Prezantohet Prefekti i ri i Qarkut Korçë/ Nertil Jole: “Kjo detyrë është nder, privilegj, përgjegjësi e dyfishtë që kthehem në vendlindje”

Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko bëri sot prezantimin e prefekti i ri, të Qarkut Korçë Nertil Jole ,përpara stafit të institucionit të prefekturës, drejtuesve të pushtetit lokal etj. Kuko uroi prefektin e ri duke u shprehur besimin e plotë për realizimin me sukses te detyrës së tij të re. Ndersa Prefekti i ri i qarkut të Korçës ,Nertil Jole premtoi angazhim maksimal dhe përgjegjshmëri në ushtrimin e detyrës duke shprehur falënderim dhe njëkohësisht mirënjohje për besimin e dhënë.

Nertil Jole tha:

“Për mua pa diskutim kjo detyrë është nder, është privilegj, por është gjithashtu përgjegjësi e dyfishtë edhe për faktin që kthehem në vendlindje, në një zonë e komunitet ku kam lindur dhe jam rritur dhe kjo ma shton edhe më shumë përgjegjësinë. Dua të shpreh angazhimin tim maksimal për të qenë i përgjegjshëm edhe gjithmonë rigoroz në zbatim të ligjit dhe çdo gjë që derivon në këtë kuptim në marrëdhënie edhe me qytetarët dhe banorët e qarkut Korçë.

Me një bashkërendim dhe një përpjekje të përbashkët për të ndërtuar bashkëpunim dhe marrëdhënie të frytshme me të gjithë aktorët përfshirë institucionet shtetërore, degët territoriale, drejtuesit e tyre, njësitë e qeverisjes vendore, kryebashkiakët, organizmat e huaja, shoqërinë civile, çdo banor të qytetit, dhe me mbështetjen e stafit të institucionit të prefekturës së qarkut Korçë, jam besimplotë se do ta kem më të lehtë këtë rrugëtim të ri për të përmbushur objektivat që na presin. Ju falenderoj shumë të gjithëve me përzemërsi dhe na priftë e mbara!”, tha Jole.