Tifozat Kuq e Zi pas kualifikimit: “Ëndërruam dhe ia dolëm, Euro 2024 është vetëm fillimi….

Nëse u kualifikuam në Europian, padyshim një meritë e kanë edhe ata. Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet sociale, pas arritjes në Euro 2024 nga skuadra e Sylvinhos, falë barazimit 1-1 në Moldavinë.

“Ëndërruam, sakrifikuam, dhe në fund u kualifikuam

Më të bashkuar se çdo herë tjetër, “TKZ po vijnë” për të pushtuar tokën gjermane, për të stolisur Euro 2024 me ngjyrat Kuq e Zi. Ne ja dolëm, por ky është vetëm fillimi…”, shkruan TKZ.

Duka pas kualifikimit në Europian: “E meritojmë ,në Tiranë vulosim vendin e parë..

Presidenti i FSHF, Armand Duka doli duke “qarë” pas përfundimit të ndeshjes Moldavi – Shqipëri, ku barazimi na siguroi zyrtarisht kualifikimin në Euro 2024. Për mediat, kreu i futbollit shqiptar u shpreh kështu:

Ishte fundi i një cikli shumë të bukur. Djemtë dhanë maksimumin, kanë kualitet dhe ia dolën, Dua t’i falenderoj shumë çunat, stafin dhe tifozët e mrekullueshëm. Duhet të luajmë edhe një ndeshje që të jemi në vendin e parë.

Jam i bindur që të gjithë po festrojnë dikush me të qara, dikush me të qeshur. Djemtë janë të mrekullueshëm, nuk ka më mirë se kaq. Është një sukses i përbashkët i të gjithëve. Akoma më e vështirë tani, për ne është sukses që shkojmë në Europian. Atje janë skuadra me kualitet të lartë, do të bëjmë më të mirën dhe unë kam besim te kjo skuadër.”

. Në Tiranë do të vulosim vendin e parë”,

Armando Duka del duke qarë: “Fundi i një cikli të bukur, sot të festojmë të gjithë…

Presidenti i FSHF, Armand Duka doli duke “qarë” pas përfundimit të ndeshjes Moldavi – Shqipëri, ku barazimi na siguroi zyrtarisht kualifikimin në Euro 2024. Për mediat, kreu i futbollit shqiptar u shpreh kështu:

Ishte fundi i një cikli shumë të bukur. Djemtë dhanë maksimumin, kanë kualitet dhe ia dolën, Dua t’i falenderoj shumë çunat, stafin dhe tifozët e mrekullueshëm. Duhet të luajmë edhe një ndeshje që të jemi në vendin e parë.

Jam i bindur që të gjithë po festrojnë dikush me të qara, dikush me të qeshur. Djemtë janë të mrekullueshëm, nuk ka më mirë se kaq. Është një sukses i përbashkët i të gjithëve. Akoma më e vështirë tani, për ne është sukses që shkojmë në Europian. Atje janë skuadra me kualitet të lartë, do të bëjmë më të mirën dhe unë kam besim te kjo skuadër.”

Shqipëria në Gjermani/ Djemtë kuq e zi në ‘euro 2024’…

Nuk është më ëndërr! Shqipëria për herë të dytë në historinë e saj kualifikohet në një tjeter kompeticion Europian. Kur ka mbetur ende një ndeshje nga fundi i fazës kualifikuese për kampionatin europian “Gjermani 2024”, Shqipëria ka arritur të sigurojë kualifikimin falë barazimit 1-1 në Kishiniev përballë Moldavisë, duke siguruar plot 14 pikë.

Në minutat e para të takimit, ishin vendasit ata që dominuan lojën, ndërkohë, ishte minuta e 24’ e sfidës ku Taulant Seferi fitoi një penallti e cila u ekzekutua nga Cikalleshi, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë. Në pjesën e dytë, ishte përsëri Seferi ai cili ka tentuar të nga distanca dhe nga një pozicion i prirët, por nuk gjen kuadratin

Në minutën e 62, një aksion i gjatë i Shqipërisë me Mitajn që fton Seferin, ky i fundit pason për Dakun, por zgjatja e sulmuesit nuk mjafton me topin që kontrollohet nga portieri moldav. Në minutën e 87, ishte Baboglo ai i cili përfitoi nga rrëmuja në zonë dhe mposhti mbrojtjen kuqezi, duke barazuar rezultatin.

