Sherr mes shqiptarësh në Greqi, dy të plagosur

Një sherr me thika ka ndodhur dje në zonën e Vardas të Ilias në Greqi, ku dy persona janë dërguar në spital, njëri në gjendje kritike për jetën. Sipas mediave greke, në ngjarje janë përfshirë tre persona, të tre me origjinë shqiptare, dy 37-vjeçarë dhe një 41-vjeçar.

Të njëjtat informacione bëjnë të ditur se autori i ka sulmuar me thikë dy personat duke i shkaktuar goditje të shumta në pjesën e pasme të trupit.

I akuzuari u arrestua nga autoritetet dhe pasditen e së mërkurës u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë Ilia, pranë Gjykatës paralele të Amaliadës, ku u akuzua për një vepër penale dhe dy kundërvajtje.

Në veçanti, i arrestuari përballet me akuzën e tentativës për vrasje në seri dhe armëmbajtje pa leje.

Skenderbeu barazoi me 10 lojtarë në transfertën e Elbasanit/ Gjoka: “Nuk na bën punë një pikë..

Elbasani dhe Skënderbeu u ndalën në barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka doli në prononcim për mediat në fund të ndeshjes.

Urime apo jo? Ne nuk na bën punë një pikë, ne na duhen tre. Bëj shaka (qesh).

Janë disa momente që duhet të sakrifikojmë. Nëse do hiqnim sulmuesit, do detyronim Elbasanin të vinte me thellë, duke mbajtur sulmuesit, mbajtëm ekuilibrin mes lojtarëve që na sulmojnë por edhe atyre që duhet të kujdesen për t’u mbrojtur ndaj lojtarëve tanë sulmues.

Bismark sot në këtë skuadër që kemi është shumë i rëndësishëm, me tipin e lojës së tij është i rëndësishëm. Sot futëm Felipe, ishim të detyruar, nuk di të them nëse e bëri mirë apo jo, por mendoj se i duhet pak kohë për t’u përshtatur.

Mesfusha ishte më e butë se herë të tjera, por ishte një ndeshje e vështirë dhe donim të kalonim me kujdes çdo minutë që të bënim ne ndonjë kapje gabim të kundërshtarit.

Nëse Nasr mund të kishte interpretuar më mirë, mund të shënonim në pjesën e parë. Por një ndeshje ka shumë problematika e faktorë, ka kundërshtarë përballë, ka shumë faktorë.

Sot ishte hera e parë e Felipes, që e nis nga fillimi. Figura e Bismark është ndryshe, edhe në forcë e agresivitet, por edhe në shërbim të topave. Edhe në pjesën e parë, pavarësisht problematikave, prapë kishim mundësitë tona për të dalë para portës së kundërshtarit”, tha Gjoka për RTSH pas ndeshjes.

7 Marsi, dita e mësuesit/ 138 vite më parë u hap mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë

Në të gjitha trevat shqiptare, sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, një ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe. Dita e Mësuesit, përcillet me aktivitete festive në çdo shkollë të vendit, ndërsa nxënësit dhe prindërit gjejnë rastin të shprehin mirënjohjen për punën e palodhur të mësimdhënësve.

Fëmijët sidomos ata më të vegjlit dhurojnë tufa lulesh për mësuesit e tyre, ndërsa nuk mungojnë ëmbëlsirat dhe aktivitetet me këngë dhe recitime.

Si sot 138 vite më parë, në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar, për të krijuar shkollën e vet kombëtare.