Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi makabër i regjistruar 19 ditë më parë në qytetin serb të Srenjanjinit, kur një 46-vjeçare vrau burrin e saj, e preu me sharrë elektrike dhe më pas e kishte gatuar. Viktima ishte katër vite më i vogël se autorja, tashmë e arrestuar dhe që po mbahet pas hekurave për krimin e rëndë. Punonjësit e policisë që ndodheshin në vendin e krimit, folën për një skenë të neveritshme me ambientet e shtëpisë të mbuluar me gjak.
Në dëshminë e saj, autorja e krimit thotë se reagimi i saj ka ardhur për faktin se viktima nuk donte në shtëpi dy fëmijët e saj, nga martesa e parë. Dy fëmijët e mitur u dërguan tek babai i tyre, ndërsa po monitorohen nga ekspertët për mbështetje psikologjike.
Shtëpia ku ndodhi krimi i paprecedentë mbetet e vulosur me vendim gjykate deri në përfundimin e hetimeve. Fqinjët thanë për mediat lokale se ishin të befasuar nga vrasja brutale, duke thënë se 46-vjeçarja nuk po shfaqte asnjë problem…
Aktivistja nga Kosova, Zana Avdiu ka një mesazh disi të pazakontë për vajzën nga Librazhdi, e cila u kap duke tradhëtuar bashkëshortin në shtëpinë e prindërve të tij. Avidiu e ka ftuar vajzën nga Librazhdi të bëhet aktiviste dhe “të çlirojë edhe vajzat e tjera” që kanë të njëjtën jetë si ajo. Madje aktivistja avdiu është shprehur se vajza “s’ka bërë asgjë të keqe”.
“Më vjen keq që po merret përmend dhe po përmendet që vajza mund ta lëshojë shtetin. Jo vajza nuk duhet të largohet nga shteti. Vajza duhet të jetë edhe më e fortë se ka qenë, sepse ajo s’ka bërë asgjë të keqe.Ajo ka vendosur për veten e saj, dhe unë e ftoj nga kjo studio të jetë një aktiviste e denjë që të çlirojë edhe vajzat e tjera. Mos u dorëzo para presionit të shoqërisë, para moralistëve. Vazhdo e lirë dhe çliroi të gjitha vajzat dhe gratë që e kanë jetën si tënden”, deklaroi aktivistja në emisionin “Opinion”.
Policia e Himarës ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi u kap duke transporuar emigrantë të paligjshëm. Uniformat blu bëjnë me dije se 27-vjeçari K.M, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar automjetin me të cilin transportonte 33 emigrantë të paligjshëm.
Himarë-Informacion-
Finalizohet operacioni policor i koduar “Double 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë nr.5, Tiranë.
Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin transportonte 33 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 27-vjeçari që posedonte edhe kokainë. Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë nr.5, Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double 3”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:
– K. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Në dalje të Bypass-it Himarë, shërbimet e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, i kanë bërë shenjë për të ndaluar shtetasit K. M., i cili drejtonte automjetin tip furgon. 27-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi. Menjëherë, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit që drejtohej nga 27-vjeçari dhe kanë evidentuar disa metra më tutje, automjetin tip furgon, të braktisur. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 33 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit.
Në vijim të operacionit, pas shkëmbimit të informacionit me DVP në qarqe dhe falë një pune të mirëkoordinuar policore, pas disa orësh nga braktisja e automjetit, në Laprakë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.5, Tiranë, është bërë e mundur kapja e shtetasit K. M. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të tij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e dyshuar lënde narkotike e llojit kokainë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Javën e shkuar nisi ardhja e parë e grupeve të turizmit të organizuar në mënyrë më masive në bregdetin e Durrësit. Të enjten ishin charterat e parë me polakë teksa të shtunën ishin ata me nordikët që mbërritën pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë. Në Aeroportin e Tiranës u ulën chartera nga Oslo, Norvegjia dhe Kopenhagen në total katër të tillë. Në vazhdim pritet që numri i charterave të vijë në rritje me turistë nga destinacione të ndryshme që vijnë të organizuar nga marrëveshjet e turoperatorëve shqiptarë me agjencitë e huaja.
