‘Mora fjalë’/ Këngëtarja rumune këndon himnin e Kombëtares kuqezi

Andreea Vilcan është vajza nga Rumania e cila pëlqen të këndojë në këngët shqipe. Së fundmi ka publikuar ‘coverin’ e një prej këngëve më të njohura, “Mora fjalë”. Çka ndodhi në Kosovë uroj të mos ndodhë askund në botë. Kjo këngë flet për historinë e legjendarit Adem Jashari që sakrifikoi tërë familjen për liri. Sot ndërsa po këndoj këtë këngë, zemra ime qan për ngjarjet dhe vuajtjet që Kosova ka kaluar.

Ju dua Kosova”, thotë ajo në hyrje të videos, duke njoftuar ndjekësit e saj me mesazhin e këngës.

Këngëtarja rumune është bërë e njohur në rrjetet sociale sidomos nga faqet shqiptare të cilat kanë pëlqyer zërin e saj dhe kanë shpërdarë këngën e saj.

Acari mbërrin në Shqipëri/ Në Korçë priten temperatura deri në -6°C

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në një parashikim të motit për javën që vjen njofton se acari do të vijojë. Masat ajrore polare dhe frontet e ftohtë të njëpasnjëshëm që tashmë kanë përfshirë territorin tonë do të na shoqërojnë në pjesën më të madhe të kohës edhe gjatë në javën që vjen. Ditën e Hënë do të kemi mot të qëndrueshëm e të kthjellët me temperatura të ulëta në vlerat minimale.

Ditën e Martë dhe të Mërkurë do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë.

Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive. Bora do të jetë prezente në veri, verilindje dhe juglindje kryesisht me intensitet deri mesatar në zonën e Bajram Currit, Kukësit, Peshkopisë dhe Korçës. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-9m/s, hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 13-25m/s duke u bërë problematike.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5ballë. Ditën e Enjte dhe të Premte moti parashikohet me alternime të herëpasherëshme vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet ulët. Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore, si dhe mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut e të borës.

Edhe Instituti i Gjeoshkencave thotë se të hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 2 / 12 °C, në vendet e ulëta: -2 / 10 °C dhe në vendet malore: -8 / 4 °C. Të hënën era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

Shqipëria shkon në finalet e Euro 2024’/ Duka :”Nëse hera e parë rastësi…e 2-ta është…

E bëmë në 2016-n, jemi besimplotë se do arrijmë sërish te kualifikimi për në Kampionatin Europian 2024”. Këto ishin fjalët e Presidentit të FSHF, Armand Duka teksa rendiste objektivat e strategjisë së FSHF “Futbollit për Kombin 2022-2025” në shkurt të vitit 2022. Objektivi ka qenë i qartë dhe i shkruar e zeza mbi të bardhë atëherë kur FSHF prezantoi strategjinë dhe që nga ajo kohë është punuar shumë për të arritur deri këtu përmes veprave,

me investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe me një qendër sportive moderne siç është ‘Shtëpia e Futbollit’, që ofron kushtet më të mira të mundshme për futbollistët e Kombëtares, por edhe për stafin teknik.

Nëse hera e parë mund të konsiderohet nga kritikët si një rastësi, kualifikimi për herë të dytë i Kombëtares shqiptare në finalet e një Kampionati Europian duhet të konsiderohet plotësisht e merituar. Ndër 8 finale të luajtura nga Kombëtarja, kuqezinjtë morën 4 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje, për t’u për renditur e para e grupit si kurrë më parë.

Po për herë të parë, Shqipëria e futbollit siguroi një biletë për në finalet e Kampionatit të ardhshëm Europian një ndeshje përpara se ky cikël të mbyllej. Nuk pritën aspak bilbilin e arbitrit në Tiranë, vendosën të gëzonin që në Moldavi, për të festuar të lehtësuar në Tiranë. Një Kombëtare me të drejtë fantastike, pa dyshim mahnitëse, plotësisht e shkëlqyer, vërtetë e pamposhtur në shtëpi dhe shumë e fortë në transfertë.

Korça humbet solistin e‘Dua më shumë Shqipërinë/ Reagojnë miqtë :”Falenderim e mirënjohje mjeshtër…

Nga Olsa Pema:    
U prehsh ne drite te perjetshme, Thanas Konini!

Sot ndaloi se rrahuri zemra e nje njeriu shume te dashur per korcaret, e mikut tone te shtrenjte, tenorit me ze te ngrohte te Korit Lira, mjeshtrit Thanas Konini. Tek Naska shkriheshin ne nje talenti vokal, qytetaria, thjeshtesia, dashuria, vertetesia e gjithcka me vlere. Une kam pasur fatin ta njoh “xhaxhi Nasken” qe femije e vogel, kur kendoja prane tij ne Korin e Mitropolise, vlere per qytetin e Korces, dhe mahnitesha nga bukuria e vokalit te tij, nga thjeshtesia, nga bujaria.

