Ylli i Kombetares,Seferi feston ditelindjen/ Pershendetje speciale para ndeshjes me Moldavinë: “Gjermania morr vlla…

Kombëtarja shqiptare e futbollit niset sot drejt Moldavisë, aty ku nesër në 18:00 luan sfidën e fundit kualifikuese të grupit E për Euro 2024 kundër vendasve. Një pikë mjafton që kuqezinjtë të kalojnë më tej, teksa festa ka nisur mes lojtarëve dhe stafit të ekipit.

Shkak për këtë është bërë ditëlindja e Taulant Seferit. Lojtari mbushi 27 vjeç dje, me stafin që i kishte përgatitur një surprizë sulmuesit. Pasi fiku dritat e tortës, anësori nga Kumanova nuk mund të mos këndonte “himnin” e këtyre kualifikueseve.

Gjermania morr vlla nuk është si përpara”, këndon Seferi, që duket se ia ka dedikuar këtë këngë Etrit Berishës. Mes urimeve për ditëlindjen e Seferit, vetë lojtari kërkon që nesër të marrë nga grupi dhuratën më të shtrenjtë, atë të kualifikimit për herë të dytë në një turne si Europiani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: