Anatomia e sulmuesit perfekt: Nga këmba e majtë e Lionel Messi dhe zemra e Cristiano Ronaldos deri te fuqia e Fenomenit

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Gary Lineker … kur bashkohen e kompletojnë sulmuesin perfekt.Nga këmbët e majta të e djathta, goditjet e kokë, shpejtësia, fuqia e shumë gjëra tjera janë analizuar nga SunSport, duke e detajuar se si do të dukej sulmuesi “perfekt”.Nuk copëzat e këtij formimi nuk mungojnë as emrat e njohur si Ronaldo e Mbappe, nga të cilët janë marr disa pjesë cilësore.

Ajo se çfarë del në fund, është një lojtarë që në cdo pozitë, do të dilte me një zgjidhje.

Këmba e djathtë – Kylian Mbappe

Këmba e majtë – Lionel Messi

Zemra – Cristiano Ronaldo

Instinktet – Gary Lineker

Starti (vrapimi i hspejtë në hapësirë) – Jamie Vardy

Eleganca – Marco Van Basten

Oportunizmi – Gerd Muller

Fuqia – Ronaldo

Loja me kokë – Santillan

Nuk është më Europa, OBSH bën paralajmërimin: Kjo është epiqendra e re e përhapjes së koronavirusit

Amerika Jugore është kthyer në epiqendër të pandemisë me koronavirus, me Brazilin e goditur më së keqi në këtë rajon, ndërkohë që po rriten rastet edhe në disa shtete afrikane që kanë pasur deri më tani numër të vogël të rasteve të vdekjeve, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Në një mënyrë, Amerika Jugore është kthyer në epiqendrën e re të përhapjes së sëmundjes”, ka thënë eksperti për emergjenca në OBSH, mjeku Mike Ryan, duke teksa ka shtuar se Brazili “është qartësisht vendi më i prekur”.

Ryan ka thënë se autoritetet braziliane kanë miratuar përdorimin e ilaçit kundër malaries, hydroxychloroquine, për t’i trajtuar pacientët e prekur me koronavirus.Ai po ashtu ka njoftuar se nëntë shtete afrikane kanë pasur rritje për 50 për qind të rasteve të prekura me këtë virus në javën e kaluar, derisa të tjerat kanë përjetuar shkallë të normalitetit.

Shkalla e ulët e vdekshmërisë mund t’i atribuohet gjysmës së popullsisë të moshës 18 vjeç apo më pak, ka thënë ai, teksa ka shtuar se ende është i shqetësuar që kjo sëmundje mund të përhapet në kontinentin afrikan, i cili ka probleme të theksuara me shërbimet për kujdes intensiv dhe pajisje për ventilim./rel

Masat për pandeminë, si do të kryhet lëvizja në fundjavë ne zonat e kuqe

Ne vendimin e fundit eshte bërë e ditur se fundjava do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara në zonat e kuqe me pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç me më shumë liridalje.Nesër dhe pasnesër pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi.

Nesër do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 21:00. Të dielën të gjitha mbyllur.

Hetim ndërkombëtar për prishjen e Teatrit

Europa Nostra, përmes përfaqësuesve të saj, përkatësisht zëvendëspresidentin ekzekutiv, z.Guy Clausse, sekretaren e përgjithshme, znj.Sneska Quaedvlieg-Michailovic, dhe anëtarin e bordit, profesor Paolo Vitti, organizoi një takim virtual me presidentin Meta.

Presidenti Ilir Meta u shpreh se “prishtja e Teatrit Kombëtar është çështje kushtetuese, e trashëgimisë historike dhe identitetit kombëtar, tashmë edhe një çështje europiane.”

Ramë dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një HETIMI NDËRKOMBËTAR mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane.” – theksoi presidenti.

Europa Nostra, e cila ka qenë kundër prishtjes së godinës së Teatrit që prej fillimit, është një federatë mbarë-europiane që ka në qendër mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Europës. Europa Nostra, presidenti i të cilës është Plácido Domingo, bashkëpunon me Bashkimin Europian, Këshillin e Europës dhe UNESCO-n.

Në vitin 2020, Europa Nostra përfshiu Teatrin Kombëtar në “7 Most Endagered Programme” i cili identifikon monumentet dhe vendet e rrezikuara në Europë dhe mobilizon partnerët publikë dhe privatë për mbrojtjen e tyre. Në po të njëjtin program janë përfshirë edhe kishat në Voskopojë dhe Vithkuq (2018) si edhe Amfiteatri i Durrësit (2013). Programi shërben si katalizator për veprim dhe ndërgjegjësim.

Bruno Dita sinjale dashurie për fanellën, jam duke menduar vetëm për Skënderbeun

Bruno Dita i jep sinjale të hapura “dashurie” Skënderbeut. Edhe pse i përfundon kontrata dhe mbi të gjitha nga Tirana kanë shfaqur interesim për të, ai nuk e përjashton mundësinë e rinovimit. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, mesfushori lë të hapur opsionin për të zgjatur bashkëpunimin me korçarët.Numri 22 i bardhekuqve rrëfen edhe emocionet e rikthimit në fushë, ndërsa e krahason me ditën e parë të shkollës. I ka munguar futbolli pas më shumë se dy muajsh pushim, megjithatë është i bindur se ekipi i tij do të marrë maksimumin nga këto 10 javë që kanë mbetur.

Bruno, sa ju kishte munguar futbolli pas më shumë se dy muajsh izolim?

E kemi thënë shpesh, kjo shkëputje ka qenë e vështirë. Por, më në fund mbaroi dhe tani u rikthyem. Dhe të jem i sinqertë, tani e kuptova se sa mall kisha për zakonin e përditshëm të stërvitjeve në grup dhe futbollit. Dy muaj larg fushave kanë qenë vërtet të vështirë për t’u përballuar. Kemi kaluar vërtet ditë të vështira, por e rëndësishme është që u rikthyem.

Le të ndalemi te rikthimi. Cilat ishin emocionet e ditës së parë?

Ka qenë njësoj si dita e parë e shkollës, emocion maksimal, entuziazëm dhe një dëshirë e madhe për të rifilluar. Dëshirë që vihej re te çdo lojtar. Tani presim që qeveria të vendosë për datën zyrtare se kur do të fillojë kampionati.

Sa ka ndryshuar forma fizike pas 67 ditësh ndërprerje?

Jashtëzakonisht shumë. Nëse do të kujtojmë momentin kur u ndalua kampionati, ne ishim në një formë të shkëlqyer. Por, tashmë, pas dy muajsh shkëputjeje, asgjë nuk mund të jetë si më parë. Kanë ndryshuar shumë gjëra, që shpresoj t’i rikuperojmë deri diku.

Vetë Dita si ndihet?

Jam munduar në maksimum të ruaj formën sportive për të mos e pasur të vështirë rikthimin, por normalisht duke parë izolimin në kuadër të masave të marra ka qenë tejet e vështirë të mbash atë rendiment. Më shumë jam munduar të jem gati në aspektin atletik.

A mendoni se mund të ktheheni sërish atje ku e mbyllët para Koronavirusit?

Jo. Sigurisht që jo. Koha nuk të premton pasi kemi vetëm pak ditë në dispozicion për t’u përgatitur. Në vetëm 10 ditë nuk mund të bësh shumë, por të paktën të shpresojmë që të marrim ngarkesën e duhur dhe të përballojmë ngjeshjen e kampionatit.

Në këto 10 javë të mbetura ku mund të arrijë Skënderbeu?

Jemi në vendin e katërt dhe do të mundohemi të ngjitemi akoma më shumë. Nuk mund të përgjigjem saktë pa parë se çfarë gjendjeje dhe çfarë forme kanë ekipet e tjera. Ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se ne do të japim maksimumin dhe do të provojmë të jemi mes tri vendeve të para. Jam i bindur se një gjë të tillë mund ta arrijmë pasi cilësitë i kemi në grup.

Të hënën ju priti vetë presidenti. Çfarë ju tha?

Po, është e vërtetë. Na kërkoi që të bënim kujdes maksimal me shëndetin. Na bëri të ditur se e rëndësishme është që në fund të kësaj situate të gjithë të jemi shëndosh e mirë. Na tregoi protokollin shëndetësor në një situatë të tillë dhe kaq.

Po për çështjen e financave, si është situata te Skënderbeu?

Për momentin mendoj se është gjëra e fundit për të diskutuar në këtë situatë ku ndodhemi prandaj nuk dua të bëj asnjë koment.

Së fundi, cila është e ardhmja e Bruno Ditës?

Unë kam një kontratë me Skënderbeun të vlefshme deri në fund të sezonit dhe jam duke menduar vetëm për Skënderbeun në këtë moment, më pas të shohim. Do të më pëlqente nëse vijoja këtu. Nuk e përjashtoj si mundësi, por gjithçka le t’ia lëmë të ardhmes.Panorama Sport

Deklarata e fortë në protestën e Aleancës”Mos punoni te Teatri ose do ketë përplasje civile”

Me parulla të shumta, protesta e thirrur vetëm pak orë më herët, u zhvillua e qetë.Pedagogu Ervin Goci në fjalën e tij në protestën para pedonales tha se kërkojnë konsensus popullor për tu përgatitur për një protestë madhështore në emër të teatrit dhe republikës.Goci tha se SPAK duhet të veprojë urgjent dhe të mos lejojë të bëjë centimetrin e punës sepse kjo do të shkaktojë përplasje civile.