Turizmi i organizuar edhe këtë vit pritet të ketë epiqendrën e tij në Durrës teksa heqja e kufizimeve të pandemisë do të ketë efekt edhe në Sarandë ku turistët e organizuar vijnë nga aeroporti i Korfuzit.
Strukturat hoteliere shprehen se janë të gatshme të presin turistët e huaj ku pjesa më e madhe e tyre janë në marrëdhënie kontratash me garanci për të cilat më herët është shprehur shqetësim se janë me kosto më të ulët sesa kostoja aktuale që ka pësuar rritje të dukshme.
Turizmi i organizuar ende nuk është dominues në vendin tonë por rritja e tij nga viti në vit ka qenë e dukshme qoftë në numrin e turistëve qoftë në destinacionet nga vjen ky turizëm.
Gjatë dy viteve të pandemisë ky turizëm u zbeh dhe vëmendjen e mori turizmi patriotik ku kontributi kryesor vinte nga shqiptarët e Kosovës. Tashmë me kthimin e normalitetit duket se kemi sërish një përmbysje të tendencave.
Të dhënat zyrtare nga lëvizja e shtetasve të publikuar nga Instituti i Statistikave tregojnë se në 4 muajt e parë të vitit në vendin tonë hynë 1.07 milionë shtetas dhe në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021 kjo shifër e të huajve në Shqipëri ishte 42 për qind më e lartë.
Rritja është ndikuar nga shtimi i ndjeshëm i hyrjeve nga të gjitha shtetet, me përjashtim të Kosovës, që ra me gati 14%. Hyrjet nga Greqia u gjashtëfishuan, teksa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin pothuajse të paralizuara. Shtetasit nga Italia pothuajse u trefishuan, nga Spanja u pesëfishuan, nga Anglia u gjashtëfishuan. /Monitor/
Ish-negociatori shqiptar për kufirin detar me Greqinë, Artur Meçollari thotë se vendi ynë duket se nuk ka një projekt apo axhendë për këtë çështje. Sipas tij, Greqia nuk i njeh gjykatat ndërkombëtare për zgjidhjen e marrëveshjeve lidhur me çështjet e detit.
“Nëse ne nuk kemi një projekt dhe një axhendë dikush tjetër do t’a diktojë atë. Nga mënyra se si u artikulua nga Dendias u duk se ai kishte ardhur sepse ka një nxitim për këtë çështje. Kjo pasi Greqia ka një çështje më emergjente se sa Shqipëria, atë me Turqinë.Ka një sfond ku pranohen çështjet. Në momentin që Tsipras mori pushtetin, 4 ditë më parë qeveria dorëzoi një dokument në gjykatën e Hamburgut dhe të Hagës.
Greqia nuk i njeh gjykatat ndërkombëtare për zgjidhen e marrëveshjeve. Nëse do të shkonte me Turqinë për detin, duhet të abrogojë gjithë dokumentet që ka dërguar” – tha Meçollari në RTV Ora.
Robert Aliaj ka folur në emisionin “Open” për rastin e tradhtisë bashkëshortore në Librazhd, ku familja e djalit gjeti në shtrat nusen me të dashurën ndërsa videoja u bë virale në rrjete sociale. Sipas tij, nuk mund të quhet tradhti nëse mes dy personave nuk ka lidhje shpirtërore. Ndërkohë artisti tha se kjo është një pikë kulminante e konfliktit dhe se nuk mund të justifikojë një prind që linçon vajzën e vet.
