Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra drejtuesen e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj. Por KPA ka konstatuar se Imeraj ka probleme me tre komponentët, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Imeraj paraqiti në seancën e kaluar në mënyrë të detajuar konkluzionet përfundimtare për tre kriteret e vlerësimit, në referencë të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, duke e vlerësuar ankimin si të pabazuar në ligj e prova, dhe si të tillë, të papranueshëm. Imeraj deklaroi se gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Kolegj kishte arritur të provonte me prova dhe argumente shterues, të kundërtën e ankimit.
Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare prokurorja Imeraj dhe avokati i saj, i kërkuan Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi atë në detyrë.
Në një deklaratë për mediat pas vendimit për shkarkimin nga detyra, Imeraj tha:
Ndihem e cuditur është në kundërshtim me procesin ligjor, pa marrë parasysh asnjë lloj pretendimi të paraqitur nga ana ime.
“Ajo që i kam bërë me dije KPA është vënia në dispozicion e akteve ku 160 të pandehur janë dënuar me formë të prerë e vetëm 3 prej tyre kanë marrë pafajësi.Rezultati në raport me atë që vendosi KPA është jo proporcional, duke mos respektuar parimin e proporcionalitetit”.