Ervin Goci

Sot në një orë u mblodhëm kaq veta. Imagjinoni në një fushatë të mirëfilltë që do bëjmë. Nesër jemi në Shkodër, do shkojmë me peticionin i cili ka në kokë rindërtimin e teatrit dhe rindërtimin e republikës sonë tek themelet e atij teatri që do ndërtohet siç ka qenë aty ku ka qenë. Ne nuk kemi në dorë vendimmarrje, por kërkojmë konsensus popullor. Këtë konsensus popullor do ta kërkojmë edhe në qytetet e tjera dhe po përgatitemi për një tubim madhështor që do jetë ne emër të teatrit dhe republikës.

Kjo është filozofia e sheshit, filozofia nuk është të futesh në vrima. Unë i kërkoj sot SPAK që të veprojë urgjent dhe mos lenë të bëjë centimetrin e punës sepse kjo do të shkaktojë përplasje civile”.

ITALIA VAZHDON BETEJËN ME COVID-19, NË 24 ORË 130 VIKTIMA, 228.658 TË INFEKTUAR NË TOTAL

Të dhënat e buletinit të lëshuar nga Mbrojtja Civile shohin sot një rënie të infeksioneve dhe një stabilitet dhe progresion ne ulje te nr te viktimave ku janë 130 viktima në 24 orët e fundit.Një shifër që dje dhe dy ditë më parë ishte pothuajse e njëjtë, përkatësisht 156 dhe 161 ndërsa katër ditë më parë është vendosur rënia në 99.Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arrirur në 32.616 persona që nga fillimi i monitorimit të epidemisë Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave aktualisht pozitive ndaj virusit është 59.322 (dje ata janë 60.960).Rastet e përgjithshme të personave të prekur nga Covid-19 ka arritur në 228.658 që nga fillimi i monitorimit të pandemisë. Rastet e reja janë + 652 (dje ato ishin +642, dy ditë më parë ishin +665).

Numri i personave të rikuperuar në 24 orët e fundit është në rënie: 2.160 pacientë krahasuar me 2,278 dje dhe 2,881 dy ditë më parë.Totali i italianëve të monitoruar të cilët janë shëruar nga Covid-19 tani janë 136,720 persona. Numri i pacientëve në spital vazhdon të ulet: ata janë 8,957 (dje ishin 9,269). Nga këta, 595 janë në kujdesin intensiv (dje ishin 640, shifra ra në një mijë pacientë për herë të parë tetë ditë më parë).

Italia është vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi nga numri i viktimave, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa sa i përket rasteve të konfirmuara, shteti fqinj është vendi i gjashtë në botë më i goditur nga Covid-19.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Rusia,Brazili,Spanja,Britania,Italia

Parashikimi i sinoptikanëve për fundjavën

Fundjavën do e shijojmë mesa duket vetëm të shtunën. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e shtunë orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 2-7m/s, përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/s.

Ndërsa ditën e diel parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobta shiu të karakterit lokal në veri dhe në qendër. Në verilindje-lindje reshjte e shiut do të marrin karakter shtrëngatash afatshkutra, lokalisht reshje në formën e breshërit

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësit mesatare 2-6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/s.

ANALIZA/ Artur Zheji: KM thotë ju dhunoj me Policinë time! Se për ju s’më rruhet!”

NGA ARTUR ZHEJI

Mesazhi fillimisht i koduar dhe fillimisht i fshehur, duke prishur Teatrin Kombëtar, nga ana e KM-së, me forca të shumta anti-terroriste, që është qartësisht një sprovë e hapur force dhe harbutërie, u dha ditën për diell. Mesazhi kryeministror përmes veprimeve të natyrës paramilitare policore dhe fjalëve të tij të drejtpërdrejta, thotë: 

Ju këpus në mes dhe s’më rruhet! Me Policinë time të Re, që themelova me Sajmir Tahirin dhe e blindova dhe e çelikosa me Lleshajn, ju shtroj në dru dhe s’ju lë as të qani e të ankoheni në Gjykatat që unë, kontrolloj! Pa u druajtur për kamerat, për dëshmimtarët dhe për reagimet e opinionit publik!… Se thjeshtë e qartë s’më plas!”

