All posts by korcablog.com

KorcaBlog.com

Serenatat e Korçës dhe Shkodrës, artistët e të dyja qyteteve i këndojnë në Pazarin e Vjetër

 

Serenatat, këngët e njohura si himn i dashurisë kanë sjellë një mbrëmje magjike në Pazarin e Vjetër të Korçës. Mes Korçës dhe Shkodrës, këto këngë të kënduara herët, e që trashëgohen ende sot, mbeten një atraksion i rëndësishëm kulturor për këto qytete, të cilat e njohin mirë serenatën.

Ndërthurja në një mbrëmje të vetme e serenatave të Korçës dhe Shkodrës ka bërë që banorë, turistë e vizitorë të qytetit të kërcejnë dhe këndojnë së bashku, pavarësisht temperaturave disi të ulta. Për artistët, serenatat e dy qyteteve kanë një lidhje të ngushtë mes tyre.

Për turistët dhe vizitorët, serenatat mbeten një element shumë interesant i asaj çka ky qytet ofron.Të përfshirë nga ritmi dhe muzika, ata kanë kërcyer në sheshin kryesor të pazarit deri në mbrëmje vonë pa e fshehur entuziazmin

“Vij nga Hollanda, jemi një grup shoqëror dhe për mua është e disata herë që jam këtu. Është shumë bukur, ka muzikë shumë të mirë, atmosferë, ushqim të mirë, është shumë bukur. Kam qenë edhe për festën e birrës këtu dhe jam kënaqur shumë”, thotë një turiste holandeze.

“Për mua është hera e parë që vij këtu por është vërtet impresionuese. Kam dëgjuarfjalë shumë të mira për këtë qytet dhe është vërtet i tillë. Ka diçka të veçantë dhe kjo muzika është shumë e bukur, të bën të kërcesh”, thotë një tjetër.

“Unë jam nga Hollanda dhe këtu jam për herë të parë. Kam dëgjuar sesi ky vend u transformua dhe është vërtet bukur. Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë muzikën e ballkanit dhe kisha kureshtje por mund të them se është vërtet shumë e mirë”, thotë një turist nga Holanda.

Dikur një këngë poshtë dritareve të vajzave, sot serenata është kthyer në pasurinë e gjithsecilit për t’u kënduar në festa, në rrugë, në sheshe e çdo organizim.Top Channel

 

 

Për vite të tëra në garazh, ja pse ky S-Class i vjetër kushton plotë 100 mijë euro

 

Dihet pak se makinat evropiane, veçanërisht klasike të viteve ’80, gëzojnë një status kulti në Japoni. Arsyeja më e rëndësishme për këtë fakt të rrallë, është ajo se transporti i një makine në Japoni ishte një punë shumë e ndërlikuar.

Përveç rregullave të rrepta të importit japonez, Mercedes S-Class i shitur në Tokio do të ishte një hit në çdo pjesë të planetit tonë. Sepse është S-Class më i gjatë, Seria W126 (1979-1991) dhe një ekzemplar special.

Të dhënat kryesore: makina, e prodhuar në vitin 1991, ka udhëtuar vetëm 478 kilometra! Tregtari klasik i Mercedesit me qendër në Tokio – All Time Stars – pretendon se makina ka qenë në garazh për 28 vjet.

Atsushi Osamura, drejtor i zyrës All Time Stars në Tokio, tha:

Modelet Mercedes të W126 dhe R107 (S-Class Coupe) janë të njohura në Japoni.Çmimi pritet të jetë rreth 100,000 euro”.

“Shkodra dhe Korça, qytetet e dashurisë, ia merrnin edhe Tiranës”

 

Gjithmonë Korça dhe Shkodra kanë bërë krushqira, ilakara, siç e quajmë me këtë fjalë të vjetër turke. Në përgjithësi, si popull kemi patur shumë afri, qoftë nga kultura e përgjithshme, qoftë si dy qytetet më të kulturuara të vendit si dhe më të mëdhatë në tërësi, pas Tiranës, që ndonjëherë ia kalonin edhe asaj” – thotë shkrimtari i ndjerë Dritëro Agolli në një intervistë dhënë në 2006, ribotuar sot nga DITA.

Gjithmonë kur lidhej një vajzë korçare me një djalë shkodran apo anasjelltas, si shkodranët, si korçarët e quanin një lidhje martesore të gjetur. Ju si do ta shpjegonit këtë traditë si dhëndërr i Shkodrës? – e pyet gazetari në intervistën e transmetuar në atë kohë në TV Kopliku.

Dhe Agolli përgjigjet:

“Shkodra dhe Korça, dy qytetet që gjithmonë kanë patur lidhje shpirtërore mes tyre, që jepnin e merrnin nuse, apo që bënin dashuri, si qytetarë në lëvizje të përhershme, që për pasojë transmetonin të tilla lidhje mes njëri-tjetrit. Dhe pastaj lidheshin edhe me anë të tjera: Në Korçë botoheshin shumë revista, them para viteve ’40, por edhe në Shkodër, gjithashtu. Grupet e shkrimtarëve në këto dy qytete të mëdha të kulturës ndaheshin sipas anëve të progresit. Në Shkodër kishte shkrimtarë të shquar që mendonin për një botë të re, po edhe në Korçë kishte një revistë me emrin “Bota e re”. Gjithë këto kanë ndikuar edhe në krushqitë, që të merrnin rrugë të pandalshme, apo në dashuritë, sepse ishim njerëz që udhëtonim, pra gjallonim e jo njerëz të mbyllur”.

Ai tregon edhe për lidhjen e vet me bashkëshorten:

“Dashuria natyrisht nuk njeh kufizime, që të thuash në Shkodër, apo vetëm në Korçë do të bëheshin të tilla lidhje, sepse dashuria do të lindë edhe në një vend tjetër. Takon njeriun, njihesh! Kështu më ngjau mua me Sadijen. Më pëlqeu Sadija dhe unë i thashë: do të marr për grua. Kështu ne krijuam familje. Nga ana tjetër, këto lidhje ndihmonin të shtoheshin lidhjet mes ne, shqiptarëve. Lidhje Jugë-Veri, lidhje mes Veriut me Shqipërinë e Mesme etj. Shqipëria është një komb, një kulturë, ka të njëjtat zakone kudo, ka të njëjtën botë shpirtërore, një konstitucion shpirtëror. Këto e ndihmojnë shqiptarin që të mos jetë, thjesht, provincial, por të shkojë më larg, të bashkohet me të tjerët”.Gazeta Dita

INTERVISTA/ Rike Roçi tregon shanset e kombëtares dhe “fiksimin” e saj… (FOTO LAJM)

 

Rike Roci njihet si një nga bukuroshet shqipatre e cila u bë e famshme nëpërmjet shtëpisë më të madhe në Shqipëri, “Big Brother Albania”, por edhe per performancën në “Euro 2016” duke pushtuar kopertinat e mediave europiane.

Prej kohësh bukuroshja Rike Roçi i është larguar vëmendjes së medias rozë duke mos dashur të flasë shumë për jetën e saj private.

Në një intervistë dhënë gazetarit të Albeu.com, Gerli Doko, ajo tregon jetën në Itali, tifozllëkun për Kombëtaren si edhe skuadrën e saj të zemrës, Milanin.

Gjithashtu Rike na tregoi vendet ku i kaloi pushimet këtë verë teksa nuk munguan vendet turistike që tifozja e zjarrtë e Kombëtares vizotoi. Për më tepër në intervistën e mëposhtme:

Intervista

Media njeh 3 momente “historike” tuajat, “Big Brother”, “Dance With The Stars” dhe si tifoze e zjarrtë e Kombëtares në “Euro 2016”. Cila prej këtyre fazave mendon se të ka dhuruar më shumë fansa?

Mendoj se secila prej tyre më ka bërë që njerzit të më njohin…

Kohët e fundit nuk jeni përfolur për jetën tuaj personale përsa i përket raporteve me meshkujt. Ke dashur vet ta mbash larg mediave jetën private, apo nuk është dikush për momentin krah Rikes ?

Jeta ime private ka qënë gjithmonë private, nuk më pëlqen fakti që njerëzit të dinë gjërat e mia personale.

Vëmendjen e mediave përgjithesisht e rrëmben pamja jote e jashtme dhe format fizike. Sa e kënaqur je me kete fakt?

Vëmendjen e mediave po e kam pasur gjithmone për pamjen time, mbase do vi koha që do flitet dhe per diçka tjetër, për momentin jam e kenaqur me kaq pasi un punoj me pamjen time

Si tifoze e zjarrte Kombëtares mendoni se stadiumi “Arena Kombëtare” do i sjellë fat Shqiperisë, dhe a do jeni ju ne inagurimin e stadiumit në nëntor kundër Francës?

