Zhdukja e 15-vjeçares në Greqi/ Ja momenti kur 22-vjeçari shqiptar e merr me makinë dhe…

Mediat greke kanë publikuar momentin e rrëmbimit të 15-vjeçares greke mesditën e të enjtes së kaluar nga një 22-vjeçar shqiptar. Videoja e publikuar nga emisioni “Tlive” e Alpha-s, nga kamera, tregon rrëmbimin e 15-vjeçarit në zonën e Aspropirgos. Vajza e pret të riun shqiptar për gjysmë ore. Pak më vonë vjen një makinë e vogël me ngjyrë të zezë dhe ata largohen. Teksa një punonjës i karburantit kujton se vajza ishte e mitur dhe njofton menjëherë policinë. Bisedat në rrjetet sociale të 15-vjeçares shërbyen për të bërë të mundur gjetjen e saj dhe arrestimin e tre të akuzuarve për rrëmbim. Tre të arrestuarit janë mikesha e saj 17-vjeçare, nëna e kësaj të fundit e cila e priti vajzën në shtëpinë e tyre dhe 22-vjeçari me origjinë shqiptare që jetonte në një kamp rom në Aspropyrgos .

Modelja 23-vjeçare lidhet me 63 vjeçarin, lojtar profesionist të blackjack : “Ai më llaston ,më bleu një Mercedes AMG 175,000$”(Foto)

Një modele 23-vjeçare e cila është lidhur me një burrë 40 vjet më të madh nga ajo, ka reaguar ndaj kritikëve që pretendojnë se ajo është me të vetëm për paratë e tij. Willow Sias, 23 vjeç, nga Karolina e Veriut, u takua me lojtarin profesionist të blackjack-ut dhe ndërtuesin e shtëpive David Simonini, 63 vjeç, në Tinder në shkurt 2022 dhe tha se ata u dashuruan menjëherë.

Ne jemi si pasqyra. Energjitë tona bashkohen shumë mirë dhe ne hamë të njëjtat gjëra, gjë që është çmenduri.

Shpesh, ne nuk do të bëjmë gjë tjetër veçse të qeshim dhe të kalojmë mirë. Mendoj se jemi lidhur vërtet me përvojat dhe atmosferat që ndajmë, gjë që është kryesisht ajo që kemi të përbashkët.’

Çifti ndajnë stilin e tyre luksoz të jetesës në internet – duke përfshirë ditën kur David i bleu të dashurës së tij një Mercedes 175,000 dollarë si “dhuratë në mesjavë” – por ata janë përballur me kritika por Willow i fshin komentet dhe thotë se David i jep asaj ‘stabilitetin dhe sigurinë’ që i nevojitet.

Ajo shtoi se pavarësisht diferencës së tyre në moshë, Willow dhe David ndajnë shumë interesa të përbashkëta, duke përfshirë daljen e shpeshtë për darka me pesë yje ose ahengje. Kjo nuk është hera e parë që Willow takohet me një burrë të madh; ajo ka qenë më parë e lidhur me një 42-vjeçar dhe 37-vjeçar. Ajo thotë:

Willow thotë se familja dhe miqtë e saj e kanë pranuan të dashurin e saj të ri, por disa njerëz besojnë se David është thjesht financuesi i saj. Prindërve të mi iu pëlqen sa të lumtur më ka bërë dhe sa i mirë është ai për mua. Së fundmi më bleu një Mercedes AMG dhe më llaston si babai im.

Bujar Kapexhiu krah Berishës: “Gjendja është alarmante, duhet një revolucion për të ndryshuar gjërat…”

Regjisori dhe artisti Bujar Kapexhiu ka marrë pjesë sot në takimin e Sali Berishës me pedagogët për të folur mbi sfidat e arsimit të lartë. Në fjalën e tij Kapexhiu tha se arsimi është në një situatë alarmante dhe se duhet një ndryshim i madh në system. Kapexhiu theksoi gjatë fjalës së tij se vendosja e mesatares për shkollat me konkurs është një absurditet. Ai kërkoi që kjo mesatare të ulet, pasi djeg talentet të cilët mund të jenë shumë të përgatitur në fushën ku konkurrojnë, por nuk e fitojnë dot shkollën për shkak të notave në shkollën e mesme.

Ai tha:

“Kam qenë student, kam qenë dhe vazhdoj të jem pedagog, kam qenë rektor i Akademisë së Arteve dhe e njoh shumë mirë gjendjen ku ndodhemi sot. Gjendja është alarmante, duhet një revolucion për të ndryshuar shumë gjëra në arsimin tonë. Nga gjithë ligji i arsimit të lartë po kap vetëm një gjë fare të vogël.

Nga ky ligj qindra studentë që kanë dashur të vijojnë shkollën e lartë kanë mbetur pa shkollë. U vu një mesatare. Shumë mirë, për një shkollë të përgjithshme, por absurditeti ishte pasi u vendos mesatarja për shkollat me konkurs.

Përderisa e ke me konkurs është konkursi që i zgjedh studentët, është absurde mesatarja. Nuk kisha fare lidhje me shkollën në atë kohë, por kam vajtur që nga ministrja deri te maja e piramidës për të diskutuar këtë problem. Të paktën shkollat me konkurs duhet ulur mesatarja”, tha Kapexhiu.

Të rinjtë flasin anglisht ose gjermanisht/ Revoltohet profesor Tupja: Do themi do you parlate shqipish

Ai është një nga personazhet publik më interesantë, jo vetëm për statusin që ka, por mbi të gjitha për temat që trajton sa herë që është i ftuar në studio dhe emisione të ndryshme.Shkrimtari dhe profesori Edmond Tupja ka folur mbi mundësinë e zhdukjes së gjuhës shqipe apo transformimit të skajshëm të saj si pasojë e globalizimin gjuhësor dhe kulturor.

Profesor Tupja u shpreh se beteja që bëjnë ata që e duan gjuhën shqipe ishte gjysma e humbur sepse njerëzit në Shqipëri vendosin interesin ekonomik para çdo gjëje. Mesa duket beteja që bëjnë ata që e duan gjuhën shqipe është tashmë gjysma e humbur. Më vjen keq që po e them sepse pavarësisht përpjekjeve që po bëjnë gjuhëtarët, po shoh se nuk po fryn erë e mbarë për gjuhën shqipe dhe kombin shqiptar.

Në një vend të varfër si Shqipëria, interesi kryesor është ekonomik dhe shesin jo vetëm votën por edhe shpirtin për një grusht parash. Kjo mua më pezmaton dhe më hidhëron jashtë mase dhe nuk jam i vetmi fatkeqësisht. Do vijë dita që do themi: Do you parlate shqipish? Që të merremi vesh midis nesh”– u shpreh profesori ndër të tjera. Profesori po na e thotë që tani, kush ka vesh le ta dëgjojë, kush nuk do ta besojë, le të mos e besojë.

Historia e fshatit Podgorie ,me trima që kontribuan për mbrojtjen e krahinës…

Nga Stiljan Belishta

Fshati Podgorie, i cili shtrihet përgjatë rrëzës së Malit të Thatë është territor në skajin më verior të Bashkisë Maliq-Rrethi Korçë, dhe është një nga fshatrat me numërin më të madh të popullsisë në këtë Bashki. Por, ajo çka e bën dhe më të vecantë këtë fshat, është pikërisht historia shumë e lashtë e tij, si dhe luf.trat patriotike që ka zhvilluar ndër vite për mbrojtjen e trojeve për liri e pavarësi nga Xhonturqit apo pazarllëqet e vendeve që dolën fituese nga Lufta e Parë Botërore; ky fshat mendohet të jetë banuar që në periudhën e Neolitit të Hershëm(6000-3000 vjet p.k/para Krishtit).