Kujtoj me nostalgji provat e gjata ne kor shpesh deri ne ore te vona dhe xhaxhi Naska i papertuar me percillte deri ne shtepi duke marre perhere nje falenderim e mirenjohje prej tim eti, i cili hera-heres e ftonte brenda per te kenduar ndonje kenge….

Zeri i Naskes – i ngrohte, i kthjellet buronte nga miresia e zemres., nga shpirti i tij i gjere – ne kishe, koncerte, turne artistike e shoqeri. Te paharruara do te mbeten interpretimet unike te Nasit si solist me kenget “Dua me shume Shqiperine”, “O moj ti me syte e zinj”, etj.
Ikja e Naskes eshte nje humbje e madhe per familjen e tij te shkelqyer, per korin, shoket e per gjithe qytetin.
U shpreh ngushellimet e mia te sinqerta bashkeshortes se tij , Marianes, vajzes dhe djalit, Dhimitri.

Lamtumire, i dashur Naske! 😪😭

Perendia te ndricofte rrugen e ameshuar 🙏!

Rrëfimi i emigrantes: “Lashë pallatin në Shqipëri, për të jetuar në rrënojat e grekut! I jam lutur burrit të kthehemi…

Agetina Pacani iku nga Shqipëria në Athinë, para 25 vjetësh. Çdo ditë më shumë se 2 dekadave në emigrim, e mendon kthimin në atdhe. E më shumë se ç’e mendon, e dëshiron. Historinë e jetës së saj në Greqi, e tregoi në ciklin Jeta ime të emisionit Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV. Në këtë emision, ajo foli për “luftën e përditshme” me dy vajzat dhe bashkëshortin, për t’u kthyer në atdhe.

“Këtu nuk jam e lirë, nuk i them kujt mirëmëngjesi, nuk mund të ngre flamurin, e të këndoj shqip”, thotë Agetina.

“Unë jam me origjinë nga Mirdita, por jetoj në Athinë prej vitit 1998. Jam e martuar në Pukë. Kam dy vajza. Në vitin 2000 gjërat ndryshuan disi për ne sepse punuam shumë burrë e grua dhe situata ekonomike u përmirësua disi.

Megjithatë unë nuk doja të jetoja në Greqi. Sepse në Shqipëri lashë pallatin dhe erdha të jetoja në një rrënojë të grekut. I lutesha burrit, të ktheheshim por burri nuk pranoi. Në fillim e kishim bërë me fjalë për të jetuar disa vite, e më pas të riktheheshim në atdhe.

Ndaj edhe fëmijët i lamë për pak kohë në Shqipëri, te prindërit.

Pas tre muajsh të ndarë, i morëm edhe vajzat në Greqi. Vajzat 3 dhe 6 vjeçe i mbyllja me çelës në shtëpi, sepse për të jetuar ishim të detyruar të punonim të dy, burrë e grua. Vajzën e madhe e hoqa nga shkolla për të mbajtur vajzën e vogël. Kishim blerë një video kasetë dhe ajo përsëritej vazhdimisht në mënyrë që ata të shikonin vetëm atë.

Kishim hequr thika, gërshërë, çdo gjë që mund t’i rrezikonte.

Një ditë, vajza e vogël i kishte dalë gjak nga buza dhe të dyja vajzat, ishin larë me gjakun e saj. Komshinjtë e kishin parë dhe na njoftuan. Prej së largu ku punonte, bashkëshorti shkoi me urgjencë, por fatmirësisht asgjë e keqe nuk kishte ndodhur përveç trishtimit të madh që përjetuam, sepse në mendje, kishim 1000 skenare. Me kursimet në Greqi kemi blerë një shtëpi dhe një dyqan në Tiranë gjithnjë me shpresë se do të kthehemi”, tregoi Agetina.

Korçë/ Nuk iu bind urrdhrit për të ulur volumin e muzikës në lokalin e tij, procedohet 36-vjeçari…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: M. B., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ulur volumin e muzikës në lokalin e tij, në lagjen nr.2, Korçë, pas orarit të lejuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

E trishtë/ Ndërron jetë tenori korçar i Korit Lira ,Thanas Konini

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare Thanas Konini. Tenori i njohur korçar do të bëhej pjesë e korit tradicional të këngëve të njohura dhe patriotike korçare që kur ishte një djalë krejt i ri e përsa jetoi mbeti pjesë e korit aq shumë të njohur. Dy prej këngëve të Korit “Lira”, “Dua me shumë Shqipërinë” dhe “O moj ti me sytë e zi” janë interpretuar nga Thanas Konini, këngëtar që i ka dhënë vlerë vokale korit që është “Nder i Kombit” për atë reportor aq shumë të pasur.