“Nuk bëhet fjalë për vlera në një familje ku ata as nuk bashkëjetojnë bashkë. Është një familje që ai jeton në Gjermani ajo në Shqipëri dhe shihen shumë rrallë. Nuk besoj te tradhtia në këtë rast se nuk ka pasur një lidhje shpirtërore. Nuk e quaj tradhtti një akt kur nuk ka lidhje shpirtërore me mua. Nuk është çështje nderi fare. Nderi është kur i kanë dhënë njëri-tjetrit një status të përcaktuar. Kemi një mungesë identitare të përkatësisë si komb, ku nuk ka një kod moral. Vajza është e kërcënuar më shumë nga i ati. Ajo është një vajzë e dhuruar, si trofe.
E shoh si pikën më të vështirë në jetën e asaj vajze. E shoh të vështirë, pikën kulminante të konfliktit. Unë imagjinoj se si kjo vajzë është përdorur si mall. Unë nuk e kuptoj se si mund ta jap vajzën time dhe të mos interesohem me vite dhe mos ta tërheq vajzën. Jo më në moshën që është dhënë ajo vajzë. E shoh më kriminale këtë. Më pak faj i vë bashkëshortit, por unë nuk justifikoj dot një prind që në momentet më të vështira linçon vajzën e vet, nuk e merr në mbrojtje. Këtu është për të parë çfarë moraliteti kemi ne, çfarë nderi se po flasim për nder. Si mund të flasim për nder, që në thelbin e vet ka pikërisht respektin. Marrëdhënia e tyre është për t’u parë, jo nga ne, por nga njerëz ekspertë dhe e shoh si një debat që mund të japë një ide, një zgjidhje për atë vajzë”, tha Robert Aliaj.
Një emigrant shqiptar është arrestuara në Heraklio të Kretës, pasi u kap me kokainë ndersa u pikas nga qentë anti-drogë në port, të cilët nuhatën lëndën narkotike. Sipas medieve lokale, policia ka sekuestruar në shtëpinë e 32-vjeçarit shqiptar 38 qese me kokainë, me peshë totale rreth 17 gram.Sasia e kokainës ishte fshehur në një arush pelushi, dhe në kuti pilulash. Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu edhe dy celularë, 685 euro dhe një makinë, të cilat sipas autoriteteve përdoreshin për trafik droge. Por me sa duket plani i shqiptarit ka rezultuar i pasuskesshëm dhe 32-vjeçari do të ndiqet penalisht për veprën penale shitje te lëndëve narkotike.
Homazhet për ish-presidentin e vendit, Bujar Nishani do të mbahen në Pallatin e Kongreseve të enjten, më 2 qershor, në orën 10:00.Ndërkohë të afërmit e tij dhe stafi mjekësor në Spitalin Universitar të Berlinit, Charite, janë në procedura për të sjellë në atdhe trupin e të ndjerit.Trupi i pajetë i ish-kreut të shtetit do të mbërrijë nga Gjermania në atdhe ditën e nesërme. Nishani ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore ne Berlin te Gjetmanise.
Kryeministri Edi Rama nuk është konsultuar me mua për negociatat mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për çështjen e detit, shprehet Presidenti Ilir Meta. Meta tha se në rolin e Presidentit, i ka kërkuar tre herë kryeministrit të Shqipërisë, që t’i udhëheqë ai negociatat, por nuk ka patur asnjë kërkesë zyrtare për autorizimin nga ana e kreut të qeverisë.
PJESE NGA DEKLARATA
“Presidenti pasi është informuar mbi mënyrën e zhvillimit të këtyre negociatave ka konstatuart dhe është vënë në dijeni për disa shqetësime serioze.Për të diskutuar mbi ecurinë e procesit negociator, mes Presidentit dhe Kryeministrit më 13 qershor 2018 është realizuar një takim. Në këtë takim u dakordësua që kryeministri të udhëhiqte personalisht negociatat me shtetin grek. Për këtë do paraqiste një kërkesë të re para presidentit për tu pajisur me autorizimin e nevojshëm për ti drejtuar ai këto negociata.
