Mjetet e ARRSH Rajoni Jugor në Voskopojë, për çdo ndërhyrje të nevojshme(Video)

I gjithë territori i qarkut Korçë është i përfshirë nga reshjet e dëborës, të cilat vijojnë me intensitet prej disa orësh tashmë. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme kanë shtuar prezencën në të gjitha akset rrugore dhe kanë mundur të shmangin bllokimet e rrugës deri në këto momente.

Gjatë punimeve të mirëmbajtjes dimërore, në aksin rrugor Korçë-Voskopojë njofton ARRSH Rajoni Jugor❄️✅

Mjetet e ARRSH në aksin Korçë-Voskopojë për çdo ndërhyrje të nevojshme(Video)

I gjithë territori i qarkut Korçë është i përfshirë nga reshjet e dëborës, të cilat vijojnë me intensitet prej disa orësh tashmë. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme kanë shtuar prezencën në të gjitha akset rrugore dhe kanë mundur të shmangin bllokimet e rrugës deri në këto momente.

Gjatë punimeve të mirëmbajtjes dimërore, në aksin rrugor Korçë-Voskopojë.❄️✅

https://youtube.com/shorts/pQQDNqzKGao?si=K0djN5IVsOMnpp9w

Rreshjet e borës në Korçë ,patrullat e policisë shtojnë prezencën në akset rrugore…

I gjithë territori i qarkut Korçë është i përfshirë nga reshjet e dëborës. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme kanë shtuar prezencën në të gjitha akset rrugore. Firmat kontraktore janë duke punuar me borëpastrueset dhe duke hedhur kripë.

Deri tani, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa zinxhirë, perveç aksit rrugor që të çon në Dardhë, ku është e detyrueshme vendosja e zinxhirëve.

Policia Rrugore apelon për rritje të kujdesit gjatë drejtimit të mjeteve, në këto akse rrugore.

300 persona të bllokuar në dëborë, shihni pamjet(Video)

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Dibrës iu jep ndihmë dy fëmijëve dhe prindërve të tyre, që ishin bllokuar në automjet, dhe i transporton me makinën e një punonjësi policie. Shërbimet e Policisë Rrugore të pozicionuar në bypass në Qafë Murrizë, gjatë kontakteve me drejtuesit e automjeteve që janë në pritje të hapjes së këtij aksi rrugor, pasi vijon ende të jetë i bllokuar si pasojë e motit të keq me reshje të dendura të dëborës, kanë marrë informacion se në një automjet ndodheshin të bllokuar dy fëmijë.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë marrë masa që me automjete të kalueshmërisë së lartë, të bëjnë evakuimin e pasagjerëve që ndodhen në automjete ne bypass Qafë Murrizë, për t’i nxjerrë nga zona ku kanë mbetur të bllokuar dhe për t’i transportuar në destinacion, në Klos, Bulqizë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar te automjeti, ku kanë marrë fëmijët dhe prindërit e tyre.

Më pas, me një automjet privat të një punonjësi të Policisë kanë bërë transportimin e tyre në destinacion. Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, bypass në Qafë Murrizë vijon të jetë i bllokuar, ndërkohë që borëpastrueset vijojnë punën pandërprerë, për të bërë të mundur hapjen e rrugës.Policia e Dibrës përgjatë ditës së sotme ka apeluar që drejtuesit e automjeteve të përdorin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Shërbimet e Policisë, pavarësisht kushteve të vështira të motit, ndodhen në krye të detyrës, për t’iu dhënë ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, dhe apelojnë edhe një herë për shmangie të qarkullimit në rrugën e Arbrit, deri sa të ketë një njotim zyrtar për hapjen e plotë të këtij aksi rrugor.

Gjithashtu, nisur nga fakti se në të gjitha akset rrugore ka prezencë të madhe të lagështirës dhe kufizimi i shikueshmërisë për shkak të errësirës e rrit rrezikun për përfshirje në ngjarje rrugore, Policia Rrugore apelon që dejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën dhe në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

https://youtube.com/shorts/EK2yupLmoo4?si=C2fdmoWBcwCJh6jD

Myrto Uzuni: “Dua t’i shënoj Anglisë në Europian, luajmë më mirë ndaj skuadrave të forta…

Sulmuesi Myrto Uzuni u shpreh në Podkastin me Edi Ramën se golat që nuk arriti ti shënoj gjatë ndeshjeve kualifikuese do ti shënoj në Europian. Myrto Uzuni: I kam lënë golat për në evropian. Ishte pak vështirë dje pasi një ekip si Ishujt Faroe mbroheshin me forca të shumta në fazën defensive dhe ishte e vështirë që të çaheshin pasi me ekipet më të mira në letër luajmë më futboll të hapur, kurse ekipet qe janë më të dobëta në letër luajnë një lojë të mbyllur, dhe është shumë e vështirë te depërtosh në atë zonë, normal.

Kryeministri Rama: Po ata në fakt, edhe Polonia edhe Çekia hoqën keq me ata ?

