta fitoj kurrë Eurovisionin dhe as e mendoj. Por mbështetja nga artistët (që unë i kam ndihmuar pafund shumë prej tyre) ka qenë i pallogaritshëm! Më mbushen sytë me lot kur njerëzit e mi përdorin këtë gjuhë urrejtjeje mbi një këngë që nuk flet as për drogë as për 200 shampanja dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari. Unë po nisem për Itali se kemi provat e fundit me baletin”, i është përgjigjur Hajati një fansi.

Operacion i madh antidrogë në Korçë/ Policia e Korçës publikon të dhënat…arrin në 101- shifra e të proceduarve

Një hetim i nisur pesë muaj më parë është finalizuar mbrëmjen e djeshme në një operacion anti-drogë nga polica e Korçës që ka çuar në pranga 31 persona. Policia tha në një deklaratë për mediat se operacioni policor i koduar “Knock down” ka goditur veprimtarinë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Operacioni vijon ende, pasi nën hetim janë marrë dhe 70 persona të tjerë.

Njoftimi i policise :

Mbrëmjen e djeshme pas një hetimi intensiv të startuar pesë muaj më parë, nga strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Sektorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, konkretisht Seksionit të Posaçëm Kundër Pastrimit të Parave Krimeve Financiare dhe Hetimeve Pasurore, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Knock down” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Në përfundim të fazës të parë të këtij operacioni, janë proceduar 101 persona për të cilët Prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës të parë Korçë ka nxjerrë 31 urdhra ekzekutimi për zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve , kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, për shtetasit e mëposhtëm:

1.Rodolf Mara, 38 vjeç, banues në në Korçë.
2.Olger Hasan, 37 vjeç, banues në Korçë.
3.Romeo (Ilir) Starovecka, 43 vjeç, banues në Korçë.
4.Mateos Aliko, 27 vjeç, banues në Korçë.
5.Juxhin Kulla, 37 vjeç, banues në Korçë.
6.Klajdi Avramushi, 32 vjeç, banues në Korçë.
7.Joan Xhambazi, 25, vjeç, banues në Korçë.
8.Musjano Ali, 29 vjeç, banues në Korçë.
9.Kristi Ndoja, 25 vjeç, banues në Korçë.
10.Arten Zallëmi, 33 vjeç, banues në Korçë.
11.Elton Manka, 34 vjeç, banues në Korçë.
12.Edjon Agolli, 42 vjeç, banues në Korçë.
13.Nikolin Pulluqi, 26 vjeç, banues në Korçë.
14.Letion Rënxa, 34 vjeç, banues në Korçë.
15.Igor Mihali, 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë
16.Vasjan Shtambari, 39 vjeç, banues në Korçë.
17.Kristo Shkembi, 39 vjeç, banues në Korçë.
18.Sokol Haxhi, 40 vjeç, banues në Bilisht.
19.Andrea Bleta, 34 vjeç, banues në Bilisht.
20.Emanuel Muka, 30 vjeç, banues në Maliq.
21.Andrea Miçani, 31 vjeç, banues në Korçë.
22.Elton Adili, 41 vjeç, banues në Korçë.
23.Andi Duka , 44 vjeç, banues në Elbasan.
24.Sajmir Suvaria 31 vjeç, banues në Korçë.

Janë shpallur në kërkim 7 shtetas për të cilët vijon puna për kapjen e tyre dhe ekzekutimin e masave të sigurisë vendosur nga gjykata konkretisht shtetasit:

25.A.M.,
26.Th.R.,
27.E.S.,
28.K. X.,
29.A. Xh.,
30.E. F.,
31.R.B.

Si dhe vijon hetimi penal dhe për 70 persona të tjerë.

Në këtë fazë të operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithsej:

-420 gram kokainë.
-340 gram kanabis.
-21.6 gram heroinë.
-2 kokrra metadon.
-1.556.300 lekë.
-20.595 euro.
-110 dollarë.
-280 paund.
-50 telefona celularë.
-20 automjete.
-5 peshore elektronike.
-1 radio marrëse policie.
-1 përforcues grushti.
-Dokumenta identifikimi të shtetasve të ndryshëm.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktiviteti kriminal te këtyre personave.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

JU FALEMINDERIT!

‘Tak-tak’/ Momenti kur policia u troket në derë dhe kapen trafikantët në Korçë,u gjeti “të bardhë”, “të kuqe” dhe…

Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar nga Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij qyteti, duke çuar në arrestimin e shumë personave dhe shpalljen në kërkim të disa të tjerëve. Operacioni i koduar ‘Knock Down’ është zhvilluar në të gjithë qarkun e Korçës, kryesisht në Korçë por ka të arrestuar edhe nga Maliqi dhe Devolli. Policia ka lëshuar 31 urdhër arreste dhe ka nisur hetimin ndaj 101 persona të dyshuar si të përfshirë në trafikun e narkotikëve. Ky është momenti kur policia e Korçës arreston personat e ndaluar në kuadër të operacionit anti-drogë. Gjatë operacionit janë sekuestruar lëndë narkotike, Kokainë, kanabis, heroinë, metadon dhe shuma të ndryshme monetare, një automjet dhe një radiomarrëse policie.