Kunder Francës në nëntor nuk kemi asnjë shans, ata janë kampion bote, një barazim me ata për ne do ishte fitore e madhe, nëse fitojmë do ishte një ëndërr, mbase në nëntor do jem në stadium ende nuk e di ështe herët.

Mediat e huaja kanë shkruar se ju nuk keni vetëm fansa shqiptar. A ndjen ndonjë ndryshim mes atyre shqiptar dhe të huaj ?

Ka vetëm ndryshim që ata shqipetar janë moralist…nuk shikojn kurr përtej hundes

Ku i kaluat pushimet këtë verë ?

Pushimet i kam filluar në Ibiza formentera me shoqëri…pastaj me familjen në Sardegna dhe më pas në Mykonos për pune por dhe per pak pushim….dhe i kam perfunduar ne mal

Përveç modelingut më se e kaloni më së shumti kohën e lirë?

Kohën e lirë e kaloj me mbesen time të vogël që është shqirti im binjak…bashkë shikojmë dokumentare

Ju gjithashtu jeni dhe një tifoze e zjarrtë e Milanit, besoni se këtë sezon mund të arrini zonën Champions

Jam milaniste e zjarrtë e vërtetë. Por nuk është Milani i para shumë vitesh thjesht mburremi me kujtime, shpresoj të rikthehemi në Champions.

Cili eshte futbollisti juaj i preferuar te Milani ?

Për momentin Piatek më duket i vetmi i denjë për bluzën e Milanit, të ju edhe kata të sapo ardhurit nëse e meritojnë

Po në ndeshjet derbi ndaj Interit do jesh e pranishme në San Siro në mbëshjetje të kuqezinjve ?

Gjithmonë jam e pranishme në derbi. Nuk mund të mungoj…dhe gjithmonë me gjysëm zëri se bërtas më shumë se trajneri. /albeu.com/

Treshja hollandeze Gulit, Van Basten, Rajkard

 

Ruud Gulit 1 shtator 1962, tashmë është një menaxher futbolli holandez dhe ish-futbollist që luajti profesionalisht në vitet 1980 dhe 1990 si mesfushor. Ai ishte kapiteni i ekipit kombëtar të Hollandës që fitoi Europianin 1988 dhe gjithashtu ishte anëtar i skuadrës për Kupën Botërore të FIFA 1990 dhe Euro 1992.

Në nivel klubi, në 1987 ai u transferua nga PSV në Milano për një tarifë transferimi rekord botëror.

I njohur lehtësisht me flokët dhe mustaqet e tij të dallueshme, ai ishte pjesë e treshes së njohur holandeze në Milano e cila përfshinte Marco van Basten dhe Frank Rijkaard. Gullit fitoi tre tituj në Serie A dhe dy Kupa Europiane me Milanin.

Në vitin 1996, ai nënshkroi për Chelsea dhe një vit më vonë u emërua lojtar-menaxher i klubit. Në sezonin e tij debutues, ai e çoi Chelsea drejt suksesit në FA Cup, titullin e parë të madh të klubit për 26 vjet, dhe duke bërë këtë u bë menaxheri i parë i huaj që fitoi FA Cup.

Gullit fitoi Topin e Artë në 1987 dhe ishte Futbollisti Botëror i Vitit në 1987 dhe 1989. Normalisht një mesfushor sulmues, ai ishte një lojtar i gjithanshëm, duke luajtur në pozicione të shumta gjatë karrierës së tij. Në 2004, ai u rendit një nga 125 Futbollistët më të mëdhenj të historisë si pjesë e festimit të 100 vjetorit të FIFA-s.

Marcel “Marco” van Basten lindur më 31 tetor 1964 është një menaxher futbolli holandez dhe ish-futbollist profesionist, i cili ka luajtur për Ajax dhe AC Milan , si dhe ekipin kombëtar të Hollandës, si sulmues. Ai vlerësohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e këtij sporti. Ai shënoi 300 gola në karrierën e tij, dhe luajti ndeshjen e tij të fundit në 1993 në moshën 28 vjeç për shkak të një dëmtimi i cili e detyroi të linte futbollin e luajtur dy vjet më vonë. Ai më vonë ishte trajner i Ajax dhe Kombëtares Hollandeze.

Van Basten 1983 -Ajax Amsterdam

Duke luajtur për Hollandën, Van Basten fitoi UEFA Euro 1988 ku dhe mori dhe titullin lojtar i turneut, duke shënuar pesë gola që përfshinin një fitore të paharrueshme në finale kundër Bashkimit Sovjetik. Në nivel klubesh, ai fitoi tre tituj Eredivisie dhe Kupën e Kupës me Ajax, dhe tre tituj të Serisë A dhe dy Kupat e Evropës me Milanin

Van Basten-AC Milan

Franklin Edmundo Rijkaard lindur më 30 shtator 1962, është një ish-futbollist holandez dhe ish menaxher i cili luajti si mesfushor dhe mbrojtës. Rijkaard ka luajtur për Ajax, Real Zaragoza dhe Milan dhe përfaqësoi skuadrën e Kombëtares së Hollandës 73 herë, duke shënuar 10 gola.

Rajkard 1981-Ajax Amsterdam

Në karrierën e tij menaxheriale, ai ka qenë në krye të ekipit kombëtar të Hollandës, Sparta Roterdamit, Barcelona, Galatasaray dhe Kombëtares së Arabisë Saudite, dhe Manchester City së fundmi.

Konsideruar si një nga mesfushorët më të mirë mbrojtës në historinë e futbollit dhe si një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij, në 2010 Rijkaard u përshkrua nga portali britanik The Daily Telegraph si “një lojtar elegant i modelit të pagabueshëm”

Nga Naishtedikur.info

Armiqt’ e Shqipërisë

Nga: Faik Konica

Të gjith’ ata që kanë njohur vendin t’onë, shkrojnë që dheu i Shqipërisë munt të japë bukë një-zet milionë shpirtëve. E dini që jemi tre milionë dhe që dy milionë prej nesh ngordhin urije… Shkrojnë që Shqipëtarët janë mjaft të mënçurë me punuem, nuk eshte vetem për zbukurimin e tyre, por edhe për mirësin’, edhe për dritën e gjithë njerëzisë. E dini mirë që shqipëtarë të mësuarë janë më të rrallë se fjalët e vërteta në gojë prifti. Cilët prejtin bukën e barkut, cilët prejtin bukën e mëndes?

Kemi armiq. Për atë të gjithë bashkohen në një zë. Vetëm për këtë ndahen që të gjithë, nuk tregojnë një armik. Ca zgjatin gjishtin drejt dhelpëris e grekut, ca dëftojnë gjarpërimin e shqevet, ca të tjerë emërojnë me zë të unjtë trashërin’ e Halldupëve. Kur dëgjojmë të tilla neve na vjen një i pambajtur gaz. Armiqt’ e Shqipërisë janë Shqipëtarë, jo të tjerë.

Shqipëtarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat të trazuarat, gjer në luftat më të gjaktat, shqipëtari ka hequr hark, vërtitur kordhë e zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të unjtë, se historia e këtij kombi që – për pakë të qelbur ergjënt – shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshërim, nga aqë qind vjet që e shkelin edhe e kurvërojnë të huajtë, s’i erdhi dëshërim të japë dy pika gjak për lirin’ e vetëhesë?

Të dojin shqipëtarët lirin’ e Shqipërisë, lehtazi e bëjin; po rinë të patundurë, edhe andej dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqt’ e saj. Dëgjoni mirë, në mos e dini! S’janë armiq vetëm duke ndenjur duartë në gji, po ditë për ditë edhe ndryshe punojnë kundrë mëmëdheut. Shkaku i këtyre të ligave është se shqipëtarët s’kanë shpirtin mjaft të lartë për të dashur lirinë; Shqipëtarët psherëtitën natë e ditë pas orës tek do të mundin të jenë fare-fare robër nënë Turkun a nënë Grekun…

Mesazhi kuptimplotë, që Rocky Balboa i dha të birit

 

“Nuk do ta besosh këtë gjë, por ti ishe sa pëllëmba ime dikur. Unë të ngrija dhe i thoja mamasë tënde : “Ky djalë do të bëhet djali më i mbarë në botë. Ky djalë do të bëhet dikush, më i mirë se çdo person tjetër”.