Myrto Uzuni: E kanë bërë golin me penallti në minutën e ’70 a diçka e tillë.

Kryeministri Rama: Uzuni, ti me Granadën?

Myrto Uzuni: Ne nuk kemi fare pushim.

Kryeministri Rama: Ti je plazh- futboll, futboll-plazh?

Myrto Uzuni: Vetëm 5 ditë kemi në pushimet e dimrit pasi kampionati është shumë intensiv, edhe në Itali edhe në Spanjë. Nuk ka shumë pushime. Pushimet janë në verë. As një ditë nuk kemi këtë vit dhe mendoj se në datë 1 më duket se na kap duke luajtur. 1 janar ose 31 dhjetor.

Kryeministri Rama: Si do ia bësh për Natën e Vitit të Ri apo do flesh gjumë?

Myrto Uzuni: Do jem në fushë. Është e vërtetë; ka më shumë konkurrencë tani dhe nëqoftëse nuk është një në ditën e tij, mund ta zëvendësojë tjetri pa problem plus dhe sesi i analizon trajneri ndeshjet, pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit, por siç e tha dhe Hysaj, që kur fiton ndryshon atmosfera, je më i lumtur.

Kryeministri Rama: Tani në fund fare dua t’iu pyes për preferencat. Uzun ti kë preferon të kesh në grup? Kë do me rraf? Kujt do me i bërë gol?

Myrto Uzuni: Me thënë të drejtën Anglisë, sepse kemi luajtur kundër Anglisë dhe kam pasur një mundësi dhe e kam shpërdoruar. Dhe ajo ka qenë një momentet e mia.

Kryeministri Rama: Se mos na ndodh që na bie Anglia që të bësh gol ti dhe të hamë tre të tjera pastaj. Kë do në grup më thuaj? Janë 4, Grupet janë me 4 skuadra?

Myrto Uzuni: Më thënë të drejtën Portugalinë do të doja në grup pasi ..

Kryeministri Rama: Po Portugalinë, pastaj.

Myrto Uzuni: Pastaj tre më të dobëta.

Kryeministri Rama: Po hë mi thuaj

Myrto Uzuni: Po të marrim Portugalinë, po fus. Do të doja dhe Italinë me thënë të drejtën, të luaja edhe kundër Italisë. Jo nuk është se është e dobët . … ne luajmë edhe më mirë me ekipe më të forta në letër dhe janë ndeshje më të bukura për t’u luajtur.

Dëbora mbulon juglindjen/ Akset rrugore të hapura, në Dardhë kalohet me zinxhirë…

I gjithë territori i qarkut të Korçës është i përfshirë nga reshjet e dëborës. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme kanë shtuar prezencën në të gjitha akset rrugore. Firmat kontraktore janë duke punuar me borëpastrueset dhe duke hedhur kripë.

Deri tani, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa zinxhirë, përveç aksit rrugor që të çon në Dardhë, ku është e detyrueshme vendosja e zinxhirëve.

Policia Rrugore apelon për rritje të kujdesit gjatë drejtimit të mjeteve në këto akse rrugore.

‘Reshjet e dëborës vazhdojnë’/ Policia thirrje shoferëve: “Mos qarkulloni pa goma dimërore dhe zinxhirë në këto akse…

Si pasojë e reshjeve të dëborës që vijojnë të bien në Qafë Thanë apo Rrugën e Arbrit dhe në malësinë e Krujës, janë bllokuar akset rrugore: “Rruga e Arbrit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë. Policia bën me dije se shërbimet e janë në gadishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve

që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, në këto zona, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

Moti i keq dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme thuajsë në të gjithë veriun e vendit.

Zbardhet Qafë-Thana, nisin rreshjet e borës….

Reshjet e dëborës kanë nisur në disa zona të Shqipërisë gjatë ditës së sotme, ku një prej tyre është edhe Qafë-Thana. Sipas burimeve nga meteorologët, temperaturat në jug-lindje pritet që sot të shkojnë deri në -4 grade celsius. Fatmirësisht deri më tani reshjet e dëborës nuk kanë shkaktuar problematika në qarkullimin rrugor.

Por Policia nga ana e saj ka kërkuar përdorimin e gomave të dimrit dhe zinxhirëve nga ana e drejtuesve të automjeteve.

E rëndë në Korçë/ Pas fasuleve, shtrenjtohet edhe djathi . Kaçkavalli me 1600 lek/kg

Çmimi i djathit të bardhë dhe kaçkavallit është rritur me 40 për qind në Korçë. Shkak është bërë ulja e sasisë së qumështit dhe braktisja e sektorit të blegtorisë. Specialisti përpunimit të djathit, Ilia Roca tha se ka rënë prodhimi në baxho, e për pasojë djathi del në treg me çmim më të shtrenjtë se vitin e kaluar. Ka rënie të sasisë së qumështit nga blegtorët. Unë vjet merrja 7 kuintal qumësht, tani marr 1 kuintal, ka rënie drastike të prodhimit të bulmetit. Ndaj rritja e çmimit të bulmetit do të vazhdojë. S’ka zgjidhje”,- tha Roca.