Kjo lidhet me gjetjet e shumta arkeologjike në formën e qeramikës dhe të veglave të shumta të punës prej stralli dhe një gozhdë guri, të cilat mendohet të jenë përdorur nga njerëzit e kësaj periudhe. Historia e zonës së Malit të Thatë ka një të kaluar të shkëlqyer luftarake për mbrojtjen e territoreve, kjo falë popullit të saj patriot dhe figurave patriotike që ka nxjerrë kjo krahinë.

Lë të përmendim këtu, kontributin patriotik të Sul Starovës, në krahinën e Gorës dhe Mokrës e mbi të gjitha e kapedanit të zonës Bendo Shapërdani, bir i nje familje te thjeshte fshatare nga Peshkëpia e Pogradecit, qe udhehoqi luftetarët shqiptarë kunder hordhive osmane të komanduara, nga Ahmet Pasha i Ohrit.

Ushtria Osmane nën drejtimin e Pashait të Ohrit, bashkë me 40 mijë jeniçerë (ushtarë turq shumë të stërvitur, që rrinin në oborrin e Sulltanit) u mund dy herë nga Suli i Starovës e Bendo Shapërdani në vitet ’80-’90, të shekullit të XIX, të cilët u bënë miq dhe luftuan bashëkrisht për mbrojtjen e territorreve shqiptare nga pushtimi otoman.

Dhe që nga ajo koha krenarisë së Bendos iu këndua nga populli dhe më pas në letërsinë e mëvonshme:

“Lufton Bendua veti i dhjetë,

Atje në Gurët e gjetë.

Seç u ngrit një tym përpjetë,

Lufton Bendua vet i dhjetë.

Qaj moj Peshkëpi e shkretë”…

Në krahinën e Gorës, çetat patriotike të Shahin Matrakut, Kajo Babienit dhe Ismail Dërdushës kishin një reputacion shumë të lartë dhe e shtrinin veprimtarinë e tyre në Ohër e Manastir.

Zona e Malit të Thatë kishte një rëndësi të veçantë dhe startegjike për armiqtë e Shqipërisë dhe krahinës në fjalë. Ajo përbente një rrugëkalimi nga perendimi në lindje dhe shërbente edhe si çerdhe strehimi. Në vitin 1889 në Malin e Thatë mbi Podgorie u zhvillua një betejë e ashpër mes çetës së Shahin Matrakut dhe Osmanllinjve. Turqit rrethuan çetën mbi Podgorie, por çeta doli nga rrethimi; por një nga luftetaret mbeti i vrarë. Dhimbjen për shokun e vrarë, luftëtarët e çetave e shprehën me këngën:

“Ne Malin e Thate nje tabor nizamë,

Na rrethuan çetën.

Rethimin e çamë,

Dikja me Hilminë u sulën te parë,

Dike kapedani na mbeti i vr.arë…

Xhonturqit, të revoltuar dhe tē kapluar nga mërzimi, ne vitin 1909, u përpoqën të ndalonin veprimtarinë e çetave dhe organizimeve nacionale dhe nisën luftën për likujdimin e çetës së kapedan Kajo Bobienit dhe asaj të Ismail Derdushës, i cili ishte nipi i Kajo Babienit.

Forcat e kajmekanit të Pogradecit në pranverë të vitit 1911 luf.tuan ashpër me çetën e Ismail Dërdushes dhe çeta e Ismailit e vuri përpara dhe e ndoqi ushtrinë e ekspedites deri ne Vërdove në hyrje të Pogradecit. Por këtë humbje nuk e harroi kajmekami. Çeta e Ismail Dërdushes strehohej në Podgorie dhe në mes të dhjetorit 1911 kur kishte gati dy metra borë, kajmekeni pasi e zbuloi, dërgoi forca të shumta e rrethoi fshatin, por çeta doli nga rrethimi. Gjatë luftimeve mbeti i plagosur në fund të fshatit një nga luftëtarët, trimi Seit Zagorçani. Ismaili me të marrë vesh që shoku mbeti i plagosur kthehet dhe e merr në shtëpi. Duke iu ngjitur kodrës me te plagosurin, qëllohet nga i mori plumbi te dy dhe mbetën monument i bardhë në mes të borës. Populli u këndon:

Podgori e shkretë,

mbushur me nizamë,

Qaje nenë qaje Ismail Kapedanë,

Mbeti bashkë me trimin,

Seit Zagorçanë.

Qaje nenë qaje Ismail Kapedanë,

Gunën të dhirtë,

kepucët me anë.

Qaje nenë , qaje Ismail Kapedanë…

Më 7 maj 1919, pasi kishte përfunduar Lufta e Pare Botërore u mbajt në Podgorie një miting proteste, kundër padrejtësive që po i bënin ndarjes së trojeve shqipëtar, ku Pogradeci synohej të merrej nga Serbia; në këtë miting morën pjese mbi 3000 vetë te ardhur nga fshatrat e Gorës, Mokrës dhe Pogradecit. Nga mitingu iu dërgua presidentit të Francës një notë, thelbi i së ciles konsistone në kerkesën e shqiptareve për të ndaluar Serbinë të hynte në viset dhe trojet tona. Gjithashtu në këtë notë proteste shprehej qartë gatishmëria e shqiptarëve për të mbrojtur me gjak dhe me jetë këto troje kundër pazarllëqeve që bënin shtetet e Evropes në dëm të trojeve shqiptare. Delegacioni i SHBA-ve mbrojti te drejtat e Shqipërisë per Korçën dhe Pogradecin bashke me rrethinat e tyre.

Minella Borova, artisti që s’e braktisi teatrin as Argjentinën e largët

Nga Juela Meçani

Minella Borova u shua 8 vite më parë, në moshën 66-vjeçare. Aktori i njohur korçar ndërroi ka jetë në Buenos Aires të Argjentinës, ku edhe jetoi për 20 vjet, pikërisht që prej vitit 1993. Ai numëron dhjetëra filma në karrierën e tij kinematografike, por në morinë e roleve, do të mbahet mend për Besnikun në filmin “Udhëtim në Pranverë”. Por, përveç roleve, ai ka qenë për shumë vite një artist dhe njeri i dashur e i vlerësuar nga komuniteti artistik, i cili edhe sot e kësaj dite vazhdon t’i referohet mendimeve, batutave e thënieve të tij. Minella Borova u shqua më fort si aktor i planit satirik, por herë-herë edhe lirik e romantik. Në lojën e tij spikat një humor i çlirët, shije e hollë, një sjellje e shpenguar, njëherazi edhe elegante, ku ndihet synimi për të skicuar tipa e karaktere të ndryshëm.