Presidenti duke konstatuar se kryeministri nuk po i përmbahej zotimeve të ndërmarra dhe nuk po ndërmerrte asnjë hap në këtë drejtim, me shkresë 327/9 protokolluar në 21.9.2018 rikërkoi ndërhyrjen e kryeministrit pa vonesë në mënyrë që vijimi i negociatave të udhëhiqej nga vetë kryeministri duke marrë drejtimin e këtij procesi në ushtrim të drejtpërdrejt të vullnetit politik. Sërish nga kryeministri nuk pati reagim, asnjë kërkesë për autorizim nuk u paraqit. Në mungesë të reagimit të kryeministrit, pra pajisjen autorizim për të negociuar Presidenti sërish me një shkresë i rikërkoi kryeministrit ndërhyjnë e tij në mënyrë që vijimi i negociatave të udhëhiqeshin nga ai. Edhe për këtë kërkese nuk pati reagim dhe kryeministri nuk parashtroi kërkese për autorizim.
Gjatë kohës që kryeministri mbajti edhe detyrën e ministrit të Jashtëm nuk pati asnjë informacion për mbi ecurinë e këtij procesi negociator. Presidenti nuk është në dijeni nëse mes dy qeverive është miratuar apo rënë dakord për të ndërprerë, pezulluar apo për të dalë nga negociatat. Presidenti nuk është informuar se me çfarë akti qeveria ka kaluar në negociata, kryeministri nuk është konsultuar apo nuk është pajisur me autorizim nga Presidenti i Republikës”.
Me presidentin nuk kanë qenë transparent dhe nuk ka një përgjigje shteruese nga ana e kryeministrit dhe e ministrit të Jashtëm. Për Shqipërinë është në fuqi autorizimi i Presidentit nr 933 datë 19.3. 2013 dhe nuk ka kërkesë zyrtare për ndryshimin apo kryesimin e tij edhe pse tre anëtarete grupti negociator janë larguar nga funksionet bazë për shkak të ushtirmit që ata u mandatuan për të qenë pjesë e grupit negociator.Presidenti nuk është në dijeni mes dy qeverive apo kryeministrave është miratuar apo rënë dakord me ndonjë akt për të ndërprerë apo për të dalë nga negociatat.Presidenti nuk është informuar se me çfarë akti qeveria ka kaluar nga procesi negociator sipas të drejtës ndërkombëtar në zhvillime negociatash në nivel politik.
Kryeministri apo cdo zyrtar tjetër i qeverisë nuk është konsultuar me Presidentin dhe as nuk është pajisur me autorizim nga presidenti sipas detyrimit të qartë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 për të negociuar në lidhje me kufizimin e zonave detare, apo për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo cështje do të shkojë në ndonjë nga Gjykatat ndërkombëtare, ndërkohë që palët janë ne negociata.
Zyrtarë të Shqipërisë të veprojnë me maturi pasi çdo dekoruesi politik i dhënë nga qeveria kryeministri parimisht në takime të zhvilluara jashtë kontakstit ligjor të kësaj çështje, apo cdo qasje publike përmes statuseve janë rekorde që krijojnë pasoja dhe mbeten në përgjegjësitë individuale të personave që i kanë shprehur ato dhe që rrezikojnë të përdoren në dëm të pozitës negociatore të Shqipërisë në procesin negociator apo në procese të tjera që mund të ndiqen për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së delimitimit të zonave detare mes dy vendeve tona. Kuvendi duhet të informohet mbi mënyrën e veprimit që duhet të ndjekë Shqipëria mbi këtë çështje”, tha Meta.
Një elektricist nga India është dëbuar nga fshati i tij pasi çdo herë që donte të takonte fshehurazi të dashurën e tij ndërpriste energjinë elektrike për të gjithë fshatin.Për javë të tëra banorët e fshatit Ganespurmm u detyruan të “duronin” ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike sa herë që elektricisti takonte të dashurën e tij.
