Dy persona janë arrestuar nga policia në lagje nr.3 në Pogradec teksa kanë tentuar që të marrin peng një 17-vjeçar me të cilin ishin konfliktuar më parë për motive të dobëta. Në pranga kanë rënë Marjo Xhangolli 33 vjeç dhe Aljan Hilaj 32 vjeç, të akuzuar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Policia gjithashtu ka publikuar dhe videon ku është tentuar marrja me forcë i 17-vjeçarit për ta hipur në automjetin e tyre, të cilin e kanë dëmtuar dhe me thikë në dorë si dhe kanë ushtruar dhunë fizike. I mituri mori mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, u identifikuan shtetasit M. Xh. dhe A. H., të cilët ishin larguar nga vendngjarja, me automjet. Ata u kapën dhe u ndaluan në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit Marjo Xhangolli dhe Aljan Hilaj, banues në Pogradec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