Pastaj ti u rrite si një djalë i mbarë. Ishte shumë bukur të të shihnim të rriteshe. Çdo ditë ishte si një privilegj, derisa erdhi koha që ti u rrite dhe duhet t’ia dilje vetë mbanë në jetë, gjë që e bëre, por diku gjatë rrugës, ti ndryshove. Ndalove së qenuri vetvetja. Ti fillove të lejosh të tjerët të të drejtojnë gishtin e të të thonë se ti nuk je i mirë dhe kur gjërat u vështirësuan, ti ia hodhe fajin dikujt tjetër e jo vetes.

Dua të të them diçka që ti e di tashmë. Bota nuk është një fushë e bukur me lule. Është e mbushur me sfida dhe nuk do t’ia dija aspak se sa i fortë je. Do të të godasë fuqishëm, do të të rrëzojë në gjunjë dhe do të të lërë në atë pozicion, derisa ti ta lejosh. As unë, as ti, askush tjetër nuk mund të të godasë aq shumë sa jeta. Nuk ka shumë rëndësi se sa fort i godet të tjerët, por se sa fort të godasin ty dhe ti sërish ecën përpara. Kështu përcaktohet fitorja!

Ndaj, nëse e di se sa vlen, kërko gjërat që meriton në jetë. Por ti duhet të përpiqesh gjithmonë të triumfosh, jo të drejtosh gishtin drejt të tjerëve dhe të thuash se nuk ia dole dot për shkak të atij, apo asaj, apo kujtdo. Frikacakët e bëjnë këtë gjë dhe ti nuk je frikacak. Ti je më i mirë se aq. Unë do të të dua gjithmonë, pavarësisht gjithçkaje që ndodh. Ti je djali im dhe ke gjakun im. Ti je gjëja më e mirë e jetës sime. Por deri në momentin që ti të nisësh të besosh tek vetja, nuk ke për të pasur një jetë”.Na ishte dikur

Korça është fiks nënë e përjetshme. E ndjen përherë gravitetin e saj. Ndaj kthehesh e rikthehesh sikur oqeane të kaplosh

 

Nga Agim Xhafka

Ka disa vite që kur shkoj në Korçë endem si në ëndërr. Nga që nuk njoh askënd në fytyrat që ndesh apo nga që askush nuk më përshëndet a më thërret në emër. Por sërish emocionohem përherë e më shumë. Se më njohin rrugët,kinemaja,ushtari i panjohur,lëndina e lotëve. Kaq dua dhe harroj që banoj në Tiranë e Amerikë. Më duket sikur nuk jam larguar as pesë minuta nga qyteti im.


Dhe ajri korçar më ngjet me parfumet rinore,edhe uji si wiski mbi 30 vjeçar. Dashuria me qytetin është si ai kordoni i fëmijës te mitra e nënës. Që të rrit e të rrit nga qelizë të bën njeri. Por vjen çasti kur ky kordon pritet nga gërshërët e jetës. E ti nis udhëtimin i pavarur,me shqisat e tua,me lëvizjet e tua,me trurin tënd e sjelljet e tua.


Njësoj ndodh me qytetin. Por kordoni me eliksir nuk të pritet kurrë. Je i salduar me të,prej tij furnizohesh me kujtime,mall,nostalgji,dhimbje,dashuri…
Qyteti është fiks nënë e përjetshme. E ndjen përherë gravitetin e saj. Ndaj kthehesh e rikthehesh sikur oqeane të kaplosh. Normal,nëpër vite ndryshon dhe urbanistika e qytetit. Tani qendra nuk është më te teatri,te katedralja,te turizmi. Është krijuar dhe një e dytë ,larg te varrezat. Atje kam shumicën e familjes,shumicën e fqinjëve,shumicën e mbresave të jetës. Ndaj aty e vendos tabelën:”Stacioni i parë i vizitës në Korçë.”
Korça është malli im. S’njoh njerëz,ama më njeh qyteti. Me dhëmbë e dhëmballë. Nuk më harron. Se jam i lidhur me të,me atë kordonin hyjnor…

Teodor Vaso, Ndeshja Shqipëri-Gjermani e vitit 1967 ishte sensacion botëror, maja e përfaqësimit të futbollit shqiptar

 

Gazeta “Sot” sjell për lexuesit këtë fundjavë intervistën me një prej figurave të shquara të futbollit tonë, personalitetin e sportit kombëtar dhe protagonistin e ndeshjes monumentale Shqipëri-Gjermani e vitit 1967, Teodor Vaso, i cili sot mbush 78 vjeç.

Lojtari që i bëri të gjitha në fushë, me përjashtim të portierit, që tregoi shpirt sakrifice në duelet e mëdha e në kohë të vështirë, me të cilat u përball futbolli shqiptar në arenën ndërkombëtare, por edhe specialisti laps-mprehtë që rrok me profesionalizëm problemet e futbollit në Shqipëri, rrëfen kështu emocionet e rralla nga karriera e tij, por jep mendime të vyera edhe për zhvillimet e fundit në ekipin përfaqësues, daljen në skenë të futbollit shqiptar të Kosovës dhe padyshim cilësia e munguar aktuale në punën e klubeve. Të rrallë janë ikonat e futbollit, por Teodor Vaso futet në rangun e më të mëdhenjve të futbollit shqiptar, brez i Panajot Panos me shokë, që shkruan faqe të ndritura në historinë e futbollit shqiptar.

Kush është Teodor Vaso?

Datëlindja: 15.09.1941

Vendlindja: Korçë

Pozicioni: Mbrojtës (i ka bërë të gjitha rolet)

Përfaqësues i klubeve të: Skënderbeut, Dinamos, 17 Nëntorit, Partizanit

Me Kombëtaren e Shqipërisë: 20 ndeshje

Duele ndërkombëtare: 40 ndeshje

Pjesëmarrës në duelin monumental Shqipëri-Gjermani (dhjetor 1967)

Dekoruar nga Presidenti i Republikës me “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Vlerësuar së fundmi si “Ambasador për paqen”

-Jeni një nga njerëzit që ka përjetuar momentet epokale të futbollit shqiptar dhe për shkak të kontributit tuaj në futbollin korçar dhe atë kombëtar, para pak kohësh jeni dekoruar nga Presidenti i Republikës me “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Çfarë do të thotë për ju ky vlerësim dhe pse brezi juaj arriti, qoftë dhe me një ndeshje të madhe si ajo e vitit 1967 ndaj Gjermanisë, të ketë këtë një vëmendje kaq të lartë të opinionit sportdashës shqiptar?

Ndeshja Shqipëri-Gjermani pati jehonë të jashtëzakonshme në gjithë botën sportive të kohës. Që të kuptohet kjo rëndësi e papërsëritshme mbi 50-vjeçare duhet të cilësohet veçantia e karakterit sportiv të saj. Ndeshjet e futbollit në çdo kohë mund të japin produkt nga trukimi i ndeshjes, nga një marrëveshje te dy ekipeve nga lëshimi i karikimit të lojtarëve për ta fituar lojën me një angazhim tërësor. Te tre lidhen me objektivat e secilës lojë futbolli. Veç këtyre janë ndeshjet me garë sportive. Kësisoj janë me mijëra ndeshje të pastra dhe reale. Ndeshja e vitit 1967 Shqipëri-R.F.Germane ishte ndeshje që, për arsye të objektivit të kombëtares gjermane, nuk mund të ndikohej kurrsesi nga tre faktorët subjektivë të lartpërmendur sepse gjermanëve ju duhej vetëm fitorja. Përkundrazi, kjo ndeshje dha produktin e një sensacioni botëror, sepse barazimi (0-0) dhe loja e shkëlqyer e 11 lojtarëve shqiptarë eliminuan një skuadër të rrafshit potencial botëror (N/Kampione e botës më 1970 dhe Kampione e Evropës më 1972). “Ndeshja e shekullit”, në tërësinë e saj, pati dhe detaje përjetimesh disi të çuditshme. Kështu, autobusin nga Kovalishenca për në stadiumin “Q.Stafa” e drejtoi lojtari i ekipit kombëtar Taqo Dembo sepse në çastin e fundit të nisjes shoferi u sëmur.

-Si erdhën rrethanat tek kjo ndeshje e madhe, me çfarë taktike u përballët me gjermanët? Çfarë kujton ndonjë gjë të veçantë nga pjesëmarrja juaj në këto ndeshje “lapidare” e të tjera të asaj kohe?

Ishte ndeshja e fundit në grup. Patëm humbur 6-0 në Dortmund me RF Gjermane dhe 4-0 në Beograd me Jugosllavinë. Në Tiranë endej jehona e një pezullimi pa afat i përfaqësueses shqiptare të futbollit për ndeshje ndërkombëtare. Ekipi ishte nën një trysni psikologjike si pasojë e klimës në fjalë. Por në gjendjen shpirtërore tonën vepronte forca e një koncepti revolte, sepse nuk ishte e vërteta e gjendjes sonë futbollistike që vinte si pasoje e humbjeve ne fjalë. Me Gjermaninë janë luajtur dy takime të mëdha, ajo e vitit 1967 dhe ajo e vitit 1971. Në opinionet e dhëna ka një tjetërsim të lidhur me ndeshjen e 17 shkurtit 1971 veçanërisht për planin taktik, sepse me 1971 ekipi ynë doli në nxemje me 3 mbrojtës të majtë: T.Vason, që i kishte bërë të gjitha ndeshjet në grup, si dhe G.Kasmin e A.Ziun që kishin luajtur pjesërisht. Ishte një ndjesi çoroditëse sepse lindte pyetja ku do të futen 3 mbrojtës të majtë? Kurse më 1967 ekipi ynë luajti me rreshtimin 4:3:3 por çudia lindte sepse trajneri L.Boriçi futi në sulm një mbrojtës, J.Kazanxhi, për goditje me kokë në portën gjermane.

-Specialistët kanë evidentuar tre periudha me kulminacion futbollin kombëtar: së pari brezi i rinisë tuaj, pra ai i fundviteve 50-të dhe deri në vitet 70-të. Brezi i dytë ai i viteve 80-të dhe fillim-viteve 90-të, dhe brezi i tretë ai pas vitit 2000, që arriti kulmin me përfaqësimin në “Francë-2016”.Cili është këndvështrimi juaj për këto etapa të futbollit shqiptar?

Dy të vërteta apo më shumë nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Është e vërtetë që ne u kualifikuam për në Kampionatin Evropian 2016, duke marre tri pikë në Beograd, por po aq i vërtetë është fakti që kualifikimin e parë ekipi kombëtar e ka bërë në eliminatoret e Euro-1964 sepse mori në tavolinë 4 pikë në ndeshjet me Greqinë, e cila nuk pranoi të luante me ne. Është fakt, gjithashtu, që e gjithë Europa Lindore, (ish-socialiste) pas vitit 1990 nuk pati rezultatet e viteve të mëparshme. Polonia u rreshtua e 3-ta në Botëror me plejadën Lubanski-Denia-Gadoha. Kurse Jugosllavia finaliste me Italinë dhe doli N/kampione e Evropës. Bullgaria përgatiti gjithë plejadën e Stojçkovit që doli e 4-ta në Botëror 1994. Në fakt, niveli dhe rezultatet e sportit dhe futbollit janë produkt i zhvillimit ekonomik e shoqëror të një vendi dhe të një shteti. Tani, në vlerësimet për ndeshjet e ekipit kombëtar janë akoma vlerësimet dhe dëshirat që vijnë nga kualifikimi në Euro-2016. Zoti De Biazi në media deklaroi “ta harrojnë sportdashësit shqiptarë kualifikimin në Francë-2016”. Është dhe kjo një enigmë. Kujt i adresohet kjo thënie që lë nënkuptime? U arrit për meritë profesionale të tij, për meritë të një ekipi që nga vitet do të zbehet, nga një fitore në tavolinë me Serbinë dhe një ndeshje me Armeninë pa motive nga ana e saj, apo ka tjetër faktor që nuk dihet?

-Si specialist me përvojë dhe njohës i zhvillimeve futbollistike në vend, cili është mendimi juaj për kampionatin shqiptar? Pse klubet tona nuk po prodhojnë lojtarë që kapin nivelin e ekipit përfaqësues?

Kampionati ynë dhe të gjitha aktivitetet e futbollit nga baza e në majë janë në funksion të çështjes së cilësisë dhe rezultateve të futbollit tonë. Formulat e zhvillimit të aktiviteteve kanë rëndësi dytësore. Është e dukshme që shumë futbolliste të huaj shquhen për elegancën, nacionalitetin etj, dhe kur bëhet një krahasim direk i veprimeve taktike tregojnë se janë produkt i stërvitjeve në shkollat e tyre të futbollit. Të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare luajnë në ekipet e Evropës e më tej, por ata dhe të tjerë pas tyre bazat e formimit të tyre i marrin në shkollën e formimit shqiptar. Në tërësinë e faktorëve dytësorë në kampionatet shqiptare të të rriturve duhet të ketë një numër më të kufizuar lojtarësh të huaj që duhet të luajnë njëherësh në formacion. Nëse flasim për probleme te tjera madhore ato pasqyrohen thuajse përditë në shtyp e në media për gjendjen financiare të klubeve shqiptare marrëdhëniet trajner-lojtarë dhe drejtues-lojtarë.

-Dalja në skenë e Kosovës, qoftë me kampionatin e saj, qoftë me ekipet kombëtare të saj, e dëmton apo e ndihmon futbollin shqiptar? Sepse edhe në këtë pikë diskutimet janë plot antagonizëm…

Tashmë në historinë e futbollit shqiptar hyri përfundimisht futbolli shqiptar i Kosovës. Institucionalisht dhe zyrtarisht janë tashmë dy ekipe shtetesh të një kombësie. Vetë përmbajtja e kësaj fraze kërkon kuptimin që normalisht brenda rregulloreve përkatëse të komunikohet profesionalisht në shkëmbimet e mundshme. Është e qartë që largimi i disa lojtarëve shumë cilësore të Kosovës në ekipin e saj përfaqësues e dobësoi dhe e dobëson performimin e përfaqësueses së Shqipërisë. Patjetër ka dhe do të ketë diskutime, ka çështje të cilat mund të kenë ndryshime të vogla, por këmbimi i eksperiencave, prurjet e reja, çështjet organizative, konsulta të përbashkëta deri në zhvillim të aktiviteteve të përbashkëta (p.sh. 3-4 ekipet te rreshtuara në Kupën e Republikës në secilin shtet mund të bëjnë një kupë të quajtur “Kupa Shqiptare”, ndeshje të cilat mund të ndihmojnë në përgatitjen e ekipeve pjesëmarrëse para kompeticioneve evropiane).

-Ditët e fundit, ekipi kombëtar ka luajtur dy ndeshje me paraqitje krejt të kundërt nga njëra-tjetra. Cili është mendimi juaj konkret për skuadrën dhe trajnerin Reja?

Që në fillim më duhet të cilësoj që shumë mendime që sugjerojnë dhe zgjidhje jo vetëm në situatën e futbollit tonë mund të jenë të diskutueshme. Së pari, një ndeshje duhet parë nga situata dhe koha kur zhvillohet. Situata dhe koha në ndeshjen me Francën është krejt ndryshe për ndeshjen me Islandën. “Nuk është shumë i rëndësishëm sistemi i lojës, janë interpretuesit” është shprehur trajneri Reja. Në vitin 1972, unë kam botuar një artikull “Rreshtimi apo Koncepti”. Secili ka rëndësinë e vet në situata të ndryshme, në të kundërt zbatimi i tyre sjell rrjedhime të këqija. Në kuptimin e rreshtimit, duhet të cilësojmë që mbrojtja, në një ndeshje me ekip kampion bote në shtëpinë e vet, nuk duhej të ishte me më pak se 4 lojtarë. Ata duhet të luanin me interpretimin (konceptin) që sasia e vogël e lojtarëve mbrojtës ndihmon sulmin rival, sepse 3 lojtarë apo 2 duhet të mbulojnë një hapësirë 70 deri 75 m që është gjerësia e fushave. Kurse dendësia e lojtarëve mbrojtës ndihmon prapavijën dhe u ngushton hapësirat sulmuesve rivalë. Ky koncept mungoi. Gabimin tjetër e evidentoi vetë Reja, pasi futi në rreshtim të gabuar Roshin, i cili në atë pozicion bëri gabime të papranueshme për një mbrojtës të përfaqësueses. Në vendosjen e tij të gabuar, pozicionalisht ai tregoi se i mungonte shikimi periferik që i duhet një veçanërisht një mbrojtësi. Dhe e dyta, ky rol nuk i përshtatej përgatitjes së tij, apo pozicionit të tij natyral, ku ai ka mjaft vlera. Sa i takon Islandës, ishte një fitore ekzaltuese që vjen pas një humbjeje të keqe. Por më kujtoi një ngjashmëri të fortë, zhgënjimin para ndeshjes së madhe me Gjermaninë më 1967, pikërisht atëherë kur nuk pritej bëmë sensacion botëror. Është një fenomen që ndodh rrallë, por çudi të tilla loja e futbollit i njeh, sikurse është humbja 7-1 e Brazilit ndaj Gjermanisë (2014), apo fitorja 3-2 e Gjermanisë ndaj Hungarisë brilante etj. Por në këtë ndeshje qëndrimet dhe zgjedhjet e stafit ishin për t’u vlerësuar, sepse nuk pati dobësi. Kombëtares i uroj suksese të reja.

-A ka sot në futbollin shqiptar, në rang klubesh apo ekipit përfaqësues, një apo disa “Teodor Vaso”. Cilët janë?

Sa për lojtarët e futbollit aktual krahasimet gjithnjë çalojnë sepse nuk mund të përputhen cilësitë e veçanta të dy apo disa lojtarëve për shkak të aftësitë teknike, ku hyjnë eleganca, precizioni, por dhe disa elementë teknikë si shpejtësia, shkathtësia, loja konstante në rendiment, kapacitetet e taktikës individuale në funksion të taktikës në grup etj. Unë i mëshoj faktit që vlerat, si në çdo garë sportive, duhet të maten në aktivitetet me rivalë të rangjeve të larta.

Intervistoi: Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Vajtim për robëri të shqiptarëve

Poezi nga Faik Konica.

O të humbur shqiptarë,
Seç qenkeni për të qarë! 

Për të qar’ e për të sharë,
Për të shar’ e për të vrarë! 

Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,
Dhe ju shtypnë sa u lodhnë! 

Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë
Ju gdhendnë edhe ju rropnë. 

As bukë, as brekë s’ju lanë,
Ju punoni, ata hanë!

Nuk ju lan’ as pakë nderë
Q’e kini pasur përherë.

As nder, as turp, as gjak s’kini
Unji kryet dhe po rrini. 

I duroni vet armiqtë;
Prisni vdekjen apo vdiqtë? 

Shërbëtorë t’Anadollit,
Kleçk e lodra të Stambollit. 

Në mos u shove fare,
Ndizu, zemra shqipëtare! 

O shqipëtarë barkzbrazur,
Fustançjerr’ e këmbëzbathur 

Zemërohuni një herë,
Mprehni kordhët për të prerë, 

Mprehni kordh’ e mprehni pallë
Të ju ndritin yj mi ballë, 

Ti frikësoni zuzarët
Ç’i shuan shqipëtarët, 

E në vend tuaj të rroni
Si të doni e si të thoni!

Nuk ka gjë më të bukur se sa një grua tmerrësisht e pavarur dhe vetvetja.

 

Nga Charles Bukowski

Një grua që të vret me vetëbesimin e saj, madhështinë, hijen e rëndë të një sundimtareje,
një grua që peshon karakter e që të vret
me mendimet e saj, e sigurtë për botën e saj;
një që është pronare e trupit dhe shpirtit të saj.

Një që duket e ftohtë dhe egër, por që mund të të vrasë me ëmbëlsinë e zemrës.

Një që adhurohet nga burrat e mëdhenj dhe urrehet nga gratë e vogla.

Një që thotë jo aty ku nuk ka vend për vlerën dhe respektin e saj, një që vështirë thotë po, jo nga frika as nga guximi i tepruar.

Një që nuk admirohet vetëm për bukuri, sepse bukurinë e ka si bonus dhe jo si shkallë arritje, as si mjete joshje për t’i marrë gjërat që i do.

Ajo mundohet shumë për veten dhe punon që të jete dikush në jetë, që nesër asnjë, askush mos ta shkelë.

E kështu nuk ka gjë më të bukur se sa një grua tmerrësisht e pavarur dhe vetvetja.

E kur të vijë dita që një mashkull do që të ndërtojë një jetë me te, t’i ketë cilësitë e duhura dhe jo vetëm vlera luksoze.

Pazari i Korçës mahnit spanjollët, fluks turistësh edhe në sezonin e vjeshtës

 

Pazari i Korçës konsiderohet pa dyshim si një aset kulturor, i cili po kthehet në një destinacion të pashmangshëm turistik në juglindje. Këtë fundjavë, ai ka qenë ndalesa kryesore e dhjetëra vizitorëve të huaj nga Spanja. Grupi i xhirimit të Vizion Plus ka biseduar me disa preje tyre, të cilët shprehen të surprizuar nga qyteti, por në veçanti nga pazari.

“Kemi vizituar shumë vende mes të cilave edhe Muzeun e Artit Mesjetar që është një vend shumë i bukur. Qyteti është shumë mikpritës ashtu si dhe njerëzit. Janë shumë të afërt kryesisht ndaj turistëve dhe kjo është diçka shumë positive”- shprehet Nuria Florensa, turiste spanjolle.

E pyetur për pazarin Nuria Florensa e ka një këshillë lidhur me produktet e artizanatit vendas .

Pazari i Korçës është i bukur, por sugjerimi im si një person që kam udhëtuar shumë është fakti se duhet të ketë më shumë produkte autoktone, vendase. Jo kaq shumë influencë nga Kina, pasi po shohim një pushtim të produkteve kineze, në një kohë që ju keni artizanat mjaft të pasur dhe mund të shfrytëzoni këtë potencial për të tërhequr blerësit, pasi prodhimet kineze mund ti gjejmë edhe në Barcelonë.

Të njëjtën kërkesë ka edhe një tjetër turiste.

“Qyteti juaj është mjaft i bukur dhe i këndshëm për tu vizituar, por pazari duket paksa i varfër me produkte vendase”-thotë Ampra Soler një tjetër turiste.

Por kopshtet e qytetit dhe Muzeu i Artit Mesjetar duket se kanë qenë gjithashtu një surprizë interesante për turistet.

“Korça na ka lënë mbresa mjaft të mira, një qytet shumë i bukur, i rikonstruktuar në perfeksion, me kopshte të shumtë dhe mbi të gjitha me një muze ikonash fantastik që na ka lënë të befasuar.

Vetë korçarët e konsiderojnë pazarin e vjetër si një vend që i ka dhënë një rivitalizim qytetit.

Pazari i Korçës dikur ka pasur më shumë se 1000 dyqane, ndërsa tani numëron 140. Godinat karakterizohen nga një urbanistike e arkitekturë italiane por edhe austriake çka e bën edhe më tërheqës.Burimi Vizion Plus

Pogradec,aty ku qetesia ka emrin e ujrave

 

Qetesia perreth eshte si serumi. Kete natyre seksi eshte mekat ta keqperdoresh.

Pogradec,

aty ku qetesia ka emrin e ujrave,

ndersa vegimet duken si mjelma.

Perhumbja e bardhe me horizontin

Fle mbi fronin e Malit te Thate.

Perzierja me qindra kujtime përcëllonjëse….

Pogradeci nje qytet dinamik i cili zbukurohet aq shume prej diellit dhe bukurise natyrore

Spektaklet e perendimit te diellit jane vertet te ralla !

Historia E Klubit Kf Skenderbeu

 

Mjeshtri i merituar Todo Vaso refen  historikun e Klubit te futbollit Korçar ndër vite .


Lajmi kishte marrë dhenë. Më 16 prill të vitit 1930 do të zhvillohej kampionati i parë i futbollit. Kjo datë ishte përcaktuar nga organi qëndror në Tiranë i quajtur “Enti kombëtar”. (FSHF-ja u krijua më 6 qershor 1930). Ishin përcaktuar edhe skuadrat. Në këtë aktivitet do të merrnin pjesë Tirana, Skënderbeu, Bashkimi shkodran, Teuta, Urani (Elbasani) dhe Vlora”. Kështu e nis rrëfimin e vet, Mjeshtri i merituar Todo Vaso, i dekoruar me Medaljen e Artë për merita të shquara në sport; futbollist nga vitet 1957-73 dhe trajner nga viti 1973 e deri më sot. “Për korçarët kishte qënë lajmi më i shumëpritur. Gjithnjë kishin ëndërruar për një kampionat mbarëkombëtar. Deri atëherë Korça kishte organizuar kampionate lokale me qytet e saj.

Kf Skenderbeu

Kampionatin e parë prefektura e Korçës e kishte organizuar më 1928. Tashmë kishte mbërritur çasti për të treguar futbollin e vet. Dëshironin të ishin të parët në vend, pse jo edhe në Ballkan. Më 1926 Korça kishte luajtur dy ndeshje edhe me qytetin e Manastirit: njërën e kishte fituar me rezultatin 5-2, ndërsa tjetra përfundoi me barazimin 2-2; kishte luajtur edhe me qytetet greke, Selanikun dhe Hermin dhe kishte bërë dy ndeshje me Kavallën. Në transfertë humbi 1-0, por në Korçë fitoi me rezultatin 2-0. Korça kishte një skuadër të madhe: Skënderbeun.