Shqipëria pas 3 ditësh do të presë në “Air Albania” Ishujt Faroe, por me kualifikimin në “xhep”. Ndryshe nga çdo kompeticion tjetër, këtë herë Shqipëria ka mundësinë që të kualifikohet në vendin e parë, por akualisht është skuadra me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në grup

FT MOLDAVI-SHQIPËRI 1-1
88′ baboglo / 25′ (p) Cikalleshi

Foto/ Ky është 28-vjeçari që u shua në aksidentin tragjik, ishte anëtar i Këshillit Bashkiak…

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në në Kavajë, ku humbi jetën një 28-vjeçar. Bajazit Thaçi 28-vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga plagët e marra i riu ndërroi jetë. Thaçi që ndërroi jetë në aksident ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë. Në lidhje me lajmin e trishtë ka reaguar edhe vetë Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës që shkruan se lagimi i Thaçit ka lënë një boshllëk të thellë në komunitet dhe ka shkaktuar dhimbje tek familjarët dhe të afërmit.

“Me shumë keqardhje dhe trishtim, njoftojmë se anëtari i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë, Bajazit Thaçi, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.

Kjo humbje e papritur ka lënë një boshllëk të thellë në komunitetin tonë dhe ka shkaktuar dhimbje për familjen e tij dhe miqtë. Ai ishte një kontribues i shquar në shërbimin e publikut dhe kishte përkushtim të palëkundur ndaj përparimit të bashkisë dhe komunitetit të saj. Jemi solidar me familjen dhe miqtë e tij në këtë moment të vështirë dhe shprehim ngushëllimet më të thella.

Kujtimi i tij do të jetë një frymëzim për ne të gjithë, dhe do të mbetet gjallë në kujtesën tonë përgjithmonë”, thuhet në njoftim.

Gruaja e tij fiton betejën me sëmundjen e rëndë/ Tritan Kalo: “Për ne fillon një kapitull tjetër gëzim-jete

Nga Tritan Kalo:

17.11.2023……Fillimi i fundjavës për të gjithë shqipfolësit kudo në Botë, ndaj e kalofshi atë sa më mirë mes të dashurve tuaj…..Për Familjen Kalo Jr, kjo ditë shënon fillimin e një ditë-jete të re veçanërisht për Bashkëshorten time dhe nënën e devotëshme të tre yjeve tona plot dritë-jete e dashuri, me mbylljen e kapitullit të “betejës një vjeçare” me Kancerin e kokës së Pankreasit/“Steve Job’s disease” (mes Nëntori 2022 – mes Nëntori 2023)…..

Një “ëndër e keqe” e përjetuar plot shqetsime e përpjekje pas një operacioni mjaft radikal (“Whipple’s procedure”) e gjashtë muajve kemioterapie…..

Mbështetja dhe ndihmesa ime si bashkëshort e si mjek, po ashtu edhe ajo fëmijëve ka qënë dhe do të mbetet e kurdokohëshme për të…..Doja ta ndaja me dashamirësit e mi këtë gëzim të jashtëzakonshëm…..Një rikujtesë për Autoritetet Shëndetsore Shqiptare në lidhje me përkujdesin ndaj të sëmurëve me kancer në Kolumbinë Britanike….

1- Qëndra për diagnostikimin dhe mjekimimn e këtyre sëmundjeve është nga më modernet në Botë….

2- Ndjekja dhe mjekimi është plotësisht falas….. 3- Për asnjë moment nuk mendohet ndërprerje të mjekimit për mungesën e medikamenteve….4- Parkimi është falas dhe i veçantë për të sëmurët që mjekohen në këtë qëndër ekselence…..5- Në rast largësie gjeografike me “BC – Cancer Victoria”, mqse Ishulli i Vankuverit është pak më i madh se teritori i Shqipërisë londineze, pranë spitalit donatorët jo oligarkë të modelit të pamodeltë “Made in Albanistan”, kanë ndërtuar dhe financojnë rregullisht një ndërtesë ku të sëmurët dhe të afërmit e tyre strehoen dhe ushqehen përgjatë kohës së mjekimit…..

