Bosnje dhe Hercegovina është tronditur nga një termet me magnitudë 5.4 i shkallës Righter. Epiqendra ishte shtatë kilometra nga Banja Luna, dhe thellësia rreth 11 km. Shumë qytetarë kanë raportuar se janë ndjerë lëkundje të forta të tërmetit.
Në videot e publikuara në rrjete sociale shihen edhe momentet e lëkundjeve të forta të shkaktuara nga tërmeti.
Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi u kap nga policia me një pistoletë dhe 13 fishekë. Shqiptari me iniciale F.M., nga Berati u arrestua në Athinë gjatë orëve të paradites të sotme. Policia thotë se 37-vjeçari po lëvizte në mënyrë të dyshimtë në një rrugicë të lagjes e cila vlerësohet si një ndër zonat me më shumë kriminalitet në vend. Një patrullë e ndërhyrjes së shpejtë të policisë helene u afrua në zonë dhe i kërkoi shqiptarit të kryente një verifikim të dokumenteve të tij.
Nën frikën e arrestimit i dyshuari tentoi të fshihet në një dyqan, por u kap shpejtë prej forcave të rendit.
Gjatë kontrollit të kryer prej policisë atij iu gjet një pistoletë me 13 fishekë në krehër. Policia dyshon se 37-vjeçari do të kryente grabitje në dyqanet e zonës. Mësohet se i arrestuari kishte edhe precedent penal në Shqipëri.
Mbrëmjen e djeshme Olti Curri, Fatma Haxhialiu, Andi Vrapi dhe Altin Berisha kanë realizuar një video Live në Instagram. Aty ka patur shumë hipoteza dhe biseda mbi Big Brother VIP Albania 3. Ndonse Olti Curri ka thënë se Arbër Hajdari do të vazhdojë të jetë opinionist në BB VIP, teksa Fatma ka treguar se nëse Arbri shkon pa pagesë, kjo është e leverdisshme. Teksa Olti shprehet se më shumë se çështje pagese është çështje PR.
Ndērkohë ka përmendur edhe emrin e Grida Dumës, nisur nga fakti që i kemi parë shumë së fundmi me Lori Hoxhën.
“Kam përshtypjen se gjithmonë këto të zotët e bizneseve kanë një marramendje ndaj një vartësi, në një moment ose një tjetër e duke qenë se është dashuria profesionale dhe pse jo e intelektuale. Unë mendoj se do ishte bërë një gjë shumë e bukur e do ngjante me Mediaset në qoftë se do ishte Grida Duma. Në qoftë se ka kohë, në qoftë se pranon kushtet e të gjitha”- ka thënë Olti.
Aktorja Olta Gixhari është shtatzënë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Olta gjatë finales së Dancing With The Stars. E veshur me një fustan të kuq, Olta i ka dhënë fund diskrecionit të shtatzënisë së saj, duke theksuar se është në pritje të ëmbël. Ajo do të bëhet nënë për herë të dytë, por ende nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjës.
Bora: Shihni sa e bukur që është. Tani më thoni kush ja jep këtë lloj bukurie kësaj gruaje?
Olta: Jam në pritje të ëmbël. Është folur shumë për këtë, por ku ka më mirë sesa tani dhe sot ta thuash këtë dhe të kesh një kujtim të bukur.
Bora: A duhet të marrë ndonjë nga këto tullumbacet rozë apo jo?
Olta: Unë nuk e di. Do të doja shumë që të ishte rozë, por nuk e di akoma. Kam vendosur të mos ta zbuloja ende gjininë. E rëndësishme është që është i shëndetshëm.
Pasi GJKKO miratoi kërkesën e SPAK për arrest shtëpie për Sali Berishën, Drejtoria e krimit ekonomik e Policisë së Shtetit ka marrë urdhrin për ekzekutimin e masës
Tragjik ka rezultuar fati i një shqiptari në Greqi, i cili i ka dhënë fund jetës. Ngjarja ndodhi paraditen e shtunës në rrugën Dhrosopulu të Athinës, rreth orës 11:40. Mediat greke raportojnë se shqiptari është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij. Policia që mbërriti menjëherë në vend ngjarje tha se viktima humbi jetën në vend.
Pritet në zonë të mbërrijë mjeku ligjor dhe prokurori për të vijuar hetimet lidhur me ngjarjen. Sakaq, trupi i viktimës është dërguar në morgun e Athinës.
Moderatorja, njëherësh pedagogia e stomatologia Eda Elbasani e ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” për të diskutuar se deri në çfarë masë duhen bërë operacionet plastike, u shpreh se shumica e pacientëve i kërkojnë ndërhyrjet menjëherë dhe shkojnë drejt transformimit .Elbasani ka ndarë eksperiencën e saj me disa vajza të moshës 20-22 vjeç të cilat ajo nuk i ka pranuar për t’i kryer ndryshime në portret.