Pak biografi

Aktori Minella Borova kreu gjimnazin në Korçë dhe në Institutin e Arteve në Tiranë studioi në degën e Artit Dramatik. Një kohë të gjatë ai punoi në Teatrin e Korçës krahas aktorëve të njohur Thimi Filipi, Pandi Raidhi, Dhorkë e Dhimitër Orgocka, Stavri Shkurti, etj. Atij iu besuan role të ndryshme nga dramat e komeditë që viheshin në skenë. Ndërkohë regjisorët e Kinostudios e zbuluan si aktor filmi duke i besuar role në disa filma si ”Rrugë të Bardha,” “I treti,” “Rrethimi i Vogël,” “Në Fillim të Verës.” etj. Ai luajti edhe në filmin “Pylli i Lirisë” bazuar në tregimin tim “Njeriu që ndiqte kuajt.” Të shkrimtarit të nirënjohur, Naum Prifti. Përmes kujtimeve të tij në një portretizim për mikun e tij të hershëm të viteve 1957-1958 në Ersekë, shkrimtari Naum Prifti shkruan:

“Minella banonte në Korçë, me familjen e tij, por në verë i pëlqente t’i kalonte disa javë pushimi pranë gjyshit nga ana e mamasë, Kolë Ndoni, në Ersekë. Në atë kohë Kola ishte rreth të pesëdhjetave, por ne na dukej plak. Ai mbante një dyqan çikërrimash dhe manifakturash në qendër të qytetit dhe ne hynim ndonjëherë kot, sa për ta përshëndetur. Unë vajta për disa ditë në Divjakë ku po xhirohej filmi “Pylli i Lirisë”

dhe kaluam mjaft këndshëm me Minellën dhe Alfred Bualjotin. Një nga filmat e tij më të suksesshëm qe “Udhëtim në Pranverë” ku ai dhe këngëtarja Liljana Kondakçi interpretonin rolet kryesore. Sa ishte Minella në Korçë, vija me qejf të madh në atë qytet, ku natyrisht kisha dhe plot shokë e të njohur të tjerë. Por Minella jo vetëm më shoqëronte, por patjetër do të më ftonte në banesën e tij ku jetonte me nënën, vëllanë dhe familjen e tij. Në tarracën e shtëpisë ndodhej një farë depoje, të cilën ai e modifikoi duke sajuar një dhomë modeste për veten e vet. E quante “Kështjella Elsinor,” ndikuar nga “Hamleti” i Shekspirit, por atje kishte vetëm një shtrat mono dhe një radio, libra, revista, fotografi dhe disa riprodhime pikturash. Mbi të gjitha kishte liri. Mund të rrinte vonë, të ftonte kë dëshironte pa u prishur qetësinë pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Edhe unë isha ftuar disa herë në Elsinor. Dëgjonim muzikë, pinim nga një gotë konjak ose fërnet dhe bënim muhabet për gjithfarë temash, politike apo artistike. Me ikjen e Minellës, u zbeh edhe dëshira ime për të vajtur në Korçë. Zbulova se qytetin e bëjnë të dashur shokët, miqtë dhe jo rrugët e bukura, apo klima e mirë. Minella shquhej për ndjenja demokratike dhe antikonformiste. Njëherë më dha të lexoja disa poezi origjinale, çka më lejoi të mësoja pasionin e tij të fshehtë për poezinë.

Pasioni i fshehtë për poezinë

Minella Borova dikur i qe lutur Ismail Kadaresë t’ia lexonte disa nga poezitë dhe t’i jepte ndonjë mendim. Më tregoi vetë se Ismaili, pasi i lexoi, e pyeti sa vjet ishte. “Tridhjetë e tre” i tha Minella. “Je vonë,” kishte komentuar Kadareja pa i dhënë shpjegime të tjera. Gjithsesi Minella vazhdoi të shkruante poezi me motive të ndryshme për qejfin e tij, pa i dërguar për botim për vite me radhë. Do të kalonin disa dekada derisa të botonte dy libra me poezitë e tij. Disa poezi, të shkruara në Argjentinë rreth vitit 2005, të servirura nga Kostaq Duka, në sajtin “Bota e re.”

Minella Borova dhe Tirana

Në mesin e viteve ’70, Minella u transferua në Tiranë, si pedagog në Institutin e Lartë tëArteve. Punonte shumë e me dëshirë dhe brenda pak kohe fitoi respektin e kolegëve dhe dashurinë e studentëve. Megjithëse qe aktor i njohur dhe me pozitë të respektuar në shoqërinë tonë, disa vite u detyrua të banonte tok me familjen në një dhomë konvikti nga ato të Universitetit. Më vonë mundi të merrte nga strehimi tipin standard, dy dhoma e një kuzhinë, mbasi atëherë veç dy fëmijëve kishte në ngarkim edhe mamanë.

Nga fundi i viteve ‘70 Minella emërohet inspektor teatri në Ministrinë e Kulturës dhe të Arsimit ku edhe dha ndihmesën e tij në kohën e krizës më të thellë të teatrit.

Drejt Argjentinës

Ndryshimet e mëdha politike, në vitet ’90, si përmbysja e regjimit komunist dhe vendosja e pluralizmit politik, sollën dyndjen e shqiptarëve jashtë atdheut, pas një vetizolimi gjysmëshekullor. Neta, bashkëshortja e Minellës që ishte nga Pogradeci, kishte një teto të emigruar që para lufte në Argjentinë. Ajo u dërgoi ftesën tok me garancinë dhe familja Borova u shpërngul në vendin që preferohej nga emigrantët shqiptarë të para luftës. Minella dëshironte të vinte në Amerikë, ku kishte qenë dhe i ati në vitet 1920-1930 para lufte, prandaj m’u lut të shfletoja regjistrat e Federatës Panshqiptare Vatra, të gjeja qytetin ku kishte punuar dhe nëse qe bërë nënshtetas amerikan. Më njoftoi se duhet ta kërkoja me mbiemrin Shtufi, sipas mbiemrit që mbanin në Borovë. Shumë shqiptarë përfituan nga nënshtetësia amerikane e prindërve të tyre dhe erdhën në Amerikë pa telashe. Mirëpo në regjistrat e Vatrës s’kishte asnjë të dhënë përsa i përket nënshtetësisë, kështu që s’kishte kuptim t’i shfletoja.

Pasioni nuk u shua as në botën latine

Merita e Minellës si artist dhe si qytetar është lidhja e ngushtë me artin skenik, edhe gjatë kohës së vështirë të mërgimit, çka dëften se qe me shpirt artisti. Kërkoi të njihej me ndonjë regjisor argjentinas dhe rasti e solli të takonte zotin Daniel Genoud. Interesat artistike i shtynë të njiheshin dhe të bashkëpunonin dhe falë Minellës, Genudi vizitoi Shqipërinë me rastin e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove që zhvillohej në Elbasan. Aty Minella interpretoi një monodramë, gjini letrare thuajse krejt e re për vendin tonë. Genudi dinte vetëm spanjisht, po ndërkohë Minella e kishte përvetësuar gjuhën e vendit. Minella përktheu shqip edhe disa drama ndërsa ndodhej në Buenos Aires.

Filmografia

Botë e padukshme (1987), Kristofori

Rrethimi i vogël (1986), Berti kunati i Agronit

Fushë e blertë fushë e kuqe (1984), Gjenerali

I paharruari (1984), Nesti

Koha nuk pret (1984), zoti Leone, Roberto Altiko

Shoku ynë Tili (1981) Shpëtimi

I treti (1978) Isai

Flamur në dallgë (1977), Provokatori

Pylli i lirisë (1976), Llazi Tërbufi

Udhëtim në pranverë (1975), Besniku

Në fillim të verës (1975), Fumagali

Shtigje lufte (1974), Studenti

Rrugë të bardha (1974), Bato

Mëngjese lufte (1971), Gjermani

Montatorja (1970), Saldator

Çfarë është Nata e Kadrit?