6- Çdokush e ka të mirëpërcaktuar kohën e bërjes së ekzaminimeve imazherike,

të marjes së kemioterapisë dhe të konsultave me Onkologët, ndaj nuk është aspak e nevojëshme vajtja dhe pritja aty me ankth nëse do të ekzaminohesh apo do të mjekohesh atë ditë…..7- Një grup pensionistësh vullnetarë me mjetet e tyre sjedhin të sëmurët për mjekim dhe i kthejnë më pas ato në shtëpi, jo se nuk ka shërbim transporti me ambulanca,

POR psikologjikisht kjo ndikon më mirë për të sëmurët të cilët kanë përshtypjen se janë me të afërmit e tyre të munguar…..

Nga tash e tutje për NE fillon një kapitull tjetër gëzim-jete,

përgjatë së cilit vigjilenca e përkujdesi nuku do të mungojë, mqse kanceri është një sëmundje e pabesë dhe disa herë jo e parashikueshme….Kapja e shpejtë një vit më parë dhe mjekimi me kohë i sëmundjes, atë çka sot e hodhëm pas shpine, na e bën të detyrueshme një qëndrim të tillë….
Të afërmve, miqve dhe mirëdashësve u jemi shumë-shumë mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e tyre përgjatë këtij viti mjaft të vështirë për NE….Together forever!!!

Zhduken mistershëm një burrë dhe dy gra në Korçë /Ja ç’farë thotë policia dhe familjarët….

Në rajonin e Korçës, brenda 24 orëve të fundit janë zhdukur në rrethana të mistershme një burrë dhe dy gra. Denoncimet për zhdukjen e tyre janë bërë nga familjarët. Më datë 16.11.2023, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi N. H., 43 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja A. H., 38 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Më datë 16.11.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja M. T., 40 vjeçe, rezidente në Skoci, e cila ka kallëzuar se që prej muajit nëntor 2022, ka humbur kontaktet me babanë e saj, shtetasin T. T., 65 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë. Po punohet për gjetjen e tij.

Më datë 16.11.2023, në Komisariatin e Policisë Devoll, është paraqitur shtetasja H. T., 52 vjeçe, banuese në fshatin Vranisht, Devoll, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa nëna e saj, shtetasja Z. H., 80 vjeçe, banuese në fshatin Pilur, Devoll. Po punohet për gjetjen e saj njofton policia.

Goditi me thikë dashn*ren e burrit/ Dënohet me 6 vite burg shqiptarja në Greqi…

Një 27-vjeçare është dënuar me 6 vite burg në total nga Gjykata e Selanikut, pasi ka sulmuar dhe plagosur me thikë një 30-vjeçare për motive xhelozie. Gjyqtarët e shpallën fajtore për lëndim të rëndë trupor si dhe për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të paligjshëm. Ngjarja ka ndodhur gushtin e kaluar, në Pylaia të Selanikut, ku e pandehura 27-vjeçare, me origjinë nga Shqipëria, ka ndjekur bashkëkombasen e saj 30-vjeçare dhe e ka goditur tre herë me thikë, dy herë në bark dhe një herë në shpatullën e majtë.

Pacientja u dërgua në spital, ndërsa autorja u dorëzua në polici.

Sipas aktakuzës, shkak i episodit të përgjakshëm dyshohet se ka qenë lidhja jashtëmartesore që, siç pretendonte e pandehura, bashkëshorti dhe babai i dy fëmijëve të saj të mitur ka pasur me 30-vjeçaren.

“Unë thjesht doja ta ngacmoja atë. Nuk kisha ndërmend ta lëndoja. U çmenda kur ajo tha se donte të merrte fëmijët dhe burrin tim. Thikën e mora vetëm për t’ia treguar, jo për ta goditur”, tha 27-vjeçarja në kërkim të faljes duke i kërkuar falje viktimës

Arian Çani në mbrojtje të Belerit: “Me Greqinë s’bëhet shaka, e patë çfarë i bëri Maqedonisë apo jo…

Gazetari Arian Çani komentoi qëndrimin e Greqisë ndaj integrimit të Shqipërisë për shkak të çështjes Beleri. Ai solli në vëmendje veton e Greqisë ndaj Maqedonisë për anëtarësimin në NATO në 2008, ndërsa u shpreh i bindur se në raport me çështjen Beleri Greqia nuk do ndryshojë qëndrim. “Në 2008 Bush donte që edhe Maqedonia të hynte në NATO dhe në atë kohë Greqia vuri veton për emrin dhe Bush në atë kohë tha se Greqia do ndryshojë mendje.

Për fat të keq Greqia s’e ndryshoi mendjen dhe Maqedonia ka hyrë në NATO 12 vjet më vonë.

