Kryeministri Edi Rama nuk është konsultuar me mua për negociatat mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për çështjen e detit, shprehet Presidenti Ilir Meta. Meta tha se në rolin e Presidentit, i ka kërkuar tre herë kryeministrit të Shqipërisë, që t’i udhëheqë ai negociatat, por nuk ka patur asnjë kërkesë zyrtare për autorizimin nga ana e kreut të qeverisë.
PJESE NGA DEKLARATA
“Presidenti pasi është informuar mbi mënyrën e zhvillimit të këtyre negociatave ka konstatuart dhe është vënë në dijeni për disa shqetësime serioze.Për të diskutuar mbi ecurinë e procesit negociator, mes Presidentit dhe Kryeministrit më 13 qershor 2018 është realizuar një takim. Në këtë takim u dakordësua që kryeministri të udhëhiqte personalisht negociatat me shtetin grek. Për këtë do paraqiste një kërkesë të re para presidentit për tu pajisur me autorizimin e nevojshëm për ti drejtuar ai këto negociata.
Presidenti duke konstatuar se kryeministri nuk po i përmbahej zotimeve të ndërmarra dhe nuk po ndërmerrte asnjë hap në këtë drejtim, me shkresë 327/9 protokolluar në 21.9.2018 rikërkoi ndërhyrjen e kryeministrit pa vonesë në mënyrë që vijimi i negociatave të udhëhiqej nga vetë kryeministri duke marrë drejtimin e këtij procesi në ushtrim të drejtpërdrejt të vullnetit politik. Sërish nga kryeministri nuk pati reagim, asnjë kërkesë për autorizim nuk u paraqit. Në mungesë të reagimit të kryeministrit, pra pajisjen autorizim për të negociuar Presidenti sërish me një shkresë i rikërkoi kryeministrit ndërhyjnë e tij në mënyrë që vijimi i negociatave të udhëhiqeshin nga ai. Edhe për këtë kërkese nuk pati reagim dhe kryeministri nuk parashtroi kërkese për autorizim.
Gjatë kohës që kryeministri mbajti edhe detyrën e ministrit të Jashtëm nuk pati asnjë informacion për mbi ecurinë e këtij procesi negociator. Presidenti nuk është në dijeni nëse mes dy qeverive është miratuar apo rënë dakord për të ndërprerë, pezulluar apo për të dalë nga negociatat. Presidenti nuk është informuar se me çfarë akti qeveria ka kaluar në negociata, kryeministri nuk është konsultuar apo nuk është pajisur me autorizim nga Presidenti i Republikës”.
Me presidentin nuk kanë qenë transparent dhe nuk ka një përgjigje shteruese nga ana e kryeministrit dhe e ministrit të Jashtëm. Për Shqipërinë është në fuqi autorizimi i Presidentit nr 933 datë 19.3. 2013 dhe nuk ka kërkesë zyrtare për ndryshimin apo kryesimin e tij edhe pse tre anëtarete grupti negociator janë larguar nga funksionet bazë për shkak të ushtirmit që ata u mandatuan për të qenë pjesë e grupit negociator.Presidenti nuk është në dijeni mes dy qeverive apo kryeministrave është miratuar apo rënë dakord me ndonjë akt për të ndërprerë apo për të dalë nga negociatat.Presidenti nuk është informuar se me çfarë akti qeveria ka kaluar nga procesi negociator sipas të drejtës ndërkombëtar në zhvillime negociatash në nivel politik.
Kryeministri apo cdo zyrtar tjetër i qeverisë nuk është konsultuar me Presidentin dhe as nuk është pajisur me autorizim nga presidenti sipas detyrimit të qartë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 për të negociuar në lidhje me kufizimin e zonave detare, apo për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo cështje do të shkojë në ndonjë nga Gjykatat ndërkombëtare, ndërkohë që palët janë ne negociata.
Zyrtarë të Shqipërisë të veprojnë me maturi pasi çdo dekoruesi politik i dhënë nga qeveria kryeministri parimisht në takime të zhvilluara jashtë kontakstit ligjor të kësaj çështje, apo cdo qasje publike përmes statuseve janë rekorde që krijojnë pasoja dhe mbeten në përgjegjësitë individuale të personave që i kanë shprehur ato dhe që rrezikojnë të përdoren në dëm të pozitës negociatore të Shqipërisë në procesin negociator apo në procese të tjera që mund të ndiqen për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së delimitimit të zonave detare mes dy vendeve tona. Kuvendi duhet të informohet mbi mënyrën e veprimit që duhet të ndjekë Shqipëria mbi këtë çështje”, tha Meta.