Nata e Kadrit është një ndër netët e bekuara të muajit Ramazan, e cila gjendet në dhjetëditëshin e fundit të tij. Kurani Famëlartë dhe thëniet profetike tregojnë për rëndësinë dhe vlerat e mëdha që përmban kjo natë. Kurani ka një sure të veçantë e cila mban këtë emër dhe përshkruan me hollësi veçoritë e saj.“

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit. Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E çka di ti se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë Natë, duke sjellë dekretin Hyjnor lidhur me çdo çështje. (Pas zbritjes së tyre) ka paqe deri në lindjen e agimit”.[1]

Duke përdorur fjalën ليلة (Lejlatun) Allahu ka zgjeruar kuptimet e saj, e cila i referohet një periudhe të errët, që shtrihet për një kohë të gjatë. Fjala قدر (Kadri) tregon që njerëzit nuk kanë vlerësuar ashtu siç duhet fuqinë dhe favoret e Allahut. Nuk është e vërtetë që njeriu të gjendet gafil dhe i shkujdesur gjithë vitin nga adhurimi, dhe vetëm namazi dhe lutja e një nate t’ia shlyejnë të gjitha mëkatet. Nata më e bekuar është ajo që shënon çlirimin e njeriut përgjithmonë nga prangat e mëkateve e për t’u mos kthyer më në jetën e papastër.

Fjalët هى حتى مطلع الفجر japin myzhde që nata e Kadrit, përfundon në zbardhjen e agimit, e cila u jep fund anëve të errëta të njeriut. Përpjekjet dhe sakrificat e njeriut rezultojnë në pëlqimin e Allahut. Kur besimtari mundohet të përmbushë detyrën e tij ndaj Zotit me të gjitha aftësitë që posedon, u bindet porosive të Tij, dhe kalon muajin Ramazan në adhurim, lutje, reflektim mbi Kuran dhe në veprat që e shpien drejt Zotit, atëherë si shpërblim i jepet Nata e Kadrit. Zoti zbret nga Arshi dhe vjen pranë robit të Tij, e përmes mëshirës së Tij të pakufishme, e shpëton nga papastërtia dhe i plotëson çdo lutje.

Disa nga vlerat e Natës së Kadrit

Në vijim do t’ju sjellim disa nga vlerat madhështore të kësaj nate të bekuar.

Zbritja e Kuranit në Natën e Kadrit Në këtë natë, Zoti zbret mëshirë mbi robërit e Tij besimtarë, të cilët i nënshtrohen me sinqeritet vullnetit të Tij dhe kërkojnë mënyrat për t’iu afruar Atij. Vlera më e madhe e kësaj nate është që në të zbriti libri më madhështor, Kurani, mbi Profetin më madhështor, Muhammedin s.a.v.s. Allahu thotë që Kurani është zbritur në muajin Ramazan[2] dhe në një natë të bekuar[3].

Kjo natë vjen çdo vit, për të na kujtuar që ta bëjmë Kuranin udhërrëfyesin tonë drejt Allahut. Kjo natë ka edhe vlera të tjera, që burojnë nga ana kuptimore dhe mbështeten nga Kurani e hadhithi. Nata e Kadrit do të thotë nata e caktimit apo fuqisë. Kjo natë është më e mirë se 1000 muaj. Le të dihet që 1000 është shifra më e lartë numerike në gjuhën arabe.[4] Përpos kësaj, 1000 muaj janë të barabartë me 83 vjet e katër muaj, pra kjo natë është më e vlefshme se sa një jetë e tërë e njeriut. Në këtë natë të madhe, zbresin engjëjt në tokë, duke përndarë mëshirën dhe bekimet e Zotit.

Kërkim falje gjatë Natës së Kadrit I Dërguari i Allahut s.a.v.s. u ka tërhequr vëmendjen muslimanëve ndaj rëndësisë së kësaj nate përmes haditheve të ndryshme. Disa prej tyre janë si më poshtë:

Nata e Kadrit Ebu Hurejrah r.a. ka transmetuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Kushdo që falet në Natën e Kadrit, me besim të sinqertë dhe me shpresë në shpërblim, atij i falen të gjitha mëkatet e mëparshme.[5]

Imam Neveviu r.a. ka komentuar këtë hadith dhe ka thënë që fjala iman këtu nënkupton besimin e vërtetë. Fjala ihtisab tregon që robi duhet të synojë vetëm pëlqimin e Zotit e jo të sillet me shtirësi apo të veprojë në një mënyrë që i kundërvihet dëlirësisë. Nga fjala kijam nënkuptohet falja e tehexhudit.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. me anë të porosive të përsëritura, na ka nxitur të mos jemi indiferentë dhe të paditur nga vlerat e kësaj nate, përkundrazi ta kërkojmë atë me anë të lutjes dhe istikfarit (kërkim faljes).

Hazret Enesi r.a. ka rrëfyer se hyri muaji Ramazan dhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: Ju ka ardhur ky muaj, në të cilin gjendet një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet prej saj, privohet nga çdo e mirë dhe nuk privohet nga mirësitë e saj, përveç atij që është i mjerë.[6]

Dhjetëditëshi i fundit i Ramazanit e gjente të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke bërë përpjekje të mëdha në adhurim e në vepra të mira, që nuk kishte bërë më parë. Në dhjetëditëshin e fundit, Profeti s.a.v.s. largohej nga çdo veprimtari tjetër e i përkushtohej plotësisht adhurimit të Zotit duke bërë itikaf në xhami.[7]

Nëna e besimtarëve Hazret Aisheja r.a. ka thënë që me hyrjen e dhjetëditëshit të fundit, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. shtrëngonte rripin (mundohej shumë), i gjallëronte netët (me adhurim) dhe e zgjonte familjen e tij (për namaze).[8] Hazret Ibni Abbasi r.a. gjithashtu ka dëshmuar që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ishte njeriu më i etshëm për vepra të mira, por gjatë muajit Ramazan, kjo dëshirë nuk njihte më kufi, madje i ngjante asaj stuhie që shndërrohet në një furtunë të madhe.[9]

Përse quhet Nata e Kadrit? Sipas fjalorit të famshëm Ekrabul Mevarid, fjala Kadr قدر mbart këto kuptime: Vlerë e një sendi, fuqi, cilësi, kohë apo afat i caktuar për një çështje, urdhër, dekret, pushtet, nderim, ide etj.

Sipas haditheve, në këtë natë vendoset risku, fati, begatia, afatet dhe planet e Zotit mbi tokë. Engjëjt shënojnë për caktimin e çështjeve për vitin e ardhshëm. Hazret Kalifi II të Mesihut të Premtuar r.a. ka thënë:

“Nata e Kadrit nënkupton atë natë, në të cilën përcaktohet fati i njeriut dhe vendoset se çfarë do të ndodhë me të, gjatë vitit të ardhshëm. Deri në çfarë shkalle do të rritet dhe do të zhvillohet ai? Çfarë dobish do të fitojë dhe cilat humbje do të pësojë? Të gjitha vendimet për zhvillimin e njeriut, merren në këtë natë të errët, njësoj si zhvillimet e tij fizike bëhen në errësirë”.[10]

Kur bie Nata e Kadrit? Nata e Kadrit nuk ka një datë të caktuar. Megjithatë, ka hadithe të shumta, të cilat na ndihmojnë për të arritur në përfundim që ne duhet ta kërkojmë atë në dhjetëditëshin e fundit gjatë netëve teke. Ja disa prej tyre:

Hazret Enesi r.a. ka transmetuar se e ka njoftuar Ubada bin es-Sameti r.a. që një ditë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. doli për të njoftuar për (datën e) Natës së Kadrit, por ndodhi që dy muslimanë po ziheshin me njëri-tjetrin. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Unë kisha dalë për t’ju njoftuar rreth natës së Kadrit, por ziheshin filani e filani, dhe ajo më doli nga mendja. Ndoshta kjo është më mirë për ju. Tani kërkojeni atë në natën e 7-të, 9-të dhe 5-të (të dhjetë netëve të fundit të Ramazanit).[11]