E dëgjova me pështjellim rraskapitës, debatin e Rakipllarit, Lelës dhe Gjekmarkajt me Kryeministrin, befas në një formë të mirë fizike dhe të eksituar për mrekulli mendërisht. Porse gazetarët ishin tërësisht gabim që në rrënjë, sepse morën seriozisht, një njeri, krejtësisht të përgatitur për të gënjyer nga “a”-ja deri te “zh”-ja, por edhe për të shpallur botërisht mosçarjetrapi qeverisjen e vet!

Të marrësh seriozisht një debat publik të tillë, do të thotë ti japësh mundësi Km-së, që përmes vetëviktimizimit, të bëjë sikur pastrohet, nga mëkati zymtak i shkatërrimit të Teatrit. Pyetjet shpesh plot dhimbje, të sinqerta dhe serioze, tingëllojnë qesharake, ndaj një personi rrahës dhe dhunues, që tallet me të rrahurin në panel.

Pavarsisht sarkazmës dhe ironisë, të qeshurat e shpeshta të Lelës ndaj gallataxhiut, ruajna Zot, mos të jenë shprehje të një “sindrome të Stokholmit”, e pra dashuria e të kidnapuarit për kidnapuesin, vetëm sa e relativizuan deri në dhimbje, krimin urbanistik të 17 Majit, urdhëruar nga Km-ja.Sepse nuk duhet ta heqim nga koka, për ata që kanë ende një kokë (përveç portofolit në vend të kokës), që Qeveria e sotme e Km-së, pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, ka themeluar

Mosçarjetrapizmin, si metodë dhe si model qeverisjeje dhe mbi të gjitha si mënyrë qasjeje publike, në të gjitha dimensionet. Me të gjithë, pa përjashtim!Dhe haptas kuptohet, se është Dobësia e thekshme Opozitare, kompromentimi financiar i segmenteve të saja të rëndësishme, të shitura dhe të blera, është padyshim burimi i forcës dhe englendisjes Mosçarjetrapiste kryeministrore!

Km-ja është shumë i qartë në këtë pikë, ay zotëron numrat dhe kontrollon pazaret nën tavolinë, kontrollon rrjetet, kontrollon çdokend në PS dhe nuk i duhet as edhe të përdorë furçë tjetër, përveç furçave plot gallata dhe teatralitet të debateve Tv.Padyshim pra, me ministrin Lleshaj në krahun e tij të djathtë, me një shumicë ministrash joidentitarë në Kuvend, me një Kuvend, mbushur me “deputetë” që ngrenë dorën për një rrogë dhe ca dieta dhe ndonjë zarf nën tavolinë, me një “partisocialiste”, krejt të nënshtruar, dukshëm, Km-ja, me mosçarjetrapizëm, do kalojë nga fitorja në fitorje.

Sidoqoftë, meqë e shoh kaq të zymtë, uroj të përgënjeshtrohem. Ndoshta Kujtim Gjuzi dhe Rudina Hajdari, mund t’ja dalin të ndryshojnë ekuilibrat politikë, ose e thënë ndryshe: “Paçen, merreni vetëm me lëng, se mishi u ka mbaru”…/360grade

Pandemia -Covid 19/Futbollistët e Serisë A nuk do kenë të drejtë të protestojnë tek arbitri

Serie A është duke u bërë gati për rikthimin në fushë, ndërsa së fundmi është duke përpiluar edhe një protokoll tejet interesant, i cili pritet të miratohet shumë shpejt.’Il Tempo’ shkruan se protokolli prej 36 faqesh, ka disa detaje tejet interesante të cilat do duken të pazakonta për një ndeshje futbolli.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është rregulli që lidhet me gjyqtarët e takimit, e që vështirë se do të respektohet.Lojtarët nuk do të kenë të drejtë të ankohen ndaj vendimeve të gjyqtarëve, gjatë pandemisë Covid-19.

Në asnjë rast, lojtarët nuk guxojnë t’i afrohen gjyqtarit më shumë sesa 1.5 metra. Mbetet të shihet nëse nën emocionet e lojës, lojtarët do të mund t’i përmbahen këtij rregulli.

Presidenti Meta: Të krijojmë një front, kur populli ngrihet, tirania bie..

Presidenti bën thirrje për të krijuar një front të përbashkët, kundër asaj që e cilëson si tirani. Dhe pikërisht ky është një frymëzim për popullin për mbrojtjen e demokracisë.