Ne nuk po hyjmë në NATO, këtu bëhet fjalë për BE, që s’ka ndonjë detyrim. Me aq sa informacion kam unë, Greqia edhe sikur të jetë totalisht gabim në këtë gjë që bën, jam i bindur 100 për qind që nuk tërhiqet”, tha Çani.

Çani tha se Greqia nuk do tërhiqet nga qëndrimi kundër Shqipërisë lidhur me çështjen Beleri. Sipas tij Fredi Beleri është një i marrë peng i burgosur politik dhe po përdoret si kokë turku nga pushteti.

“Beleri është koka e turkut që duhet mbajtur në burg dhe unë dyshoj se ai do mbahet në burg derisa të bëhen zgjedhjet e tjera në Himarë.

Beleri sot duan s’duan ata që e urrejnë, edhe në media ka njerëz me urrejtje patologjike, ai po të dali ka influencë, nuk është më njeriu i panjohur para majit, është bërë çështje ndërkombëtare. Në Himarë, Beleri do fitonte përsëri. Greqia nuk tërhiqet, Athina me mençuri ka kapur një pikë të dobët; pse nuk e lini të betohet dhe ktheheni në burg. Kjo është në konventën evropiane të të drejtave të njeriut”, tha Çani.

Artan Hoxha: “Çunat” e Londrës dhe Dubait janë në Moldavi për të ndjekur kombëtaren….

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili ka shkuar në Moldavi për të ndjekur sfidën mes moldavëve dhe kombëtares së Shqipërisë ka zbuluar detaje mbi personat “VIP” të kërkuar nga drejtësia shqiptare që kanë shkuar të shohin ndeshjen. Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha ka theksuar se mes qindra tifozëve shqiptarë që kanë ardhur nga të gjitha anët, ka edhe “çunat nga Dubai”, apo “çunat e Londrës”, siç thirren figura të krimit që kanë gjetur qëndrimin në këto vende për të mos u përballur me drejtësinë shqiptare.

Artan Hoxha: Nuk mendoja se do të vinin kaq shumë dhe një pjesë e madhe kanë ardhur nga vendet e BE-së, edhe shqiptarë që nuk kanë bileta.

Deri tani është konfirmuar se do të jenë 700 shqiptarë në stadiumin me 10 mijë vende dhe janë biletat që ka patur Federata Shqiptare, por besoj se do të ketë më shumë se kaq. Mënyra se si skuadra jonë ka ardhur deri këtu, formacioni që dihet me të cilin do të luajmë nesër, situata duket optimiste. Por Moldavia nuk ka asnjë humbje përveç në Tiranë, me Shqipërinë. Moldavia nuk ka qenë kurrë në këtë pozitë kualifikimi.

Nëse fiton me Shqipërinë i duhet vetëm një barazim në ndeshjen me Çekinë. Por në qytetin Kishinjev unë nuk shikoj asnjë shenjë optimizmi, siç e përjetojmë ne në Shqipëri. Më të dukshëm janë shqiptarët që kanë ardhur nga Shqipëria dhe nga vendet e BE-së. Madje, kam parë në qarkullim edhe çuna që kanë ardhur nga Dubai dhe nga ata të Londrës. Nuk vjen vetëm Rama.

1 mijë “zemra kuqezi”, tifozët shqiptarë “pushtojnë” Moldavinë…

17 nëntori pritet të kujtohet përjetësisht, jo vetëm si data e çlirimit të Tiranës, por dhe si data kur Shqipëria zyrtarizoi kualifikimin për herë të dytë në histori në një kampionat Evropian, të paktën kështu shpresojnë tifozët. Paraqitjet e shkëlqyera që ka dhuruar Kombëtarja e kanë shtuar besimin, askush nuk imagjinon një përfundim ndryshe, sot është dita për të festuar, është pjesa e parë e festimeve,

pasi festa e madhe është projektuar të hënën, më 20 nëntor, pas sfidës me Ishujt Farore, në fund të këtij rrugëtimi.

Si kurrë më parë, interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm nga ana e tifozëve, në fakt Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë tifozët, kanë qenë “arma” më e fortë, për këtë herë dashuria dhe interesimi ka kaluar çdo limit. Nuk mund të mungonin tifozët e kombëtares aq në Kishinau, në Moldavi, aty ku do të jenë të pranishëm afro 1 mijë tifozë kuqezi.

Këtë takim do ta ndjekin live 10.500 tifozë.