Hazret Kalifi II i Xhematit Musliman Ahmedia r.a. ka komentuar këtë hadith duke thënë:

“Kjo ngjarje tregon që koha së cilës i referohet Nata e kadrit, ka lidhje me unitetin dhe bashkimin popullor. Popullit që i mungojnë uniteti dhe bashkimi, privohet edhe nga Nata e Kadrit”.[12]

Ibni Umeri r.a. ka transmetuar që disa njerëzve u ishte shfaqur Nata e Kadrit në shtatë netët e fundit, ndërsa disave u kishte dalë në dhjetë netët e fundit. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Kërkojeni atë në shtatë (netët) e fundit (të Ramazanit)”.[13]

Në një hadith të ngjashëm, një person kishte parë Natën e Kadrit më 27 Ramazan. Profeti s.a.v.s. tha:

“Unë shoh që ëndrrat tuaja përputhen me njëra-tjetrën, prandaj kërkojeni atë në netët teke të dhjetëditëshit të fundit”.[14]

Hazret Aisheja r.a. ka transmetuar që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. bënte itikaf në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit dhe thoshte “Kërkoni Natën e Kadrit në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit”. Në transmetime të tjera, janë përmendur këto fjalë: “Kërkojeni atë në dhjetëditëshin e fundit, në netët teke”.

Hazret Ibni Umeri r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Kërkojeni atë d.m.th. Natën e Kadrit në dhjetëditëshin e fundit. Nëse dikush nga ju ka qenë i sëmurë apo është treguar i plogësht (në pjesën e parë të Ramazanit), ai nuk duhet të lejojë të mposhtet prej tyre në shtatë ditë të mbetura”.[15]

Po ashtu është transmetuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë për Natën e Kadrit që ajo mund të jetë nata 21-të, 23-të, 25-të, 27-të, 29-të dhe nata e fundit prej Ramazanit.[16]

Transmetohet nga Mua’vija bin Ebu Sufjani r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në lidhje me Natën e Kadrit ka thënë: “Nata e Kadrit është nata e 27-të”.[17]

Hazret Mirza Bashir Ahmed sahibi r.a. ka rrëfyer se Mesihu i Premtuar a.s. kishte thënë që nëse nata e 27-të e Ramazanit qëllon të jetë e xhuma, atëherë me mirësinë e Zotit, në përgjithësi ajo rezulton të jetë Nata e Kadrit.[18] Ka aq shumë hadithe, që e bëjnë të pamundur përcaktimin e kësaj nate. Prandaj, Imam Ibni Haxhar Askalani në komentimin e tij ka shënuar 46 thënie profetike që përcaktojnë data të ndryshme për Natën e Kadrit.[19] Pasi që përmend këto hadithe, ai parashtron mendimin e tij me këto fjalë:

“Nga të gjitha këto raste, më i mundshëm është që ajo (Nata e Kadrit) të ndodhet në netët teke të dhjetëditëshit të fundit. Ky gjykim është përcjellë, duke u bazuar në kuptimin e haditheve, që janë përmbledhur në këtë kapitull”.[20]

Pas këtij gjykimi, Imam Ibni Haxhar tregon arsyen se përse kjo natë kaq e madhërishme është lënë në fshehtësi.

“Dijetarët kanë thënë që arsyeja pas fshehtësisë së Natës së Kadrit është që të nxiten përpjekjet për ta gjetur atë. Po të ishte e caktuar kjo natë, ajo do të mbetej e kufizuar, njësoj si çasti në ditën e së xhumasë. Kjo është urtësi që vepron në të, derisa ka thënë që ajo ndodhej në gjithë vitin, apo në gjithë Ramazanin, apo në gjithë dhjetëditëshin e fundit apo veçanërisht në netët teke të saj”.[21]

Përse është e fshehur Nata e Kadrit? Përse ajo është mbajtur e fshehur nga besimtarët dhe përse ata janë porositur ta kërkojnë atë në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit?

Sepse, duke mos e përcaktuar atë, Zoti me anë të mëshirës së Tij, kërkon që besimtarët të tregojnë qëndrueshmëri në adhurimet, lutjet dhe sakrificat e tyre, dhe të shtojnë përpjekje për të fituar mirësinë dhe shpërblimin prej Tij. Në këtë mënyrë, Zoti dallon robërit e Tij të sinqertë të cilët garojnë me njëri-tjetrin për vepra të mira, prej atyre që ndjekin verbërisht disa tradita dhe u binden interesave të tyre. Nëse të gjithë do të dinin, me përpikëri, se kur do të binte Nata e Kadrit, ata nuk do të prisnin Ramazanin me të njëjtin entuziazëm e gatishmëri.

Ramazani vjen si pranverë në jetën e besimtarëve, dhe u fal atyre një gjallëri dhe forcë shpirtërore. Ai motivon besimtarët në punë të mira, dhe ky përkushtim vjen duke u dendur në ditët në vazhdim. Nata e Kadrit shërben si katalizator për të ngritur shkallën e mirësisë të mbarë shoqërisë besimtare në pikën më të skajshme.

Cilat janë shenjat e Natës së Kadrit? Hazret Kalifi i Dytë i Xhematit Musliman Ahmedia r.a. ka shkruar:

“A ekziston ndonjë shenjë që të kuptojmë se filan natë në Ramazan ishte Nata e Kadrit? Si përgjigje mund të them që në bazë të disa haditheve, mësojmë që atë natë shkrepin pak vetëtima, fryn erë, bie shi i imët dhe shfaqet një rreze drite duke u ngritur lart. Ndonëse, vihet re që shenjat e mësipërme në përgjithësi shfaqen, ndërsa ajo e fundit (ngritja e një rreze drite) është provuar vetëm nga njerëzit fisnikë, si një lloj vegimi (përjetim shpirtëror) e jo diçka konkrete që mund të vëzhgohet nga çdo njeri, megjithatë nuk është e domosdoshme që këto shenja të shfaqen patjetër… Mënyra më e drejtë është që besimtari t’i lutet Zotit gjatë gjithë Ramazanit e të agjërojë me sinqeritet, dhe kështu Allahu ia shfaq natën e Kadrit në njëfarë mënyre”.[22]

Si duhet të përgatitemi për Natën e Kadrit? Mesihu i Premtuar a.s. ka thënë që Nata e Kadrit është koha më e çiltër në jetën e njeriut.[23] Pra, kur njeriu rrezaton dëlirësinë dhe u bindet përulësisht të gjitha porosive të Zotit, ai bëhet i aftë për të tërhequr bekimet e kësaj nate. Robi mund të përgatitet për këtë natë, duke agjëruar me sinqeritet, duke studiuar Kuranin e duke reflektuar mbi kuptimet e tij, duke bërë lutje e duke kërkuar falje për gabimet, duke bërë sadaka e lëmoshë, duke hequr dorë nga çdo veprim që bie ndesh me qëllimin e Ramazanit dhe duke bërë sa më shumë vepra të mira.

Çfarë duhet të lutemi në Natën e Kadrit? Hazret Ajshja r.a. e pyeti të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: “Nëse gjej Natën e Kadrit, ç’lutje duhet të bëj?” Ai i tregoi këtë lutje:

Nata e KadritAllahume inneke a’fuvun Kerimun tuhibbul a’fva faa’fu anni” O Allah! Ti Je Falës, shumë Bujar. Të pëlqen falja. Më fal mua![24]

Sipas një transmetimi tjetër, për nga veprat, dhjetë ditët e fundit e muajit të Ramazanit, janë më të nderuara e më të dashura tek Allahu, prandaj robi duhet t’i kalojë ato duke kujtuar Allahun, duke recituar shehadetin, dhe duke madhëruar e lavdëruar sa më shumë Allahun.[25]

Ai që gjen Natën e Kadrit, nuk kthehet më në errësira Hazret Kalifi IV r.a. i Xhematit Musliman Ahmedia ka thënë:

“Lidhur me Natën e Kadrit, janë përhapur disa mendime që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën. Sigurisht, në Ramazan vjen një natë, e cila përmban bekime të jashtëzakonshme, dhe e cila përputhet me kohën kur kishte filluar zbritja e Kuranit. Por, nuk do të thotë assesi që njeriu pasi ka gjetur këtë natë, të kthehet sërish në natën e errësirave, sepse kjo bie ndesh me konceptin e asaj nate.., që është përmendur në atë sure të Kuranit. Sipas saj, kjo natë vijon pandërprerë هي حتى مطلع الفجر derisa agon dita e mirësive të pashtershme. Pas kësaj nate, nuk ekziston më mundësi për t’u kthyer sërish në netët e mëkateve, përkundrazi përhapet një shkëlqim i përhershëm, që nuk ndahet më nga besimtari”.[26]

Për ta arritur këtë shkallë e për të shkaktuar një revolucion të tillë shpirtëror në qenien tonë, ne duhet t’i dorëzohemi Zotit. Hazret Kalifi IV i Xhematit Musliman Ahmedia r.a. ka porositur:

“Gjunjëzohuni para Zotit me përulësi dhe lutuni që Ai të ketë dhembshuri ndaj jush e të ndieni ngrohtësinë e dashurisë në dorën e Tij. Lutuni që Zoti me anë të mëshirës së Tij, të falë mëkatet tona, të harrojë shkujdesjen tonë dhe të mbulojë dobësitë tona, edhe pse nuk jemi të denjë për këtë…

Pra, drejtohuni Allahut për çdo nevojë, dhe mos shikoni nga njerëzit që t’ju plotësojnë kërkesat. Mos i shqetësoni të tjerët. Keni për detyrë t’i jepni fund çdo pështjellimi dhe të largoni dhimbjen e tyre. Kërkoni çdo gjë prej Zotit, dhe atë që fitoni prej Tij, shpërndajeni mes njerëzve. Në këtë mënyrë, ata që ende nuk janë interesuar për Islamin, do të shohin shkëlqimin e këtij revolucioni të bukur. Allahu e mundësoftë Xhematin Ahmedia për të vepruar kështu!” Amin![27] Marrë nga almadiyya-islam.org/

Bordi merr vendimin: “Rritet me 7 lekë nafta dhe benzina (Çmimet)

Bordi i Transparencës ditën e sotme ka vendosur të bëjë disa “ndryshime” në çmimet e karburanteve në vend. Sipas bordit duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme nafta do rritet me 7 lekë, nga 226 që ishte tani do shitet 233 lekë/litri .Edhe benzina “rritet” me 7 lekë nga 206 do shitet 213 lekë/litri. Nga ana tjetër gazi nuk ka pësuar ulje pasi tani do shitet perseri 104 lekë/litri. Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi: Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 27.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

  • 221 Lekë/litri për gazoilin;
  • 201 Lekë/litri për benzinën;
  • 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 27.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

  • 233 Lekë/litri për gazoilin;
  • 213 Lekë/litri për benzinën;
  • 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 27.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

Eurostat: “Shqiptarëve dhe maqedonasve iu shkurtua më shumë jeta në Europë nga pandemia e Covid-19”

Jetëgjatësia e pritshme në lindje e shqiptarëve në vitin 2020 u shkurtua me 1.7 vite në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë. Por, të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se pasojat e Covid-19 në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut kanë qenë më të rëndat. Në Maqedoninë e Veriut, jetëgjatësia u shkurtua me 2.2 vite, më shumë nga të gjithë shtetet e tjera të Europës. Shqipëria renditet e dyta, pas Maqedonisë së Veriut. Të dhënat për Kosovën mungojnë. Për të gjithë Europën, jetëgjatësia shënoi një rënie prej -0.9 vjet. Të dhënat e mëparshme të Eurostat dhe institucioneve statistikore rajonale kanë treguar se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova janë tre shtetet që kishin rritjen më të madhe të vdekjeve shtesë gjatë pandemisë.

Sipas të dhënave zyrtare të ASK (Agjencisë së Statistikave të Kosovës), në Kosovë, vdekshmëria kumulative shtesë për periudhën mars 2020-shtator 2021 në krahasim me periudhën përkatëse mesatare 2018-2019 ishte +43.4%. Për Maqedoninë e Veriut, rritja e fataliteteve për të njëjtën periudhë është +42.6%, sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të Republikës së Maqedonisë, të përpunuara nga Monitor. Të dhëna të tjera të Eurostat, për vdekjet javore, ku raporton dhe Shqipëria, tregojnë se për periudhën 2 mars 2020-19 shtator 2021, fatalitetet shtesë u rritën me 34.6%, duke e renditur vendin tonë të tretin në Europë.

Europa
Sipas Eurostat, në vitin 2020, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 80.4 vjet. Kjo shifër ishte 5.7 vjet më e lartë për gratë (83.2 vjet) sesa për burrat (77.5 vjet). Në fakt, jetëgjatësia e femrave ishte më e lartë se jetëgjatësia e meshkujve në çdo rajon me të dhëna të disponueshme. Krahasuar me vitin 2019, jetëgjatësia në lindje pësoi një rënie (-0,9 vjet). Meshkujt patën një rënie më të madhe të jetëgjatësisë (-1.0 vjet) sesa gratë (-0.8 vjet). Megjithatë, kjo ulje e jetëgjatësisë në lindje lidhet me rritjen e papritur të vdekshmërisë në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19, sipas Eurostat. Në vitin 2020, rajonet në BE me nivelet më të larta të jetëgjatësisë në lindje ishin në Francë, Spanjë, Itali dhe Greqi. Rajoni i BE-së me jetëgjatësinë më të lartë në lindje ishte ishulli francez i Korsikës (84,0), i ndjekur nga Ishujt Balearik në Spanjë (83,9) dhe rajoni i Epirit në Greqi (83,8).

Nga ana tjetër, rajonet e BE-së me jetëgjatësinë më të ulët në lindje ishin të gjitha në Bullgari: Veri-Perëndim (72.1), Veri-Qendror (72.8) dhe Bullgaria Veriore dhe Juglindore (72.9). Ishulli francez i Korsikës kishte jetëgjatësinë më të lartë të femrave (87.0 vjet), i ndjekur nga rajoni spanjoll i Galicia (86.7). Dy rajone franceze (Loire dhe Midi-Pyrénées), Ishujt Åland në Finlandë dhe rajoni i Epirit në Greqi shënuan të njëjtën jetëgjatësi të femrave; 86.4 vjet. Nivelet më të larta të jetëgjatësisë së meshkujve në lindje u regjistruan në rajonin e Epirit në Greqi, rajonin e Umbrias në Italinë qendrore dhe Ishujt Balearik në Spanjë (të gjithë 81.4)./ MONITOR

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj (Foto)

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra drejtuesen e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj. Por KPA ka konstatuar se Imeraj ka probleme me tre komponentët, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Imeraj paraqiti në seancën e kaluar në mënyrë të detajuar konkluzionet përfundimtare për tre kriteret e vlerësimit, në referencë të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, duke e vlerësuar ankimin si të pabazuar në ligj e prova, dhe si të tillë, të papranueshëm. Imeraj deklaroi se gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Kolegj kishte arritur të provonte me prova dhe argumente shterues, të kundërtën e ankimit.

Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare prokurorja Imeraj dhe avokati i saj, i kërkuan Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi atë në detyrë.

Në një deklaratë për mediat pas vendimit për shkarkimin nga detyra, Imeraj tha:

Ndihem e cuditur është në kundërshtim me procesin ligjor, pa marrë parasysh asnjë lloj pretendimi të paraqitur nga ana ime.

“Ajo që i kam bërë me dije KPA është vënia në dispozicion e akteve ku 160 të pandehur janë dënuar me formë të prerë e vetëm 3 prej tyre kanë marrë pafajësi.Rezultati në raport me atë që vendosi KPA është jo proporcional, duke mos respektuar parimin e proporcionalitetit”.

Dhuron emocione dhe spektakël /Njihuni me Rei Bardhollarin një yll që i këndon me shumë dashuri korçës dhe serenatave(Video)

Korça njihet qe cdo here nxjerr talente fantastike ne cdo fushe te artit e jo vetem. Kete herrë flasim per nje djalë te vogel por me nje zë te veçantë. Po flasim pikerisht per Rei Bardhollari, i cili aktualisht eshte konkurent ne “Gjeniu i Vogel”. Ai ka spikatur qe ne fillim me zerin e tij ne te gjitha performacat e deritanishme dhe duket se ky rrugëtim do të jetë vetëm fillimi i sukseseve që priten në vazhdim

Rama : “Siri do flasë edhe shqip, brenda vitit të ardhshëm në telefonat e çdo shqiptari do jetë edhe…

Brenda vitit të ardhshëm, shqiptarët do të mund të kenë në telefonat e tyre edhe ‘Sirin’ që do të flasë shqip. Për ata që ende nuk e njohin, Siri është një asistent virtual që është pjesë e sistemeve operative iOS, iPadOS, ëatchOS, macOS, tvOS dhe audioOS të pajisjeve Apple.

Rama tha:

Ne kemi nisur projektin tjetër për të pasur brenda vitit të ardhshëm asistentin me zë po këtu (në telefon), sic është Siri psh që e dini. Kështu do jetë asistenti digjital i cdo qytetari që për tu interesuar për të marrë përgjigje për një shërbim të caktuar si merret shërbimi do ta ketë këtu në telefon asistentin me zë dhe nga shtëpia do i kërkojë përgjigje për të gjithë atë gamë që lidhet me shërbimet me dokumente”, tha ai.

Shqipëria po zbrazet/ Si ikën në Gjermani në vitin 2020 rreth 4 mijë punonjës shëndetësie dhe rreth 2 mijë profesionistë IT

Stoku i profesionistëve të TIK që ikën në Gjermani me kontrata pune arriti në rreth 2000 persona në vitin 2020, ndërsa stoku i punonjësve të shëndetësie arriti në 4000 punonjës në të njëjtin vit evidenton studimi ”Si do të ndër veprojë emigrimi i kapitalit njerëzor në tregun e punës në Ballkan” i Fondacionit Europian të Trajnimeve. Perspektiva për punësim jashtë vendit po nxit studimet drejt TIK dhe shëndetësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nxënësit në këto vende projektojnë emigrimin që në momentin që zgjedhin degët që kërkohen nga tregu europian i punës. Profesionistët e TIK-ut në Gjermani fitojnë tre herë më shumë se sesa kolegët e tyre në Shqipëri ose dyfishin e nivelit të pagave në Serbi dhe Maqedoni. Të dhënat për Gjermaninë tregojnë se, numri i profesionistëve të TIK-ut nga vendet e Ballkanit rritur më shumë se dyfishi, nga 1,497 që ikën në vitin 2015, në 3,569 punonjës të ikur më 2020.

Vetëm në vitin 2020 ikën nga Shqipëria 500 punonjës të TIK, numri i tyre ishte 6 herë më i lartë se në vitin 2015. Për Maqedoninë e Veriut numri i profesionistëve të rinj të TIK të punësuar në Gjermani korrespondon me 8% të të diplomuarve në TIK mesatarisht në vit. Të dhënat për Bosnjë dhe Hercegovinën në 2018 sugjerojnë që numri i të diplomuarve në TIK është mbi 800, teksa 13% e tyre u zhvendosen në Gjermani ndërmjet 2019 dhe 2020.

Përgjatë 2015 -2020 stoku i punonjësve shëndetësorë nga Ballkani në Gjermani është rritur në mënyrë të konsiderueshme bazuar në të dhënat e ofruara nga Agjencia Federale Gjermane e Punës. Punonjësit e shëndetësisë përfaqësohen nga mjekë, infermierë, por edhe profesionistë të tjerë të specializuar shëndetësor si dentistë, farmacistë, ose fizioterapistë.

Stoku i punonjësve të shëndetësisë në Gjermani me origjinë nga Ballkani Perëndimor arriti në 30 mijë persona në vitin 2020, që përfaqësojnë afërsisht 20% të huajve të trajnuar për sektorin gjerman të shëndetësisë. Ky stok u rrit me 2.5 herë nga viti 2015. Ndërsa stoku i profesionisteve shqiptarë të shëndetit në Gjermani u katërfishua, duke arritur në 4,000 mijë të tillë. Më shumë se 16% e punonjësve shëndetësorë nga Ballkani në Gjermani janë ‘profesionistë të shëndetit’, të përfaqësuar kryesisht nga mjekë dhe pjesa tjetër përbëhet nga profesionistë të asociuar shëndetësorë, shumica e të cilëve janë infermierë.

Vende të tjera si Sllovenia, Austria, Zvicra, Kroacia, Danimarka dhe Italia të cilat kanë nevojë për profesionistë shëndetësorë nga jashtë kanë punonjës TIK, duke rritur premisat për emigracion nga Ballkani.

Një pjesë e profesionistëve të TIK-ut do emigrojnë, por do të ketë edhe një pjesë të konsiderueshme të profesionistëve të TIK-ut që do të qëndrojnë. Ata mund të punojnë në distancë dhe njëkohësisht mund të mbështesin kompanitë vendase që të adoptojnë ose të lidhen drejt teknologjive të avancuara.

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, në tre vitet e fundit, numri i shqiptarëve që jetojnë në shtetet e Bashkimit Europian është rritur me gati 30 mijë persona. Ajo që vihet re qartë është tendenca e re për të ikur drejt Gjermanisë.

Nga 30 mijë persona që kanë arritur të regjistrohen në një vend të BE-së në tre vitet e fundit, rreth 27.3 mijë prej tyre kanë ikur drejt Gjermanisë, duke e çuar numrin në total në gati 77 mijë persona, të tretin pas Italisë e Greqisë për numrin e shtetasve shqiptarë në total që jetojnë në një vend të BE-së./monitor/

Gjobë kush abuzon me shpejtësinë e ulët/ Greqia me ligj të çuditshëm për shoferët breshka në autostradë…

Ligji grek parashikon jo vetëm gjoba për drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë, por dënon edhe ata që ngasin ngadalë mjetin e tyre. Shumë herë ne shohim shoferë që lëvizin shumë ngadalë në autostrada. Shpejtësia minimale në autostradë është 70 km/h , që do të thotë se nëse drejtojmë një mjet që nuk mund ta kalojë në mënyrë të sigurt këtë shpejtësi, ai nuk duhet të lëvizë në të. Arsyeja është e thjeshtë, siguria e të gjithë përdoruesve të autostradës. Shenjat për kufirin minimal të shpejtësisë janë blu , ndërsa ato për kufijtë maksimalë të shpejtësisë janë kuq e bardhë . Për këtë arsye se kushdo që vozit me shpejtësi më të ulët se shpejtësia minimale i nënshtrohet gjobës administrative prej 80 euro.