Thanas Konini ishte më shumë se një këngëtar i këtij kori, ai ishte shpirti dhe forca vokale, ai ishte këngëtari ku të gjithë krijuesit e dirigjentët i kanë mbështetur tek vokali i tij.

Me humbjen e Thanas Koninit, Kori “Lira” ka humbur shumëçka.

Mori me qira tre makina dhe i shiti 20 mijë euro, arrestohet 37-vjeçari .Në kërkim 2 punonjës të drejtorisë së Transportit Rrugor

Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit dhe 2 punonjës të Drejtorisë së Transportit Rrugor janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Mashtrimi”. Në pranga ka rënë 37 vjeçari Thanas Beko i cili në bashkëpunim me 2 punonjës të DRSHTRR Elbasan, ka shitur 3 automjete që i kishte marrë me qira. Në kërkim janë shpallur : R. L., 25 vjeç dhe I. B., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, të dy puonjës të DRSHTRR Elbasan.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që i kryejnë ato, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas që jepte automjete me qira, se i kishin marrë me qira 3 automjete dhe nuk ia kishin kthyer me, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fraud”, për zbardhjen e rastit.

Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim edhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, u vu në pranga shtetasi:

Th. B., 37 vjeç, banues në Elbasan.


Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: R. L., 25 vjeç dhe I. B., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, të dy puonjës të DRSHTRR Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Th. B. dhe shtetasi R. L. kanë marrë me qira 3 automjete dhe pasi i kanë hequr GPS dhe i kanë falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe dokumentet e tjera, i kanë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro.

Për falsifikimin e dokumenteve të automjeteve, shtetasi R. L. ka shpërdoruar detyrën në DRSHTRR Elbasan, në bashkëpunim me punonjësin tjetër, shtetasin I. B. Vijon puna për kapjen e këtyre dy shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 3 automjetet janë sekuestruar nga Policia, bashkë me 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftoi familjarët se do kthehej nga Greqia përmes malit të Gramozit, “zhduket” 60 vjeçari…

Një 60-vjeçar nga Erseka ka humbur kontaktet me familjen ditën e djeshme, ndërkohë policia vijon punën për gjetjen e tij. Mësohet se shtetasi me iniciale N.Zh. ka telefonuar ditën e djeshme familjarët nga Greqia, duke i njoftuar se do të kthehej në Ersekë. Ai punonte në shtetin grek me punë sezonale, ndërsa ka marrë rrugën për t’u kthyer nga mali i Gramozit në kushte shumë të këqija atmosferike për shkak të reshjeve.

Familjarët nuk kanë mundur ta kontaktojnë në telefon.

Sipas policisë nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me 60 vjeçarin dhe nëse është kthyer mbrapsht drejt shtetit grek. Kërkimet kanë filluar që prej ditës së djeshme, ndërsa sot nëpërmjet dronit është bërë krehja e një pjese të zonës së Gramozit, por pa rezultat. Pritet në vijim të shihet në bazë të kërkimeve mes policisë shqiptare, policisë kufitare dhe asaj greke, nëse do të arrihet të gjendet 60-vjeçari.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.11.2023, në Komisariatin e Policisë Kolonjë ka bërë kallëzim shtetasi I. Zh., 26 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, i cili ka deklaruar se më datë 23.11.2023, ka humbur kontaktet me babanë e tij shtetasin N. Zh., 62 vjeç, i cili sipas deklarimit të djalit, po kthehej nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër. Po punohet për gjetjen e tij.

E rëndë në Itali/ Po kalonte rrugën, makina shtyp për vdekje gruan shqiptare…

Një makinë ka përplasur për vdekje një grua shqiptare Itali, teksa ajo po kalonte rrugën. Sipas raportimeve nga mediat italiane, mësohet se ngjarja ka ndodhur në Porcari të provincës së Luccas në Itali. 75-vjeçarja me origjinë shqiptare banuese në zonë, po kalonte në këmbë rrugën “Puccini”, kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një e re. Fatkeqësisht, me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të një ambulance, nuk u bë e mundur t’i shpëtohej jeta.

Mediat lokale shkruajnë se viktima është Feime Besnik Nurce, e cila u godit nga një automjet tip Volksëagen Golf, ajo u përplasi fort kokën në tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas një rindërtimi fillestar dhe ende përmbledhës, 75-vjeçarja po ecte përgjatë një pjese të aksit rrugor pa trotuar dhe me ndriçim të dobët kur vendosi të kalonte rrugën.

Në atë moment po mbërrinte e reja që drejtonte makinën Golf dhe për arsye që ende janë nën hetim nga policia, nuk mundi të shmangte të moshuarën. Përplasja ka qenë e dhunshme dhe 75-vjeçarja është hedhur disa metra larg, duke humbur menjëherë ndjenjat për shkak të dëmtimit shumë të rëndë në kokë.

