Skënderbeu bindi dhe për javën e 13-të në Superligë fitoi 3-1 me Teutën në Korçë. Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç u duk i lumtur pas ndeshjes dhe për “MCN” deklaroi: “Jam shumë i kënaqur nga rezultati. Një ndeshje me shumë nerva dhe tension, pasi dy ekipet kishin nevojë për pikët. Rëndësi kanë pikët dhe një bravo për çunat.
Kaq e lehtë?
Ky është futbolli. Goli i parë erdhi nga një aksion i bukur dhe sulmuesi bëri një finalizim perfekt. Goli i dytë me penallti, penallti është pjesë e futbollit. Goli i tretë mund të them se ishte me fat. Kur kemi nevojë për pikët dhe fusha bëhet e vështirë në dimër duhet të plotësojmë nevojat tona. Kështu që nevojën e pikëve e konkretizuam sot.
Frenkli?
Jam i shumë i kënaqur nga Frenkli, jo vetëm se shënoi. E meriton të jetë në fushë nga fillimi. Ai luajti mirë edhe në ndeshjet e shkuar dhe sot pati shansin si titullar. Jam i kënaqur nga ai jo vetëm për golin, por edhe si veproi dhe ana taktike.
Objektivi?
Jemi të katërt, por do të shikojmë. Në futboll nuk ka garanci. Diferencat e pikëve nga vendi 4 deri 9 nuk është i madh. Kemi ndeshje të vështira, pas 4 ditësh Kukësin dhe pastaj Erzeni.”






