E trishtë, ndahet nga jeta gazetari i njohur sportiv

Është ndarë sot nga jeta në moshën 57-vjeçare Saimir Demi, gazetari i njohur sportiv me një karrierë 30-vjeçare. Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka punuar edhe në gazeta të ndryshme sportive dhe ka qenë drejtues për disa vite.

I njohur për zërin kritik ndaj fenomeneve negative në sport, Saimir Demi do të mbahet mend gjatë për kontributin e tij në lëmin e gazetarisë sportive, për respektin që impononte kudo dhe për batutën e tij të mprehtë.

Mesha e parë e kryepeshkopit Joan në Korçë, aty ku besimtarëve i shërbeu për 27 vite

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joan Pelushi ka mbajtur meshën në katedralen e Korçës ditën e sotme, aty ku ka shërbyer si mitropolit për 27 vite me radhë. Të pranishëm në meshë kanë qenë jo vetëm besimtarët të shumtë ortodokse të juglindjes së vendit

por edhe hierarkia ortodokse e Shqipërisë.

Kjo është mesha e parë në katedralen e Korçës pas fronëzimit të Kryepeshkopit Joan, ndërsa gjatë fjalës së tij nuk ka fshehur emocionet kur ka falënderuar gjithë klerikët e juglindjes së vendit që kanë shërbyer me të.

Mitropolia e Korçës deri në zgjedhjen e mitropolitit të ri do të jetë në mbikëqyrjen e Fortlumturisë Joan Pelushi.

Sherr me thika mes dy shqiptarëve në Selanik, njëri në gjendje të rëndë(Video)

Një sherr i përgjakshëm mes dy shqiptarëve ka ndodhur pasditen e djeshme në Evosmos të Selanikut. Të dy kanë goditur me thikë njëri-tjetrin, ndërsa gjendja e njërit raportohet veçanërisht kritike. Nga pamjet e publikuara nga mediat greke, dy shqiptarë të moshës, 26 dhe 33 vjeç, godasin me thikë njëri-tjetrin gjatë një sherri të egër mes tyre.

Qytetarët duken teksa vrapojnë drejt vendndodhjes së njërit prej të plagosurve dhe më pas mbërrin një makinë patrullimi.

26-vjeçari mësohet se u gjet jashtë një supermarketi në kryqëzimin e rrugëve Papagou dhe Chrysostomou, pak metra larg vendit të sherrit, me pesë plagë në shpinë.

Korçë/ Kishin kthyer lokalet në “fole” të lojërave të fatit, 10 të arrestuar

10 persona janë vënë në pranga, pas aksionit të policisë në disa lokale, ku u zbulua se luheshin lojërat e fatit në mënyrë të paligjshme. Në kuadër të operacionit policor të kodiar “Cazino” u sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 9 monitorë kompjuterash, 13 aparate celularë, tableta, si dhe një sasi parash.

Vihen në pranga 10 shtetas, 3 prej tyre pronarë lokalesh pasi u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke organizuar lojëra fati, me kompjutera dhe me celularë dhe 7 të tjerë klientë duke luajtur lojëra fati.

Personat e arrestuar nga operacioni ” Cazino”:

Klajdi Leka, Gjergji Panolli, Alfred Male për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

-Leonard Muçollari, Elton Ryka, Elton Sovjani, Ermir Kanollari, Mateas kanollari, Rudenc Mucollari dhe Agron Tushini për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, të gjithë banues në Korçë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Sfida me Andorrën, Kombëtarja stërvitet në Londër. Shqetëson Strakosha

Kombëtarja shqiptare është i është rikthyer përgatitjeve në fushë pas ndeshjes me Anglinë, të luajtur një natë më parë në stadiumin “Wembley”. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin “The Hive” të Londrës, që ka zgjatur pak më shumë se 60 minuta.

Lojtarët të cilët nuk u aktivizuan dhe ata që luajtën si zëvendësues kanë zhvilluar stërvitje me ngarkesë të plotë, ndërsa titullarët kanë punuar vetëm në palestër.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se portieri Thomas Strakosha, i cili u zëvendësua gjatë ndeshjes me Anglinë për shkak të një goditjeje që mori gjatë lojës, është duke u mbajtur nën monitorimin e vazhdueshëm nga stafi mjekësor kuqezi.