Lindja e “Skënderbeut

Lindja e Skënderbeut nuk kishte qënë e rastësishme, tregon Todo Vaso. Skuadra e parë në Korçë me emrin “Vllazëria” ishte krijuar më 14 prill të vitit 1909 nga Hil Mosi. Pas saj, gjatë viteve 1920-1922, në Korçë nisën të krijohen shoqëritë e para të futbollit, si “Përparimi” apo Sport klub “Korça”; më 1923 u themelua shoqëria “Shpresa” e liceut frances në Korçë, ndërsa në vitin 1925 do të vinte në jetë Skënderbeu. Futbolli ishte kthyer në një ëndërr të madhe. Futboll luhej në çdo oborr shtëpie. Lagjet e Korçës përpiqeshin të nxirnin skuadrat e tyre. Pas Skënderbeut më 1926 u krijua shoqëria “Zhgaba”, ndërsa në vitin 1927 lagjet nxorën skuadra të tilla, si Leka i Madh, Pirro, Brekverdhit, Zjarri, Tigri, Diamanti etj, por Skënderbeu, kjo skuadër e qytetit, shkëlqente. Ajo do t’u mbijetonte vështirësive që do t’i dilnin përpra, madje edhe intrigave të politikës. Do të rrëzohej gjatë rrugës, por gjithnjë do të ringrihej për të kërkuar lavdinë e saj”.

Kampionatet e viteve ‘30


Todo Vaso vazhdon rrëfimin: “Dita e kampionatit, (16 prill 1930), kishte mbërritur. Skënderbeu u nis të ndeshej me rivalët e vet. Korçarët përcollën skuadrën e tyre dhe ju uruan suksese: “U kthefshi me fitore”! Lojtarët dukeshin të emocionuar. Deri në pritjen e lajmit nëse Skënderbeu kishte fituar apo humbur, qyteti qëndronte në ankth. Klubet dhe kafenetë mbusheshin me njerëz dhe flisnin vetëm për futbollin. Entuziazmi po vinte në rritje. Skuadra e qytetit të tyre po kthehej me fitore. Tirana, Korça dhe Shkodra po bënin emër të madh. Ata ishin të pamposhturit. Në këtë kampionat të parë Skënderbeu u shpall nënkampion. Atë ditë korçarët festuan gjatë. Tifozët e gdhinë me këngë e serenata deri në mëngjes.

Megjithatë ky qytet kërkonte më shumë nga skuadra e tyre. Pas tre vitesh, më 1933, Skënderbeu doli kampion kombëtar. Skuadra e vitit 1933 përbëhej nga Marjani, Bimbli, Çani, Miti, Petro, Stasa, Dishnica, Ypi, Vangjeli, S. Teufik Agaj, Kulla dhe Trebicka. Atë vit pati lot dhe gëzime. Servet Tefik Agaj ishte shpallur qëndërsulmuesi më i mirë i kampionatit. Kishte shënuar 9 gola; portieri Klani Marjani ishte kthyer në legjendë, porta e tij nuk ishte e lehtë të prekej nga topi i kundërshtarit; Miço Plluska kishte shkëlqyer me lojën e tij. Edhe Teli Samsuri ishte shpallur gola shënuesi më i mirë. Atë vit ai shënoi 9 gola. Samsuri do të mbetej si qëndërsulmuesi më i mirë i kohës së tij. Në vitin 1934 u shpallën sërish nënkampion. Samsuri kishtë shënuar sërish 7 gola. Trajneri i ekipit Skënderbeu, Qemal Omari nuk përmbahej dot nga gëzimi. Ky trajner do ta mbante skuadrën deri në vitin 1937-38, duke i dhuruar Korçës vetëm lavdi. Në atë kohë kampionatet kishin nga 6 deri në 10 skuadra. Skënderbeu kishte hyrë në kampionat dhe po qëndronte denjësisht. Ose do të ishte në krye të tabelës, ose mund të zbriste deri në vendin e katërt. Këtë vend e mbajti për katër vjet me radhë. Renditja si i fundit as nuk mund të imagjinohej. Krejt ndryshe kishte ndodhur me disa skuadra të tjera. Hynë në kampionatin e parë dhe nuk morën dot pjesë në kampionatin tjetër. Ata që hynë përsëri ishin Elbasani, Vlora dhe Berati, kurse Kavaja, Pogradeci dhe Lezha hynë disa vjet më vonë. Skënderbeu ishte gjithnjë aty. Kjo skuadër ishte kthyer në krenari për qytetin. Ndoshta kështu do të kishte vazhduar gjatë, por erdhi një ditë dhe gjithçka u ndërpre në mes. Kishte filluar Lufta e Dytë Botërore”.

Në kërkim të vetvetes

Pas vitit 1944 skudra e Skënderbeut u mblodh sërish. Për banorët e Korçës ishte një nga ditët më të bukura, tregon Todo Vaso. Nëpër rrugë dëgjoheshin thirjet: “Fitor! Fitore! Ju duam kampion! Ju jeni kampion”! Por nuk ndodhi kështu. Çuditërisht ekipi nuk po gjente dot veten. Skuadra përbëhej nga K.Sherko, Mushka, Çollaku, Demçe, Kita, Muke, Mile, Tego, S. Koça, S. Kondi, (Qirinxhi), M. Ndini etj. Në skuadër ishin kthyer edhe disa lojtarë të viteve ’30: K.Marjani, Bellovoda, Saro, por sërish diçka nuk po shkonte mirë.

Nuk po shfaqeshin më lojrat e mrekullueshme të K. Marjanit, Servet Tefik Agait, Miço Plluskës e Teli Samsurit etj. Dy vitet e para, 1945-a dhe ’46-a kaluan pa lënë ndonjë gjurmë. Korça nisi të ndihej e shqetësuar: “Ku kishte mbetur vallë Korça e viteve ’30? Përse po ndodhte kështu me një ekip që kishte qënë kaq famoz? Në krye të tabelës kishte filluar të qëndronte Vllaznia e Shkodrës. Dy vjet me radhë doli kampion. Lojtarët e saj që luanin edhe me Kombëtaren: L.Boriçi. M. Dibra, P. Mirashi, Xh. Shaqiri ishin shndërruar në famozë. Pas saj renditeshin Tirana dhe Vlora. Korça po ndihej e lënduar. Trajneri Tato Bimbli solli në skuadër lojtarë të rinjë që i kishte stërvitur vetë: S.Lubonjën, M. Prodanin, K.Koçen, Ë. Korçën, S.Tolen, Z.Çelën etj. Shpresat u ringjallën përsëri. Pas dy vjet përpjekjesh, në vitin 1947, Korça zuri vendin e tretë. Edhe atë ditë u festua gjatë. Për tifozët e Skënderbeut atë natë nuk pati gjumë. Tashmë Skënderbeu ndoshta e kishte gjetur vetveten…”.

10 vjet pa shkelqim

Çuditërisht atë vit skuadrës së Korçës ia hoqën emrin “Skënderbeu” dhe e quajtën “Dinamo”. Dukej sikur ky emër nuk i shkonte fare. Këtë emër e mbajti deri në vitin 1948. Më pas emri i Skënderbeut do të ndryshonte sërish. Më 1949 -50 e pagëzuan me emrin “Korça”. Nga viti 1951 deri në vitin 1958 mbajti emrin “Puna e Korçës”. Fjala “puna” tashmë po u ngjitej të gjitha skuadrave të qyteteve. Skuadrës do t’i rikthehej emri i saj vetëm në vitin 1959.

Skenderbeu viti 1958

Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto, dukej se diçka kishte ndodhur me skuadrën. Ishte e tmerrshme. Skënderbeu nuk po e kalonte dot mesin e tabelës, vendrenditja e tij ishte gjithnjë nga mesi i tabelës dhe poshtë. Tato Bimbli e kishtë lënë skuadrën. Në vend të tij kishte ardhur Spiro Koçe, i cili do ta drejtonte skuadrën deri në vitin 1957. Ai po bënte të pamundurën. Në vitin 1950 formacionet dilnin nga lojtarët Kita, T.Veriga, Mile, Lubonja, Sholla, Prodani, Çela, Strati, Mborja, M.Prodani, Koça, Lera, Deli, Zh. Pilika, Shëllira, M.Tuxhari, N. Tuxhari, N. Andrea. R.Sholla, P. Toshi dhe N. Kola. Pas 10 vjet përpjekjesh, në vitin 1957, Spiro Koça i dha Korçës vendin e tretë. Pati entuziazëm. Po atë vit bëri një lojë mbresëlënëse me skuadrën çeke Ruda Zvezda, të Bernës, që e mbylli 1-1 me gol spektakolar të shënuar nga sulmuesi i majtë, Gaqo Lara. Ishte rikthyer besimi te lojtarët dhe tifozët. Banorët e Korçës uronin njëri-tjetrin për suksesin që kishin arritur. Por, pikërisht, në këtë kohë, kur Korça e kishte gjetur vetveten, brenda ekipit diçka ndodhi. Askush nuk ka mundur ta shpjegojë. (Ndoshta një grindje mes ekipit). Skënderbeu nisi të merrte sërish tatëpjetën. Spiro Koça ia dorëzoi skuadrën S.Qirinxhiut, i cili në vitin 1960 mori si trajner të dytë M.Prodanin.