Ndërprerjet e energjisë elektrike ndodhnin sa herë që perëndonte dielli. Askush nga fshati nuk dinte se çfarë i shkaktonte problemet e shpeshta të energjisë, pasi kompania e energjisë elektrike nuk kishte raportuar për ndërprerje ndërsa asnjë nga fshatrat fqinjë nuk përballej me probleme të ngjashme.
Të indinjuar, shumë nga banorët e fshatit filluan t’i kushtonin vëmendje kohës së ndërprerjes së energjisë elektrike dhe arritën në përfundimin se rryma binte gjithmonë pas perëndimit.
Pas disa ditësh ata kuptuan se ishte elektricisti i fshatit ai që i ndërpriste dritat. Pas zbulimit të fajtorit, dyshohet se banorët e fshatit kanë rrahur elektricistin. Pasi bashkëfshatarët kuptuan arsyen se pse elektricisti i linte pa drita ata detyruan dy të dashuruarit të martoheshin.
Një ngjarje tragjike tronditi Fushë-Arrëzin, por jo vetëm. Prendushe Kola 43 vjeçe, Sidorela Kola 15 vjeçe dhe Emiljana Kola 18 vjeçe, ranë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë vdiqën.Nëna dhe dy vajzat janë përcjellë për në banesën e fundit ndersa dy të rejat ishin veshur nuse.Të pranishëm në varrimin e tyre kane qenë pothuajse të gjithë banorët e zonës .Tre varre të hapura, e rëndë kjo për një familje ku shihje vetem pikëllim, dhimbje dhe lotë per to. Nëna, që iku bashkë me vajzat ka lënë pas dy djem të mitur, dhe familja është në gjendje të vështirë ekonomike.
Shkrimtarja nga Kosova, Blerina Rogova Gaxha në eventin “Netët korçare të poezisë” u nderua me çmimin “Asdreni”. “Netët korçare të poezisë”, një aktivitet kulturor i përvitshëm është zhvilluar këtë fundjavë në edicionin e tij të 27-të në qytetin e Korçës. Mbi 30 poetë dhe shkrimtarë të spikatur nga të gjitha trevat shqiptare por edhe nga vende të ndryshme të botës i janë bashkuar këtij aktiviteti të madh që realizohet pas dy vitesh ndërprerje për shkak të pandemisë.
Në natën e parë të këtij festivali janë recituar poezitë përshëndetëse nga poetët pjesëmarrës në bibliotekën e qytetit Thimi Mitko. Netët Korçare të Poezisë që kanë rrugëtuar në një periudhë të gjatë në qytetin e Korçës, e kthejnë këtë qytet në qendrën e lirikës korçare, një aktivitet që ka marrë nga viti në vit një dimension më të gjerë edhe për poetët nga diaspora, të cilët e shohin si një vendtakim për krijuesit.
Sipas ritualit, në prani të të ftuarve, në lulishten ‘Vangjush Mio’ të qytetit të Korçës, aty ku blerojnë edhe pemë të tjera që i përkasin poetëve u mboll edhe këtë vit “pema e poezisë”./Kultplus.com
Netët poetike korçare kanë sjellë me dhjetëra poetë nga SHBA, Maroku, nga vende evropiane, por edhe shkrimtarë të njohur shqiptarë. Eris Rusi, një nga organizatorët tregon se tanimë këto netë janë kthyer traditë. “Netët korçare të poezisë janë në edicionin e 27 dhe mishërojnë atë që është dhe shpirti i poetikes nga Alban Merini, se dyert e poezisë janë të hapura dhe për poetët e ftuar, ku gjithë qyteti vihet në dispozicion të fjalës poetike. Korça ka një gjallëri që vjen jo vetëm nga përfytyrimet poetike, por edhe nga gjuhët e poetëve të huaj të ftuar në këtë aktivitet “, u shpreh Eris Rusi.