Gjendja e tij paraqitet e mirë dhe mjekët janë optimistë që ai mund të rikuperohet për ndeshjen e të hënës ndaj Andorrës në Arena Kombëtare.

Pjesa tjetër e lojtarëve nuk kanë shfaqur probleme fizike dhe janë të gjithë të gatshëm për sfidën e dytë të kualifikueseve. Pas seancës stërvitore Kombëtarja do të udhëtojë drejt Shqipërisë, ku do të mbërrijë gjatë orëve të pasdites.

Ditën e diel, në orën 16:45 do të zhvillohet konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe në 17:30 do të jetë stërvitja zyrtare, që do të jetë e hapur 15 minutat e para për mediat.

Ndërsa, Andorra do të zhvillojë konferencën në orën 18:15 po në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe seancën stërvitore në orën 19:00.

Alban Dudushi rrëfen për sëmundjen e rëndë: “Mendova se do kalonte, por ishte më serioze

Përpara çështjes së kontratës me RTSH-në, Alban Dudushi është përballur me një problem shëndetësor, të cilit fillimisht nuk i kishte kushtuar rëndësi. Në një intervistë për “The Dalina Show”, ai tregoi se më 9 shtator 2024, gjatë pjesës së fundit të emisionit, gjendja e tij u përkeqësua dhe iu desh të shkonte në spital.

“Shumë menduan që ishte zemra, por në fakt ishte një problem hemoragjie në stomak. Mendova se do kalonte, por kishte qenë diçka më e rëndë dhe më duhej të bëja një ndërhyrje kirurgjikale,” rrëfen ai.

Dudushi tregon se bashkëshortja e tij, Bieta Sulo, e ka përjetuar situatën më rëndë se ai vetë. “Jo se Bieta është më frikacake se unë, por unë isha në stilin ‘Hm, s’është ndonjë gjë, e kaloj.’”

Ai shton se Bieta është personi që merret me organizimin e gjithçkaje, nga kontaktet te konsultat mjekësore dhe gjatë kësaj kohe ka mbajtur një ngarkesë të dyfishtë, duke u kujdesur për të dhe duke drejtuar emisionin e saj.

“Ne fund të ditës, ata që të shikojnë në ekran nuk pyesin se çfarë halli ke ti, por thonë ‘Ky s’qenka në formë sot,’” thotë Dudushi. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë dhe ai vijon kontrollet për t’u siguruar që shëndeti i tij është në rregull.

Alban Dudushi për largimin nga RTSH: Të heq dikush që s’merr vesh nga kjo punë

Pas ndërprerjes së kontratës pa asnjë sqarim nga RTSH, Alban Dudushi ka treguar për “The Dalina Show” detaje mbi largimin e tij.

“Aty u ndërprenë edhe dy emisione që ishin të suksesshme, si në shikueshmëri, ashtu edhe në YouTube – emisioni i Elonës dhe emisioni im,” u shpreh ai.

Sipas Dudushit, e gjithë kjo histori është një kombinim i absurditetit dhe mungesës së logjikës.

“Është një histori edhe qesharake, edhe banale, edhe irrituese. Në këtë profesion kemi kaluar shumë, kemi njohur shumë. Normalisht, intriga ka, është një botë që për hir të së vërtetës ka konkurrencë brenda saj dhe kjo është normale.

Nuk është fushë me lule, nuk është gjithmonë ashtu siç duket në ekran. Por kur ndodh diçka që nuk ka kuptim në vetvete, kjo është ajo pjesa që të shushat dhe të acaron.”

Ai e quan këtë një histori “budallaqe” dhe të pakuptimtë, pasi vendimi u mor nga dikush që thjesht po mbante pozicionin përkohësisht.

“Çfarë ka ndërmend një personazh që është vendosur aty thjesht për të mbajtur timonin, derisa të kalojnë këto historitë dhe pastaj, kur të bëhet përzgjedhja e drejtorit të ri, do të jetë ai që merr vendimet?”

Dudushi e përmbledh këtë situatë si një absurditet të pastër:

“Ndodhi ajo që ndodhi. Vjen një personazh që pranon se nuk merr vesh nga kjo punë dhe ti, papritur, e gjen veten të hequr prej tij. Kjo ishte çudia.”