Postimi i plotë

Maji është një muaj i veçantë, i përkujtimit të Revoltave kundër diktaturës më të egër që njohu Europa për gjysmë shekulli. Ndaj ne nderojmë me mirënjohje zemërluanët e Qafë Barit dhe të Spaçit, dy burgjeve më të tmerrshme, të cilët guxuan të ngrihen e të luftojnë për lirinë dhe të drejtat e tyre duke dhënë edhe jetën.
Ata thyen mitin e paprekshmërisë të regjimit kriminal dhe treguan se nuk mund të ishte i përjetshëm.

Sot kur shohim ku ka rënë demokracia jonë, nderimi i vetëm që mund dhe duhet t’u bëjmë sakrificave të tyre është t’u bashkohemi lëvizjeve qytetare që po ngrihen në të gjithë vendin për të krijuar një FRONT TË BASHKUAR PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË përmes Zgjedhjeve të Lira e të Ndershme.
Qëndresa për 27 muaj e artistëve është kauza më fisnike e këtyre dekadave dhe shembull frymëzimi për të gjithë ata të cilët kanë dinjitet dhe e meritojnë lirinë.

Nderim zemërluanëve të Spaçit dhe Qafë Barit të cilët tronditën diktaturën më të egër të Europës.
Nderim zemërluanëve të Aleancës të Mbrojtjes të Teatrit, të cilët fituan admirimin e mbarë Europës për kauzen e tyre fisnike dhe i hoqën maskën e fundit regjimit të dhunës kriminale.
TË GJITHË TË NGRIHEMI PËR DEMOKRACINË!
KUR NGRIHET POPULLI BIE TIRANIA!
LIRIA FITOHET DHE NUK DHUROHET! 🇦🇱

COVID-19/ 12 RASTE TË REJA, SHKON NË 981 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 981 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 12 raste pozitive.Të shpërndara: 7 ne Tirane, 2 ne Fier, 2 ne Kruje dhe 1 ne Durres. Në vendin tonë janë 173 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19 të vetëizoluar në shtëpi.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 267(Dje ishin 262).

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 12 raste të reja, shkon në 981 numri i të prekurvePër më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete. 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar

Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Kurba epidemike ka paraqitur qëndrueshmëri gjatë dy javëve të fundit, por me luhatje ditore përkundrejt rasteve të raportuara dhe të identifikuara nga shërbimi epidemiologjik.
Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.Megjithatë, pas një situate të qëndrueshme dhe të stabilizuar të rasteve që kanë kërkuar shërbim spitalor, sot kemi një rritje të rasteve në spitalin infektiv.

Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 174 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 12 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 7 raste në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë.Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1300 testime serologjike në personel shëndetësor dhe pacientë, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (22 Maj 2020)
Testime totale 14259
Testime molekulare 12933
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 981
Raste të shëruara 777
Raste Aktive 173
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 58
Durrës 48
Krujë 31
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1

Volvo e ka ulur në mënyrë drastike shpejtësinë maksimale të veturave të reja

Shpejtësi të ulët, si dhe mundësi që prindi t’ia ulë sërish shpejtësisë, që të mos i lejojë fëmijët që janë shofer të rinj, tëdrejtojnë më shpejtë.Blerësit e makinave të reja, ndër gjërat e para që duan të bëjnë, është që të gjejnë mundësinë në një autostradë të hapur dhe të drejtojne me shpejtësinë më të lartë të mundshme.

Por, ata që e blejnë një Volvo të re, nuk kanë mundësi të drejtojnë mbi 180 kilometra në orë, pasi ky është maksimumi të cilin prodhuesi suedez e lejon në makinat e reja, që do të dalë nga prodhimi.

Vendimi për uljen drastike të shpejtësisë maksimale, është ndërmarrë nga Volvo, pasi ka si shënjestër që të mos shënohet asnjë fatalitet me makinat e veta.

Ne besojmë se një prodhues i makinave, e ka përgjegjësi që të mbrojë edhe sigurinë e trafikut në rrugë. Ndalimi i shpejtësisë maksimale, do t’i bëjë njerëzit të reflektojnë dhe të binden se shpejtësia është e rrezikshme”, ka thënë përgjegjësi për sigurinë e veturave në Volvo, Malin Ekholm.

Si pjesë e rritjes së sigurisë, është edhe mundësia Care Cey, nëpërmjet të së cilës, mund të ulet sërish shpejtësia.Kjo pritet të hyjë më shumë në përdorim te prindërit, që nuk duan që fëmijët e tyre ta drejtojnë me shpejtësinë maksimale, apo te pronarët që i japin veturat e tyre në shfrytëzim dhe frikësohet se do të teprohet me shpejtësi të lartë.