Poetja Mimoza Ahmeti ndjehet e vlerësuar që është pjesë e këtij festivali, ndërkohë që në këtë edicion është prezantuar me një poezi për rininë.
“Është e vërtetë që në këtë festival ku marrin pjesë poetë nga e gjitha bota unë interpretova një poezi për rininë, kjo poezi ishte fill pas një këngë për pleqërinë. Rinia vjen shumë vonë, kuptimi i saj është se rinia është dhuratë, kur ti je i aftë të krijosh raporte dhe besh tjetrin te te doje për atë që je”, u tha Mimoza Ahmeti.
E mahnitur nga mikpritja dhe nga organizimi i këtij eventi ka ngelur poetja tuniziane.
“Është hera ime e tretë në Shqipëri por e para në Korçë. Ndihem si në shtëpi. Duket se qytetet e botës janë bërë bashkë për të recituar poezinë botërore. Qetësia këtu te fal e të inspiron për më tepër. Jam e nderuar të marr pjesë në këtë aktivitet, duhet që të bëjmë me tepër të tilla evente”, tha Dalila Hiaoui.
Ky festival ka bërë bashkë me shume se 40 poetë nga e gjithë bota./ Euronews
Në kuadër të “Turit të 79-të Çiklistik të Shqipërisë”, që do zhillohet nga data 31 maj 2022 deri në datën 4 qershor 2022, me qëllim marrjen e masave për garantimin e rrugëkalimeve të sigurta për çiklistët, Drejtoria e Policisë Rrugore njofton përdoruesit e rrugës se do të ketë kufizime lëvizjeje në Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Fier, në zbatim të itinerarit, që do të jetë si më poshtë:
Më datë 31.05.2022, në rrugën nacionale Tiranë – Korçë, nisja në orën 12:00, nga sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë;
Më datë 01.06.2022 , Korçë – Elbasan, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Korçës;
Më datë 02.06.2022, Elbasan – Belsh – Vlorë, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Elbasanit;
Më datë 03.06.2022, Vlorë – Levan – Gjirokastër, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Vlorës;
Më datë 04.06.2022, Gjirokastër – Vlorë – Fier, nisja në orën 10:00, nga qyteti i Gjirokastrës.
Në mbështetje të këtij aktiviteti çiklistik, përveç shërbimeve të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, Sektorëve të Policisë Rrugore Elbasan, Korçë, Berat, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, do të planëzohet për kryerjen e shoqërimit edhe personeli i Njësisë Operacionale pranë Drejtorisë Policisë Rrugore.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të kufizojnë lëvizjet në itineraret dhe oraret e përcaktuara për këtë aktivitet. Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autoveturave, me qëllim garantimin e sigurisë dhe lehtësimin e lëvizjes së çiklistëve gjatë këtij aktiviteti.
Merita Zoto, ose siç njihet gjerësisht, Irena e “Pallatit 176” u lind ne Tirane me 30 maj 1958 dhe ditën e sotme aktorja feston ditëlindjen e 64. Merita ka kryer studimet e larta ne Insitutin e Larte të Arteve ne degen e drames ne 1985. Filloi pune ne Teatrin Popullor ne vitin 1985. Ka interpretuar mbi 20 role ne teater. Korri suksesme rolin e Irenes ne komedine e famshme “Pallati 176”, qe është roli më i mirë i saj.Vecohen nga rolet ne teater Kristina te “Jeta e tjetrit”, Liria “Hijet e nates”, Loreta “Rajmonda”, Gruaja e Stresit “Kush e solli Doruntinen”,Sajdeja “Besa”, Xhulia “Dy zoterinj nga Verona”, Korina “Loja e pushimeve”, Antonova “Inspektori”, etj.
News
Loading Comments...
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.