Çmënduri në Serbi/ Gruaja vret burrin, i copëton organet dhe i zjen në tenxhere….

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi makabër i regjistruar 19 ditë më parë në qytetin serb të Srenjanjinit, kur një 46-vjeçare vrau burrin e saj, e preu me sharrë elektrike dhe më pas e kishte gatuar. Viktima ishte katër vite më i vogël se autorja, tashmë e arrestuar dhe që po mbahet pas hekurave për krimin e rëndë. Punonjësit e policisë që ndodheshin në vendin e krimit, folën për një skenë të neveritshme me ambientet e shtëpisë të mbuluar me gjak.

Në dëshminë e saj, autorja e krimit thotë se reagimi i saj ka ardhur për faktin se viktima nuk donte në shtëpi dy fëmijët e saj, nga martesa e parë. Dy fëmijët e mitur u dërguan tek babai i tyre, ndërsa po monitorohen nga ekspertët për mbështetje psikologjike.

Shtëpia ku ndodhi krimi i paprecedentë mbetet e vulosur me vendim gjykate deri në përfundimin e hetimeve. Fqinjët thanë për mediat lokale se ishin të befasuar nga vrasja brutale, duke thënë se 46-vjeçarja nuk po shfaqte asnjë problem…