Sipas Elbasanit, një rëndësi të madhe duhet të zërë mirëmbajtja dhe më pas përmirësimet e pamjes.
“Ndërhyrjet kirurgjikale dhe joinvazive e ndihmon të ndjerit më mirë me veten. Në diskutim kemi shqetësimin për rritjen e numrit te të rinjtë dhe kërkesën e lartë për shumica e pacientëve e duan gjënë tani dhe nuk presin shumë. Në këtë botë “fast” që jetojmë, shpesh e duan dhe te ndërhyrjet estetike këtë. Në momentin që ti këshillon se do të duhet të ushqesh lëkurën, pastaj të bëjmë përmirësimet e pamjes.
Unë tentoj te mirëmbajtja më shumë. Nuk mund ta bësh dikë si dikush tjetër.
Kam pasur raste që i kam përzënë gocat e reja që duan ndryshime në portret për të cilat do të pendohen më vonë. Bota ka vendosur ligje për të cilat ka një kufizim, nën 18-vjecc nuk bëhet. Por nëse ka një asimetri me të cilat t’i mund ta ndihmosh, nuk ka asnjë kundraindikacion. Logjika është për të mos abuzuar. Këtu është problem se në transformimin e vetë nuk ndalen, aq sa bëhen të panjohshme”, tha moderatorja, njëherësh pedagogia e stomatologia Eda Elbasani e ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”. /rtsh.al/
Enxhi Nasufi dhe partneri i saj, Silvesteri janë shpallur fituesit e edicionit të dytë të “Dancing With The Stars” në Top Channel. Faleminderit të gjithëve, faleminderit Zotit, faleminderit mamit dhe babit, ia dolëm, nuk dua të harroj asgjë, faleminderit Dancing With The Stras, Top Channel, është familja ime e dytë, faleminderit shumë Silvi, unë mendoj që ti je një nga balerinët më të mirë,
ia kanë vlejtur sherret, ky është vetëm fillimi”, tha Enxhi, mes emocionesh dhe lotësh.
,,,, si specialist i Arsimit , ish Drejtues gjithmonë në mbështetje të CILESISE,dhe REALIZUES i shume TROFEVE ME KOLEKTIVAT MESIMORE, NXENËSIT DHE PRINDERIT; për gjithe periudhen e SHERBIMIT në ARSIM u drejtohem KOLEGEVE që janë ende në sherbim ARSIMOR; Meritoni shumë përkujdesje që MUNGON por; MOBILIZOHUNI QE ARSIMI NË KORÇË të dalë nga PRAPAMBETJA!
Në 55 NXENËS FITUES NË OLIMPIADAT për SHKOLLAT E MESME ( AML)dhe 9 VJEÇARE (AMU)për vitin 2023 ;
,,,, Nuk FIGURON ASNJË NXENËS NGA KORÇA; as si QARK, si nga SHKOLLAT PUBLIKE dhe ato jo PUBLIKE Kjo është DESHPERUESE !
,,,,Lexoni PORTALIN SHKOLLOR -BINDUNI dhe ndjeheni PESHEN E PERGJEGJESIVE! Korça ; kërkon NIVEL DREJTIMI; dhe prej Vitesh kjo MUNGON, Pushteti Vendor , ngaBashkite e deri në Qark ,duhet të RRITIN NIVELIN e DREJTIMIT NË ARSIM.
Urova me zemër Kolektivin e Shkolles MESONJETORE, bile edhe pse i njoh , lexova listen emerore- u lumte;
,,, por DUHET LEXUAR MIRË DERI KU SHKON ENTUZIAZMI ; dhe çfarë përfaqëson ai VLERESIM, që po përcillet si SUKSES i MADH?!? ,,,, vetem miqësisht, me një RIKUJTESE ;
KORÇA deri në vitin 2008,kishte 12% të MEDALJEVE të ARTA në shkallë Vendi dhe 18% të FITUESVE të OLIMPIADAVE KOMBETARE ku R Qirinxhi në to kishte 65 % të rrethit, mgjths numëri I nxenësve nuk ishte më shumë se 2,6% me ato në shkallë vendi.
Dihet edhe që RAQI QIRINXHI FITOI PRIZMIN DHE ÇERTIFIKATEN PËR REZULTATE TE SHKELQYERA NË MATUREN SHTETERORE
Qytetarisht dhe jo vetem duhet ndjerë pesha ePERGJEGJESIVE