‘Është në pritje të ëmbël/ Kiara Tito’: “Kënga, dhuratë për ata që besuan në dashurinë time dhe të Luizit…

Kiara tregon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit. Moderatorja Kiara Tito gjatë “Dancing With The Stars Fan Club”, ka falenderuar në emër të saj dhe të Luizit të gjithë njerëzit që e kanë uruar për pritjen e ëmbël. Ajo shprehet se është tepër e emocionuar dhe e lumtur që e kanë ndarë këtë moment bashkë me publikun, përmes muzikës.

Kiara tregon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit.

Më lejoni të shfrytëzoj këtë moment për të bërë një falënderim për të gjithë ju që na keni uruar për pritjen e ëmbël në emrin tim dhe të Luizit gjithashtu. Ndihem e emocionuar dhe njëkohësisht shumë e lumtur që ndajmë bashkë këtë moment bashkë.

Ndjej gjithashtu një lloj përgjegjësie për të gjitha pyetjet që më janë bërë gjatë gjithë kësaj kohe dhe nuk kam mundur t’i kthej një përgjigje, për shkak se shtatzënia është një rrugëtim i gjatë në vetvete dhe sigurisht fillimet janë të vështira. Por e menduam ta sillnim në një mënyrë tjetër për të gjithë ata që besuan tek ne, tek dashuria jonë, përmes një dhurate shumë të bukur siç është muzika, ju falënderoj shumë”, u shpreh Kiara Tito./Top Channel

Zbret në aeroportin e Prishtinës/ Rita Ora bën veprimin emocionues, prek tokën me dorë: “Faleminderit Zot!

Një video tepër emocionuese e Rita Orës është bërë menjëherë virale në internet, ku këngëtarja me origjinë shqiptare shihet teksa zbret në tokën shqiptare dhe e prek atë me dorë. Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka ardhur sot në Kosovë së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Waititi. Ka qenë, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale nga momenti kur Rita zbret nga avioni privat në Kosovë.

E lindur më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë, ylli i muzikës feston sot 33 vjetorin e lindjes dhe mesa duket artistja ka zgjedhur vendin e saj për të festuar ditëlindjen.

Sapo zbriti, këngëtarja preku me duar tokën dhe u pa shumë e emocionuar dhe e lumtur që ka ardhur në Kosovë.

https://www.instagram.com/reel/C0HQCyaITLa/

Pas rreshjeve të borës ,ja ç’farë ndodh në Juglindje….

Situata e rreshjeve të borës në juglindje nuk ka krijuar problematika sa i përket qarkullimit. Të gjitha akset nacionale janë të hapura dhe nuk ka bllokim të rrugëve. Trashësia e dëborës në fshatin e Dardhës dhe Voskopojës ka arritur deri në 7 cm, ndërsa borëpastrueset kanë bërë të mundur hapjen e rrugës drejt këtyre fshatrave gjatë natës.

Turistë të shumtë mësohet se janë nisur kryesisht nga Tirana drejt Korçës, pasi qarkullimi ka qenë pak i rënduar pasditen e djeshme, e kjo për shkak se vizitorët pëlqejnë juglindjen me borë.

Dardha e Voskopoja janë dy fshatrat turistikë që vizitohen nga turistët, dhe preferohen jo vetëm për natyrën dhe asetet që ofrojnë, por edhe për gatimet tradicionale në stinën e dimrit, me në krye lakrorin me dy petë. Edhe qyteti i Korçës u zbardh për disa minuta nga bora, por me një intensitetit të ulët të rreshjeve. Rreshjet e borës nuk janë më prezente këtë mëngjes në Korçë, ndonëse temperaturat janë të ulëta.

Ministria e Mbrojtjes për Qarkun Korçë:

Reshjet e borës filluan në orët e mbrëmjes së djeshme, por më pas intensiteti i tyre ka rënë. Reshjet janë shoqëruar dhe me erë të fortë. Trashësia e dëborës ka arritur 5-10 cm. Ka patur lëvizje të shtuar të automjeteve në rrugën turistike Boboshticë-Dardhë, ku dhe është përqendruar vëmendja e Drejtorisë Qendër-Lindje, subjektit përkatës dhe strukturave të policisë.

Nga era e fortë ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në bashkinë Pogradec, Devoll dhe Maliq, por grupet e punës së OSHEE janë në terren, për të rivendosur lidhjet.

Nga të gjitha qarqet e tjera të vendit nuk janë raportuar probleme nga kushtet e motit. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Mbrojtjes Civile u bëjnë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet në zonat ku ka prani akulli dhe të qarkullojnë të pajisur me goma dimërore e zinxhirë, sipas udhëzimeve të autoriteteve.”