Roland Trebicka (1947-2013). Aktor. Lindi ne Korce, me 17 janar. Kreu shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” me 1963 ne vendlindje.
Kur ishte i ri punoi si aktor në Estradën profesioniste te SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore) ose shkurt “Estrada e Ushtarit”.
Gjatë këtyre viteve në këtë trupë profesioniste debutuan edhe aktore te tjere te cilet me vone do te beheshin te famshem ne fushen e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koco Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Maljak, Behar Mera etj. Në vitin 1971 u bë pjesë e Teatrit Kombëtar (i njohur atëherë si Teatri popullor).
Punoi në Teatrin Kombëtar deri më 1999. Pas një përvoje tri vjeçare me kompaninë “Publimedia”, u rikthye në Teatrin Kombëtar.
Roland Trebicka
Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë Pallati 176. Mjeshtria e tij në këtë rol ndikoi fort që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë. Edhe sot, me 500 shfaqje në shtatë vjet, me dhjetra transmetime TV dhe dhjetra mijë kopje videokasetash të shitura, “Jovan Bregu” është figura më popullore e skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm.
Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”)…. tek “Një burrë me trandafil”. Në vitin 2002, për rolin e Rojës tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kantidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro.
Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden Ëndërr për një karrige (Vaska) dhe Koncert në vitin 1936 (Nesti).
Roland Trebicka
Në vitin 2011 u sëmur rëndë nga një sëmundje në mushëri që e detyroi të rrijë larg skenës rreth dy vjet.
Është nderuar me titullin Artist i merituar dhe Qytetar nderi i Korçës. u nda nga jeta më 6 mars 2013.
Roland Trebicka
Role në teatër
2011 Martesa e avokatit 2010 Berberi i Seviljes 2009 Te gjithë kanë huqe komedi 2009 Kohë për t‘u çmendur
1999 Po vjen ai serial, Jovan Bregu 1998 8 persona plus komedi, Lipin 1990 Valsi i Titanikut dram, Spirake Nenculesku 1985 Pallati 176 komedi, Jovan Bregu
Role në filma
2011 (?) kerkohet nje genjeshtar komedi 2004 Tifozët serial komik 1996 Gjumi i Gjate telekomedi
1984 Endërr për një karrikë interpreton Vaskën 1979 Radiostacioni 1978 Koncert në vitin 1936 interpreton Nestin 1961 Debatik interpreton Kostën
Aksi Korçë-Pogradec është “pushtuar” totalisht nga mjegulla prej orëve të vona të pasdites së sotme.Automjetet kanë hasur në vështirësi për të qarkulluar, kjo edhe nga ndriçimi i munguar në këtë aks, kryesisht në kryqëzime.
Policia rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes, pasi kjo situatë mund të jetë burim aksidentesh.
Ndërkohë vihet re fluks i shtuar i mjeteve dhe radhë të gjata, pasi lëvizja është e ngadaltë dhe me vështirësi.
Ndërkohë në disa pjesë të aksit Pogradec-Korçë ka edhe prani të akullit.
Më e vështirë lëvizja paraqitet nga Liboniku deri në Korçë për shkak të pranisë së akullit.
Situata atmosferike mbi vendin tonë do të ndryshojë gradualisht duke filluar nga dita e nesërme, paralajmëron Shërbimi Meteorologji Ushtarak.
Në këtë mënyrë dita e Shtunë do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin por gradualisht duke nisur nga orët e mesditës pritet shtimi gradual i vranësirave fillimisht mesatare dhe prej orëve të pasdites deri të dendura. Në orët e vona të mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta përgjatë vijës bregdetare.
Korça
Ashtu si këto ditët e fundit edhe nesër në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe sipërfaqet ujore pritet të ketë mjegull të dendur dhe shikim të reduktuar dhe gjithashtu për shkak të temperaturave të ulta do te ketë edhe brymë.
Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të regjistrohen nga -6ºC në zonat malore deri në 5ºC në ato bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 5ºC në zonat malore deri dhe 15ºC në ato bregdetare.
Sot bëhen 552 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili vdiq më 17 janar 1468, në Lezhë.
Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë lindi në vitin 1405. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim.
Skenderbeu(6 May 1405 – 17 January 1468)
Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare. Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës. Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.
Skenderbeu ne Korçë
Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15 dhe ishte një shembull për imitim për të gjithë heronjtë e mëvonshëm. Mbeti në histori si luftëtar, si gjeneral njeri me principe dhe me ideale. Gjergj Kastrioti ishte personaliteti më i madh politik dhe ushtarak i kohës së tij.