Çmimi u rrit me 45-50 për qind më shumë. Nëse deri vjet e merrnim qumështin e deles me 80-90 lek për litër, sivjet e kemi marrë me 150 lek për litër”,- shtoi ai.

Djathi kaçkavall i deles shitet me pakice 1600 lek për kg, ndërsa djathi i bardhe me 1 mije lek per kg.

Me një kuintal qumësht ne prodhojmë 20 kg djahtë. Ne paguajmë 150 mijë lek për qumështin. Që të nxjerrim dhe fitimin tonë e shesin djathin me 1 mijë lek për kg me shumicë. Po ta blesh nga tregtarët shkon me 16 mijë lek për kg. Ndërsa unë me shumicë e jap me 10 mijë lek për kg. Dy vite më parë unë e shisja 8 mijë lek me shumicë dhe në tregun e pakicës shitej me 12 mijë lek për kg”.

Për qytetarët, çmimet e bulmetit janë të papërballueshme, ndaj e vetmja zgjidhje për ta është të konsumojnë më pak! “Shumë është rritur. Blejmë një herë në javë një herë në dy javë. Është ulur sasia se s’po mban më njeri blegtori. Të gjitha janë shtrenjtuar jo vetëm djathi. A e keni ulur konsumin? Po e kemi ulur, se s’të bën mirë”,- është shprehur një qytetar.

“Shumë lart çmimi, duhet të ulet. A është produkt luksi? Po ca luksi është i përditshëm. Si ia dilni? Po nuk hamë si përpara, hamë më pak”,- ka shtuar një tjetër.

“A blini djathë si përpara? – Çmimi kuptohet ska nevojë të flas. Keni ulur konsumin? – Normal, nuk diskutohet!”

Sektori i veterinarisë në Korçë pohon se ka rënie të krerëve të bagëtive dhe lopëve, por pa dhënë shifra për vitin 2023. Ndërsa vitin e shkuar numri i krerëve në të gjitha kategoritë e blegtorisë shënoi rënie me 12 për qind. Report tv

Çmimet në marketet e Korçës:

– Djathë lope i bardhë

Ishte 600 lekë/kg – është 900 lekë/kg

– Djathë dele i bardhë

Ishte 800 lekë/kg – është 1000 lekë/kg

Kaçkavall lope

Ishte 900 lekë/kg – është 1200 lekë/kg

– Kaçkavall dele

Ishte 1000 lekë/kg – eshte 1600 lekë/kg /reporttv

‘Zef Deda përcillet me duartrokitje’ /I biri: “Baba dhe artist i jashtëzakonshëm…

Fjalë zemre dedikuar babait të tij të ndjerë. Aktori i humorit Julian Deda ka mbajtur një fjalim prekës kushtuar Zef Dedës, i cili u nda nga jeta dje, pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Duke vlerësuar rolin e tij si baba, por edhe si artist, Julian Deda kërkoi një duartrokitje të fundit për Zef Dedën nga vendi që për të ishte shtëpia e tij e dytë, teatri Migjeni në Shkodër.

Ju falënderoj shumë.

Kam dëshirë që të falënderoj Zef Dedën për atë që ishte. Babai i jashtëzakonshëm, burrë i jashtëzakonshëm, gjysh i jashtëzakonshëm, artist i madh. Nuk e di se sa duhet të mundohemi të ruajmë emrin e mirë që ka dalë prej Zefit. Shpresoj t’ia dalim, me ndihmën edhe të babait nga lart.

Me punën e tij, me moralin e tij dhe me mënyrën se si është sjellë në jetë, na e ka bërë jetën edhe më të lehtë. E falënderoj nga zemra. Sot nuk di s’i t’i rreshtoj fjalët.

Dua t’ju falënderoj dhe kolegët e babës. Jeni një brez që i keni ruajtur marrëdhëniet njerëzore. Jeni shembull për ne. Falënderoj nga zemra dhe publikun e tij. Sot meqë është hera e fundit që është në teatrin Migjeni, dua t’i dhurojmë një duartrokitje të fortë”, e mbylli fjalën e tij Julian Deda.

Doli nga rruga dhe u përplas me bordurën/ Ky është 34-vjeçari që u shua në aksidentin tragjik(Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e kësaj të shtune në Sarandë. 34 – vjeçari Arlind Qendro, banor i Sarandës, duke udhëtuar me mjetin e tij ka dalë nga rruga fillimisht është përplasur me bordurën e rrugës dhe pastaj ka rënë poshtë. Për rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit në afërsi të Hotel “Panorama”.

Pas njoftimit nga një qytetar i rastit ka shkuar ambulanca dhe 34-vjeçari është transportuar në urgjencën e spitalit, ku është konfirmuar vdekja e tij. Mësohet se 34 vjeçari ndodhej i vetëm në mjetin e tij.

Sherbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës kanë shkuar në vend ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti të rëndë.