Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj në Big Brother Vip? Këngëtarja: “Kam marrë një ftesë… do t’i vija zjarrin asaj shtëpie….

Edicioni i tretë i Big Brother Vip Albania 3, pritet të nisë në Janar të vitit të ardhshëm dhe kur kanë mbetur vetëm pak javë larg, emrat të cilët mund të bëhen banorë të asaj shtëpie kanë nisur të përfliten shumë. Midis personazheve të përfolura është edhe emri i Romeo Veshajt. Ndërkohë në premierën e filmit “5 Herë Jo!” ,projekti i parë kinematografik i çiftit Donald Veshaj dhe Bora Zemani, ishte edhe këngëtarja Jonida Maliqi.

Ajo u pyet për pritshmëritë ndaj filmit, por edhe për marrëdhënien me Romeon.

Gazetari Ronaldo Sharka e pyeti nëse ka marrë një ftesë për tu bërë pjesë e Big Brother, ndërsa pjesë e këtij edicioni mund të jetë dhe Romeo, me të cilin dikur ajo ishte në një marrëdhënie dashurie.

Jonida është përgjigjur duke thënë se e ka marrë një ftesë por nuk është personazh për BBV. “Kam pasur ftesë për në Big Brother 1, po nuk mendoj se jam personazh për Big Brother se do t’i vija zjarrin asaj shtëpie…”, tha këngëtarja.

Fluks në Rinas, shtohet lëvizja në prag të festave(Video)

Aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas është porta kryesore që mirëpret udhëtarët, shqiptarë e të huaj. Në dhjetor fluksi i pasagjerëve shtohet edhe më shumë. Familjarë të shumtë presin të afërmit që vijnë nga jashtë të festojnë në vendin e tyre. Disa nga udhëtarët, që mbërrijnë në aeroporte, kryesisht emigrant që jetojnë jashtë, vijnë për disa ditë për të parë të afërmit, apo për të plotësuar dokumente që i duhen.

Disa të tjerë kanë qenë tek fëmijët e kthehen në atdhe.

Të tjerë udhëtarë udhëtojnë në kthim në vendet ku jetojnë, pasi kanë vizituar të afërmit disa ditë në Shqipëri.

Humbje/ Laçi mund në Korçë Skënderbeun …

Laçi ka provuar shijen e fitores pas 8 ndeshjesh. Triumfi 0-1 ndaj Skënderbeut në Korçë erdhi pikërisht në momentin e duhur, 3 pikë të arta për djemtë e Mirel Josës këtë të dielë. Rasti i parë serioz i takoi kurbinasve, që “flirtuan” me golin që në minutën e tetë. Në minutën e 12, Laçi festoi pas golit të Agan Mjaki, i asistuar nga Ronald Sobouale.

Pas gjysmë ore lojë, korçarët fituan penallti, kontakti Rashica-Silva u konsiderua 11-metërsh nga arbitri Doda. Gjithsesi, pas një rishikimi me VAR, gjyqtari ndryshoi vendimin.

Në minutën e 50, Rashica provoi nga larg, asnjë rezultat. Të besuarit e Ivan Gvozdenoviç rritën presionin për golin e barazimit, rastet sa vinin e po shtoheshin. Prapavija e Laçit u duk në një natë të mirë, duke mos lënë shumë hapësira. 7 minutat shtesë nuk prodhuan gol, me rezultatin 0-1 që mbeti i pandryshuar. Skënderbeu bie në vendin e pestë, Laçi ngjitet në vendin e gjashtë.

Një javë para mbylljes së fazës së dytë ka një ngjeshje në renditjen e përgjithshme, që e bën të paparashikueshme ecurinë e kampionatit në gjysmën e dytë të sezonit.

SKËNDERBEU-LAÇI 0-1
12′ Mjaki

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Frashëri, Dumfur, Merlim, Shaqe, Liço, Franklin, Rashica.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

LAÇI: Dajsinani, Dajko, Silva, Kurti, Lima, Mjaki, Kryeziu, Qato, Myrta, Ujka, Sobouejll.
Trajner: Mirel Josa

Kapet Turku me 50 fishekë pa lejë ,arrestohet në Qafë-Thanë…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin turk Y. D., 56 vjeç, banues në Izmir, pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në vijë të dytë, të kryer nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 50 fishekë luftarak që posedoheshin pa leje.

Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Alarmohet policia në Athinë/ Dy shqiptarë qëllojnë me armë 3 grekë nga Kreta… Si nisi sherri para klubit të natës…

Policia greke prej disa orësh është ngritur në këmbë për kapjen e dy shtetasve shqiptarë të konsideruar me rrezikshmëri të lartë për shkak të precedentëve të rëndë kriminale. Ata janë identifikuar orët e fundit si autorë të plagosjes së 3 shtetasve grekë dje në orët e para të mëngjesit jashtë një lokali nate në “Gazi” të Athinës. Dy shqiptarët nga zbritur nga një fuoristradë tip “Range Rover”

dhe kanë debatuar më fjalë me tre të rinj nga Kreta, të cilit kishin ardhur në Athinë për një “Bachelor Party” në një lokal në rrugën “Iakxou”.

Pasi debatojnë me ta, pasagjeri i mjetit godet me grusht një nga grekët. Shoku i këtij te fundit godet me grusht shoferin e fuoristradës dhe kështu ky i fundit hapi zjarr ndaj tre grekëve.

Fillimisht, ai qëllon të riun që po përleshej me bashkëpunëtorin e tij, më pas qëllon në kokë personin e dytë që po tenton të largohet, ndërsa nuk heziton të qëllojë edhe një pjesëtar të tretë të grupit, i cili po shikonte përleshjen. Dy vëllezërit nga Malia e Kretës, të moshës 29 dhe 34 vjeç, janë në gjendje të rëndë në Klinikën e Neurokirurgjisë të Spitalit “Gennimatas”, me dëmtime në kokë.

Me plagë më të lehta po trajtohet edhe shoku i tyre 29-vjeçar, i cili ra përtokë i gjakosur pas sulmit vrasës. Sipas mediave greke, dy shqiptarët e shpallur në kërkim janë pjestarë të grupit “Lions” të cilët akuzohen edhe për vrasjen e 40 vjecarit Pëllumb Islami nga Delvina në 21 shkurt 2023. Dyshimet janë se ata ose janë arratisur ose do tentojnë të arratisen në Shqipëri.

Digjte artikuj të mobilerisë duke shkaktuar ndotje të ajrit, procedohet 47-vjeçari në Korçë…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: O. K., 47 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 18, në magazinën ku ky shtetas tregton lëndë të parë për mobilje, dyshohet se djeg mbetje të artikujve që shet, duke sjellë ndotje të ajrit.

Gj. P., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin E. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. O., 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi në fshat, dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një 28-vjeçar, me mjet të mprehtë (thikë) i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Dhunoi gruan dhe e kanosi me th*kë/ Arrestohet në flagrancë 48-vjeçari nga Pogradeci…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje, duke e kanosur me një thikë që iu sekuestrua

në cilësinë e provës materiale.

‘Le nam’ 36-vjeçarja nga Plasa/ Vjedh makinën dhe e përplas me dy makina të tjera…

Policia e Korçës ka arrestuar 36-vjeçaren, A.L, e cila në gjendje të dehur dyshohet se ka vjedhur një automjet në fshatin Plasë të Korçës, dhe më pas ka tentuar të largohet duke mos pasur leje drejtimi, por ka përplasur dy automjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit, ka pasur për fat të mirë vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen A. L., 36 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet, me të cilin duke qenë në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka përplasur 2 automjete të tjera dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale njofton policia.

‘Ishte e frikshme’/ Fifi tregon mbi ngjarjen kur i ra të fikët në BBVIP: “Më kanë vrarë shumë…

E ftuar sot në “S’e luan topi”, Fifi ka folur për herë të parë për momentin e vështirë që kaloi në Big Brother VIP 1. Ndërsa e kujtonte, Fifi nuk i mbajti lotët dhe theksoi se i vjen shumë keq që nuk e kanë kuptuar, por kanë vënë në dukje vetëm gjërat e këqija që kanë ndodhur. Teksa kujtonte momentin kur i ra të fikët dhe duke iu referuar fjalëve të Balinës, artistja tha:

Momenti më i vështirë ishte kur dikush më tha: ‘Të ka humbur vëmendja dhe po mundohesh të kapesh me njerëzit e tjerë se nuk ke vëmendje!’ Aty mendova se kam humbur familjen, se kam humbur shoqërinë, se njerëzit nuk më duan dhe më ka ikur karriera për lesh… Mendoja se njerëzit po më prisnin jashtë të më ekzekutonin”.

Duke treguar më tej për gjendjen e saj, Fifi tha se i vjen keq që njerëzit nuk e kanë besuar dhe madje janë tallur dhe kanë bërë parodi me faktin që asaj i ra të fikët.

Mbaj mend që kam thënë ‘dua të dal’ dhe nuk mbaj mend asgjë tjetër… Top Channel ka qenë në dijeni për këtë gjë timen. Unë sa herë acarohem dhe nuk mbaj më, më këputet filmi. Ia kam thënë psikologes që e kam këtë gjë, ‘ju lutem më ruani, mos të më shkaktohen nerva të forta se nuk e përballoj dot’. Që të mos më këputet filmi, unë filloj bërtas…”