Horoskopi 27 prill 2022/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Dashi

Sot do të jeni plotësisht krijues, i rinovuar mendërisht, i qetë dhe i vetëdijshëm emocionalisht dhe i aftë për të shprehur “dëshirat” tuaja më të thella.

Një dashuri e ndaluar, e vjetër apo e fshehtë ju josh dhe ju kënaqeni. Ndiqni intuitën tuaj, por pa u tërhequr në utopi dhe idealizime.

Ju zgjidhni çështje të pazgjidhura.

Demi

Këtë të mërkurë do të ketë momente të këndshme me miqtë, lajme të gëzuara, njohje të reja të rëndësishme dhe zhvillime për çështje të rrethit tuaj të miqve. Sugjerimet, diskutimet, kontaktet duhet t’ju ofrojnë një mundësi të rëndësishme.  Në romancën tuaj sot ju karakterizon vizioni, disponimi për ndryshim dhe vullneti. Ju lidheni më emocionalisht me personin e zemrës, ndërkohë që favorizohen edhe njohjet e reja romantike.

Në biznesin tuaj ju jeni në gatishmëri për të gjetur zgjidhje për atë që kërkoni.

Binjakët

Do të keni mundësi të shumta por edhe të rëndësishme për sukses profesional dhe zhvillim në karrierë dhe shqetësimet dhe frikërat tuaja do të zgjidhen. Është një kohë e shkëlqyer për të përfituar nga një mbështetje e rëndësishme që do të merrni, e cila do t’ju ndihmojë ta çoni jetën tuaj një hap më tej dhe të zgjidhni problemet që ju munduan.

Në marrëdhëniet tuaja të dashurisë, shmangni iluzionet, për të shmangur zhgënjimet.

Keni mundësi për avancim profesional dhe njohje sociale.

Gaforrja

Këtë të mërkurë do të keni mundësi të rëndësishme në kontaktet tuaja sociale dhe në lëvizjet tuaja, të cilat do t’ju ​​ndihmojnë në të gjitha fushat e jetës. Mbani sytë hapur dhe mbani optimizmin tuaj të lartë këto ditë. Koha ideale për planifikimin e udhëtimeve.

Këtë të mërkurë në romancën tuaj ndjeni optimizëm dhe gëzim, por edhe zhvillimet ju japin fat. Një ditë ideale për të bërë plane me partnerin nëse jeni të fejuar. Favorizohen njohjet e reja, flirtet dhe kontaktet!

Klima në biznesin tuaj është e qetë, por tani mund të vendosni plane të reja në punë.

Luani

Këtë të mërkurë do të keni mundësi të shumta por edhe të rëndësishme në fushën financiare dhe erotike. Do të keni mundësi të keni komunikime të shkëlqyera dhe të zgjidhni çdo problem që ju shqetëson. Rastet e përmbajtjes së punës janë të favorizuara në maksimum.

Ju shijoni pasionin, momentet seksuale dhe psikologjia juaj rinovohet. Karakterizoheni nga një intuitë e fortë që ju ndihmon të ndjeni më shumë qëllimet e personit që ju intereson.

Virgjëresha

Do të keni mundësi të rëndësishme për të rindezur marrëdhënien me partnerin, për të forcuar bashkëpunime të rëndësishme apo për të bërë një njohje dashurie shumë interesante. Në të njëjtën kohë, planet e reja të biznesit përmes partneriteteve të reja.

Ka një përmirësim emocional në jetën e partnerit tuaj, për sa kohë që nuk tundoheni të gënjeni apo të besoni.

Ditë ideale për të ecur përpara në biznesin e kontraktuar ose për të nisur një bashkëpunim të ri. Nuk ka zhvillime të mëdha në ekonomi.

Peshorja

Do t’ju jepen mundësi të papritura për të nxjerrë në pah aftësitë tuaja profesionale dhe talentet e punës ose për të bërë një ndryshim të rëndësishëm duke favorizuar gjendjen tuaj fizike dhe pamjen tuaj të jashtme.

Largoni dyshimet nga jeta juaj romantike dhe përpiquni t’i afroheni partnerit dhe të zgjidhni mosmarrëveshjet.

Në biznes, dita është e përshtatshme për të hedhur plane, për të organizuar punën tuaj, por edhe për të përmirësuar shërbimet tuaja.

Akrepi

Do të keni propozimet tuaja për argëtim, suksese erotike, momente të këndshme ndërsa do të dalloheni nga kreativiteti dhe një reputacion i mirë në kontaktet tuaja shoqërore. Bisedat, kontaktet, mesazhet dhe takimet që do të keni. Jeta juaj e dashurisë tani është shumë e favorshme, pasi shumë nga dëshirat tuaja do të realizohen.

Në biznesin tuaj do të keni diskutime me njerëz me të cilët punoni.

Shigjetari

U jepen zgjidhje çështjeve që kanë të bëjnë me jetën e përditshme, shtëpinë, familjen por edhe gjendjen fizike të tuajën dhe të familjes suaj. Është një kohë e mirë për të bërë një plan për jetën tuaj të përditshme, rutinën dhe punën tuaj.

Në romancën tuaj ju merrni kënaqësi dhe mund të afroheni më shumë me partnerin.  Në biznesin tuaj keni zhvillim dhe përparim, ndërsa do të ketë disa të reja që do të ofrojnë kënaqësi.

Bricjapi

Do të keni lajme të këndshme, mundësi për kontakte dhe komunikime konstruktive, për njohje të reja dhe forcimin e jetës suaj shoqërore. Një propozim i ri do të ndryshojë rrënjësisht fushat kryesore të jetës suaj.

Vazhdoni përpara diskutimeve, propozimeve, marrëveshjeve, ku ju favorizojnë në këtë ditë. Ka presion mbi financat tuaja.

Ujori

Do të keni mundësi të konsiderueshme për të rritur të ardhurat dhe për të përmirësuar e stabilizuar jetën tuaj emocionale. Vetëbesimi juaj ju ndihmon të arrini sukses. Ju kapërceni pengesat e së djeshmes, ndiheni të sigurt për pikat tuaja të forta dhe përqendroheni në punët tuaja praktike që vërtet mund të ecni përpara në maksimum këtë ditë.

Në biznesin tuaj mund të vazhdoni me diskutime, marrëveshje, negociata që do të sjellin një ecuri më të mirë ekonomike.

Peshqit

Mund të përdorni talentin tuaj të komunikimit dhe të arrini gjithçka. Ju mund të fitoni favorin dhe mbështetjen e mjedisit social. Favorizohen marrëveshje të reja, plane për një udhëtim, komunikime që do t’ju ofrojnë optimizëm, gëzim dhe emocion.

Ju dëgjoni zemrën dhe intuitën. Shijoni përmbushjen e ëndrrave, romancën, imagjinatën, kreativitetin, por qëndroni të arsyeshëm, për të mos u zhgënjyer nga pritshmëritë mashtruese. Mos harroni logjikën, nëse nuk doni të lëndoheni.

Në biznesin tuaj jeni në një fazë ekspansioni dhe do të tregoni sukses të madh, për sa kohë të mbështeteni në forcat tuaja dhe të mos bini viktimë e ndikimit të të tjerëve.