Skenderbeu viti 1960

Ata po vinin të “operonin” traumën që kishte pësuar Skënderbeu brenda vetes. Korça priste me ankth “shërrimin” e skuadrës së tyre. Nuk do të mbeteshin të zhgënjyer. Skuadra e Skënderbeut e udhëhequr nga dy trajnerët, përfundoi me sukses në vitin 1960 ndeshjet e Play  Off dhe zuri vendin e katërt. Ky klasifikim ishte i rrallë në e ekipin Korçar ndër vite. Në këtë kohë ishte afruar për disa javë edhe trajneri i të rinjve P. Mile, i cili në vitin 1948 u kishte dhënë të rinjve të Korçës titullin e kampionit. Ndërkohë kishte çuar te skuadra e Skënderbeut edhe lojtarët e tij: A. Pilikën, M.Tuxharin, V.Samarxhiun, V.Bicollin, Dh. Dhamin dhe K.Sevon. Për disa vjet me radhë nga viti 1958 deri në vitin 1963 nisi të shkëlqente me elegancën e tij si golashënuesi më i mirë, qëndërsulmuesi Aleko Pilika”.

Skenderbeu 

Në skenë, Partizani dhe Dinamo

Megjithatë shpresat se Korça do të ngjitej sërish në krye të tabelës u bënë gjthnjë e më të pakta, tregon Todo Vaso. Në vitin 1947 doli në skenë Partizani, në vitin 1950 erdhi skuadra e Dinamos. Skuadrat e tyre u krijuan nga lojtarët e Kombëtares që luanin me Shkodrën, Tiranën, Durrësin, Kavajën. Për 15 vjet me radhë të dy skuadrat ushtarake u bënë barikadë për ekipet e qyteteve të tjera. Ato ndërronin vendin e parë me njëra-tjetrën. Vetëm kur doli në horizont 17 Nëntori i ri me lojtarët e talentuar S.Halili, F.Frashëri, G. Kasmi, A.Memo, D. Bytyçi, S.Hyka, M. Xhaçka, të cilët nuk mund t’ia merrnin dot 17 Nëntorit, kampionati nisi të merrte një kuptim tjetër. Tirana po u rezistonte dy skuadrave ushtarake, por tashmë tre skuadrat nisën të dominonin. Në një situatë të tillë, Korça jo vetëm që nuk mund të rivalizonte për vende parësore, por dy vjet pas vitit 1957, vit kur kishte zënë vendin e nderit, zbriti në vendin e fundit. FSHF-ja aplikoi ndeshje kualifikimi që Korça të konkuronte për të qëndruar në kategorinë e parë. Skënderbeu eleminoi Lezhën dhe Lushnjën dhe pas kësaj, në vitin 1958 Korça nisi udhën e mbarë.

Ardhja e brezit të ri

Per Skënderbeun kishte filluar epoka e brezit të ri, vijon të tregojë Todo Vaso. Lojtarët nisën të shpalosnin dukuri të futbollit modern. Gjithçka kishte filluar të bëhej ndryshe qysh pas përfundimit të kampionatit botëror të vitit 1958 në Suedi. Korça po linte pas periudhën e humbjes së shkëlqimit të saj. Stadiumi nisi të mbushej sërish nga cepi në cep. Nisën të dëgjohen thirrjet: “Fitore! Fitore! Duam gol! Duam gol…! Korça është kampion…!” Tashmë skuadrat, si Trana dhe Vllaznia, nuk mund të fitonin dot më ndaj Korçës me rezultate mbi 4-0. Ajo periudhë e dhimbshme, kur Korça dilte e lënduar nga stadiumi kishte përfunduar. Gjithçka kishte nisur mbarë. Po kujtoheshin edhe fitoret e viteve ’30. Fitorja e parë u shënua në Korçë 1-0 me Partizanin në vitin 1957. Stadiumi u duk sikur do të shpërthente nga entuziazmi dhe thirrjet. Në vitin 1960, Skënderbeu u klasifikua i katërti. Në vitin 1961 Pilo Qirinxhi u bë shefi i Klbit Sportiv të Skënderbeut dhe M. Prodani i ndihmuar nga S. Tole, i cili sapo kishte përfunduar studimet në Bullgari, drejtuan ekipin deri në vitin 1966. Në vitin 1962 Korça barazoi në Tiranë 1-1 me ekipin kampion Partizani. Në vitin 1963 fitoi në Tiranë 1-0 me Dinamon. Po këtë vit fitoi në Korçë 1-0 me Partizanin.

Skenderbeu viti 1963

Në vitin 1965 Skënderbeu i Korçës po shkonte i sigurtë, dinjitoz dhe plot shkëlqim drejt në finales për Kupën e Republikës. Për qytetarët e saj ishte një ngjarje e rrallë. Bashkë me Vllazninë u bënë dyshja më mirë e Shqipërisë për edicionin në fjalë. Ndeshja përfundoi 1-0 për Vllazninë. Megjithatë trajneri M.Prodani, kishte nisur të realizonte ëndrrën e vet. Po i kthente qytetit atë që i kishte munguar prej vitesh. Në skenë si golashënuesi më i mirë gjatë viteve 1963- 1970 kishte dalë Maksim Tuxhari”.

Skenderbeu 1965

Epoka e Ilia Shukes


“Në vitin 1966, Skënderbeu filloi epokën e trajnerit të ri, Ilia Shuke. Ai prodhoi 29 ndeshje radhazi pa asnjë humbje (3 ndeshje miqësore). Profesori zemërngrohtë që jetoi në Korçë në hotelin e ftohtë “Borova”, e filloi karrierën e tij me një barazim 0-0 në Korçë me ekipin kampion 17 Nëntori dhe po aq në Tiranë me Partizanin. Fitoi 2-0 në Vlorë, fitoi 4-0 në Elbasan. Në vitin 1968 fitoi 2-0 në Berat. Mori shumë fitore të tjera me ekipet e qyteteve të tjera në Korçë. Më 1969 fitoi përsëri 1-0 me Partizanin kampion. Fitoi 1-0 në Tiranë me 17 Nëntorin. Më 19.05 1970, Skënderbeu fitoi në Korçë kundër Partizanit 1-0 dhe në shtator, 1-0, fitoi edhe me 17 Nëntorin me një gol të shënuar në stadiumin e Korçës nga një largësi 40 metra, disi si ai i fitores tonë të fundit në Korçë kundër Tiranës. Në vitin 1970, Elbasani u largua nga Korça duke marrë me vete 4 gola, ndërsa më 1971 po me kaq gola do të largohej nga Korça edhe ekipi i Vlorës. Ishte koha kur Skënderbeu ose fitonte ose barazonte në të gjitha qytet e Shqipërisë. Kampionati i vitit 1970-71 mbylli epokën e Ilia Shukes. Ajo kohë e futbollit, e fotografuar, tregon një stadium katërcipërisht të mbushur me njerëz. Për herë të parë në shkallët përkarshi tribunës qëndrore korçarët dolën me parulla: “Duam gol”! “Skënderbeu në Kupën ballkanike”. Në atë periudhë Skënderbeu kishte 3- 4 lojtarë me ekipin kombëtar. Pas viteve 1971 si golashënuesi më i mirë do të shfaqej qëndërsulmuesi Neim Tuxhari, i mbiquajturi “Snajperi” , kujton jo pa nostalgji Todo Vaso.


Intrigat politike

“Kur skuadra e Skënderbeut gjendej në formën më të mirë, ndodhi diçka e papritur. Pushtarët e kohës në Tiranë vendosën t’i thoshin ndal Skënderbeut. Dukej sikur ata kërkonin t’i përcillnin Korçës një mesazh: “Jemi ne, pa jeni ju”! Kjo ndodhi në shtator të vitit 1970, kur “Skënderbeu” fitoi 1-0 kundër “17 Nëntorit”. Një javë më parë Tirana kishte marrë një barazim me Ajaksin e Krojfit. Tre skuadrat e mëdha të Tiranës po i druheshin fuqisë së Skënderbeut. Ndiheshin të shqetësuara.

(Nga viti 1971-72 ekipi u drejtua nga Petro Mile dhe nga viti 73-75 nga dyshja T. Vaso dhe A.Deli). Kur ky ekip, në kampionatin e vitit 1976-1977, po shkonte drejt titullit kampion, publicisti B. Dizdari shkruan: “Buja është e pranueshme në qarqet e Tiranës, tepër e frikshme në forcën e saj. I gjithë kryeqyteti ngre krye kundër Korçës, çdo shkrim gazete kishte diskutime pa fund, kërcënime, gacmime, telefonata, letra anonime, madje gazeta “Bashkimi” reziston me kurajo”. Ndeshja me 17 Nëntorin po afronte. Ndihej në ajër se diçka do të ndodhte. Dhe dita erdhi. Ishte 19 janar i vitit 1977. Korça shkoi në Tiranë për t’u ndeshur me 17 Nëntorin. Ajo që pritej, ndodhi. Ndeshja u kthye në një skandal të vërtetë. Pushtetarët kërkonin me çdo kusht fitoren e Tiranës. E ardhmja e Skënderbeut tashmë do të ishte edhe më e vështirë”.


Skënderbeu gjyq me FSHF

”Pushtetart e Tiranës të shqetësuar nga hovi që kishte marrë Korça gjatë viteve 1976-77, vijonin t’i shkaktonin pengesa e vështirësi gjatë zhvillimit të ndeshjeve. Drejtimin e skuadrës e kishte marrë Aleko. Pilika, qëndërsulmuesi i rrallë i Skënderbeut.

Koço Dinella ne nje ndeshje Nderkombetare

Ai i kishte sjellë lojës befasinë. Kaçi- Ballço- Xhambazi- Kërçiçi ishin kuarteti i kampionatit. Rreth tyre Dembo, Qiriazi, Muhazhiri, Tole, Lika, Floqi, në mbrojtje, Foto Avramushi, Prifti, Thimio në mesfushë, Lubonja Toshi në sulm plotësonin portretin e paharrueshmëm të Skënderbeut të vitit 1977. Skënderbeu ishte nënkampionija e madhe e A. Pilikës, e Jani Kaçit, e Dh. Xhambazit, e M kërkiçit. Po të mos kishte qënë Dinamo, Skënderbu do të kishte titullin e dytë kampion, por ekipi u bë edhe finalist i Kupës së Republikës. E megjithatë Skënderbeun po e lodhnin vështirësitë që i krijoheshin. Trajneri Aleko Pilika dhe ndihmësi i tij, Kosta Koça nuk mund të qëndronin të heshtur. Për këtë arsye gjatë kampoinatit 1980-81 Skënderbeu bëri gjyq sportiv me FSHF. Në atë gjyq morën pjesë përfaqësues nga gjithë organizmat sportive përkatëse. Përfaqësuesit e Skënderbeut sollën fakte dhe argumente për atë çka po ndodhte, por nuk u zgjidh asgjë. Pala tjetër nuk ishte në gjendje të kundërshtonte me argumente, por nuk mundej të aprovonte. E tillë ishte koha. Githsesi futbolli i qytetit të Korçës vazhdoi pa ndërprerje traditën e shkëlqyer të rezultateve dhe lojrave dinjitoze nga ekipet e të rinjve dhe para të rinjve. Tato Bimbli dominoi kampionatin e të rinjve, për 3 vjet rresht duke u bërë tre herë kampion për vitet 1951,52 dhe 53. Petro Mele e solli titullin kampion për të rinj në Korçë gjatë vitit 1958. Dy trajnerët Todo Vaso dhe Maksim.Tuxhari, në 4 vjet shpallën ekipin e të rinjve Skënderbeu tre herë nënkampion kombëtar gjatë vitev 1975-1978. Disa vjet të rinjtë korçarë me trajnerët K. Koça dhe Z. Çelën u kulifikuan në vend të tretë dhe të katërt. Prurjet e elementit për ekipet në fjalë u bënë nga trajnerët T.Veriga, T.Vaso, K. Koço, R Çingo, Z.Çela, Gj. Avramushi, Gj. Kushe, S. Lubonja, B. Baçe, R. Mile, Gj Rapo, P.Stefa, dhe Beni Beta. Tradita e futbollit Korçar nuk mund të humbiste. Në dekadën e viteve ’80 në skuadrën e Skënderbeut u aktivizuan lojtarët GJ. Kushe, D. Kushe, Gj. Pilkati, V. Bakiu, A Hoxha, E Bashllari, A.Gura, N.Andoni, GJ. Prifti, R Kallço, I.Terpo. I. Papa, A, Sotiri, S Xhambazi, GJ. Thimio. A. Balli, R. Liço. F.Kosti etj.

Ata lavdi Korçës i dhanë

Deshiroj të them edhe diçka tjetër thotë Todo Vaso: “ Ja çfarë shkruan për sportistët e Korçës, B. Dizdari: “Pas luftës, Skënderbeu është personifikim i Koçes, G. Larës, Qirinxhiut, M Ndinit, S. Lubonjës, Çelës, Miles, M.Tuxharit, Prodanit, Dvoranit, Pilikës, e Raqi Piskut, të cilët vetëm luftuan të mbanin një traditë. Skënderbeu është i Todo Vasos, legjendës së Kombëtares së Shqipërisë, stoikut të paharueshëm të gjermanëve; është i A. Pilikës, qëndërsulmuesit ndër më modernët e Shqipërisë, njeriu që e bëri Korçën sfiduese të 77-ës. Skënderbeu është i Koço Dinellës, portierit gjigand të Shqipërisë, por edhe i papërkuelshmëve Dembo e Shule. Skënderbeu është i Jani Kaçit, i portierit më elegant të futbollit shqiptar. Skënderbeu është i Dhimitraq Xhambazit e Milutin Kërçiçit, modernët e fundit të Korçës. Skënderbeu është i Shqipërisë, pjesë e ndritur e futbollit kombëtar” “Traditën e Korçës, vijon të tregojë Todo Vaso, do ta vazhdonin lojtarët G. Rapo, R. Rapo, A. Tytka, D. Xhemo, C. Stratobërdha. H.Shkurti, A.Vaso, S. Xheka, B.Kadiu, L.Bimo, R Dembo etj. Jo pa krenari Todo Vaso kujton edhe Diça tjetër: “Klubi i Skënderbeut është përfaqësuar me ekipet kombëtare në të gjitha moshat e ekipeve përfaqësuese, me T. Vaso, K. Dinellën, J. Kaçin, me Ibron, A. Pilikën, T. Dembon, M. Kërçiçin, B. Shkëmbin, T. Osmanin me ekipin kombëtar të Shqipërisë, me Shpresat DH. Xhambazi, M. kërçiçi. Gj. Avramushi, D. Kushe, G.Rapo, Gj. Kushe, G. Liçi etj. Korça pret shumë prej Skenderbeut. Me këto fjalë e përfundoi rrëfimin e tij Mjeshtri i merituar Todo Vaso, i lindur në Korçë më 15 shtator të vitit 1941.

Akademik Artan Fuga: Korça, i vetmi qytet me urbanizim në Shqipëri, të tjerët janë “çmendina”

 

Korça, i vetmi qytet me urbanizim në Shqipëri, të tjerët janë “çmendina” për depresivë maniako-sadistë.

Lule mbi mure!

Aman, ku e keni, a të rrenën me kopshtet e varura, si në Babiloni!

Gjallon e pëlcet lulja mbi mure në Korçë, me porta transparente, e vila, që do t’i kishin zili edhe në Doha!

Aman, o vajgurista, ku i keni ato pallatet me korridore depresive!

O qytetërim i furnelës me vajguri!

Lulja mbi mure për respekt të kalimtarit!

Hajde këput një trëndafil te bahçja ime!

Porta e tejshkueshme nga vështrimi respekt për veten: Hajde më shih, nuk fsheh asgjë nga bukuria ime!

Në Tiranë parellinjtë dhe pushtetarët, sa kanë mundësi, ikin nga qyteti që kanë krijuar.

Por, nuk kanë ku shkojnë.

Marrin arratinë nëpër fshatra, fshatra turistikë, por ama fshatra.

Kurse në Korçë afendikoi i ri jeton në qytet, si efendikoi i vjetër!

Nuk ikën andej nga Boboshtica a Alarupi, veçse për verim, a qejf!

Jeton në qytetin e tij, se e ka për vete dhe e ndan si vlerë me të tjerët.

Tirana prandaj është qytet pervers, sepse vilat i ka në fshat, kurse në qendër ka tmerrin!

Qytetërim i kthyer mbrapsht, qyteti më pak i zhvilluar urbanistikisht, sesa periferia e vet!

Për banesat e kam fjalën!